Provat e publikuara në fundmi, në kuadër të luftës brenda llojit, të organizatës kriminale të djegsave, pa mëdyshje dhe dëshmojnë se punonjësit e kompanisë, Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj, të inceneratorëve të shpallur në kërkim kanë financuar vizita turistike, netët e luksit me 5 yje të Arben Ahmetajt, aso kohe ministër i ekonomisë, si gurisht jo me para të vetat të sipërmarrjes qeveritare të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë.
Klodian Zoto, ka paguar me kartën e vetë të kreditit të paktën në 5 raste të raportuara qendrimet në hotele me 5 yje të Europës, Arben Ahmetaj në vitt 2013-2017. Kjo vërteton plotësisht deklaratën e PD dhe Opozitës, e cila ka denoncuar me kohë në skemën e megavjedhjes së 430 milionë eurove, Arben Ahmetaj, dhe shefi i tij Edi Rama kanë rolet më kryesore në këtë aferë.
I pari, Edi Rama, nëpërmjet firmave që ka hedhur dhe përdorimit të shefit të tij si Sekretar i përgjithshëm, Engjëll Agaçi, ka qenë njëriu më kryesor i gjithë procesit korruptiv.
Pra, kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, i cili në të gjithë zinxhirin e komandës, me Edi Ramën në krye, kanë qenë bashkëpunëtor dhe kanë përfituar nga kjo mega-aferë korruptive.
Edi Rama dihet se, në kundërshtim me ligjet e vendit, në kundërshtim me opinionin zyrtar e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ka firmosur kontratën me negociatat të mbyllura, në mënyrë antiligjore vetëm e vetëm për qëllime përfitimi.
I dyti, Arben Ahmetaj, përmes njohjeve me të kërkuarit e drejtësisë, gjë që e ka mohuar vazhdimisht, tigri i vogël i oborrit të Ramës, ka luajtur rolin e ndërmjetësit në vendimarrjet e qeverisë për financimet e inceneratorëve sipas një skeme të pastër piramidale.
Kur qeveria paguante në emër të qytetarëve, dhe Klodian Zoto, Mikel Mërtiri, etj., vidhnin në emër të tyre për t’ua kaluar fitimet Edi Ramës dhe ministrave në llogari offshore.
Pra, Arben Ahmetaj është personi, pa firmën e të cilit, nuk mund të merrte vlerë asnjë dokument i kësaj afere.
Është personi që së bashku me Edi Ramën, kanë firmosur vjedhjen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, disbursimin e tij për djegësin e Elbasanit për llogari të vetë.
Nuk është rastësi që ministri më i fuqishëm i Ramës, Tigri i oborrit, rrëzohet në të njëjtën makinë me Zoton e tij, dhe fle në të njëjtin hotel luksoz me këtë person.
Askush të mos gënjehet!
Hotelet e shtrenjta nuk janë paguar me kartat e kreditit të Koldian Zotos. JO!
Ato janë para të taksapaguesve shqiptarë, që Rama ua merr dhe ua kalon vetes, ministrave dhe hajdutëve të oborrit, të cilët për të mbrojtur shtetin kanë çarë ferrën.
430 milionë euro, kanë ikur dhe po ikin në drejtim të llogarive dhe xhepave të qeveritarëve, në drejtim të thesit të zi të blerjes së votave, në drejtim të lobimeve ndërkombëtare korruptive, në drejtim të korruptimit të drejtësisë.
Fakti që, dokumentet e publikuara në kuadër të luftës brenda llojit të grupit të strukturuar kriminal, kanë qenë në dosjet e prokurorëve dhe nuk janë marrë parasysh, janë një provë flagrante se SPAK-u, nuk është gjë tjetër veçse skapi i partisë, i kontrolluar në minutë, çdo ditë nga Edi Rama.
Së fundi, askush nuk duhet të harrojë se mijëra euro në hotelet luksoze janë një pikë në oqean para milionave të vjedhura me të cilat lundrojnë Rama dhe ministrat e tij.
Klodian Zoto është peshku i vogël, peshku i madh, Edi Rama, fluturon me çarter me dhomë gjumi luksoze, pasi nga vjedhjet ai tashmë ka tmerr nga zyra e tij.
Prandaj edhe dy ditë, përpara 8 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Korrupsionit, në studiminin e fundit, Shqipëria ngjitet në majë të shkallares së turpit përsa i përket vjedhjes dhe kapjes së shtetit.
Të gjitha këto janë apel edhe njëherë një apel i fuqishëm për çdo qytetar shqiptar, të ngrihet me guxim për të larguar sa më parë këtë qeveri që vjedh dhe vetëm vjedh. Falemiderit!