FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR-11 SHTATOR 2024
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar opinionin se, dosja e hetimit politik të urdhëruar nga Edi Rama, të cilën e tërhoqi sot gjatë thirrjes në SPAK, është një piramidë mashtrimi.
‘Dokumenti që m’u paraqit sot është një piramidë mashtrimi. Rama dhe Sorosi krijuan një drejtësi monstër’, u shpreh Berisha.
Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha zbërtheu një për një të gjitha hapat e nisjes së procesit të privatizimit, ku prokurorët e SPAK manipuluan provat me qëllim që të mos përmendnin qeverisjen socialiste e cila ishte iniciuese.
Lideri i opozitës, ka vijuar me denoncimin e hetimeve të SPAK për dosjen ‘Partizani’, ku sipas dosjes, ndryshimin e destinacionit e ka bërë Edi Rama kur ishte kryebashkiak. ‘Destinacionin e ndryshoi Edi Rama pa asnjë kërkesë nga pronarët, Dumani-Kraja-Millanoi mashtrojnë hapur’, theksoi Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar prokurorët se janë ndërzyer nga Edi Rama për të hetuar fondacionin e fëmijëve me autizëm të zonjës së tij, Liri Berisha, e cila shërben pa pagesë. ‘Rama ndërsen zagarët të hetojnë fondacionin e fëmijëve me autizëm, në të cilin Liri Berisha shërben pa asnjë qindarkë fitim’, denoncoi Sali Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje komunitetir ndërkombëtar që të mos e mbështesin më monstrën që krijuan në Shqipëri, një drejtësi të varur totalisht nga Edi Rama. ‘Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar, mos e mbështesni monstrën që krijuat se s’do tolerojmë më’, deklaroi gjatë fjalës së tij kreu i PD, Berisha.
FJALA E PLOTE:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju misionare dhe misionarë të një misioni, të një kauze të madhe dhe të drejtë.
Të kauzës së përmbysjes së narkoshtetit, krijimit të qeverisë teknike.
Kauzës së zgjedhjeve të lira dhe fitores së opozitës.
Të dashur miq, sot unë në zyrat e krimit, në zyrat e krimit të narkoshtetit, u deklarova mercenarëve, grupit të strukturuar kriminal Dumani-Damani, njëqind herë më i mirë Nuredini se Altini, Krajës dhe Mellonait, ish-oficerit të Sigurimit të Shtetit dhe ndrikullës së bandave, motrës sibiologjike të Taulantit me shumë mbiemra, se dokumenti juaj është një piramidë mashtrimi.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, dokumenti që ata kanë shkruajtur për katër vite tejkalon çdo imagjinatë në poshtërsinë, në mashtrimin, në falsifikimin, në vetëposhtërimin e njeriut.
Ai dokument tregon se Edi Rama dhe ata që ndihmuan, që kryen reformën e Xhorxh Sorosit, iu dhanë shqiptarëve një monstër që nuk e kanë pasur kurrë të tillë nga ditët më të zeza të diktaturës.
Krijuan te shqiptarët një grup të strukturuar kriminal, një organizatë kriminale që nuk njeh asnjë ligj, asnjë moral, asnjë Kushtetutë, asnjë normë njerëzore, por i kapur kokë e këmbë me krimin është i aftë me dorën e zezë të shkruajë çdo gjë, të vjedhë çdo gjë, të mbulojë çdo gjë, të rrëmbejë çdo gjë.
Sot, do t’u lexoj vetëm pak gjëra nga piramida e mashtrimit të tyre.
Ju lutem.
Meqenëse në dhjetëra e dhjetëra dokumente nga viti 1995 gjer në vitin 2009 që ka përfunduar procesi i njohjes, kthimit, parablerjes së objekteve, të tokës së grabitur, konfiskuar nga regjimi komunist 5 familjeve të Tiranës, për koincidencë, jo për ligj, nuk ekziston asnjë firmë e Sali Berishës.
Çfarë kanë bërë këta horra?
Çfarë kanë bërë këta fundërrina njerëzore që marrin 1 milion euro për pyetje që nuk i bëjnë për vrasje Ymer Lalës, që ndërtojnë vila me paratë e krimit, që si hiena kalojnë nga një zyrë në një tjetër duke marrë peng gjykatës, prokurorë, zyrtarë dhe të tjerë, çfarë kanë bërë?
Meqenëse privatizimi nuk është filluar nga Sali Berisha dhe qeveria e tij, jo, privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos me firmat e ministrave Angjeli, Klosi dhe të tjerë.
Mirëpo ligji, neni 7 i ligjit të kthimit të pronave, përcaktonte se propozimi i ndryshimit të pronësisë të një prone publike apo shtetërore, se janë të ndryshme këto, detyron që pronën t’ia kthesh automatikisht të shpronësuarit.
Këta zotërinj nisën procesin e privatizimit. Në këtë moment në mënyrë automatike, toka kalonte tek ish-pronarët legjitimë.
Tani, meqenëse aty janë firmat e ministrave socialistë, dëgjoni këta mashtrues ordinerë, këta të pafytyrë që nder nuk kanë, që turpërojnë të gjallë dhe të vdekur me poshtërsitë e tyre, shkruajnë se procesi i privatizimit filloi në vitin 1995, pikërisht filloi nga qeveria socialiste, por këtë nuk e thonë, në mënyrë që të thonë se filloi me Sali Berishën.
Ky është Altin Dumani, ky llum njerëzor, ky kriminel që heq sekuestron mbi pronat e vrasësve, kundrejt milionave që merr.
Që nuk pyet vrasësin e denoncuar për vrasje, Ymer Lalën, vetëm për ta amnistuar për vrasjen e tij.
Ky është Kraja i Sigurimit të Shtetit, ky faqezi fundërrinë.
Kjo është Millonai, kjo ndrikull krimi e bandës së Elbasanit.
Kjo është drejtësia e re e Xhorxh Sorosit, e mafies së tij, që mashtron shqiptarët, që poshtëron shqiptarët.
Por do dëgjoni pak të dytën, se e dyta është turpi më i madh që mund të bëjë njeriu.
Çfarë shkruajnë?
Meqenëse nuk gjejnë dot asnjë firmë, sepse ligji nuk kërkonte firmën e kryeministrit, kanë firmosur me dhjetëra zyrtare, asnjë prej tyre nuk është në ndjekje penale se kanë zbatuar ligjin, sundonte ligji gjatë qeverisë tonë, zbatohej Kushtetuta.
Meqenëse nuk gjejnë, urdhëroni çfarë shkruajnë: zoti Fatmir Bektashi në kontratat me familjet pronare, në vitin 2007-2008, mori përsipër ndryshimin e destinacionit të të gjithë zonës së madhe dhe këtë e realizoi Sali Berisha në vitin 2013 apo gjashtë vjet më vonë.
Të dashur qytetarë e qytetarë, shikoni se çfarë hetuesish janë, çfarë prokurorësh të poshtër, të pafytyrë, se çdo epitet meritojnë, por nuk dua të prish gojën time.
Ua shpjegoj unë të vërtetën, në vitin 2006, Edi Rama, zonën e klubit Partizani, në qershor ia ndryshon destinacionin pa asnjë kërkesë nga pronarët. Ia kishte vënë syrin për ta zhvilluar dhe grabitur vetë. Po, asnjë pronar nuk kishte paraqitur kërkesë për ndryshimin e destinacionit.
Edi Rama e ndryshon, e sjell pas gjashtë muajsh në Këshillin e Rregullimit të Territorit, i cili aktet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të qyteteve i firmos i detyruar nga ligji, sepse Kushtetuta thotë në mënyrë laksative se administrimi i territorit është autoritet i qeverive vendore.
Përveç kësaj, atë vit që Edi Rama po ndërtonte bërdungullën e Zogut të Zi, që kërcënonte jetë të tëra në trafik, qeveria bëri një akt normativ. Ky akt normativ skadoi brenda 4 muajsh dhe qeveria nuk kishte asnjë tagër që të kthente apo të përmbyste vendimet e bashkive.
Kjo është aq e vërtetë saqë pikërisht për Zogun e Zi, Gjykata Kushtetuese vendosi që vetëm gjykatat mund t’u diktojnë qeverive vendore ndryshimet.
Kjo është për vitin 2006. Çfarë ndodhi?
Pjesa dërrmuese ishte pjesa tjetër. Edi Rama me një studio zvicerane, e quajtur UrboPlan, bëri planin e asaj zone, përsëri pa i pyetur pronarët, i shndërroi të gjitha fushat në zonë urbane dhe pallatesh.
I miratoi në këshillin teknik, në këshillin bashkiak në vitin 2008 dhe filloi të japë lejet e ndërtimit.
Pasi humbi pushtetin Edi Rama në vitin 2011, pasardhësi i tij vendosi të bëjë planin e përgjithshëm rregullator të Tiranës, të cilin Edi Rama nuk e kishte bërë kurrë se e ndante me llokma.
Pra, pronarët tani e kishin shesh ndërtimi. Edi Rama kishte dhënë leje ndërtimi.
Plani i përgjithshëm i rregullimit të territorit vjen në Këshillin Kombëtar të Rregullimit në vitin 2013. Ai nuk kishte të bënte me asnjë zonë të veçante, ai kishte të bënte me të gjitha zonat e Tiranës në tërësi. Si qytet. Dhe miratohet. Ai përsëri nuk mund të pësonte asnjë modifikim sepse ai nuk ishte miratuar vetëm në këshillin urbanistik, por në këshillin bashkiak të Tiranës, në parlamentin e Tiranës.
Nuredin Dumani, që është 10 herë më burrë i mirë se Altini, ish-sigurimsi Kraja, simotra
biologjike Millonai, shkruajnë se Fatmir Bektashi, që mori përsipër kontratat me familjet pronare në vitin 2007-2008, ia plotësoi dëshirën Sali Berisha, në një kohë kur ato i kishte bërë të gjitha Edi Rama dhe firma e Sali Berishës ishte detyrim kushtetues.
Miqtë e mi, unë paraqita këto para jush për të kuptuar se çfarë kriminelësh të shpifur, çfarë horrash pa nder, pa dinjitet.
Se njeri që i thotë vetes njeri, që ka familje, ka miq, ka shokë, do të kishte turp nga vetja. Do të pështynte mbi veten e tij para se të vepronte në këtë mënyrë.
Kjo është drejtësia e re.
Kjo është drejtësia e Edi Ramës.
Pse i bëjnë këto veprime?
I bëjnë këto veprime se Sali Berisha çdo ditë, çdo natë ka denoncuar vjedhjet e Edi Ramës.
Ka denoncuar vjedhjet e Olsi Ramës.
Ka denoncuar Linda Ramën.
Dhe çfarë bën Edi Rama? Ndërsen këta zagarë të hetojnë fondacionin e fëmijëve me autizëm, në të cilin Liri Berisha shërben pa asnjë qindarkë fitim.
A mund të imagjinoni një gjë të tillë? Se u thotë Linda, meqenëse Berisha po më denoncon, shkoni njëherë dhe gjeni diçka aty.
O turpe dheu, o hajdutë, o racë hajdutësh.
Bashkë me Dumanët, Krajët dhe fundërrinat do merrni atë që meritoni.
Sot ne ndjehemi më të fortë se kurrë.
Sot ndjehemi më të motivuar se kurrë.
Sot ne dalim ballë për ballë me kriminelë që zënë prita në zyrat e shtetit.
Thirrja ime për komunitetin ndërkombëtar, mos mbështesni monstra se nuk do të tolerojmë.
Jo dhe jo.
Krijuat monstrën në Shqipëri, nuk e pranoni dot se nuk ju lejon korrupsioni të pranoni krimin e shëmtuar që bëtë ndaj shqiptarëve.
Qytetarë e qytetare, fati në duart tona, betejë pa kthim.
Qytetarë e qytetare, kjo është vepër kriminale e Edi Ramës, trafikantëve të drogës, vepër kriminalë e korruptorëve ndërkombëtarë.
A ju kujtohet ju Vllahica, që vodhi komisionin dhe u shkarkua shefi i OLAF-it?
Çfarë ishte ajo? Ajo ishte një Mellonai, ajo ishte një Duman me pantallona.
Ajo nuk ishte vetëm por kishte vëllezër dhe motra të tjerë.
Shikoni pra se çfarë i krijuan Shqipërisë?
Asnjë hetues i Enver Hoxhës nuk e bënte dot këtë.
Ai vendoste në mënyrë absurde, ai thyente kocka, por nuk mund të thonin kurrë se mori përsipër në vitin 2007 dhe ua miratoi në vitin 2013?
A ka përqeshje më të madhe se kjo?
McGonigal nuk ishte vetëm. Kishte të tjerë me fustanë, kishte të tjerë me pantallona.
Shqiptarë dhe shqiptare, ata që shkatërruan drejtësinë, ata u morën lirinë me Edi Ramën.
Ata u morën dinjitetin me Edi Ramën,
Ata që u tregojnë pollet, mbështesin diktaturën.
Në çdo diktaturë, pollet janë në qiell për diktatorin.
Në çdo diktaturë, një krye të polleve del diktatori.
Ndaj ju ftojmë ta vazhdojmë këtë betejë pa komplekse.
Ta vazhdojmë këtë betejë pa komplekse.
Ta vazhdojmë këtë betejë me guxim.
Të ngrihemi dhëmb për dhëmb kundër këtij pushtimi dhe t’i japim Edi Ramës, organizatave të tij kriminale në SKAP, në qeveri, në polici dhe kudo që janë, vendin që meritojnë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!