Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes! Po asgjësoni 15 bashki, prej të cilave disa me performancë shumë të mirë

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, kundërshtoi në Kuvend Reformën Territoriale, duke akuzuar mazhorancën se po asgjëson 15 bashki, pavarësisht performancës së tyre dhe potencialeve që kanë.

Berisha përmendi ndër të tjera Përrenjasin, Klosin dhe bashki të tjera, duke theksuar potencialet e tyre ekonomike, minerare, kulturore dhe sportive. Ai argumentoi se disa prej këtyre bashkive kanë performancë më të mirë se njësi të tjera që do të mbeten pjesë e hartës së re territoriale.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi gjithashtu mazhorancën se përdor një gjuhë që synon të maskojë realitetin dhe të justifikojë vendime që ai i konsideron në interes të aferave korruptive.

Berisha akuzoi ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke theksuar se ajo është përfshirë në kontrabandë armësh së bashku me bashkëshortin e saj gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes.

“Po asgjësoni 15 bashki, prej të cilave ka me performancë shumë të mirë”, deklaroi Berisha, duke e kundërshtuar reformën dhe mënyrën e miratimit të saj.

FJALA E PLOTË

Gjuha që përdoret këtu nga deputetët e Padrinos është forma më e lartë e korruptimit të gjuhës.

Është akti më i rëndë i korrupsionit jo vetëm të gjuhës, por edhe të mendimit.

Është krim që transmetohet nëpër medieve në mbarë Shqipërinë.

Shikoni mor zotërinj, këta asgjësojnë 15 bashki, prej të cilave ka me performancë shumë të mirë.

Prej të cilave ka me ekipe, me aktivitete kulturore të shquara.

Ka me ekipe sportive të rekordeve botërore.

Prej të cilave ka komunitete me rezerva botërore hekuri dhe nikeli siç është Përrenjasi, siç është Klosi me kromin.

Prej të cilave ka performancë më të mirë se këto ekzistueset.

Dhe këtu dilni këtu e bëni avokatinë më të turpshme.

Por problemi është se termat që përdorni këtu janë një përdhosje e plotë e gjuhës shqipe.

Termat që përdoren këtu janë përdhosja më e madhe pasi përdorni fjalët e kësaj gjuhe të bukur për t’u fshehur realitetin shqiptarëve, për t’u shitur me fjalët tuaja të korruptuara një realitet që nuk ekziston.

Për të mbrojtur aferat tuaja korruptive.

Ku është kjo Xhaçka?

E morët vesh apo jo, në kohën që ka qenë ministre Mbrojtje, ka luajtur kontrabandën.

E morët vesh apo jo?

Prandaj o qytetarë shqiptarë sot vjen e voton verbërisht se mbron kontrabandën e armëve që ka zhvilluar me të shoqin.

Jo, një minutë, se kjo është një çështje e madhe shumë se unë po e ndjek, por kjo nuk shkon kështu.

Se këta i detyron të dalin ai, i detyron… po sigurisht të detyron ty. Po mor po, se ty peng të morën Troplinët që kur të vunë ty në Portin e Durrësit.

Pa le më aty tek armët të çuan kontrabandistët ty.

Prandaj si ka mundësi të silleni në këtë mënyrë?

E përfundoj unë fjalimin, por nuk përfundojnë këta mashtrimet.

Mashtrimet e tyre nuk përfundojnë kurrë!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale