Berisha: Vuçiç është një ultranacionalist i verbër serb, nuk lejon asociacionin e komunave shqiptare.

DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

Presidenti i serbo-madhisë, Aleksandër Vuçiç dëshmon me qendrimet e tij se është një ultra nacionalist i verbër serb që nuk respekton asnjë parim të Kushtetutës së vendit të tij, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në një deklaratë të papërgjegjshme të kërkesës së shqiptarëve në Serbi për një asosacion të komunave shqiptare, iu është përgjigjur me një deklaratë që do ta kishte lakmi edhe Gebëlsi po të ishte gjallë. Ai të drejtën e qytetarëve të lirë kudo në Europë për të patur në përputhje me Kushtetutën e vendit të tyre dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, e quajti marrëzi.

Marrëzi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë e drejta e qytetarëve për asocacion. Nuk mund të pretendosh kurrë për një standart për bashkëkombasit e tu të cilët në përputhje me Kushtetutën nuk ua njeh qytetarëve të etnive të tjera.

Të gjithë pakicat kudo që jetojnë, mund të kenë shoqatat e tyre në lidhje me Kushtetutën për gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre. Por Vuçiç e quan marrëzi këtë, sepse përdor metodat më të dënueshme të spastrimit etnik në Medvegjë, Bojanoc dhe Preshevë. Përdor metodat e çregjistrimit të detyruar sa herë që postieri u troket në derë dhe nuk gjen njeri për të marrë letrën, paçka se i zoti apo e zonja e shtëpisë mund të jetë në dyqan duke bërë pazarin.

I çregjistron nga gjendja civile në mënyrat më absurde, por regjistri i fundit që u bë dëshmoi së në këto komuna u regjistruan 130 mijë. Iu garantoj se po të mos kishte manipuluar në mënyrë të paskrupullt regjistrin e gjendjes civile, dhe po të mos kishte ndjekur politika të qarta të spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre, ky numër sot do të shkonte 170 deri në 200 mijë.

Dënoj qendrimin e tij. Dënoj gjithashtu deklarat se në kuadër të turit të tij në rajonet e Serbisë do të vizitojë dhe Kosovën. Këto janë deklarata që nxisin dhe rrisin tensione në rajon. Të gjitha këto deklarata bëhen në prag të një ngjarje shumë të rëndësishme.

Datës 18 mars, takimit që zhvillohet në orë për firmosjen e planit franko-gjerman, i cili ka marrë mbështetjen më të gjerë kombëtare, por edhe rajonale, të cilin Kryeministri i Kosovës e ka miratuar plotësisht, por nuk e ka firmosur presidenti i serbo-madhisë. Dhe tani nxjerr teori pas teorirash. Kërkon duke i mohuar një etnie në vendin e tij të drejtat për asocacion, dhe duke e konsideruar marrëzi atë, vetëkuptohet se çfarë ka ndërmend ai me asocacionin në Kosovë.

I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë fort ndaj këtij autokrati serbomadh. Kam mbështetur dhe mbështes krijimin e asociacionit në kuadrin dhe në respekt të plotë të Kushtetutës së Kosovës. Asocacioni është një e drejtë që buron nga liria. Ajo nuk i mohohet askujt për përkatësi etnike, fetare, apo politike. Kushti i të gjitha kushteve të tij është që të mos bjerë ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Edhe njëherë, dënoj qendrimin e tij i cili si përfaqësues i serbo-madhisë me politikat e tij, Vuçiç është gjeneratori kryesor i tensioneve dhe konfliktualitetit në rajon.

Danjela Maloku, Report Tv: Ditën e sotme keni patur një takim me Z.Meta në kuadër të përgatitjes së marrëveshjes për koalicionin. Çfarë diskutuat me Z.Meta, keni rënë dakord që të dilni, apo kandidatët tuaj të regjistrohen në një koalicion me Ilir Metën, dhe përveç PL në rast se do të jetë në koalicion, cilat janë partitë e tjera me të cilat keni arritur marrëveshje për të dalë bashkë në zgjedhjet e 14 majit?

Berisha: Ka një vendim të Këshillit Kombëtar të PD.

PD hyn në këto zgjedhje në koalicion.

Ka një koalicion me Ilir Metën, të parin fare, sipas të cilit, Partia e Lirisë angazhohet të mbështesë kandidatët tanë në të gjithë Shqipërinë. Ky koalicion do njohë zhvillime të tjera të reja dhe do komunikohen nesër zhvillimet e reja të këtij koalicioni.

Ne jemi të bindur se koalicioni është tmerri i Edi Ramës. Edi Rama është i tmerruar nga këto zgjedhje. Ai urdhëroi gjykatës të pamoral, pa ndërgjegje profesionale dhe njerëzore, të shkelmojnë ligjet në sallën e gjyqit. Ai, me pengjet e tij, po degradon çdo institucion të këtij shteti.

Dy gjëra dua t’ju them:

Njohja e Alibashës me autorizimin e një të dorëhequri, ekziston në një formë të ngjashme vetëm te Shpirtrat e Vdekur të Çiçikovit. Si episod! Nuk ka në historinë e btoës një autorizim të vlefshëm, nga i cili ka dhënë dorëheqje që nga dita e dorëheqjes së tij e mbrapa. Këto janë testamente të shëmtuara politike të njerëzve që nuk kanë asnjë moral, të pengjeve që shfrytëzohen në mënyrën më të turpshme, të njerzve që nuk kanë asnjë dinjitet.

Së dyti, nuk ekziston në asnjë ligj dhe Kushtetutë, që zyrtari që jep dorëheqjen, duhet ta regjistrojë dorëheqjen në gjykatë. Këtu tejkalohet. Kanë dhënë dorëheqjen në këtë vend kryeministra, presidentë, ministra, etj. Askush asnjëherë në këtë vend nuk ka vënë kurrë në diksutim deklaratën e dorëheqjes. Siç bën Edi Rama me Lulzim Bashën që i thotë edhe je edhe s’je. Edhe i dorëhequr, edhe i kallur dhe i pakallur politikisht.

E kuptoni ju çfarë degradimi.

Dhe të gjitha këto vijnë nga tmerri që ai ka nga vota e lirë. Ai e ndjen se është i humbur, ai e ndjen se ka shpërthyer një urrejtje popullore ndaj tij, që nuk ka të krahasuar, përveç urrejtjes ndaj Enver Hoxhës.

Pikërisht për të lënë PD jashtë zgjedhjeve bllokoi procesin gjyqësor gjer 3 ditë para afatit të rëgjistrimit.

Pikërisht për një gjë të tillë, dorëzoi me Elira Kokonën, shkresën që lexuan gjykatësit. Pikërisht, sepse ka lepurin në bark, kombinoi me McGonigalin me fustan, e cila në shkelje të të gjitha parimeve të vendit të saj dhe këtij vendi, të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe të çdo parimi tjetër, u angazhuan në mënyrën më korruptive kundër Partisë Demokratike. Rama dhe Kim, të dy me mekanizmin McGonigal, do të dështojnë, siç dështoi ai.

I bëj thirrje edhe njëherë, inspektorit të përgjithshëm të DASH, i bëj thirrje FBI-së, i bëj thirrje Kongresit të SHBA, për një hetim të plotë për të gjitha këto veprime antiligjore, antikushtetuese, që shkelmojnë konventat ndërkombëtare të ambasadores Kim.

Sikundër e garantoj Edi Ramën se asgjë nuk mund ta shpëtojë atë pa pasur fatin e McGonigal, jo në Amerikë, por në Shqipëri.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale