FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË FOLTOREN QYTETARE
EKSTRAKT
Duke folur në Foltoren-Kuvendi qytetar dhe deputetëve, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh pas rikthimit nga Samiti i Internacionales Demokrati të Qendrës në Sao Paulo të Brazilit, se opozita shqiptare gëzon sot më shumë mbështetje ndërkombëtare se kurrë më parë.
Ai u shpreh se zgjedhja e tij në postin e lartë të nënkryetarit të kësaj organizate globale është një nderim që i atribuohet sakrificave dhe qëndresës së demokratëve shqiptarë, të cilët vijojnë betejën kundër asaj që Berisha e cilëson ‘qeveria më antishqiptare dhe më hajdute në historinë e vendit’.
Në Foltoren-Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve të opozitës të mbajtur para Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, përcolli mesazhet kryesore nga punimet tre-ditore të Asamblesë së Përgjithshme të Internacionales Demokratike Qendrore (CDI). Në fjalën e tij, Berisha theksoi se çështjet ndërkombëtare të trajtuara në këtë forum, me Ukrainën në qendër të diskutimeve, dënimin e agresionit rus dhe situatën politike në Venezuelë, u shoqëruan me një vëmendje të posaçme ndaj Shqipërisë.
Ai deklaroi se ‘narkodiktatura e Edi Ramës’, siç e cilësoi ai, u denoncua hapur nga drejtues të lartë të CDI dhe PPE, duke e konsideruar këtë një inkurajim të fuqishëm për opozitën shqiptare që të vazhdojë betejën politike.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, lëshoi akuza të ashpra ndaj qeverisë së Edi Ramës, duke u ndalur te çështjet e fundit që kanë përfshirë debatin publik, sidomos kostot dhe problemet e projekteve të rrugëve në Shqipëri.
Berisha e cilësoi aferën e tunelit të Llogarasë si ‘një nga vjedhjet më flagrante’, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren Belinda Balluku për abuzime masive me fondet publike, që sipas tij arrijnë përmasat e një katastrofe ekonomike kombëtare.
Gjatë fjalës së tij, ai krahasoi investimet e bëra gjatë qeverisjes së demokratëve me projektet aktuale, duke theksuar se bëmat korruptive, rritja artificiale e kostove dhe degradimi i infrastrukturës nën qeverisjen socialiste kanë goditur financat e vendit si kurrë më parë.
Lideri i opozitës e paraqiti këtë situatë si një thirrje alarmi për qytetarët, duke i ftuar të reagojnë ndaj, sipas tij, grabitjes së pasurive publike dhe keqqeverisjes së pandëshkuar.
Në fjalën e mbajtur në foltoren qytetare-parlamentare para ‘pallatit të krimit’, kreu i PD-së Sali Berisha, u ndal tek çështja e nxehtë e hetimit nga SPAK të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke hedhur dritë mbi mesazhet dhe dosjet e qeverisë.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren Balluku për shpërdorim të fondeve publike dhe mungesë përgjegjësie morale, duke treguar përballjen e tyre në lidhje me dosjet që sipas tij dokumentojnë keqadministrimin dhe manipulimin e pushtetit.
Ai u ndal gjithashtu te roli i të rinjve dhe rëndësia e angazhimit qytetar, duke theksuar se zëri i popullit duhet të dëgjohet dhe se askush nuk mund të ndalojë betejën për drejtësi dhe llogaridhënie.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar korrupsionin si thelbin e krizës politike dhe morale që po përjeton vendi. Berisha u ndal te një sërë projektesh strategjike, nga tuneli i Llogarasë te aeroporti i Vlorës dhe inceneratorët, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku për abuzime masive me fondet publike dhe mungesë totale të përgjegjësisë politike.
Berisha e përshkroi sheshin e protestës si një ‘shesh lirie’ dhe theksoi se foltorja e opozitës e përmbush misionin e saj vetëm kur qytetarët të bashkohen për të larguar, sipas tij, ‘hajdutët nga qeveria’.
Me një thirrje të drejtpërdrejtë për mobilizim, kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se beteja politike do të vazhdojë deri në ‘përmbysjen e narkodiktaturës’, duke i ftuar qytetarët të mbrojnë lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e vendit.

FJALA E PLOTE:
Një përshëndetje shumë të përzemërt ju, të dashur demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë që jeni sot këtu të pranishëm në këtë foltore.
Një përshëndetje të përzemërt të gjithë opozitarëve kudo që janë, të gjithë shqiptarëve të cilët me zemër dhe me shpirt dënojnë pa rezerva këtë qeveri, e cila do shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, më hajdute që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar.
Unë u sjell këtu ju përshëndetje të përzemërta nga udhëheqja e internacionales së qendrës demokrate, përfaqësues të 115 partive të qendrës së djathtë në të katër kontinentet.
Vij sot nga Brazili, nga San Paolo, për t’u garantuar ju se kemi miq më shumë se kurrë.
Se ju, demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë shqiptarë, në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe dhe të fuqishme nga njerëzit e lirë, nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën.
Me këtë rast unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë juve këtu.
Ai nderim që më bëri internacionalja demokrate e qendrës, duke më zgjedhur në postin e lartë të zëvendëspresidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndresën tuaj, është nderim për guximin tuaj, është nderim për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë, të demokracisë, të familjes, vlerave të përbashkëta për mbarë njerëzit e lirë në botë.
Miq, 3 ditë në punimet e asamblesë së përgjithshme, mund t’u them se çështjet më kryesore në ato punime ishin natyrisht Ukraina e para, dhe iu shpreh solidariteti i plotë kombit ukrainas në betejën e tij për dinjitet dhe sovranitet kombëtar.
U dënua me forcën më të madhe agresioni rus, pushtimi i Ukrainës, krimet e shëmtuara të njerëzimit.
Në axhendën e punimeve ishte Venezuela e Maduros, në të cilën diktatori i Venezuelës, njëlloj si Ramaduro i Tiranës, vidhte në çdo zgjedhje, pavarësisht se nuk merrte votat.
Por, në axhendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI, një vend qendror zinte Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës, të cilën e denoncuan dhe e dënuan duke filluar nga presidenti i CDI, sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, sekretarja e përgjithshme e PPE dhe një seri oratorësh të tjerë.
Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë.
Edi Rama krahasohet sot me narkodiktatorët më të urryer të planetit.
Miqtë e mi, këto mesazhe janë një thirrje, janë një inkurajim i madh për ne të vazhdojmë këtë betejë me të gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona.
Sonte para nesh folën disa të rinj dhe unë i përgëzoj për fjalën e shkëlqyer që mbajtën.
Kristi kishte ditëlindjen dhe atij ia uroj 120 vite të lumtura.
Por atyre, dhe çdo të riu shqiptar, u rikujtoj se historia, se koha, thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset.
Të dashur miq, këto ditë Shqipëria është e ngërthyer e tëra në një debat për tunelin e Llogarasë, në të cilin kanë vjedhur minimumi 50 milionë euro, e vërteta është 90-97.
Por kjo shumë, çdo shqiptar duhet ta dijë se është shumë më pak se një e qindta apo një e dyqindta e atyre që kanë vjedhur këta hajdutë të pafytyrë.
Miq, jemi i vetmi vend në botë që në një hark kohor 7-vjeçar janë shpenzuar 400 milionë euro për djegësin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
Asnjë prej tyre sot nuk ekziston.
I Tiranës nuk ka një tullë sepse paratë i ka vjedhur Edi Rama me Erion Veliajn.
AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës, në të cilin baxhanaku i tij ka fituar me dhjetëra e dhjetëra tendera.
Çfarë i ka ndodhur atij?
E kemi denoncuar me dhjetëra herë, asnjë gjë, përkundrazi vazhdon të vjedhë taksat tuaja.
Unaza e Madhe e Tiranës këto ditë mediat kanë publikuar lotin 4.
A e dini ju miq si loti 4 janë 14 lote, me të cilat Lubi Balluku me Edi Ramën e rritën kostot e ndërtimit të unazës në 450 milionë euro.
Më falni, unaza nga TEG tek Teknologjikja është ndërtuar para vitit 2013. Cila ka qenë kostoja me të gjitha ato vepra arti që ka, shkoni dhe shiheni, kostoja ka qenë 3.8 milionë euro.
Cila është kostoja e kilometrit sot? 20-22 milionë euro kilometri dhe jo vetëm loti 4, por çdo lot.
A ka njeri në botë që mund të imagjinojë se një njeri e ndan 13 kilometra rrugë në 14 lote, si e si të vjedhë më shumë.
Sigurisht këto ditë ishin mote të mëdha, të pamohueshme.
Pa pyesni pak, pse nuk lëvizën skarpatet në Gjirokastër-Tepelenë?
Në rrafshin gjeologjik, ajo është skarpata më e rrezikshme.
Këto ditë pati mote të mëdha, pse nuk lëvizi skarpata e Rrugës së Kombit? E dini vetë si janë skarpatat e tij.
Pse nuk lëvizi skarpata e rrugës Fratar-Memaliaj. Shkoni dhe e shihni si janë.
Kurse rrugët e Lubisë dhe të Ramës u shembën njëra pas tjetrës.
Po, miqtë e mi, se kur ndërtohet rruga, pjesa e madhe e investimit shkon me ngurtësimin, me mbrojtjen nga skarpata.
Skarpata është pjesë edhe më e rëndësishme se vetë rruga.
Urdhëro se çfarë ndodh tani.
Dhe ndodh pasi kanë katërfishuar çmimet.
Të vjen ndonjëherë, duket sikur një kafe 50 milionëshi i tunelit të Llogarasë.
Vetëm një gjë për secilin prej jush, por edhe për çdo shqiptar kudo që është, i rikujtoj këtu se në 12 vite, Edi Rama me Lubi Ballukun kanë administruar taksat tuaja, 67 miliardë euro.
Në 8 vite, kemi administruar 28 miliardë euro, sepse ne kishim gjysmën e taksave, besonim dhe besojmë se qeveria duhet të marrë minimumin nga qytetarët.
67 miliardë euro, krahasojini me 28 miliardë.
U dyfishuan rroga dhe pensione.
U ndërtuan rrugë të paktën 13 herë më shumë se në 12 vitet e tyre.
Merrni pak, nga Hani i Hotit në Kakavijë akset dhe çdo drejtim.
U rindërtuan 1 mijë e sa shkolla dhe kopshte. Një numër i konsiderueshëm spitalesh.
Me ato para.
Po me 67 miliardë çfarë është ndërtuar?
Me 67 miliardë, e ka thënë Banka Botërore, e ka thënë Komisioni i Lartë i Shtetit, janë vjedhur të paktën 90 përqind e tyre.
Nuk ka popull në botë më të vjedhur.
Është kushtrim për çdo shqiptar.
A e dini ju se këta hajdutë gëzohen kur rriten çmimet?
Po pse?
Sepse vjedhin më shumë taksa.
Ti vërtet paguan orizin dyfish, po ai të merr taksën dyfish në orizin që blen, në mishin që blen, në qumështin që blen.
Është koha të ndalemi, t’i dalim zot vetes.
Ajo çka kemi arritur ne është që çdo zë i yni të dëgjohet në botë, çdo përpjekje e jona të mbështetet në botë.
Por ne duhet të bëjmë punën tonë.
Të rinjtë folën këtu, janë shpresa e vetme dhe më e madhe e këtij kombi.
Duhet të ngrihemi, t’i mbështesim.
Të ngrihemi së bashku me ta.
Askush nuk do na e heqin Edi Ramën dhe Lubi Ballukun ne.
Shikoni miq se çfarë morali kanë.
Hajduti është qenia më amorale mbi tokë.
Kanë ndenjur këtu 7 orë, po fjala e popullit është 100 përqind e vërtetë, muret kanë veshë.
Po, po, ua them unë.
Dhe çfarë ndodhi?
I kërkoi të japë dorëheqjen. Jo, i tha, nuk jap dorëheqjen.
Po u them të vërtetën siç ka ndodhur dhe çdo shqiptar ta dijë këtë.
Jo, nuk jap dorëheqjen se pastaj do shkoj në burg.
Kjo aludon se Rama nuk po i del zot.
Po ç’t’u bëj atyre mesazheve që ke bërë ti, i thotë Rama.
Mesazhet, ia kthen ajo, çfarë flet ti, po mesazhet e tua në dosje janë më shumë të këqija se të miat.
Po, absolutisht po.
Ti, jo mesazhet që më ke dërguar mua, po mesazhet që i ke dërguar Evis Berberit. Ke 60 mesazhe të Evis Berberit në dosje, të cilat tregojnë se ke diktuar çdo gjë.
E mbylli, prisni se është interesante, gjatë debatit i kërkoi: po ja, duhet tani të paktën të shkojë qeveria në Gjykatë Kushtetuese.
Jo, i tha ky, do shkosh vetë.
Si përfundim, sot ka dërguar Edi Rarma në Gjykatë Kushtetuese.

Tani, se po flasim këtu.
Ai që mendon se Edi Rama po e bën për njerëzi ndaj Lubisë, ai mendon një budallallëk, një gjë të paimagjinueshme.
Absolutisht e bën vetëm për veten e tij.
Sepse vetë nuk shkonte dot.
E them këtu, nuk ka pasur kombi një hajdute me ordinere se Belinda Ballukun.
Po ama, të themi të vërtetën, në Ankara ajo nuk shkonte dot për tunelin e Llogarasë.
E mori Rama me vete. Sepse nuk shkon kryeministri pas ministres, shkon ministrja aty ku shkon kryeministri.
Kështu që pazaret në Ankara i bëri Edi Rama.
Ajo sigurisht merr pjesën e vet.
Por Edi Rama është i Ankarasë, edhe i tunelit të Llogarasë, edhe i aeroportit të Vlorës. Është edhe i djegësve.
Harrojeni ju poezinë e tij, duke përmbysur prraktikën e parë me landfille dhe tani do dalim te djegësit.
Ku janë djegësit? Djegësit nuk janë, po 400 milionë eurot tuaja janë vjedhur ama.
Miq, mund të rrimë shumë e shumë, lista e tyre nuk ka fund, por morali i tyre është i shpëlarë.
Imagjinoni se çfarë bëjnë.
Kanë vjedhur, janë kapur duke vjedhur dhe prapë nuk largohen.
Jo, thonë.
Do i largojmë.
Do i largojmë dhe ta dinë.
Këtë vend këtu nuk e kemi zgjedhur kot. Jo, ta dini secili prej jush.
Kërkohen sakrifica.
Ne do mblidhemi këtu, ky është sheshi ynë, ky është sheshi i lirisë.
Do e çlirojmë edhe atë ndërtesë.
Erdhëm këtu për t’i qëndruar armikut përballë.
Erdhëm këtu për t’i futur tmerrin hajdutit.
Erdhëm këtu për t’i thënë hajdutit qërohu.
Erdhëm këtu për të mos ikur kurrë nga ky shesh pa fitoren.
Çdo shqiptar duhet ta dijë këtu se ky shesh, kjo foltore përmbush misionin e saj vetëm kur shqiptarët të largojnë këta hajdutë nga qeveria.
Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, shpirtit të tyre të protestës, idealeve të tyre të lirisë, karakterit dhe dinjitetit të tyre, të ngrihemi se këta hajdutë po vjedhin paratë, po vjedhin qenien tonë, po vjedhin të ardhmen tonë, po shkatërrojnë Shqipërinë.
Edhe njëherë u falënderoj shumë dhe ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë, një betejë e cila do të përmbysë narkodiktaturën e urryer të hajdutëve më të mëdhenj të kombit shqiptar, Edi Ramës, Lubi Ballukut etj.
Fitore!


