Berisha: Vendosja e një pagese prej 200 euro si minimum jetik është një përgjigje e situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN MBI PROPOZIMIN PËR MINIMUMIN JETIK

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha së bashku me një grup specialistësh ka paraqitur publikisht sot në një konferencë projektligjin për garantimn e minimumit jetik të shqiptarëve.

Berisha deklaroi në tryezën e organizuar nga PD se, pagesa prej 200 eurosh është një përgjigje e duhur për situatën emergjente ku ndodhet vendi. Ai i është refruar shifrave të EUROSTAT të Bashkimit Europian, sipas të cilave 60% e shqiptarëve janë të rrëzuar që të mos garantojnë minimumin jetik.

Vendosja e një pagese prej 200 euro si minimum jetik për person konsiderohet nga PD si një përgjigje e situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria, dhe nga kjo pagesë do të përfitojnë mbi 85 përqind e pensionistëve.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, nga projektligji i opozitës për minimumin jetik prej 200 eurosh do përfitojnë 1.3 milion shqiptarë. Avokati i Popullit e ka përllogaritur këtë minimum jetik rreth 200 euro. Sot minimumi jetik mesatar në BE është 840 euro.

Berisha kujtoi se Rama dhe qeveria rritën pagat për veten e tyre, por nuk rritën asnjë lek për shtresat më të varfra të shoqërisë.

Kryetari i PD, ka denocuar aferat e vjedhjes së shqiptarëve me shitjen e energjisë elektike. Berisha paralajmëroi se në 2-3 ditët e ardhshme Rama dhe Balluku pritet të shesin një sasi kolosale energjie.

FJALA E PLOTË

Sot ka një hendek të madh ndër më të mëdhenj që një komb mund të ketë mes të varfërve dhe pasurve në Shqipëri.

Sot ka një rrugëturë të madhe brenda kombit. 

De Facto ka një përjashtim dhe një kërcënim për përjashtim nga jeta me kushtet më elementare, në kushtet bazë të qindra mijëra shqiptarëve sipas Fondit Monetar të 48% të shqiptarëve, sipas EUROSTAT-it, ku rrezik është për rreth 60% të shqiptarëve.

Por e vërteta është se ky hendek i madh në të ardhura në Shqipëri është më i madh se në çdo komb tjetër në Ballkan dhe në Europë.

Ka një shkak themelor që ka krijuar këtë hendek të tmerrshëm, është vjedhja e madhe që iu bëhet qytetarëve, pasurimi duke vjedhur të varfërit i qeveritarëve dhe oligarkëve, klientelës së tyre.

Shqipëria është i vetëm vend që nuk garanton qytetarëve  të vet, nuk i mbron ata me një minimum jetik me të cilin ato mund të blejnë ushqime si individ dhe si familje dhe përveç ushqimeve,  pak më shumë se gjysma e të ardhurave duhet tu mbeten për plotësimin e nevoja të tjerave.

Avokati i Popullit e ka përllogaritur këtë minimun jetik rreth 200 euro.

Sot minimumi jetik mesatar në BE është 840 euro, pra është llogaritur një e katërta, ndërkohë që duhet të jemi të vërtetë, çmimet e ushqimeve bazë në Shqipëri janë të njëjta, dhe në disa artikujt dhe më të kushtueshme se sa në mesataren e Bashkimit Evropian.

Por vendosja e një pagese prej 200 euro si minimum jetik për person është padiskutim një përgjigje e situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria.

Nga kjo pagesë përfitojnë mbi 85% e pensionistëve të cilët janë ndër këtë pagesë.

Përfitojnë të gjithë familjet me ndihmë ekonomike të cilët marrin një mbështetje qesharake, maksimumi 8000 lekë. Përfitojnë kategori të tjera dhe duhet të përfitojnë studentët, duhet të përfitojnë të rinjtë.

Me një fjalë vendosja me ligj është një përgjigje ligjore që i jepet kësaj situate katastrofale që ndodhet vendi me kërcënim të madh për varfërim dhe mjerim si asnjë vend tjetër në Europë.

Është normale që çdo njeri të shtrojë pyetjen:

Ku do gjenden këto fonde? Ai i disponon Shqipëria sot këto fonde?

Unë ju garantoj se Shqipëria këto fonde i disponon plotësisht, por kjo kërkon që qeveria të mos vjedh siç po vjedh qytetarët shqiptarë, të mos abuzojë me taksat dhe me paratë publike, siç po abuzon në mënyrë të papërmbajtur. 

Kjo kërkon që Shqipëria të ndërtojë punë publike, rrugë, ura, shkolla, spitale me të njejtën çmime si në BE nuk po them më lirë, por jo tetë herë më shtrenjtë.

Kjo kërkon që Shqipëria t’i japë fund kësaj vjedhje të  tmerrshme me energjinë.

 Çdo ditë Rama, Balluku shesin me çmime qesharake krahasuar me çmimet e bursës, energjinë elektrike këtë pasuri publike të shqiptarëve.

Në një kohë kur kanë inaguruar bursën e energjisë, asgjë nuk kalon nga bursa.

Edhe sot po shesin jashtë bursës me një çmim 30 euro më të lirë se bursa e Tiranës dhe rreth 60 euro më lirë se bursa e Vjenës dhe pritet 2-3 ditë të ardhshme të shesin një sasi kolosale energji sepse digat janë plot.

Përsëri me një çmim 30-60 euro më të lirë se çmimet e bursave sepse në këtë mënyrë kjo energji që shitet, rishitet përsëri nga sekseret e Edi Ramës dhe Belina Ballukut dhe ndahet para me ta.

Shqiptarët duhet ta dinë se vjedhjet e kësaj qeverie kanë kufi vetëm qiellin.

Bërtasin gjatë gjithë vitit se Shqipëria ka patur vitin e kaluar 7 milionë e 200 mijë turistë.

A e dini shqiptarët se sa ka përfituar buxheti i shtetit nga këta miliona turistë? 

Nga këta miliona turistë, ka fituar 1.1 euro për turistë, ka fituar gjithsej 8 milionë euro.

A mund ta imagjino ju këtë? Por pse çfarë ndodh?

Të gjitha i vjedhin tatimorët, të gjitha janë informalitet.

Janë të raportuar 3.2 milionë net, fjetje të këtyre 7 milionëve, se pjesa tjetër flenë në lëndina, nuk flenë në hotele, por dhe nga këto 3.2 milionë net, buxheti i shtetit ka inkasuar gjithsej 8 milionë euro. Ky shtet që vidhet njëlloj si novelën në Dino Buzzatit, që minjtë i grryenin trenët, derisa e fundosën.

Prandaj dhe paratë janë, mundësitë janë, po babëzia e vjedhjeve dhe pashpirtësia nuk e lejon.

Ne kemi përgatitur ligjin se duhet të ketë një ligj dhe ligji e detyron qeverinë dhe çdo qeveri, që në buxhetin e shtetit çdo vit të përcaktojë fondin e minimumit jetik, pra ligji është në Parlament dhe ne do të bëjmë çmos që ta votojmë sa më shpejt.

Por, unë sot doja që qytetarët të dëgjojnë për këtë çështje kaq të rëndësishme zërin e studiuesve, specialistëve, ekspertëve të fushës të cilët merren dhe janë marrë gjerësisht me këtë problem. Faleminderit!

BERISHA PER MINIMUMIN JETIK-PYETJE PËRGJIGJET ME GAZETARËT

Pyetje: Sipas projektit tuaj mbi 1 mln qytetarë shqiptarë përfitojnë nga kjo pagesë prej 200 eurosh. Ku gjenden fondet?

Berisha: 1 milion e 300 mijë shqiptarë, që duhet të marrin 200 euro pagë mujore. Së pari, 500-600 mijë janë pensionistë dhe ata kanë një pension, kjo është një shtesë. Është një shtesë edhe mbi ndihmën ekonomike. Por mund të ketë edhe nga ata që nuk marrin fare.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se në 9 muaj, qeveria ka abuzuar, vjedhur dhe shpërdoruar 122 miliardë lekë. Sa është fondi i pagave në Republikën e Shqipëri? Fondi i pagave në mos gaboj, është 97 miliardë lekë, ose 90 miliardë lekë. Pra, vidhet 130 përqind fondi i pagave. Nuk ka absolutisht asnjë vështirësi për Shqipërinë që të përcaktojë këtë minimum jetik dhe të mos vazhdojë në këtë mënyrë më verbëri me ketë filozofi, me këtë psikologji, duke pasuruar të pasurit, duke vjedhur të varfërit, duke pasuruar qeveritarët, duke vjedhë qytetarët. Unë ua thashë ju. A mund të imagjinoni ju se nga 7.2 mln, turistë dhe vizitorë, se këta mashtrojnë publikun e thonë janë turistikë, jo janë turistë dhe vizitorë, por janë nuk janë 7, janë 4, janë 5 milionë.

Pra, nga këta buxheti i shtetit fiton gjithsej 8 mln euro në vit. Çfarë është kjo. Kjo është një vjedhur universale e tatimorëve dhe të gjithëve me radhë dhe prandaj ai merr 8 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj. Po sikur vetëm turizmi të disiplinohej, sikur vetëm kontrabanda e naftës e cila është të paktën 300 mijë ton, pa asnjë diskutim. Kontrabandën e natës nuk mund ta bëjë kush kurrë përveç qeverisë. Jo, ajo vjen me anije, ajo nuk vjen me serbaratorë dhe anijet në këtë territor i fut vetëm qeveria, doganat e askush tjetër.

E keni marrë vesh ju, që herë pas here kapen këto peshkarexhat që kapen nga Libia, çfarë peshkarexhash? Ato janë anijet kontrabandës së naftës dhe Shqipëria zhdoganon, më pak se Kosova. A ka logjikë mbi tokë? Dhe minimumi 300 mijë ton naftë janë kontrabandë.

Me energjinë çfarë bëhet? E thashë edhe njëherë, unë po jap disa shifra. Ka patur raste se kur Rama-Balluku ua kanë shitur sekserëve të tyre me 40 euro, në një kohë kur në bursë ishte 140 euro. Pra, pa asnjë lloj vështirësie, kjo mund të vendoset dhe ju garantoj se, kjo do ketë impakt pozitiv në çdo aspekt. Përveç, anës njerëzore që është e domosdoshme, në ekonomi dhe çdo gjë.

Nuk ka problem fare, nuk është çështje parash, është çështje filozofie. U shpreh ajo. Në këtë situatë, në vendin me rrogën më të ulët në Europë, u votua për dyfishimin e rrogave të deputetëve. As për indeksimin të rrogave të arsimit para universitarë, apo të një kontingjent të ushtarakëve, policëve e me radhë. Këtu kemi të bëjmë me një filozofi të ngurtësuar jashtë së cilës duhet të dalim me çdo kusht.

Pyetje: Legalizmi i kanabisit për qëllime mjekësore, si e shikoni ju?

Berisha: Edi Rama shpalli Republikën e Kanabisit, kaq. Kjo është shpallja e Republikës së Kanabisit. Është akti i fundit publik i tij. E kanë quajtur të tjerët Kolumbi e Europës, e kanë quajtur Kanabistan, tani ska nevojë ta quajnë Kolumbia e Europës, por do ta quajnë Republika e Kanabisit dhe e Shqipërisë.

Pyetje: Do të na interesonte një qendrim i juaj në lidhje me videoskandalin e publikuar ditët e fundit tashmë për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici?

Berisha: Nuk është faji im nëse për ju janë kaq atraktive temat erotike, por unë nuk kam ndërmend të komunikoj sot për to. Njëherë tjetër po.

Pyetje: Sa i takon këtij projektligji, PS ka deklaruar se sa të kenë firmën tuaj nuk do të kalojnë dhe keni komunikuar ju me pjesën tjetër të opozitës për të marrë mbështetjen e tyre, për të qenë bashkë në parlament e për ta mbështetur këtë projektligj.

Berisha: Padiskutim do të komunikohet, është në komunikim e sipër dhe shpresojmë të jemi bashkë me të gjithë deputetët e opozitës pa përjashtim që ta mbështesin. Kjo është një domosdoshmëri. Unë e kam thënë që atë ditë që u votua në mënyrë absurde, shumë të padrejtë, jo se unë jam kundër rritjes së rrogave. Janë marrë firmat dhe besoj se do të jetë projektligj i votuar nga e gjithë opozita.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale