Berisha: Vazhdon dhunimi i të drejtave të opozitës, kemi dorëzuar prej 6 muajsh ligjin e lustracionit

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar se, prej mbi 6 muaj është dërguar në parlament nga opozita ligji i lustracionit.

Berisha tha se, janë një serë nismash mbahen në sirtarët e Lindës së Parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde dhe më më të padrejtë, dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ballkanin e Hapur e mbështeste vetëm Alexis Soros dhe Sergej Lavrov.

Kryedemokrati u shpreh se, Rezolutën e gjenocidit ciklik serb, Edi Rama e bllokoi si një argat i Vuçiçit, i cili në një akt armiqësor ndaj Kosovës, dhe ndaj kombit shqiptar e bllokoi këtë rezolutë në kuadër të Ballkanit të Hapur, apo mini Shengenit të Novisadit.

FJALA E PLOTË

Vazhdon dhunimi i të drejtave të opozitës në parlament, dhe nismat tona të cilat në çdo parlament të botës detyrimisht do të ndiqnin rregullat parlamentare, bllokohen pa asnjë arsye ligjore, por kryekëput politike për të mohuar të drejtat më elementare të deputetit dhe opozitës në parlament.

Siç e dini, janë një seri nismash të grupit tonë parlamentar, të cilat kanë muaj e muaj që mbahen në sirtaret e Lindës së Parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde, në mënyrën më të padrejtë, dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë.

Prej mbi 6 muaj ne kemi dërguar në parlament ligjin e lustracionit. Ky ligj është ligji i cili, jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarët e lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, detyra e atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Ky ligj është aplikuar plotësisht në vitit 1996. Në vitin 1997 ligji nuk është hedhur poshtë, por është hedhur poshtë lustracioni si komponent i ligjit, dhe vazhdoi për një kohë si i tillë. Në vitin 2008, ne përsëri rikthyem në parlament ligjin e lustracionit.

Gjykata Kushtetuese me kërkesë të Edi Ramës e hodhi poshtë ligjin, në mënyrë plotësisht antikushtetuese, pasi të njëjtin ligj Gjykata Kushtetuese në vitin 1996, e kishte shpallur të vlefshëm, kushtetues. Por ligjet e mëvonshme këtë ligje lënë plotësisht kushtetues, sepse në ndryshimet kushtetuese që u bënë lustracioni, apo largimi nga sistemi i drejtësisë i ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit u stipulua, u sanksionua në Kushtetutë. Kështu që tani, ligji i lustracionit ka një bazë solide të padiskutueshme.

Çfarë duan të bëjnë?

Këta duan të bëjnë gjahun e shtrigave, sepse këta nuk e pranojnë ligjin e lustracionit, ligj i cili është i plotë, gjithëpërfshirës, por këta duan të vendosin amendamente vetëm në kodin zgjedhor, apo në ligjin e dekriminalizmit, të cilat janë dy ligje krejtësisht të ndryshme.

Pra, këta duan të shpëtojnë për të mbajtur peng gjykatës, prokurorë që nuk kanë ikur dhe që janë, të cilët komisioni i ligjit do t’i nxirrte menjëherë nga shërbimi. Duan të mbajnë peng zyrtarë të lartë, të cilët komisioni i ligjit do t’i nxirrte menjëherë nga shërbimi, dhe duan të vendosin një amendament për të nxjerrë krejtësisht për gjah shtrigash. Kjo është e papranueshme për ne.

Ne kërkojmë sjelljen e ligjit në parlament, dhe në këtë kontekst, secili nga ne duhet të bëjë një betejë që ligji i lustracionit të vijë në parlament.

Së dyti, rezoluta e genocidit ciklik serb në Kosovë. Edi Rama e bllokon këtë rezolutë prej një viti, dhe në mënyrë antiligjore, antikushtetuese ajo nuk vjen në parlament.

Rezolutën e genocidit ciklik serb, Edi Rama e bllokoi si një argat i Vuçiçit, i cili në një akt armiqësor ndaj Kosovës, dhe ndaj kombit shqiptar e bllokoi këtë rezolutë në kuadër të Ballkanit të Hapur, apo mini Shengenit të Novisadit.

Ju jeni dëshmitarë, sesi nga tetori i vitit 2019, katër vite me radhë, Edi Rama u bë zelltar kryesor i projektit anti-shqiptar dhe anti-europian të Aleksandër Vuçiç, projektit të vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon, të krijimit, siç do të thoshte vet Vuçiç, të Jugosllavisë së re plus Shqipërinë.

Në këtë kontekst filloi dhe të shëtisë si fantazmë përçarëse në Ballkan, një aleancë e re Beograd-Tiranë-Shkup. Aleksandër Vuçiç me dy vasalët e tij, aleancë që krijoi përçarje të madhe në rajon, aleancë që kishte si qëllim kryesor gllabërimin e Kosovës, ndaj edhe në hartën e parë që prodhuan ata fshinë si Kosovën si shtet të pavarur dhe e paraqitën si një territor tërësisht të inegruar tërësisht në territorin e Serbisë.

Edi Rama kalonte nga samiti në samit, duke iu dhënë mend europianëve se kjo është nismë shumë më e vlefshme se, sesa procesi i Berlinit pothuaj gjysmë gjallë, gjysmë i vdekur. Dhe liderve të BE u thoshte se: ju nuk arrini të kuptoni. I paraqiste moskuptues, etj.

Dy persona mbështesnin fuqishëm këtë projekt. Ky ishte Sergej Lavrov, i cili nismën e Berlinit e quante Ballkani i Mbyllur i Brukselit, edhe pse përfshinte të gjashtë shtetet, bazohej në Ballkanin e shtetevë sovrane dhe të barabarta, dhe jo nga Ballkani i domunuar nga hegjenomizmi serb dhe rus.

I dyti ishte, Alexis Soros, kumbari i këtij projekti i cili u emërtua me titullin e një artikulli që kishte shkruar i ati në vitin 1991. Ballkani i Hapur bllokoi rezolutën e genocidit serb për Kosovën. Ai krijoi dëme të jashtëzakonshme ekonomisë shqiptare, fermerëve shqiptarë.

Falimentuan si rezultat i hapjes së kufiijve për prodhimet serbe pa kurrfarë kontrolli me mijëra e mijëra ferma dhe sipërmarrje në Shqipëri, dhe tani përfundoi si një nismë anti-europiane, dhe pasi i nxorrën kartonin e kuq, Edi Rama u detyra me turp të kapërdijë ato që katër vite kishte propaganduar, dhe thotë se Ballkani i Hapur u mbyll si kapitull, e përmbushi misionin e tij.

Megjithëse tani fillon një kohë e re, sepse padroni i tij në Beograd u shpreh se nuk i besova veshëve të mi, e tha këtë argati im, apo nuk e tha, për Edi Ramën.

Sot janë në parlament raportet e Prokurorit të Përgjithshëm, dhe Kryeprokurorit të SKAP-it. Të gjitha institucionet, dhe këta nuk kanë lejuar debat për këto raporte. Ne duhet të qendrojmë fuqishëm për debat dhe diskutime, sepse raportet që paraqiten sot duhen të kenë personazhe kryesore: Edi Ramën, Belinda Ballukun, Erion Veliajn, Taulant Ballën, Ulusi Manjën, cilido që del përpara aty e ka emrin në ato raporte dhe është i pacituar.

Të bindur e të ndërgjegjshëm se sot ata do kishin në fjalimet tona aktakuzën publike për ta dhe për prokurorët e partisë që nuk thonë një fjalë për ta, kanë gjetur mënyrën për të privuar parlamentin nga diskutimi. Ndaj edhe ne, duhet sot, çdo diskutim tonin ta përqendrojmë tek dështimi përfundimtar i kësaj reforme, tek mosdënimi, imuniteti i Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Erion Veliajt, Belinda Ballukut, Damian Gjiknurit me radhë e me radhë.

Të pandehurit janë në sallë. Taulant Balla është në sallë. Janë të gjithë. Kështu që ne duhet të bëjmë para shqiptarëve radiografinë e tyre, të plotë dhe të tregojmë se sa i dëmshëm është inaktiviteti i prokurorisë së partisë dhe i organeve të drejtësisë së partisë për Shqipërinë.

Për herë të parë në histori, u krijua prokuroria familje. Prokuroria e kryeqytetit kurrë në histori nuk ka qenë më e shëmtuar se sot, në një kohë kur katër anëtarët e një familjeje kalojnë dosjet, shesin dhe blejnë dosjet me njëri-tjetrin në këtë çerdhe të partisë.

Ndaj edhe, mendoj se kemi shumë lëndë për të diskutuar. Kjo është histori e turpshme që të mendosh t’i kalojnë pa debat këto raporte është akti më i papërgjegjshëm, sepse dalin të gjitha krimet, vilat, vjedhjet, resortet e ministrave, kryeministrit, vëëlezërve e motrave të kryeministrit, minisrave e me radhë.

Ndaj edhe, është dita e opozitës sot në parlamentin shqiptar. Shqiptarët i kanë veshët, sytë, mendjen tek opozita.

Shumë faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale