Berisha: Vazhdim i kryengritjes paqësore gjer në largimin e kësaj narkokracie, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zyrtarizuar hapat e radhës të aksionit opozitar, duke e cilësuar lëvizjen aktuale si një ‘kryengritje paqësore’ me synim të qartë: rrëzimin e narkokracisë, krijimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Protesta e radhës është në datën 20 shkurt, dita që lidhet me rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha në vitin 1991.

Sipas Berishës, kjo protestë synon të jetë ‘më madhështorja’ në historinë e fundit të Shqipërisë, duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe faktorëve opozitarë për bashkim.

Prononcimi për mediat i kryetarit të PD, Sali Berisha:

Vendimmarrja e PD është një dhe vetëm një: vazhdim i kryengritjes paqësore gjer në largimin e kësaj narkokracie, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Pyetje: Kur do të jetë protesta e radhës?

Sali Berisha: Protesta e radhës është dita e zvarritjes së diktatorit, 20 shkurti dhe do të jetë protesta më madhështore, që do të rikthejë në memorien e shqiptarëve, 20 shkurtin e 1991. Bastardër pasardhës të tij dëshmuan fytyrën më të egër. Sot u sollën me brutalitetin më të madh ndaj protestuesve paqësor.

Përdorën plumba gome dhe kanë goditur protestuesin në ballë, që përbën një rrezik për jetën. Do të thotë se protestuesi Ilir Tusha, një i ri, është goditur nga snajper pa asnjë lloj motivi.

Deputeti Bledion Nallbati. Po vij nga spitali i Traumës, hematomë të ndjeshme nga goditja me shkop në kokë.

Jam këtu për të denoncuar mashtrimin e turpshëm të kriminelit të damkosur, Sokol Bizhga.

Hajde Ilir. Tani unë do ju them ju se plumbat e gomës, kafkën në raste të caktuara mund ta shpojnë. Me vërtetët janë gomë dhe nuk janë letalë. Është e filmuar goditja e tij, është në kamera.

Ilir Tusha: Në momentet e para, mu tek kryeministria. Isha duke bë live dhe aty nuk pashë gjë, veç se mu errësuan sytë.

Sali Berisha: Ju them edhe njëherë se plumbat e gomës, kafkën në raste të caktuara mund ta shpojnë.

Pyetje: Protesta e 20 shkurtit do të jetë si formati që kemi parë tani, apo ndoshta mund të shkohet drejt një greve urie.

Sali Berisha: Një gjë mund të ju garantoj ju dhe shqiptarëve që e ndjekin. Kjo kryengritje nuk ndërpritet, kjo është kryengritja paqësore që ka për mision çlirimin e Shqipërisë nga narkodiktatura dhe nuk ka gjë në botë që mund ta pengojë, pa realizuar misionin.

Cili do të jetë skenari, do e bëjmë të ditur.

Por një gjë. Skenari do të jetë, skenar i njerëzve të pamposhtur.

Pyetje: Do të jetë në rakordim edhe me faktorët e tjerë opozitarë?

Sali Berisha: Me të gjithë shqiptarët.

Që të mos harroj, në krye të operacionit ka qenë krimineli i damkosur Sokol Bizhga. Njeriu i cili në 1997, ka lenë kolegun e tij në makinë dhe e kanë djegur bandat dhe vetë ka shpëtuar si mi, si lepur. Një tradhtar që meriton të ishte në burg. Ka shpirtin e Gjergje Mehmetit, mos e patë nxjerrë vetë te banda.

Dhe tani Edi Rama e mban si lejtnat kryesor vetëm për armiqësinë që ka ndaj PD-së dhe opozitës.

Mashtroi, ka lëshuar komunikatën, 14 policë. Shkova unë, asnjë polic. Mjekët më thanë që nuk ka asnjë polic, as të plagosur as të paplagosur. Sollën 5 policë dhe policët kishin ikur vetë se i kishin sjellë me detyrim aty, për statistikë.

Dëgjoni me çfarë horrash kemi të bëjmë.  

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale