Berisha: Ushtria e zgjedhësve fantazmë u përdor për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve. Thirrja ime, protestë dhe vetëm protestë!

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sot në Parlament farsën elektorale të 14 majit, duke e konsideruar atë si një batërdi të vjedhjes së votave dhe u bëri thirrje shqiptarëve për bashkim në protesta për rikthimin e zgjedhjeve të lira në vend.

Berisha bëri publike për të parën herë shifrat e ushtrisë fantazmë të votave që kanë qarkulluar nga njëri qytet në tjetrin duke kapur shifrën e 547 mijë votuesve. Rekordin e këtyre “zgjedhësve shëtitës” e mban Delvina dhe Konispoli, ku 34% e zgjedhësve rezultojnë të jenë votues fantazmë.

Berisha u shpreh se qindra mijëra idealistë që votuan për opozitën do ngrihen dhe do krijojnë mundësinë që të votojnë të lire.

Berisha denoncoi sulmet e koordinuiara nga Rama kundër kryeminstrit të Kosovës, Kurti që kanë si qëllim mbrojtjen e Vuçiçit. Berisha i quajti këto sulme të Ramës kundër Kurtit si antikombëtare.

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi Ramën se asgjë nuk do ta shpëtojë atë nga afera McGonigal dhe se kjo aferë do ta çojë në birucë. “Asgjë nuk të shpëton ty nga dënimi për këto zgjedhje. Shqiptarët do e thonë fjalën e tyre”, u shpreh Berisha.

FJALA E PLOTË

Të dashur qytetare dhe qytetarë! Zonja deputete, zotërinj deputetë!

Jam këtu për të denoncuar farsën e turpshme kriminale elektorale të 14 majit.

Në këtë farsë, krahas dërgimit të 683 mijë zarfeve në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit dhe Kartën e Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dërgimin apo rritjen e rrogave të 180 mijë punonjësve në thyerje të këtyre standarteve, për herë të parë në historinë e këtij vendi krahas caktimit të kryetarit të koalicionit opozitar nga qeveri, një akt i shëmtuar që tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi, komisioneve 6 me 1, apo 6 me 0 si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit krahas qindra milionë euro të shpërndara nën dorë nga Edi Rama dhe asistenti i tij, Tom Doshi në të katërta anët e vendit, të cilët deformuan në mënyrë ekstreme një rezultat ku rreth 40% të votave arrihet pas gjithë këtyre mnaipulimeve vetëm 5% pushtet u përdor dhe një mekanizëm tjetër kriminal, monstruoz për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

U përdorën zgjedhësit fantazëm, apo zgjedhësit që votuan potencialisht mbi një herë, apo tri herë në qytete apo vende të ndryshme. Zgjedhësit fantazmë, apo zgjedhësit potencialë që votuan më shuëmse një herë ishin në total 547 mijë të tillë.

Në Bashkinë e Vlorës ata arritën në 29% të zgjedhësve të Vlorës. Në Bashkinë e Vorës 15%, Prrenjas 28%, Rrogozhinë 16%, Sarandë 35%, Përmet 29%, Malësi të Madhe 23%, Kurbin 30%, Konispol 34%, Has 18%, Kamzë 21%, Durrës 23%, Shkodër 16%, Devoll 20%, Delvinë 34%, Bulqizë 10%, Mallakastër 11% dhe kështu me rradhë.

Është kjo ushtri e zgjedhësve fantazmë që u përdor masivisht për të mashtruar rezultatin e zgjedhjeve më 14 maj krahas faktorëve të tjerë. E denoncoj në Parlament këtë batërdi elektorale, këtë farsë për t’u thënë shqiptarëve se ka vetëm një rrugë që ju të votoni të lirë, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë me paratë tuaja publikisht votën, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos blejë me para nën dorë qindra milionë euro vota, ka vetëm një rrugë që Edi Rama të mos përdorë zgjedhësit fantazmë kundër jush për të shkelmuar vullnetin tuaj dhe kjo rrugë është protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Kombi i fuqishëm polak, për një ligj që vë në diskutim procesin zgjedhor, është i tëri në rrugë. Unë qendroj këtu me thirrjen time të fuqishme, në protestë dhe vetëm në protestë. Përndryshe, ata të cilët përpiqen të justifikojnë këtë vjedhje monstruoze të votës, bëhen veçse mbështetës të një krimi të paparë në historinë elektorale. Unë kam bindjen se qindra mijëra shqiptarë idealistë që votuan për opozitën do të ngrihen dhe do krijojnë mundësinë që shqiptarët të votojnë të lirë.

Por jam këtu për të denoncuar qendrimin antikombëtar, antishqiptar, sintonizimin e qëndrimeve të Edi Ramës, vasalit të Beogradit me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç.

Të dashur miq!

Një situatë dramatike u krijua në veriun e Kosovës. Analiza është bërë dhe duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e saj, gjithashtu bëj thirrje që të ketë parasysh frymën e ligjit dhe të bashkërendojë të gjitha veprimet me faktorin ndërkombëtar.

Por jam këtu për të dënuar sulmet e turpshme, sulmet antishqiptare të përditshme të Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës. Sulme në sintoni vetëm me një njeri, dhe ky është padroni i tij, Aleksandër Vuçiç.

Dje, televizioni i zyrës së Edi Ramës në mënyrën më kriminale shpalli publikisht se Kosova zgjodhi luftën dhe jo paqen. A ka nxitje më të madhe të konfliktit, se sa kjo thirrje e Edi Ramës në emër të Vuçiç në Tiranë?

Ata që mendojnë se Edi Rama e ka personale me Kurtin, mashtrojnë veten. Edi Rama nuk kurseu për sulme, qoftë edhe për fatkeqësinë shtetërore të ish-kryetarit dhe ish-kryeministrit të Kosovës, ish-kryetarit të LDK, Isa Mustafa. Nuk kurseu padinë në gjykatë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kjo vetëm e vetëm pse ata nuk pranonin diktatin e padronit të tij, Vuçiç.

Këto sulme që Rama i bën ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së Kosovës, Këto mashtrime dhe trillime të paimagjinueshme, identike me ato të televizionit shtetëror të Beogradit se Kosova ka zgjedhur luftën, tregojnë se ky është një kryeministër fund e krye antishqiptar, skllav i padronit të tij në Beograd.

U rikujtoj shqiptarëve se kryeministri kroat, dha një propozim pikërisht në Bratislavë ku Edi Rama lëshonte rrufe kundër Albin Kurtit, ku kërkoi që t’i kërkohet falje Kosovës për krimet e Millosheviçit, kërkoi të njihen reciprokisht dhe pastaj të normalizohen marrëdhëniet. I dërguar gjerman për Ballkanin, Sarrazin deklaroi duke mos rënë dakord me Kurtin për veprimet e tij, por deklaroi se nga Beogradi erdhën emisarë dhune, edhe ne falanga dhune, edhe në hulihanë të cilët sulmuan KFOR-in. Por këto nuk i konsideron vasali i Beogradit. Po kështu, me dhjetëra e dhjetëra politikanë dhe analistë të tjerë bëjnë një analizë më gjakftohtë, kurse ky e ka shndërruar Tiranën zyrtare në një altoparlament të Beogradit zyrtar.

Nga ana tjetër beson se me këto qëndrime do mund të lehtësojë veten nga afera McGonigal. Por asgjë nuk të shpëton ty. Afera McGonigal do të çojë ty në birucë, aty ku është McGonigal. Asgjë nuk të shpëton ty nga dënimi për këto zgjedhje. Shqiptarët do e thonë fjalën e tyre.

Falemminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale