Berisha uron fitoren e Magyar: Hungaria jep shembullin e zgjedhjeve të lira, Rama manipulon votën

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka uruar Péter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungaria, duke e cilësuar procesin si shembull të demokracisë.
Berisha vlerësoi edhe qëndrimin e Viktor Orbán për pranimin e humbjes pas 16 vitesh në pushtet, ndërsa krahasoi zgjedhjet në Hungari me situatën në Shqipëri, duke akuzuar Edi Ramën për manipulim elektoral.
Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me TISZA-n dhe falënderoi Fidesz për mbështetjen ndër vite ndaj PD-së.

Reagimi i plotë:

Hungaria ndryshon qeverinë.

Të dashur miq,
Dje populli hungarez, në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, votoi masivisht alternativën e paraqitur nga Péter Magyar, kryetar i partisë së qendrës së djathtë TISZA, anëtare e EPP-së. Me këtë rast, uroj zotin Magyar për fitoren elektorale dhe besimin e madh që mori nga qytetarët e vendit të tij. Shpreh gatishmërinë time dhe të Partisë Demokratike për një bashkëpunim të frytshëm me TISZA-n, si në rrafshin bilateral, ashtu edhe në atë të EPP-së, në interesin më të mirë të dy vendeve tona.
Dje, përmes votës së lirë, qytetarët hungarezë nxorën në opozitë kryeministrin Viktor Orbán dhe partinë e tij Fidesz, pas 16 vitesh në pushtet. Kryeministri Viktor Orbán, pasi pranoi publikisht dhe me dinjitet humbjen, uroi kundërshtarin e tij për fitoren dhe e vlerësoi ditën e djeshme si një festë të demokracisë, duke dëshmuar kështu respektin e tij të palëkundur ndaj votës së lirë të qytetarëve hungarezë dhe vlerave themelore të demokracisë e shtetit ligjor.
Për t’u theksuar është fakti se, në dallim të madh nga Edvin Kristaq Rama, kryeministri Viktor Orbán nuk zhvilloi një farsë elektorale, por zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai nuk u fali zgjedhësve dy miliardë euro gjoba dhe kamata dy ditë para votimit për të blerë votat e tyre dhe për të tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve. Ai nuk u dha pensionistëve, që përbënin gjysmën e votuesve, “dhurata” prej 100 eurosh në këmbim të votës, siç bëri Edi Rama në mesin e fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Ai nuk përdori organizata kriminale dhe kartele droge për të terrorizuar qytetarët e për të kontrolluar vullnetin e tyre, ashtu siç bëri “Ramaduro” në Shqipëri. Ai nuk dekretoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis për vota, siç veproi narkodiktatori në Shqipëri. Qeveria e tij nuk ndërtoi një komision zgjedhor karikaturë si ky i Shqipërisë, por ngriti një komision me përfaqësim të gjerë të spektrit politik. Së fundmi, kryeministri Orbán nuk vendosi nën kontroll 90% të mediave të vendit dhe nuk bllokoi TikTok-un si Edi Rama; përkundrazi, televizionet më të shikuara të Hungarisë mbështetën kundërshtarët e tij.
Partia Demokratike, që nga themelimi i saj, ka një bashkëpunim të pandërprerë 35-vjeçar me Viktor Orbán dhe Fidesz-in për të cilin u është atyre mirënjohës. Ne kemi gjetur te kjo parti një mik dhe aleat të çmuar që në fillesa, në përpjekjet tona për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe më pas në vendosjen e një bashkëpunimi miqësor midis dy vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre të vyer në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE, si dhe për bashkëpunimin tonë për paqen e sigurinë në rajon e njohjen e pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu, vlerësojmë mbështetjen e palëkundur që i kanë dhënë PD-së gjatë këtyre viteve në opozitë, pranë organizatave partiake dhe institucioneve ndërkombëtare.
Së fundmi, dëshiroj të përcjell një urim te përzemërt për kombin mik hungarez për zgjedhje parlamentare model të datës 12 prill 2026.

https://www.facebook.com/share/p/1ZocaC9k9K/?mibextid=wwXIfr

Reagimi në gjuhën angleze:

Hungary Changes Government

Dear friends,
Yesterday, the Hungarian people, in a free and fair electoral process, voted overwhelmingly for the alternative presented by Péter Magyar, leader of the center-right TISZA Party, a member of the European People’s Party. On this occasion, I congratulate Mr. Magyar on his electoral victory and the great trust he received from the citizens of his country. I express my readiness, as well as that of the Democratic Party, for fruitful cooperation with TISZA, both on a bilateral level and within the EPP, in the best interest of our two countries.

Yesterday, through a free vote, Hungarian citizens sent Prime Minister Viktor Orbán and his party Fidesz into opposition after 16 years in power. After publicly and dignifiedly accepting defeat, Prime Minister Orbán congratulated his opponent on the victory and described the day as a celebration of democracy, thus demonstrating his unwavering respect for the free vote of Hungarian citizens and the fundamental values of democracy and the rule of law.

It is important to emphasize that, in stark contrast to Edi Rama, Prime Minister Orbán did not conduct an electoral farce, but rather free and fair elections. He did not forgive voters two billion euros in fines and interest two days before the vote to buy their support and distort the election results. He did not give pensioners—who made up half of the voters—“gifts” of 100 euros in exchange for their votes, as Edi Rama did in the middle of the campaign for the May 11 elections.

He did not use criminal organizations and drug cartels to intimidate citizens and control their will, as “Ramaduro” did in Albania. He did not decree the cultivation of 29,000 hectares of cannabis for votes, as the narco-dictator did in Albania. His government did not establish a caricature electoral commission like that of Albania, but instead set up a commission with broad representation of the political spectrum. Finally, Prime Minister Orbán did not place 90% of the country’s media under his control nor block TikTok like Edi Rama; on the contrary, Hungary’s most-watched television channels supported his opponents.

The Democratic Party, since its founding, has maintained uninterrupted cooperation for 35 years with Viktor Orbán and Fidesz, for which it is grateful. We have found in this party a valuable friend and ally from the very beginning—in our efforts to overthrow the communist dictatorship and later in establishing friendly cooperation between our two countries. We are grateful for their valuable support in Albania’s integration process into NATO and the EU, as well as for our cooperation on peace and security in the region and the recognition of Kosovo’s independence. We also appreciate their unwavering support for the Democratic Party during these years in opposition, within party organizations and international institutions.

Finally, I would like to extend heartfelt congratulations to the friendly Hungarian nation for the exemplary parliamentary elections of April 12, 2026.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale