Berisha u drejtohet qytetarëve: Sot jeni vendimmarrësit, e drejta dhe shpresa e vendit! Të vazhdojmë këtë betejë të fuqishme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi doli nga SPAK i është drejtuar dhe qytetarëve të cilëve u ka deklaruar se, tani janë vendimmarrës, e drejta dhe shpresa e Shqipërisë.

Berisha ka bërë thirrje për vazhdim të betejës së fuqishme të nisur nga demokratët.

Fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:

Vizitova pjesën muzeale të Skapit.

Në pjesën muzeale të Skapit gjendej ora 400 mijë e 600 euro e qëndisur me diamante, dhurata e Edi Ramës.

Gjendej fotografia.

Gjendej fotografia e Amant Josifit për meritat e tij në spekulimin dhe mashtrimin botëror.

Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjen që nuk i bëri.

Gjendej Taulant Balla, i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për shpërblimin e vrasësve të Lulzim Kullës.

Gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë forma më të neveritshme presioni, duke përdorur dokumente antiligjore për t’i mbajtur peng ata.

Gjendeshin dokumente nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra, të cilat i ruante Dumani në kasafortë. Tregojnë që është një delinkuente e dënuar.

Gjendeshin 100 milionë euro të Edi Ramës dhe Beqës.

Gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit që i ndan me Edi Ramën.

Gjendeshin 4 miliardë euro të Edi Ramës dhe Alabarit.

Kjo është shpella e krimit të organizuar në Shqipëri. Organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë.

Sot jam zyrtarisht i pandehur.

Për ato akuza që kam pasur, asgjë tjetër.

Asgjë tjetër përveç 500 faqe me mashtrime, mashtrime, mashtrime.

Asgjë nuk ndryshon. Është vazhdimi i një hakmarrje politike, zbatimi i një urdhri mafioz politik.

Për mua, kjo nuk ndryshon asgjë.

Ajo që është themelore, që nuk ekziston asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument që të dëshmojë që në të gjithë këtë proces ka ndodhur shkelja më e vogël.

I gjithë qëllimi i kësaj është që t’i kapim kokën PD-së.

I garantoj shqiptarët se Edi Rama do përgjigjet për këtë.

Garantoj demokratët se shumë shpejt do e lëshojmë me atë që ai e ka aq qejf, në tokë.

…Masat e sigurisë u vendosën pa më thirrur, pa më pyetur. I kanë vendosur në kundërshtim me Kushtetutën pa më thirrur.

…Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do ketë një garë për kryeministër. Cilido që dëshiron, të vijë ta sfidojë Sali Berishën.

…Këto janë kukulla mjerane që zbatojnë urdhra. Kur e bënë më puç, unë e refuzova, mbrojta Kushtetutën, mbrojtën pushtetin e parlamentit. Këta e dërguan në parlament dhe morën miratimin në kundërshtim flagrant me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Unë jam i vendosur t’u jap atë që meritojnë.

…Një njeri i arrestuar është një njeri me liri të privuar. Të qenurit i burgosur politik është turp i sistemit. Është dëshmia më e shëmtuar e këtij narkoshteti. Unë jam në betejë. Jeta ime ka qenë dhe do mbetet një betejë.

Qytetaret e qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë se sot ata janë vendimmarrësit e këtij vendi.

Se sot ata janë vlera morale e kombit shqiptar.

Se sot ata janë e drejta dhe shpresa e një kombi.

Miqtë e mi, ua thashë edhe medieve.

Çfarë gjeta unë këtu?

Këtu gjeta Edi Ramën, i cili pozonte me orën 500 mijë euro të dhënë nga trafikantët tek udhëtonte për në Aruba.

Gjeta Linda Ramën të regjistruar tek ndërhynte për tenderat e kunatit të vet.

Gjeta Olsi Ramën si kryesori i grupit të Xibrakës, por edhe udhëheqës i Amant Josifit.

Gjeta kanionin e Gjipesë, të grabitur nga Edi Rama.

Gjeta Taulant Ballën tek shpërblehej nga Sokol Çela, tek merrte nga Sokol Çela 1 milion euro për shpërblimin e dy vrasësve në Shkodër, që i vunë dinamitin Lulzim Kullës.

Gjeta edhe ata që kishin planifikuar të vrisnin politikanin afër Edi Ramës, vetëm e vetëm për të hapur hapësirën për ta, por nuk i pyet kush se janë banditë dhe superpolitikanë.

Çfarë gjeta këtu?

Gjeta Lubi Ballukun, e cila i kishte dosjet palë-palë të ndryra, që u vjedh shqiptarëve 90 përqind të fondeve të rrugëve.

Gjeta të shpërfytyruarin Erion Veliaj, i cili si mi kujdesej se mos i hapeshin dosjet.

Po Gonxhja? Po nuk ka hajdut për të shpërfytyruar se Gonxhja.

Gjeta Elizën e Skënderbuçit me 5 milionë euro.

Kush nuk ishte aty, ishte një muze kriminelësh, vrasësish, qeveritarësh peng, gjykatësish, prokurorësh.

Ja pra, të gjitha këto janë një motiv i yni për të shumëfishuar forcën me epërsinë tonë morale për t’i dhënë Edi Ramës atë që meriton.

Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë më të fuqishme se kurrë në ekzistencën tonë.

Dy botë po përballen në Shqipëri, bota e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve dhe bota e qytetarëve të ndershëm, trima, guximtarë, që janë në një mision për të shpëtuar vendin e tyre.

Ndaj të fitojmë betejën gjer në fitoren tonë.

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale