Berisha: U diskutua mbi drejtimin disfunksionial në kundërshti me ligjin dhe me Kushtetutën e Parlamentit. Opozita do japë përgjigjet e merituara!

PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PAS PËRFUNDIMIT TË MBLEDHJES SË GRUPIT PARLAMENTAR

EKSTRAKT

Në përfundim të mbledhjes me grupin parlamentar të mbajtur ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit, në një prononcim për media Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha u shpreh se diskutimet e kësaj mbledhjeje u përqendruan në agjendën e ditës së nesërme të parlamentit.

Berisha tha se, Opozita do t’i japë përgjigjet e merituara për të gjitha shkeljet në kundërshti me ligjin dhe Kushtetutën, drejtimin disfunksional të dhe shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre.

FJALA E PLOTË

Përfundoi mbledhja e grupit. U diskutua e gjithë agjenda e nesërme e parlamentit. Qendrimet që do mbajnë deputetët dhe z.Bardhi do t’ju informojë më me hollësi.

U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit, shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre. Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit.

Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara. Faleminderit!

Pyetje: Z.Berisha a e konsideroni mundësinë për të krijuar një grup më vete ju së bashku me deputetët e Gazment Bardhit?

Berisha: Ti e sheh qiellin e kthjellët dhe e konsideron mundësinë e shiut. Ja ku është dielli tani.

Pyetje: Z.Berisha, z.Basha është zgjedhur nga instancat e BE si reporteri për konfiskimin e aseteve ruse. Keni një koment për këtë?

Berisha: Ai është Këshilli i Europës, jo Bashkimi Europian, por eksperiencë me rusët ka ai. Kaq mund të them. Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale