FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Në konferencën e përjavshme të zhvilluar me gazetarët Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha tha se, truri mediatik i vjedhjes së shekullit nuk është më Ben Blushi, por Bolino si përfitues i madh i kësaj afere. Me një shkresë në duar Berisha u shpreh se, sot kam një kartolinë për Bolinon, kontratën e tij, e cila siguroj se shumë shpejt do zbërthehet.
Berisha u shpreh se, nuk ndien më asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi merret nesër apo pasnesër. Kryedemokrati tha se, beteja ime është pa kthim.
Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi në konferencën për shtyp se do të publikojë kontratën Bolino-Rama së shpejti për media, pasi që tani nuk është momenti i tij për t’u marrë me të.
Në një pyetje drejtuar nga gazetarët, Berisha tha se, se rasti i arrestimit të Fatos Nanos nuk krahasohet me të. Berisha tha se, Nano kishte firmën e tij në vjedhjen e 10 milionë eurove ndihma nga Italia për një popull që vuante nga varfëria.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, SKAP-i po bëhet gati për amnistinë e tretë të Beqajt. Berisha tha më tej se, ne do protestojmë ndaj tyre se janë armë e diktaturës.
Berisha tha se, në flakët e vjedhjes së shekullit, Dumani është i përcëlluar dhe po i copëzon dosjet me stilin e Ramës për lotet e rrugëve.

FJALA E PLOTË
Në serialin e denoncimit të vjedhjes së shekullit, natyrisht më i ziu, faqja më e zezë e këtij seriali është amnistia e shekullit që skapistët e partisë, konkretisht ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja dhe prokurori Prençi i bënë Erion Veliajt, Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Artur Metanit dhe eksponentëve të tjerë.
Në këtë aferë, e cila dogji me flakët e saj, Skapin e partisë dhe mbretin e nxori lakuriq para shqiptarëve, vazhdon përpjekja për të mbuluar krimin me të gjitha mënyrat.
Dje denoncuam para jush se si Rama dhe Agaçi nga njëra anë vendosin në fondin e pakushtëzuar për bashkinë grantin prej 12 milionë euro, fond ky që sipas kontratës duhet të mbulojë shpenzimet e një viti, ndërkohë Erion Veliaj parashikon nga buxheti i bashkisë jo grantin e pakushtëzuar, por direkt nga taksapaguesit e Tiranës 12 milionë euro të tjera.
Çdo legjitim është se do nisen në dhera të tjera, në bankat offshore, aty ku depozitojnë vjedhjet e tyre Rama dhe Veliaj.
Zoti Këlliçi do ju njohë ju me dokumente të reja, të cilat faktojnë dhe dëshmojnë përgjegjësinë direkte të Erion Veliajt, të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me qeverinë, mbi bazën e shkresave që kanë firmosur, mbi bazën e deklaratave që kanë bërë.
Një zhvillim i fundit është se rolin e trurit mediatik që gjer pak më parë e kishte Ben Blushi, konstatohet se pas penalizimit të Arben Ahmetajt, duke e shkëputur si dosje të veçantë, një rol të tillë merr Bolinoja.
Po të vini re ju, ai, një nga përfituesit e mëdhenj në këtë vjedhje të shekullit, vazhdon e dezinformon shqiptarët dhe përpëlitet me mediat e tij, të ndërtuara në tokën e grabitur me Edi Ramën pronarëve legjitimë, të lënë për gjimnaz.
Sot, para Vitit të Ri nuk kam një mesazh, por një kartolinë për Bolinon, kontratën e tij, e cila siguroj se shumë shpejt do zbërthehet.
PYETJE – PËRGJIGJE ME GAZETARËT
Isa Myzyraj, Ora News: z.Berisha teksa një ditë parqa vendimit të Gjykatës së Posaçme ligji shqiptar ua lejon juve për të bërë disa kërkesa për masën e sigurisë arrest në shtëpi, përkatësisht ju lejon të bëni leje të posaçme për të vazhduar punën, ditën e seancës në parlament dhe e dyta që është më e rëndësishme, ju lejon ju për të vendosur garanci pasurore për të qenë të lirë dhe jo në arrest shtëpie. Do t’i shfrytëzoni këto hapësira ligjore për të bërë këto kërkesa ndaj Gjykatës së Posaçme?
Berisha: Tani, pyetje e drejtë. Cili është qendrimi i Sali Berishës? Qendrimi i Sali Berishës nga dita një gjer më sot është vetëm një: mbrojtja e asaj që quhet shtet ligjor, por që nuk ekziston, mbrojtja e Kushtetutës dhe kjo absolutisht jo për asnjë interes personal, por për interesin e çdo qytetari që beson se mund të gëzojë lirinë vetëm me praninë e shtetit ligjor, ndryshe ajo është iluzion dhe jo reale.
Pra, në asnjë rast dhe asnjë rrethanë unë nuk kam ndërhyrë në asnjë proces apo vendim përveçse kam mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën, jo për personin tim, por për çdo qytetar që beson si unë se barazia para ligjit, se zbatimi i ligjit është kushti i kushteve për t’iu garantuar liritë e individit.
Asnjë, të jem i hapur me ju, asnjë rekomandim nuk iu bëj avoketërve të mi. Cila është marrëdhënia ime me ta, që t’ua sqaroj përfundimisht.
Në qoftë se ka të bëjë me qendrime direkte të miat, ata do më pyesin. Për të tjera çfarë ka të bëjë me legjimitetin, me zbatimin e ligjit të procedurave gjyqësore, ata kanë autoritet të plotë të vendosin pa më pyetur fare. Ky është raporti për t’ju sqaruar. Ata ushtrojnë në këtë rast profesionin e tyre, dhe duhet ta ushtrojnë atë profesion në variantin më të mirë, më dinjitoz që e konsiderojnë.
Nuk ka të bëjë kjo, bile ndonjë nga këto që më thua ti unë po i mësoj këtu, të jem i sinqertë me ju, sepse unë nuk kam asnjëlloj impresioni se çfarë vendimi merret nesër apo pasnesër.
Beteja ime është pa kthim. Kjo është ajo që unë kam deklaruar dhe ajo betejë do vazhdojë gjer në triumfin e plotë, rikthimin e pluralizmit politik në vendin tim.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Z.Berisha kishit një kontratë në dorën por nuk na bëtë me dije çfarë kontrate është, detajet edhe për publikun.
Berisha: Kjo është një kontratë e asaj vjedhje dhe grabitje të tmerrshme që ka bërë Edi Rama me Karlo Bolinon me katër vendime qeveritare si në asnjë aferë tjetër në arkivat e shtetit shqiptar. Katër vendime qeveritare të personalizuara për të marrë nga familje fisnike tiranase rreth 5 mijë metër tokë, nga të cilat vetëm nga familja Begeja janë më shumë se 1500 metër sipas matjeve të sakta që janë bërë.
Po grabitja është njëri aspekt më i turpshëm i Edi Ramës. Aspekt tjetër akoma më kriminal është se si ata kanë falsifikuar të dhëna dhe kontratën. Unë, zëdhënësit të Erion Veliajt, Bolino, që ka marrë tani rolin e Blushit, i them e ke kartolinë këtë kontratë, lexoje pak faqen e dytë të saj.
Publiku do ta mësojë pas Vitit të Ri, se tani ç’është e vërteta nuk e ka shumë mendjen te kontratat, mashtrimet dhe falsifikimet e Bolinos. Ngarkesa është tjetër tani, ka ngarkesë pozitive.
– Z.Berisha këto falsifikime do t’i çoni në institucionet e drejtësisë, këto prova që keni?
Berisha: Kujt t’ia çosh? Tani, skapistët siç e kam thënë dhe e them janë një mburojë, janë bërë një parzmore e vjedhjes së shekullit dhe të gjithë akteve të qeveritarëve dhe lakejve të tyre. Kështu që shanset se Bolino do përgjigjet për falsifikimin janë zero. Por ne kemi besim te gjykatësi publik. Ne i paraqesim para publikut, ndonëse një depozitim edhe mund të ndodhë.
Mirëpo, siç e shihni, SKAP-i tani është një organizatë kriminale, e mbushur me grupe kriminale që ndjekin interesa kriminale.
Osman Stafa, News 24: Duke iu referuar deklaratave tuaja se pas veprimecve të SPAK ndaj jush qendron Edi Rama dhe se e gjitha është politike, doja t’ju pyesja në lidhje me një ngjarje të ndodhur shumë vite më parë me Fatos Nanon. Fatos Nanon kush e arrestoi z.Berisha, se socialistët ju akuzuan juve atëhere se qendroni ju pas gjithë asaj çfarë ndodhi dhe se ishte politike gjithashtu. Mos është i njëjti skenar?
Berisha: Krahasimi i të pakrahasueshmeve nuk shërben, dhe është fatkeq në kuptimin e vërtetë. Fatos Nano është arrestuar për një abuzim i cili sipas llogaritjeve të qeverisë së PS, konkretisht ish-ministrit të Tregtisë së Jashtme Shane Korbeci, dhe të ministrave të tjerë që nuk kishin firmosur, por iu ishte falsifikuar firma në qeveri, njëri prej tyre Qemal Disha, ishin zhdukur mbi 10 milionë ndihma humanitare për shqiptarët e uritur. Pa nam dhe nishan.
Dhe kjo dosje u përgatit dhe u paraqit edhe në parlament me elementë kryesorë nga Korbeci, e vërteta doli është se edhe Qemal Disha, në atë kohë ministër financash, kishte refuzuar të firmoste.
Kështu që Fatos Nano nuk ka pasur asnjë akuzë të vetme nga qeveria e PD-së, se ajo ishte gjithçka gati. Kjo është e vërteta. Fatos Nano është thirrur dhe është pyetur, sikundër janë në dosje akuzat e ministrave të tij.
Të krahasosh 10 milionë euro ndihma bujare të qeverisë italiane të zhdukur me 410 metër katrorë tokë të trashëguar të veten të Jamarbër Malltezi, pastaj krahason dy gjëra më të pakrahasueshme që mund të ndodhin. Në të gjithë procesin e dosjes së ndihmave italiane, ishte firma e Fatos Nanos.
Në procesin e privatizimit të klubit Partizani, në kuptimin e njohjes, kthimit, parablerjes konform ligjit të objekteve, nuk ekziston asnjë firmë e vetme e Sali Berishës.
Në të gjithë këtë proces nuk ekziston një zyrtar i vetëm i penalizuar se ka shkelur ligjin, i akuzuar se ka shkelur ligjin dhe janë këta 30, 50 më shumë të të dy anëve të PS kur kanë qenë në pushtet, dhe të PD. Asnjë zyrtar.
Ekzistojnë të gjitha turpet dhe pafytyrësirat të ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës dhe asaj prokurores me lidhje obskure me Taulant Ballën. Së fundmi, mori edhe një autorësi edhe Dumani i partisë, ku dëshmoi se për atë jo Kushtetuta, por statuti i partisë është ligji themelor i shtetit. Ndaj dhe janë gjëra më të pakrahasueshme.
Thashë, nuk ka jnë fakt, nuk ka një argument, nuk ka një dokument, nuk ka një provë, nuk ka një dëshmi e cila të thotë se Sali Berisha ndërhyri, asnjë. Kjo është e vërteta. Nuk krahasohen, nuk kanë ansjë krahasim.
Isa Myzyraj, Ora News: Z.Berisha, Belind Këlliçi para dy ditësh ka thënë që në muajin janar do të zyrtarizohet bashkimi i grupimi i Gazment Bardhit mund të vijë të bëhet pjesë zyrtare e grupimit të Rithemelimit të PD. A ka një formulë ende si mund të bëhet ky bashkim në këto kushte që jemi?
Berisha: Unë nuk kam se çfarë t’i shtoj përgjigjes së shkëlqyer të Belind Këlliçit.
– Keni akuzuar ditët e fundit kreun e Prokurorisë së Posaçme për lidhje me PS. Sipas ligjit të ri titullari i prokurorisë është më shumë në postin e organizativit, pra, nuk është që z.Dumani ka në dorë dosjen tuaj dhe kompetencë të plotë mbi hetimet e kanë pikërisht znj. Enkelejda Millionaj dhe z.Arben Kraja. Pse janë këto akuza ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, z.Altin Dumani?
Berisha: Tani, sigurisht që akuzosh njeri pa fakte është shumë e gabuar. Por unë këtu kam qenë para jush, dhe ka qenë gusht kur kam denoncuar takimet e tij sekrete me Edi Ramën. Takimi i fshehtë nuk ka prova, por nuk u përgenjeshtrua. S’e përgjënjeshtroi dot. Se mund të nxirrja e ndonjë provë tjetër të vogël pastaj. Nuk u përgënjeshtrua.
Në qoftë se ti thua që Sali Berisha u takua fshehtas me X-in, unë do them u takova, s’u takova. Ata heshtën se nuk përgënjeshtronin dot, se kishin frikë nga gjëra tjera. Pra, kam denoncuar me shumë vendosmëri fragmentizimi ne dosjes, vjedhjes së shekullit, copëtimin e saj e loteve të rrugëve të Edi Ramës që është rruga më e sigurtë e shumëfishimit të korrupsionit politik ose monetar.
E kam denoncuar në mënyrë të përsëritur dhe akti më skandaloz i këtij vendimi ka qenë tërheqja veçmas personalisht nga ai i dosjes Ahmetaj. Apo nuk është ashtu?
Askusht të mos mendojë se unë kam patur, ose kam ndonjë sentiment të veçantë për Arben Ahmetajn. Të jesh i siugurtë se po të klikosh në Google nuk gjen asnjë tjetër ta ketë akuzuar më shumë se unë që nga viti 2012 e këtej.
Por përsëri them që, trajtimi i barabartë para ligjit është kushti i të gjitha kushteve për funksionimin e shtetit ligjor. Zotëria e tij në marrëveshje me Ramën e kapi dhe akuzoi në një mënyrë bizarre, pikërisht duke mos guxuar të akuzojë Ramën për 8 përqindëshin, duke mos guxuar të akuzojë Erion Veliajn për 8 përqindëshin, gjeti të akuzojë Arben Ahmetajn sepse përfaqësuesi i tij, në mos gaboj një person në KVO ka votuar për 8 përqindëshin.
Dhe këtë Dumani e bëri stilin e copëzimit të dosjes. Copëzimi i dosjes është për të mbrojtur Edi Ramën, sepse ua them unë ju si ish-kryeministër. Kurrë ajo aferë nuk mund të ecte ashtu pa mbështetjen direkte të kryeministrit të vendit. Por ajo ka qenë aferë personale e ministrit të vendit, dhe ky arriti gjer aty derisa të na thotë se nuk e di se kush janë pronarët. Është kështu apo jo?
Pra, në flakët e vjedhjes së shekullit Dumani është i përcëlluar. E kam thënë edhe e them, nuk kam fakte se ai është i korruptuar me para, por korrupsioni politik është një formë po kaq e egër korrupsioni dhe ai faktikisht dje lexoi statutin e PS, lexoi statutin e partisë së tij.
Enkel Xhangoli, Klan News: Në çfarë pike është faza këshilluese me avokatët lidhur me zbatimin e vendimit që mund të marrë Gjykata e Posaçme ditën e nesërme, dhe ku do e prisni këtë vendim në seli apo në banesën tuaj?
Berisha: Varet nga agjenda ku do ta pres. Gjithçka diktohet nga agjenda ime personale nesër. Avoketërit e mi po vazhdojnë punën, në momentin e caktuar unë do të kërkoj këshillën e tyre, dhe ata janë të gatshëm.
Jo, nuk e kam kërkuar akoma këshillën e tyre, sepse siç e sheh ata po ndjekin procedurën dhe po kërkojnë respektimin e procedurës penale në emër të asaj që ata qendrojnë për ligjin, por unë nuk ua pres atë vrull.
Osman Stafa, News 24: Hetimi pasuror që po i bën SPAK Ilir Beqajt ka nxjerrë në dritë sipas informacioneve paraprake se në kohën që z.Beqaj ka qenë si ministër i Shëndetësisë ka favorizuar në mënyrë klienteliste disa rrjete farmacish: Delta Farma dhe nën hetim është Ditë Natë. Si e shikoni këtë aksion të SPAK dhe a mendoni se Edi Rama po e çon mikun e tij të ngushtë Ilir Beqaj në burg?
Berisha: Mos të bëjmë shaka, kjo që po bëhet është për të shkuar drejt amnistisë së tretë.
Të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn, i cili ka emëruar kushëririn e tij të parë, mos gaboj me mbiemrin Byrazeri, për të bërë studimin e fizibilitetit, të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn, që në vlerësimin tim dhe njohurine time jashtë çdo tagri ka përcaktuar me pikë kompaninë fitues të Rrapajt, që është njeriu i Ramës 100 përqind, të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn, i cili ka mashtruar publikisht se çmimi është dy herë më i lirë, në një kohë kur çmimi del 83 herë më i shtrenjtë, të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn në një kohë kur vendos t’i falë koncesionarit sterilizatorin gjigant ultramodern të blerë me 1.6 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, t’i falësh një kat të tërë të spitalit të sapondërtuar, këto ndodhin se ajo është sipërmarrja Rama-Beqaj.
Kjo që bëjnë këta është e njëjta gjë, identike me vjedhjen e parë. Fillojnë, ndajnë, bëjnë, krijojnë përshtypjen sikur po kërkojnë paratë.
Tani do u tregoj një moment për të kuptuar. Është një inspektor, specialist, i cili ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes, mos gabohem shef kabinet apo shef i kësaj natyre, një njeri i zoti. E heqin nga puna. Ky njeri shkon në sektor privat, ekspert privat në një lloj detyre.
Këtë njeri, Fatmir Bektashi në kuadrin e kërkesave që kanë ndërtuesit, që duhet të plotësojnë ndërtuesit për certifikata e gjëra, e merr nga sektori privat për të supervizuar një zhvillim në kompani.
E kupton që këtë e quajnë konflikt interesi Kraja me Millonain? Që Fatmir Bektashi dhe Besnik Dervishi kanë të përbashkët që janë qytetarë të Tiranës. Pse ky ka punuar në ministri në kohën kur ka ndodhur rikthimi i pronës, se nuk e kthen ministria, e kthen agjencia, e regjistrojnë si aludim për konflikt interesi. Ajo që mund të them unë, mercenarë si këta nuk ka toka.
Ky është një shembull krahasimi. Byrazeri, kushëriri i parë që bën fizibilitetin, për këtë nuk ka rëndësi se është i Beqajt. Kurse ky tjetri, që nuk ka lidhje mbi tokë, kanë regjistruar ‘Eureka’, metodat më të ulëta, më të turpshme të Sigurimit të Shtetit.
Dhe u shfaqën me shëmtinë më të madhe në rastin e gazetarit Elton Qyno. E patë ju se si shoqatat e menderosura të mediave nuk reaguan? Nuk kishte akt më të turpshëm se ai.
Në çdo vend të botës, gazetarët do të ishin para asaj ndërtese krimi që rrëmben dhe trajton gazetarët në mënyrën më çdinjitoze. Kurse këtu asnjë shoqatë nuk flet një fjalë për të, bota flet. Për të parë gjendjen katastrofale në të cilën ndodhet media.
A duhet t’i themi armë e diktaturës kësaj prokurorie? E rrëmbeu tjetrin. E rrëmbyen, se avokati thotë se është emri i Taulant Ballës dhe Edi Ramës në dosje. Avokati i tij ka dal në media dhe ka deklaruar se gazetarit ia kanë bërë të gjitha këto për t’i gjetur se pse ka patur emrin e Eid Ramës dhe Taulant Ballës.
Ç’faj ka gazetari pse shesin prokurorët e Skapit dosjen? A mund të ketë logjikë njerëzore? Vetëm në Bjellorusi dhe Rusi ndodh kjo. Dhe nuk proteston njeri. Ne do protestojmë. Do jenë objekt. Është armë e diktaturës. Do protestohet kundër saj me forcën më të madhe. Pa diskutim!
Ju uroj edhe njëherë një vit të ri plot suksese, shëndet dhe mbarësi ju dhe familjeve tuaja, por edhe të gjithë atyre që ndjekin, lexojnë lajmet, shkrimet tuaja.
Faleminderit shumë!