Berisha-Toni Gogut: Pastor, sado të më sulmosh mua, ata nuk të bëjnë kryetar grupi se janë ateistë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar gjatë seancës parlamentare të sotme me deputetin socialist, Toni Gogi, i cili e quajti kryepensionisti më i paguar.

“Pastor, meqenëse aludove drejt meje, unë kam këtë përgjigje për ty: Kujtohu pak se riti i temjanit ka të bëjë me përzënien e djallit nga Kisha. E shpirtit të keq. Prandaj mos harro kurrë këtë, kur të dalësh këtu, ta kesh parasysh’, tha Berisha.

Fjala e plotë në parlament:

Pastor, meqenëse aludove drejt meje, unë kam ktë përgjigje për ty: Kujtohu pak se riti i temjanit ka të bëjë me përzënien e djallit nga Kisha. E shpirtit të keq.

Prandaj mos harro kurrë këtë, kur të dalësh këtu, ta kesh parasysh.

Për Kuranin ka fjalë tjetër, e them edhe atë unë!…

…Po ky, pastor, Amant Josifi, çfarë na thua ti për të?

A ndjen ti dhembshuri për 2.4 miliardë euro të pensionistëve europianë që janë vjedhur prej skemës së tij?

Dhe nuk lëviz këtu se ishte i vëllai i kryeministrit dhe Olta Xhaçka në skemë.

Mos harro, interesat partiake janë interesa partiake, por njerëzit është e para.

Po të garantoj se sado që të sulmosh Sali Berishën, kryetar grupi parlamentar nuk të bëjnë se nuk kanë besim përfundimtar te ti.

Janë ateistë!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale