Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një prononcimi deklaroi se Tirana është nën kontrollin e kryengritësve paqësorë dhe akuzoi qeverinë për përdorimin e mjeteve të ndaluara me ligj kundër protestave.
“Vendi ynë është në fushëbetejë. Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë dhe regjimi po struket në strofulla minjsh,” tha Berisha.
Berisha u shpreh se opozita do të vazhdojë qëndresën dhe do të qëndrojë në fushëbetejë, duke nënvizuar vendosmërinë për të protestuar paqësisht.
PRONONCIMI I PLOTË:
Do qëndrojmë në fushëbetejë
Vendi ynë është në fushëbetejë.
Siç e shihni ju, Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë dhe regjimi po struket në strofulla minjsh.
Kanë nxjerrë dhe po përdorin mjete të ndaluara me ligj kundër protestave paqësore.
Por kjo nuk i bën më me shpresë, përkundrazi kjo i bën më të pashpresë.


