KONFERENCA ME GAZETARËT, FJALA E KREUT TË PD-së, SALI BERISHA
Mirëdita!
Tirana po zien! Një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, një revoltë e cila padyshim do të shpërthejë, me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare, për largimin me urgjencë nga skena politike, de fakto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili ja ka mbathur, është zhdukur prej 48 orësh.
Ka fluturuar me ‘Ismailin’ apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur tek padrino e tij Xhorxh Soros, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm, se në kodin e mafias lajmet nuk pipëtinë. Por ajo çka ka revoluar në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë është se, Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive, korrupsionin ndërkombëtar e ka shndërruar në mburojë të korrupsionit të tij.
Unë kam denoncuar këtu para jush, këtë fenomen ndër më të rrezikshmit, këtë pasojë, këtë fenomen i cili arrin në formën më kulmore në rastin e regjimit të Edi Ramës. Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së, për të sulmuar, marrë veprime, akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër, të marrjes peng të kreut të saj. Kur një akt i tillë, kryhet nga zyrtarë të atij niveli të një vendi të lirë, përbën krimin më të shëmtuar, të cilët nuk mund të veprojnë kurrë në këtë mënyrë, ndaj një vendi tjetër të lirë.
SHBA udhëheqin me vlerat, parimet dhe lirinë që ato mbrojnë. Edi Rama rekruton në korrupsion McGonigal për ti futur thikën opozitës, për të çimentosur pushtetin korruptiv të Edi Ramës. Edi Rama ka shndërruar Tiranën, zyrën e tij, në çerdhe, në një kënetë të vërtetë korruptive.
McGonigal jo rastësisht ka zgjedhur Tiranën, megjithatë unë i bëj thirrje FBI-së dhe Kongresit të SHBA të hetojnë me seriozitetin më të madh, cilat janë pikat që bashkuan Edi Ramën me McGonigal, kush e solli, kush e rekomandoi, kush qëndron në mes të këtij akti makabër nga një vend partner, ndaj SHBA.
Shtoj këtu se, në grupin e personave që hetohen nga pala amerikane është edhe paraardhësi i McGonigal, Lou Bladel, i cili ka kontrata të firmosura me qeverinë e Ramës, i cili rezulton të jetë i implikuar direkt sipas të dhënave, në beteja kundër opozitës. I bëj thirrje edhe njëherë Kongresit të SHBA, dhe FBI-së të hetojnë të gjithë veprimtarinë e McGonigal dhe paraardhësit të tij kundër demokracisë në Shqipëri.
Gjithashtu dua të sjell në vëmendjen tuaj se juria e madhe e San Franciskos, e cila ka urdhëruar hetimin e çdo regjistrimi, materiali, dokumenti, personi, komunikimi personal, përfshirë këtu, jo vetëm mesazhet e telefonave celularë, emailet elektronike, aplikacionet e enkriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet, mes Charles McGonigal, dhe Agron Nezës, Tomas Fitzerald, bashkëpunëtor i McGonigal, Lou Bladel- i kontraktuar nga Edi Rama për veprimtari në pamje të parë policinë dhe institucione të tjera, por në fakt kundër opozitës, qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Imagjinoni pra, se çfarë çerdheje, çfarë votre korruptive e konsideron gjykata amerikane qeverinë e Shqipërisë. Çdo personi të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi këtu, por jo vetëm kryeministrin Edi Rama.
Çdo lloj dhurate, pagese për Charles McGonigal nga Agron Neza, Dorian Duçka apo person tjetër i lidhur me qeverinë e Shqipërisë.
Pra, kemi të bëjmë me një akuzë shumë të rëndë, dhe në fakt akuzat më konkrete ndaj McGonigal janë në dosjen e tij shqiptare.
Çdo shqiptar e ka të qartë se ky kryeministër është turpi, është faqja e zezë e këtij vendi dhe do mbetet i tillë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Ndaj siç kam deklaruar, përsëris edhe njëherë vendosmërinë e PD për të udhëhequr revolucionin demokratik dhe përmbysjen e këtij regjimi me një lëvizje të fuqishme popullore të paparë ndonjëherë më parë në Shqipëri.
Kjo ishte çështja kryesore që unë doja të sillja pra jush.
Natyrisht ka një seri problemesh të tjera, por kjo kalon çdo problematikë, është problem botëror, është rasti kur Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni për shkak të akteve të turpshme kriminale të kryera nga Edi Rama ndaj zyrtari shumë të lartë të qeverisë së SHBA.
PD-ja ndërkohë do të krijojë Komision Hetimor Parlamentar me qëllimin, për bashkëpunimin të ngushtë me autoritetet e SHBA-së në zbardhjen në çdo detaj të kësaj afere që ka tronditur SHBA, NATO-n dhe gjithë botën e lirë.
PD-ja po mbledh dhe do dërgojë të gjithë informacionin, sepse në shkelje flagrante të sanksioneve ndaj mikut të tij, mikut të Vladimir Putinit, Oleg Deripaska, i lidhur direkt në aferën McGonigal, Deripaska ka vazhduar aktivitetin i pashqetësuar për katër vite që nga momenti i vendosjes së sanksioneve, nga viti 2018 deri në fund të vitit 2022, i paturbuar. Me lobimin apo jo të Charles McGonigal këtë duhet ta sqarojë drejtësia e SHBA.
Por ne jemi të vendosur të japim kontributin tonë.
Faleminderit!
PYETJE- PËRGJIGJE
Ardit Hoxha, Euronews: Z.Berisha, nëse nga ky hetim që ju kërkoni nga institucionet amerikane, Kongresi, FBI, apo edhe nga institucionet e tjera të larta, rezulton që çështja për të cilën akuzohet Lulzim Basha, ish-kryetar i PD të jetë rezultat apo prodhim i këtij lobimi, do t’i drejtoheni atij me një ndjesë publike për akuzat që keni bërë gjatë vitit të fundit?
Berisha: A mund t’i marrim gjërat siç janë? Nqs ka njeri që ka mohuar dosjen ruse në mënyrën më të fuqishme dhe të përsëritur ambasadorit dhe SHBA ka qenë Sali Berisha. Unë për katër vite kam hedhur poshtë në mënyrë absolute burimin rus. Vijmë më vonë.
E kam shpjeguar dhe e shpjegoj prap.
Në prill të vitit 2022 i deklaron Lulzim Bashës se ti ke fut duart thellë në xhepat rus. Ndërkohë, ndërhyn me Engjëll Agaçin në mënyrën më të fuqishme, dhe e kam të sigurt këtë dhe bllokojnë dosjen. Nuk e çojnë dosjen në Gjykatën e Lartë, në kundërshtim me ligjin, në dhunim me ligjin. Vazhdojmë më tujtje.
E kam denoncuar këtë, sigurisht, sepse kjo ishte. Ju më keni dëgjuar mua të flas për peng-Basha. Kjo ishte ta marrësh tjetrin peng me dosje. Ndërkohë më erdhën mesazhe nga bashkëatdhetarët tanë nga SHBA, të cilët më deklaruan se nuk kemi dhënë asnjë qindarkë për Nik Muzin, por kemi firmosur sikur i kemi dhënë për të ndihmuar PD, dhe më shumë se kaq jemi të gatshëm të vijmë në Prokurorinë e Tiranës dhe të deklarojmë nqs e konsideron të dobishme.
Pasi kam marrë këto informacione, atëherë unë kam deklaruar se burimi i parave mund të jetë ruse. I kam kërkuar Lulzim Bashës të deklarojë burimin e parave. Doli raporti i Komunitetit të Inteligjencës. Komuniteti i Inteligjencës nënkupton FBI-n. CIA-n, Shërbimin Inteligjent të Pentagonit, 30 e sa agjenci inteligjence në SHBA.
Ky raport citonte në mënyrë direkte PD. 3 qind milionë thoshte janë dhënë dhe citonte PD. Sali Berisha, sigurisht e ka dënuar këtë. Lulzim Basha e mohoi në mënyrë kategorike kur doli raporti nqs ju kujtohet. E kam kërkuar në çdo prononcim timin që ai të bëjë publike burimin e parave, përndryshe ngelet varianti i padiskutueshëm. Se unë e kuptoj, por kur vjen problemi i një çështje të madhe që ka implikime më të gjera se personi yt. Shumë më të gjera, ti duhet të gjesh integritetin guximin dhe kurajon të thuash të vërtetën.
E përgënjeshtroi raportin. Atëherë dil thuaji, ku i ke fshehur paratë, dhe në këtë mënyrë pavarësisht se ti mund të kishe shkelje ligjore, por çliroheshe nga një barrë e madhe, kishe detyrim para vendit, para PD, para të gjithëve. Lulzim Basha as sot nuk e ka bërë këtë, dhe në këtë mënyrë, ata që mendojnë këtë, ata mendojnë gabim. I është thënë në çdo rast, edhe pasi ka dalë raporti që të tregojë burimin.
Unë po të mos mbaja shënim deklaratën e tij që thotë s’kam marr kurrë kur doli raporti. Atëherë, nëse thuhet që s’kam marrë kurrë, trego ku i ke marrë. Nuk thuhet raporti i FBI, por raporti i Komuniteteve të Inteligjencës. A mund të jetë kjo fund e krye gënjeshtër e McGonigal dhe të këtyre? Nuk ka diskutim. Akti më i shmëtuar i Edi Ramës është se ai ka përdorur njeriun më kryesor të sigurisë të SHBA për t’i dhënë një goditje shkatërruese opozitës.
Shumë pyesin tani. Por për çfarë iu desh Edi Ramës kjo? Iu desh për ta marrë peng me dosje, këta bëhen naivë. Dosja për financimin, absolutisht një hetim i turpshëm, se unë e kam parë. Shkoi në apel, nuk e lejoi të dërgohet në Gjykatën e Lartë. Nuk e lejoi Rama, i tha të shpetova unë ty tani. Pra këtu, faktet janë këto.
Edhe tani Lulzim Basha ka rastin të thotë që paratë nuk i kam marrë nga rusët, por i kam marrë nga ky burim. Një gjë është e sigurt, të them tjetrën tani. Pavarësisht nga të gjitha këto që kanë ndodhur, por e sigurt 100% është që rusët para kanë shpërndarë. Ka marrë apo jo para Lulzim Basha, atë ta thojë ai. Raporti thotë ka marrë.
Unë, përderisa Lulzim Basha thotë nuk kam marr, unë nuk mund të them ndryshe. Nuk mund të bëj rolin e tij, se nuk e di, ky është i gjithë qendrimi. Ai nuk ndien përgjegjësi. S e jë njeri që ndjen përgjegjsinë më minimale, një njeri publik del jashtë vetes së tij, dhe ndonjëherë mundohet të shkelmojë edhe veten e tij për interesin publik. Ka folur gjë ai? Jo, nuk flet fare.
Pra, krijon një tip kafkian në kuptimin e vërtetë të fjalës.
– Ju e cilësoni çështjen me McGoninigal si çështjen korruptive të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në 32 vite demokraci. Ditën e djeshme keni kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Rama, por çfarë i mungon PD, dhe çfarë e pengon sot që ju të organizoni një protestë dhe të thërrisni qytetarët. Duke qenë se deri më tani ju si kryetar i PD i keni organizuar tre protesta, por për këtë çështjen që e cilësoni si më të madhen, ende nuk keni njoftuar një datë proteste.
Berisha: Absolutisht, do të njoftohet data e protestës dhe do të organizohet protesta më e fuqishme. Sot nuk e kam datën, sepse data do të konsultohet. Tirana do të derdhet e tëra në protestë, dhe Shqipëria do të marshojë në Tiranë. Do ta shihni ju protestën, sepse nuk ka shqiptar që mund të pranojë një kryeministër si ky. Një kryeministër që i korrupton vendit partner, një nga 2-3 njerëzit e sigurisë së tyre.
Një kryeministër që paguan dhe përdor si lidhje për të shkatërruar, për t’i dhënë një goditje tmerrësisht të rëndë opozitës. Këtu nuk ka më, gjithçka është në dritën e diellit. Shqiptarët, jam i bindur që nuk do ia falin kurrë Edi Ramës. Nuk do ta pranojnë kurrë një kryeministër të tillë.
Almer Toska, Timoni.al: Z.Berisha në katër takimet që ka zhvilluar McGonigal me Edi Ramën në zyrën e tij, asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë ndonjë përfaqësues i Ambasadës Amerikane, sipas raportimeve. Mendoni që ka qenë e qëllimshme mospërfshirja e zyrtarëve të Ambasadës Amerikane në këto takime si garanci, apo diçka tjetër për të fshehur këto?
Berisha: Padiskutim. Takimet e tij kanë qenë në thyerje totale të kodit etik zyrtar fuksional të FBI. Ai është sjellë sikur të jetë një aset privat i Edi Ramës. Kjo nuk ka diskutim, sepse asnjë punonjës ambasade nuk do mund të pranonte një gjë të tillë, dhe ajo që e bën shumë të rëndë, sesi ky njeri ka ardhur 6 herë në Shqipëri. Ky ka takuar me drejtues drejtësie, policie, shërbimi. Ky ka ardhur me kartabianka nga Edi Rama, i cili para pak kohe i thoshte mi, tani thoshte është anglisht ajo fjalë. Se na foli anglisht për mikun, jo shqip.
Po të ishte informuar ambasada, do të informohej edhe zyra e tij, edhe drejtori i përgjithshëm i FBI.
– Z.Berisha, mbrëmë ju deklaruat që keni lidhje dhe komunikime shumë të rëndësishme në SHBA, ndërkohë që juve ju akuzon qeveria dhe eksponentë të PS që jeni non-grata, pra e shohin si pengesë ardhjen tuaj në pushtet këtë gjë. Cilat janë lidhjet që ju t’i shpjegoni shqiptarëve që ju keni vërtetë lidhje të fuqishme atje. A mund t’i tregoni?
Berisha: Unë mund t’ju them kaq. Problemi im është vendimi i bazuar fund e krye në korrupsion, pas asnjë bazë, fakt, apo dokument i Anthony Blinken. I bazuar në shpifje, trillime, lobime të Edi Ramës, George Sorosit dhe së fundmi kam arritur të faktoj se është edhe Yuri Kim, e cila ka gënjyer në mënyrë të padenjë qeverinë e vet.
Yuri Kim ka nxjerrë ka së fundmi edhe FBI, ç’ka nuk e ka thënë zedhënësi i departamentit të shtetit, dhe unë këto deklarata i besoj dhe i marr serioze. Atë nuk e ka thënë. E ka stisur këtë Yuri Kim me Edi Ramën, ato për Edi Ramën, nuk e di por natyrisht mbetem te varianti i DASH që thotë se burimet janë gazetat e kontrolluara nga Rama dhe Soros. Raportet e fshehta të qeverisë Rama, dhe të Delina Ficos, i ka dalë emri nga studiuesit amerikanë, dhe të ndonjë Deline tjetër. Kjo është ajo që ka deklaruar Zedhënësi i DASH, por shumë më vonë znj.Kim ka shtuar edhe FBI. Për këtë kanë folur edhe personazhet e grupit në hetim realisht dhe publikisht, por përsëri unë mbetem tek varianti i zëdhënësit të DASH. Nuk kam pse e vë në dyshim dhe të marr deklarata të gënjeshtarëve të njohur.
Osman Stafa, News 24: Nqs kthehemi pak në kohë në korrik të vitit të kaluar ju deklaruat se protesta e organizuar atëherë ka qenë më madhështorja e ndodhur ndonjëherë. Të njëjtën gjë thatë edhe për protestën e nëntorit, të njëjtën gjë edhe për protestën e 6 dhjetorit të vitit 2022. Ndërkohë po i thërrisni shqiptarët në betejën finale. Çfarë është beteja finale? Është një protestë që do të jetë në vazhdimësi, është jnë protestë si gjithë këto të tjerat dhe thjesht pastaj vazhdon përsëri?
Berisha: Skenari do të jetë një protestë e qendrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës. Shumë formëshe, deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ato kanë qenë siç kam thënë. Nuk ka thënë për të dhjetorit psh që ishte më e madhja në histori. 12 nëntori ishte protesta më e madhe. Para saj ka patur vetëm një protestë aq të madhe, 7 korriku. Më datën 6 dhjetor, Edi Rama bllokoi çdo gjë siç e dini ju. Bllokoi pothuajse që nga Iba, dhe të gjitha anët e Tiranës.
Tani kalohet në fazën përfundimtare, në protestën e qendrushme deri në rrëzimin e Edi Ramës. Kur do të jetë? Kjo është çështje diskutimi. Do vendoset me forumet e partisë. Do vendoset me aleatët, por kjo do të ndodhë.
– Do të përdorni protestat, apo zgjedhjet për rrëzimin e Edi Ramës?
Berisha: Jo, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Edi Rama meriton largimin e menjëhershëm dhe procedimin penal. Një armik i Kushtetutës së vendit. E them me bindjen më absolute, sado që unë e them fjalën tradhëti, fjalën agjent janë të ndryshkura si fjalë, por nuk mund të mos i them kur shoh se Edi Rama ka përdorur asete ruse kundër opozitës.
– Z.Berisha, po ndryshoni qendrim tani,sepse para disa kohësh kemi pyetur dhe keni deklaruar: Edi Rama ikën me zgjedhje. Çfarë ka ndodhur së fundmi ka ndryshuar planin tuaj? Pra, po thoni që Edi Rama nuk ikën më me zgjedhje?
Berisha: Jo. Kam deklaruar ndryshe. Kam thënë se PD nuk merr pushtet tjetër përveçse me zgjedhje. Kjo qendron. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një minutë e më parë. Ai është një kriminel ndërkombëtar. Ka kryer një akt tmerrësisht të rëndë, por edhe kundër partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë dhe udhëheqësit, vendit udhëheqës të NATO-s. Edi Rama nuk duhet ta kryente kurrë një akt të tillë.
– Do të shkoni me Ramën Kryeministër në zgjedhjet e 14 majit?
Berisha: Nis lëvizja finale për rrëzimin e Ramës. Këtu data, muaji, dita janë një anë. Qëllimi, rrëzimi i Ramës është destinacioni absolut. Kjo opozitë ka për mision përmbysjen e këtij regjimi. Nuk mund të pranojmë kurrë më tutje ne një kryeministër që ka kryer një akt të përmasave të turpit, të krimit botëror dhe që ka treguar se është i aftë të bëjë gjithçka për të marrë peng opozitën.
Pse e ka bërë ai? Pse e ka hetuar ai Lulzim Bashën? Ai ia kishte vjedhur, ia kishte marrë zgjedhjet, por e donte që ta shndërronte tani në peng të vetes së tij. Donte që ta përdorte.
Të të bëj një pyejtje? A nuk u hapën gjatë gjithë verës lajmet se ky do të jetë drejtor, e ky ministër? A nuk filluan në PD ndarje postesh? Absolutisht po. A nuk u votua sa u hap parlamenti borxhi, një akt që nuk ndodh kurrë në opozitë? Këtej themi që vjedh nga 1 miliardë e 5 miliardë, këtej shkojmë e votojmë për 730 milionë euro. A nuk ndodhën këto? Po bëhej gjithçka gati, duke mbajtur peng që t’i imponojë. Kjo është e vërteta.
Edi Rama ka treguar armiqësi absolute ndaj pluralizmit. Ndaj rendit kushtetues. Rendi kushtetues në Shqipëri bazohet mbi pluralizmin. Ndaj do të përgjigjet, nuk shkohet më tutje. Opozita ka mision që shqiptarët të votojnë të lirë. Me këtë demon të pushtetit që është i aftë që të bëjë gjithçka kundër vendit të tij, kundër Amerikës, kundër interesave të çdokujt për interesin e karriges së tij.
Mendoni ti që McGonigal është i vetmi i korruptuar prej tij?
Jo absulutisht janë shumë. Edhe njëherë, ky është rasti më spektakolar i përdorimit të korrupsionit ndërkombëtar për pushtetin korruptiv të Edi Ramës, por rastë të tjera si McGonigal, ka dhe do të dalë.
Keni parë ju këtu ambasadorë që sillen, sikur janë ambasadorë të Shqipërisë dhe jo të vendit të tyre. Çfarë është ajo? Si mundet që një ambasador të sillet sikur është ambasador i Shqipërisë dhe jo i vendit të vet? Mbi çfarë baze? Mbi çfarë statuti?
Pra, ai është jë që i janë gjetur fijet, por ka të tjerë.
– Z.Berisha, a do të jetë java që vjen java ku Sali Berisha do të mobilizojë strukturat, do të takojë aleatët, duke qenë se sot jeni përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Parlamentit?
Berisha: Java që vjen, padyshim do të jetë java e veprimtarisë intensive të Sali Berishës. Parlamenti i Lindës dhe i Ramës është Parlamenti i turpit në historinë e vendit. Ndaj edhe do të ketë një veprimtari intensive. Garantoj që beteja do zhvillohet në cdo skaj të Tiranës, në çdo sallë dhe institucion. Jam në pregatitje të revoltës së fuqishme, protestës më të fuqishme që Shqipëria ka njohur.
Tirana do të derdhet e tëra në rrugë, Shqipëria do të marshojë drejt Tiranës. Kjo është veprimtaria e Sali Berishës.
– Z.Berisha ju më parë thatë që do të flisni me të gjithë grupin e PD për t’u mbledhur për akuzat e kryeministrit Edi Rama, a do të keni edhe një komunikim me grupin e Enkelejd Alibeaj?
Berisha: Nuk ekziston grupi Enkelejd Alibeaj. Ekziston Enkelejdi si Alibashë, deputetët e tjerë janë të gjithë të mirëpritur. Alibashë! Janë lëvozhga dhe pengje në duart e Ramës, të tjerët pa përjashtim. Ju falenderoj!
