FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË BASHKËBISEDIMIN ME PENSIONISTËT NË DURRËS
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë bashkëbisedimi me pensionistët në Durrës, shprehu shqetësimin për shpopullimin masiv të Shqipërisë, ku rreth 40% e popullsisë ka emigruar në 9 vitet e fundit.
Berisha tha se, nëse ky proces vazhdon, trojet shqiptare mund të zbrazën brenda 20-30 vjetësh. Kryetari i PD, Sali Berisha kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke e krahasuar me Pashiqin, dhe premtoi se PD ka një zgjidhje për këtë krizë, duke siguruar se do të veprojnë shpejt për të ndaluar shpopullimin.
Berisha kritikoi buxhetin e vitit 2025, duke e quajtur shpërndarjen e fondeve për pensionistët një tallje dhe cinizëm të madh. Ai theksoi se për 780 mijë pensionistë janë ndarë vetëm 16 milionë euro, një shumë shumë e vogël krahasuar me buxhetin total prej 8.2 miliardë eurosh. Berisha kujtoi se pensionet në Shqipëri janë 30% më të ulëta se në vitin 2013, ndërsa çmimet e produkteve bazë janë dyfishuar. Ai krahasoi situatën e pensionistëve shqiptarë me ata të vendeve të tjera të rajonit, ku pensionet janë shumë më të larta. Lideri demorkat, Sali Berisha gjithashtu kritikoi qeverinë për mosrespektimin e ligjit për indeksimin e pensioneve dhe për faljen e 20 milionë eurove për Gjikurinë, duke e cilësuar këtë një akt të padrejtë dhe të dëmshëm për pensionistët.
Kryetari i PD, Sali Berisha propozoi një rritje të konsiderueshme të rrogës minimale dhe mesatare në Shqipëri, duke e quajtur këtë hap të nevojshëm për të përballuar varfërinë dhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Ai theksoi se rroga minimale duhet të arrijë në 500 euro dhe rroga mesatare në 1200 euro, duke garantuar se do të vendoset një minimum jetik për çdo shqiptar. Berisha kritikoi qeverinë për mangësitë në shpërndarjen e pasurisë dhe fondet që shkojnë për tendera, ku shpesh ndodhin abuzime dhe korrupsion. Ai gjithashtu shpjegoi se paratë për këto rritje ekzistojnë, por akuzoi qeverinë se po i vjedh ato, duke i lënë qytetarët në varfëri. Berisha premtoi rritjen e rrogave dhe një reformë të thellë në mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave, për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të parandaluar largimin e qytetarëve.
Kryedemokrati, Sali Berisha propozoi masa për të luftuar varfërinë dhe për të përmirësuar jetesën në Shqipëri, duke përfshirë rimbursimin e TVSH-së për pensionistët dhe ata me rroga të ulëta. Ai ka kritikuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe ujit, dhe ka propozuar çmime më të ulëta për këto grupe. Berisha ka denoncuar abuzimet në shërbimet shëndetësore dhe keqpërdorimet në ndarjen e pasurive kombëtare, duke theksuar se ato duhet të shërbejnë për qytetarët dhe jo për oligarkët. Ai bëri thirrje për një shpërndarje më të drejtë të pasurisë natyrore të Shqipërisë.
Berisha theksoi se është koha për një ndryshim të madh në Shqipëri, duke vendosur qytetarin në qendër të politikave dhe shpërndarjes së pasurive kombëtare. Kreu i PD, Sali Berisha kritikoi qeverinë aktuale për përkeqësimin e kushteve dhe rritjen e pabarazive, duke theksuar se Shqipëria ka mbetur mbrapa krahasuar me vitin 2013. Berisha premtoi se do të kthehen në pushtet, duke u mbështetur në filozofinë e taksave të ulëta, dyfishimin e pagave dhe pensioneve, dhe realizimin e projekteve publike me kosto më të ulët. Berisha ftoi qytetarët të bashkohen për të sjellë ndryshimin dhe për të përmirësuar gjendjen e vendit.
FJALA E PLOTË
Edhe njëherë mirëmbrëma dhe faleminderit shumë që jeni sot këtu. Kam shumë kënaqësi që ju takoj.
Së pari, të shpreh një mirënjohje të pakufishme për të gjithë energjinë, përkushtimin, kontributin që ju keni dhënë në këto dekada për Durrësin, për Shqipërinë, për PD.
Por sot, kam ardhur tek ju për të biseduar me ju mbi projektin e ardhshëm të PD për ta diskutuar dhe paraqitur para jush. Çdo njëri prej nesh sot ka një brengë të madhe kur konstaton se në 9 vite, u larguan nga Shqipëria rreth 40% e popullatës, dhe kjo është shumë reale.
Kaq shumë nuk ka asnjë komb tjetër që të ketë humbur në 9 vite. As ata që kanë kaluar në luftra civile, as ata që kanë provuar luftra të përgjithshme, siç provuam ne në këto 9 vite.
Ndërkohë, që e vërteta është, statistikat zyrtare, shqiptare dhe europiane, tregojnë se nga viti 2007 gjer në vitin 2013 numri i shqiptarëve në Shqipëri rritej nga viti në vit. Dhe t’u them unë ju, nuk është se nuk largoheshin, nuk lëviznin. Por vitet e fundit u rikthyen në Shqipëri 180 mijë shqiptarë nga emigracioni.
Merr njëherë një ambasador gjerman, dhe më thotë: nuk kemi problem me azilantët tuaj, se gjithësej nja 400 e sa, po si mund t’i dallojmë tha, janë shqiptarë nga Shqipëria, apo nga Kosova. Në vitin 2012-2013 kishte gjithësej 430 e sa shqiptarë që kishin kërkuar azil në Gjermani.
U ndala në këto shifra se, kur krahason sot këtë largim masiv, këtë sprastrim masiv, kjo përbën një dramë shumë të madhe kombëtare, e cila në qoftë se nuk e ndalojmë, absolutisht në një hark kohor jo më vonë se 20, maksimumi 30, në këto troje nuk do merret mend kush do jetë këtu. Sepse janë ritme të papara shpopullimi, zbrazje.
Pikërisht kjo ka bërë që, analistë shumë të shquar, publicistë shumë të shquar, ta cilësojnë Edi Ramën si Pashiqi shqiptar, apo kryeministri më i mirë pas Pashiqit.
Nuk dua të ndalem gjatë në këto përshkrime sepse, njerëzit sot nga ne presin zgjidhje. Është gjëja më normale të shtrojnë pyetjen: cila është zgjidhja juaj zotëri? Se këtë realitet e prekim çdo ditë. Ky realitet ka shumë anë të trishta, por ky realitet do zgjidhje.
Dhe unë kam ardhur këtu, për të paraqitur zgjidhjen që ne kemi, duke ju garantuar se ne i japim përgjigje shumë të fuqishme, shumë të shpejtë këtij realiteti. Dhe ju siguroj se, ekzistojnë të gjitha mjetet për këtë përgjigje.
Cila është përgjigja jonë, në çfarë konsiston? Ne do përmbysim modelin e derisotëm të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare të buxhetit. Dhe kjo përmbysje nënkupton që, pjesa dërrmuese e tij duhet t’ju rikthehet qytetarëve me urgjencë.
Midis këtyre qytetarëve që duhet t’ju rikthehet, janë pensionistët të parët. Pse pensionistët? Sepse ata me pensionet që marrin, janë absolutisht qëniet më të keqtrajtuara në Europë, dhe ndër më të keqtrajtuarit në botë.
Pensionet në Shqipëri, nga viti 2013 gjer sot, në rast se i ballafaqojmë me rritjen e çmimeve janë të paktën 30% më të ulëta se sa në vitin 2013. Buka sot, është dyfishi. Qumështi, veza, të gjitha produktet bazë janë dyfishi, ose 60, 80% më të shtrenjta se sa ishin në vitin 2013.
Sot, ka ardhur një kohë e egër, ku pensionisti me 160 mijë lekë në xhep, të vjetra, apo edhe më pak, shkon në dyqan, sheh çmimet, i ka më të shtrenjta se në Itali, i ka më të shtrenjta se në Greqi, i ka më të shtrenjta se në Gjermani. Po flas për ushqimet bazë, dhe ky është një realitet i pamohueshëm.
Pra, në rast se çmimet janë sot në tregun shqiptar, 10 gjer 250% më shtrenjtë se sa mesatarja e çmimeve në BE. Pensionet e qytetarëve shqiptarë janë pakrahasimisht më të ulëta se të atyre. Pensioni mesatar i një qytetari shqiptar është 160 mijë lekë. Pensioni mesatar i një malazezi është 450 mijë lekë. Absolutisht, pensioni mesatar i një maqedonasi është 280% më i lartë se Shqipëri.
Pensioni mesatar në Serbi është 350% më i lartë se në Shqipëri. Pensioni mesatar në Kosovë ishte 190 mijë, kryeministri i Kosovës me një vendim para dy muajsh, u tha qytetarëve: unë do ua rris 20% pensionin. Dhe mori nga buxheti i shtetit 100 milionë euro, i kaloi te fondi i pensioneve, i cili për Kosovën ishte 500 milionë euro. Dhe vërtet, çdo pensionist në Kosovë mori 20% më shumë se sa merrte para atij vendimi.
Kurse këtu, çfarë ndodh këtu? U premtua në dhjetor të vitit të kaluar, u votua në parlament. Votimi në parlament është ligj, ta dini ju. U votua buxheti. Por buxheti është ligj, ligji i shtetit. U votua që pensionistëve në mars do t’u indeksohet me 4% rritja e çmimeve.
Nuk iu dha asnjë lekë, u shkel ligji. Ndaj kujt? Ndaj atyre që numërojnë kafshatën, dhe gjer në tetor nuk iu dha një qindarkë. Dhe këto lekë nga marsi gjer në tetor, doli zotëria tha: do ua jap bonus para vitit të ri.
Ato që i vodhi, apo luajti bixhoz, çfarë bëri me to, kush e merr vesh, dhe tani u kujtua t’i kthejë në shkelje flagrante të ligjit.
Erdhi buxheti i dytë i 2025. E njoftoi se, ky buxhet është më i madhi në histori. 8.2 miliardë. Sa la për pensionistët thoni ju? 16 milionë.
A ka tallje më të madhe, a ka cinizëm më të madh. A nuk është ky një shumëzim me zero i 780 mijë shqiptarëve. Në 8.2 miliardë, ndan 16 milionë.
Sot, i fali Gjikurisë 20 milionë, që ta dini ju, me ligj parlamenti. Ai ligji që thanë për gjobat, po ia falim fshatarëve. Nuk kishte punë me fshatarët fare. Ai kishte punë me Gjikurinë, Qefalinë dhe njerëz të tjerë të qeverisë. Së bashku, me atë ligj kanë falur sot 70 milionë euro. Se i kanë ndërtuar resortet, agroresortet pa leje fare, tani ua heq gjobën që i ka vënë dhe ua jep legalizimin.
780 mijë pensionistëve u la gjithësej për vitin 2025, 16 milionë euro. Nuk ka vend që e bën këtë kurrë, kurrë.
Në vitin 2013, të dashur miq, ne arritëm të dalim në krye për rrogat dhe pensionet në rajon dhe kjo ishte, të themi si të doni, por ishte një arritje për ne që vinim më të varfërit e rajonit prej shumë e shumë kohësh, të dilje në krye ishte një frymëmarrje e vërtetë, ishte një arritje e vërtetë. Po ku jemi tani. Tani jemi në gropë dhe më thellë, honet e varfërisë.
Kam sjell me vete një grafik për ju. Ky grafik tregon rrogat minimale në republikën e Rumanisë, vend anëtar i BE.
Ju lutem! Në vitin 2013 rroga minimale në Rumani ishte 800 lei, 1 euro është 5 lei. Ishte pra, 160 euro, rroga minimale. Ne e kishim rreth 200 euro minimale.
Po ku është sot rroga minimale e rumunëve? Sot rroga minimale e rumunëve, ju lutem, ja ku e keni, 3300 lei. Pra, rroga minimale e rumunit, gjatë kësaj periudhe, nga 2013-ta, në vitin 2024 është mbi katërfishuar. Po pse? Po sepse, çdo qeveri është e detyruar të shpërndajë pasuri, të shpërndajë të ardhura për qytetarët, të shpërndajë taksa për qytetarët.
Dhe ja pra, ata që ishin ndën ne. Ata na parakaluan me vrap, sepse ky ngriu rrogat. Mashtrojnë me rrogat dhe pensionet. Ua dhashë këtë shembull për të kuptuar, se e pyes veten unë: si ka mundësi kjo, këta vjedhin. Se ka një moment këtu, do dalë.
Gjatë diktaturës, ju e mbani mend, rrogat nuk lëviznin, vetëm rritej një vjetërsi siic ishte dhe rroga mbetej njëlloj. Edhe inflacion nuk kishte, se i fiksonte me urdhër, por paratë shkonin në tunele dhe në bunkerë, dhe shqiptarët mbeteshin më të varfërit.
Tani, çfarë ndodh? Rrogat nuk rriten, pensionet nuk rriten. Paratë vidhen, çështë e vërteta. Paratë vidhen dhe vetëm vidhen në mënyrë të tmerrshme.
Atëherëm rikthehemi tek përgjigja jonë. Përgjigja është: ne do përmbysim modelin e shëprndarjes së të ardhurave. Në qoftë se, sot nga 8.2 miliardë, vetëm 800 milionë janë të ndara për rrogat, dhe të tjera 8.5% e GDP-së shkon për arsimin dhe po kaq për Shëndetësinë, të gjitha të tjerat shkojnë ëpr punë publike, të cilat në një mënyrë ose në një tjetër i gjobisin shqiptarët pothuajse aq sa bunkerët.
Pse i gjobisin? Sepse 1 km rrugë në Shqipëri ndërtohet me 15, por mundet edhe 30 milionë euro. 1 km rrugë në Kroaci, autstradë, e kam thënë dhe do ta sjell gjithmonë këtë shebull, se është para tre vitesh, 17 km e gjatë, 27 metra e gjerë, ka kushtuar 27 milionë euro.
Ka kushtuar autostrada e parametrave tërësisht europiane, se janë vend i BE, janë të detyruar të zbatojnë standartin europian, ka kushtuar 1.6 milionë euro autostrada. Shkon ‘Rruga e Arbrit’, shkon 11 milionë euro, rruga 8 gjer në 10 metër.
Merrni Unazën e Tiranës. Ka filluar në 2010, tani është ndërtuar gjysma. 13 kilometra i ka ndarë në 14 kontrata. Pse? Sepse iu vjedh 14 kontraktorëve, bën Pazar me 14 kontraktorë. Një shkollë, e cila ndërtohet me standartin europian, ka manuale more zotëri, ka manuale ndërtimi. Ka një manual ndërtimi të BE, ka një manual ndërtimi të SHBA-ve, në të cilin ata që merren me ndërtim e dinë nga i cili dalin të gjitha çmimet.
Pra këta, shkollën që ndërtohet me 700 mijë-800 mijë euro e ndërtojnë me 5 milionë, me 6 milionë me 7 milionë.
Po lexoja unë këto ditë, një nga ëkto bashkitë, mos gaboj Vlora, po meremetonte kopshtin me 3 milionë. Meremetosh një kopsht me 3 milionë?! Ju garantoj se, me 3 milionë ndërton një shkollë gjigante.
Pra, këta bëjnë një përvetësim, një vjedhje të paimagjinueshme. Dhe kujt ua vjedhin? Ju ua vjedhin! Më të varfërve ua vjedhin. Sepse ju, ju, 3 pensione i lini me tvsh-në. Ajo që blini ju nëpër dyqane, tvsh-ja, ju kushton 3 pensione. Ku shkojnë këto? Këto shkojnë te familjarët, tek Akrabaja, tek oligarkët e qeverisë në tendera.
Po, bëjnë tendera dhe ndajnë paratë. Është bërë e zakonshme që, babai i jep të birit tender, nëna i jep djalit tender e me radhë.
Pra, u ndala në këto momente për t’ju thënë se, paratë janë. Nuk ka asnjë mungesë. Dhe ne së pari, do vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar.
Mbi këtë minimum, do llogariten pensionet. Ky minimum, do të jepen për të gjitha ata të cilët marrin nga zero gjer në 200 euro.
Pra, është hapi i parë për t’u përballur me këtë varfëri.
Pensionet do të llogariten mbi bazën e 200 eurove. Rroga minimale, se ne do merremi fillimisht, ua them këtu, ne do merremi me këto shtresa, sepse gjendja e tyre e mjerë po zbraz Shqipërinë. Ky është faktori më kryesor që shqiptarët ikin. Prindërit i thonë djalit: nuk t ëmbaj dot, merr rruëgt e botës, paç fatin tënd. Vajzës po këtë gjë, se nuk e mbajnë dot.
Atëherë, do kalohet të rroga minimale 500 euro, dhe kjo do jetë paketë e vitit të parë. Dhe garantoj çdo shqiptar se, ligjet më të rrepta do të ndëshkojnë cilindo që mendon se mund të paguajë punëtorin, punonjësin më pak se 500 euro, si rrogë minimale.
I siguroj sipërmarrësit, ne jemi parti e klimës miqësore të biznesit, se do përgjysmohen taksat, por rroga do të jetë rrogë reale, do të jetë 500 euro për cilindo.
Ja urdhëro, ku kanë shkuar këta. E kishin ndën ne, kanë kaluar tani 800 në 3300 lei. Në 700-800 euro. Do rrisim rrogën mesatare në 1200 euro, po.. Nuk do të prekim rrogat më të alrta se mesatarja, asnjë. Pse? Nuk kemi asgjë ne, me askënd. Por këta kanë rritur rrogat maksimale, aq sa nuk i rrit askush tjetër. Çdo qeveritar, duhet ta dini, është i detyruar të ruajë një proporcion midios rrogës minimale, rrogës mësatare dhe rrogës maksimale.
Presidenti i SHBA-ve merr rrogën mesatare të 4 punonjësve, jo më shumë. Kancelari gjerman, të njëjtën gjë. Po, pse? Po edhe ata kanë familje, edhe ata kanë fëmijë. Po këtu në Shqipëri? Merr 10 rroga mesatare presidenti i Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë dhe me radhë.
Atëherë, këto rroga, jo që nuk do rriten, por me disa tejkalime absurde. E keni marrë vesh ju që, ka prokurorë që merr në vit 100 milionë lekë, 10 mijë euro muaji. Merr fund kjo, nuk ekziston kjo në botë përveç sektorit privat, ai që është siëprmarrës, ai përcakton rrogën e vet me bordin, nuk përcakton rroga tjera sektori privat, përveç rrogës minimale. Rrogën minimale ia caktojnë çdo të punësuar në Shqipëri, dhe ëktu nuk lëshoj. Se ka ardhur problemi që, mos të mbijetojnë dot njerëzit, të ikin.
Tjetër, nuk mjaftojnë këto. Nuk mund të paguani ju energjinë me çmimin që paguajnë rrogat e larta. Absolutisht, jo. Do proporcionohet çmimi i energjisë, do proporcionohet çmimi i ujit, në mënyrë që, se përndryshe, i thonë jepe me një dorë, jepe me dorën tjetër. Merr fund!
Ne në fakt e kemi patur, kemi patur dy çmime. Një çmim ka qenë, 0.7 cent Kë, por ishte e llogaritur për 60% të popullatës. Tani, ne do përshkallëzojmë. Përshkallëzojmë për pensionistët, përshkallëzojmë për rrogat e ulëta. Do të jetë tërësisht tjetër. Do të shpërndajmë kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit nënkupton që ju të merrni mbrapsht në krye të 6 muajve të gjitha paratë e tvsh që keni paguar në blerjen e mallrave. E kanë dhe vende tjera, nuk e kemi vetëm ne.
Vende të tjera e kanë në fakt më gjerë se sa parashikojmë ne, por ne fillimisht parashikojmë për pensionistët, për studentët, për rrogat e ulëta.
Të gjitha këto, na japin një mundësi ne. T’i japim goditje varfërisë dhe t’i çlirojmë njerëzit nga këto dhimbje. Do të rishqyrtohet në themel rimbursimi dhe do bëjmë gjithçka që pensionistët të kenë rimbursim të plotë. Ju e dini, e keni dëgjuar ju një check up, kontrolli. Shikoni çfraë vjedhje e tmerrshme është.
Është i ndaluar për pensionistët. Në qoftë se e bën një kontroll me lekë, paguan një kontroll mjekësor, po ti të parëve do t’ua bësh pensionistëve mor zotëri.
Po pse? Po është e njohur, që me rritjen e moshës frekuenca e sëmundjeve të ndryshme, rritet. Dhe ata e kanë të ndaluar, dhe ata ua bëjnë atyre që nuk kanë asgjë, ua bën atyre që nuk ua bën kush në botë. Po çfarë ndodh? Ua them unë çfarë ndodh.
Bashkëshortja e kushëririt të Edi Ramës, Vilma Nushi, ka marrë nga taksat tuaja, nga ato që paguani ju për tvsh-në e këto, çmimet e 500 mijë check upeve që nuk i ka bërë kurrë. Po pse? Sepse, kontrata që ka bërë me krushkun, apo me kushëririn e burrit, thotë se: në qoftë se, nuk realizohen 1.1 milionë check upe, qeveria do paguajë të gjitha analizat që nuk janë bërë, se nuk kanë shkuar për t’i bërë.
Në këtë mënyrë ajo, përveç çmimit absurd për një check up, ajo tani paguhet një check up për dy. Dhe janë analiza të pabëra të 500 e sa mijë qytetarëve për të cilat ajo paguhet.
Po marr, meqë jemi në këtë fushën e ilaçeve, janë: Sterilizimi i bërë këtu që kur ka filluar kirurgjia. Erdhi Edi Rama në pushtet, gjeti një mjek me skuadër muratorësh, me dy muratorë. Mjeku nuk bënte mjekësinë të parën në një nga qytetet e Italisë, por bënte bënte skuadër ndërtimi me dy muratorë. Dhe ai, mori Sterilizimin, aparaturën ultramoderne të sjellë nga qeveria jonë, ndërtesën, katin e ndërtuar për atë aparaturë.
Kostoja e Sterilizimit të muratorit të Edi Ramës u rrit, në vend se të ulej, u rrit 83 herë. U rrit 4 herë më shumë se në Gjermani. Çdo vit 1000 të sëmurë minimumi mbeten pa operacion, sepse spitalet nuk kanë para të paguajnë për kompletet kirurgjikale.
Këto marrin fund, miqtë e mi. Dhe këto, ju garantoj se, janë vetëm hapat e para. Se vrapi ynë nuk do të ndalet, gjersa të dalim përsëri në vendet në krye të rajonit për paga pensione. Asnjë vend tjetër nuk është e pasur si Shqipëria. As Sllovenia. Në asnjë vend, nuk ka pasur natyrore të pafundme si Shqipëria.
Po këta çfarë bëjnë? Këta i ndajnë njëri me tjetrin. 6 milionë m2 tokë troje Edi Rama ua ka dhuruar investitorëve strategjikë. Jo vetëm u ka dhuruar tokën me 1 euro, që në qoftë se shitej me 100 euro, mund të dyfishoje, ose të paktën e rrisje me 60-70%, por shpenzohen çdo vit miqtë e mi, nga paratë tuaja për të ndërtuar infrastrukturën e këtyre resorteve.
Duke ardhur këtu po lexoja që: Lubi Balluku kishte hapur tenderin për të ndërtuar kanalizimet dhe infrastrukturën e Xhillarit në Vuno.
I paguani ju, të gjitha këto. Cili është rezultati i kësaj? Rezultati i kësaj është kjo. Për çdo turist që vjen në Shqipëri, secili nga ju paguan 230 euro. Për çdo turist që vjen në Shqipëri, secili nga ju fiton 4 euro. Po si? Ua them unë.
Sepse ky, ka vendosur TVSH-në 5%. Por problemi është tjetër, se ky thotë vijnë 10 milionë turistë. 10 milionë turistë ka gjithësej 6 milionë netë fjetjeje, pra kanë gjysmë nate.
Mali i Zi, me 2.8 milionë turistë ka 16.8 milionë netë fjetje. Dhe qytetari malazez përfiton taksat e 16.8 milionë netë fjetjeje. Ky është vetëm njëri aspekt. Po ky aspekt, çfarë tregon? Se si pasuritë e komunitetit, e shoqërisë shndërrohen në mallkim njëlloj si në një shtet kolonial.
A mundet atëherë? Se është llogaritur. Ekonomistë dhe financierë çfarë kanë gjetur? Kanë gjetur se nga shitjet e përgjithshme të turizmit, tvsh në arkën e shtetit, vijnë gjithësej 8 milionë euro. 8 milionë euro, po t’i pjesëtojmë me popullatën i bie maksimumi 4 euro për person.
Ama, nga buxheti i shtetit çdo ditë kalojnë nëpër resortet e Xhillarit, për resortet e Gaçit e të tjerëve me radhë, 430 milionë euro. Se duhet t’ua çojnë rrugën, energjinë elektrike, kanalizime, të gjitha këto ua marrin qytetarëve.
Kjo merr fund! Dhe ne do bëjmë gjithçka që pasuritë t’i gëzojnë qytetarët. Të shpërndahet.
E kam përsëritur dhe e përsëris pra, dilte kjo, zv.kryeministrja në parlament dhe thoshte: se ti ke shitur hotel Dajtin, ua ke dhënë pensionistëve. Po gjë më të mirë nuk kam bërë se atë unë. Po sigurisht! Do t’ua jepja atyre që ndërtonin kulla unë? Dhe e vërteta është e vërtetë. E bleu banka 30 milionë, dhe ato 30 milionë i shpërndahen pensionistëve. Dhe absolutisht, 100 herë përpara.
Ato 6 m2 që i fal ky trafikantëve, unë do i shisja të ja jepja pensionistëve, po të mos kisha. Po ja që sot, buxheti 8 miliardë të jep çdo mundësi.
Pra, siç e shihni ne paraqesim para jush një model tjetër. Ne përmbysim modelin ekzistues të qendrimit ndaj jush, dhe vendosim qytetarin në epiqendër të të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare dhe shpërndarjes së buxhetit dhe të pasurive.
Ne kemi mbetur prapa. Kemi mbetur jo pak mbrapa, se e thashë edhe nëjherë. Se ne ishim më mirë se këta në 2013, dhe këta janë tani disa herë më mirë se ne. Por përsëri ju garantoj se, siç arritëm në vitin 2005-2013 të dilnim në krye, edhe kësaj here ne do të dalim në krye, po.
Vetëm kjo kërkon kontributin e secilit orej jush. Kerkon që të ulemi me çdo qytetar, me çdo mik të njohur, pavarësisht nga bindjet e tij politike.
Çfarë e afron, më thoni ju mua, një socialist me Edi Ramën? Çfarë e lidh atë? Varfëria dhe mjerimi me të cilën e ndëshkon Edi Rama atë? Vjedhja që i bën ai pasurisë publike dhe e le atë të numërojë kafshatat?
Ndaj edhe, le të nisi sa më parë një dialog me çdo qytetar të mirë të Durrësit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Koha është të shënojmë kthesën. Koha është, të medojmë për veten tonë.
Koha është, të sjellim ndryshimin dhe cilido që mund t’ju thotë ju: Po, a i mban këto PD?
Ju pyeteni: çfarë nuk ka mbajtur nga ato që ka thënë?
Kemi patur gjysmën e këtij buxheti. Nuk kemi patur 8 mld buxhet. Jo! Se ishim me taksa të ulëta, dhe prap kthehemi te taksat e ulëta ne, nuk lëvizim nga filozofia jonë. Por ne ama, kemi dyfishuar rroga dhe pensione dhe kemi ndërtuar vepra publike sa kurrë ndonjëherë në Shqipëri. Ne prap do ndërtojmë po aq vepra publike, kurrë me dhjetëfishin e çmimit.
Së dyti, do t’u thonë përsëri. Po a është e mundur? Mos harroni kurrë, se ne jemi ata që kemi bërë të pamundurën të mundur dhe do i bëjmë të mundura të gjitha këto dhe s’do i premtonim kurrë këto në qoftë se nuk ishim të bindur se do i realizonim 100%.
Kështu që, është radha jonë dhe kësaj here ne duhet të krijojmë së bashku frontin më të gjerë për të mirë e çdo qytetari shqiptari që ndan me bashkëkombasit e tij dhimbjen, sakrificat, skamjen, dëshpërimin për gjendjen e vendit të tij.
Faleminderit dhe fitore!
***
Ju falënderoj shumë dhe ju garantoj se, unë u ndala dhe do vazhdoj këto takime me problemet që i konsideroj më të dhimbshmet. Se t’i japësh 160 mijë lek tjetrit, kur gjermani i jep qenit të shtëpisë 130 mijë, me ligj ka vendosur, duhet t’i thërrasësh vetes 100 herë se ku je. Dhe kjo do të marrë fund, dhe ne i qendrojmë.
Ne kemi një program shumë të mirë për pronat, dhe programi ynë në vitet 2005-2013, 54 mijë dosje pronash janë evaduar, kanë përfituar pothuaj gjysme milioni shqiptarë. Mbetën edhe një përqindje tjetër. Për zgjidhjen e tyre ne kishin 7500 ha tokë në zona shumë të kërkuara, të cilat do t’ua ofronim si alternativë ëpr kompensim pronarëve, ose shëprblimin financiar. I mori Edi Rama ua dha trafikantëve të gjitha.
Ju kujtohet ju, sa erdhi në pushtet tha: ka dalë një Gjon tha, një Gjon, Gjon tha, që nuk ka parë det me sy ndonjëherë, ka marrë këtu në Vlorë 50 ha. Ai ishte Gjon Poçari, familja orthodokse të Çamërisë që ksihte prona aty. Po prisni tani,s e shumicën e provane atje i blejnë trafikantët.
U shkojnë më strajca, me pare fshatarëve, ua blejnë tokën me shtëpi këta trafikantët e Edi Ramës, tanimkëta nuk ka rëndësi pse quhen Gjon, apo Gjin, apo Ndue, apo Mark, mjaftojnë që janë me Ramën dhe po i çmbijnë jugun. Ua them këtu unë ju: Kurër nuk është shpopulluar si tani, përveç atyre që banojnë në brigje. Fshatra, zona të tëra, nuk ka këmbë njeriu. E shkatërroi.
Ndaj dhe, ky ndryshim është shpëtimtar për vendin.
***
Tani, vetëm një moment kam. Po e përsëris. E thatë disa herë, dhe sigurisht që, në ato analiza që bëjmë vetë me bashkëpunëtorët mi e po arrij në përfunimin se, virusi shkatërrimtar i këtij vendi është ëbrë vjedhja e qeveritarëve. Dhe do t’u rrëfej një. Po të lexoni në traktate për korrupsionin, gjeni aty një ligj. Ky ligj thotë se: kur kryeminsitri vjedh, korrupsioni bëhet sistem. Ç’do të thotë kjo? Vjedhin në linjë.
Dëgjon ti që, drejtoresha, apo nëndrejtoresha e spitalit i jep dy tendera njëri pas tjetrit djalit të vet, sepse baxhanaku i kryeministrit fiton me dhjetëra dhe qindra tendera në mënyrë të paligjshme. Atëherë drejtoresha thotë, e çel rrugën ky, po pse unë jo?
Kryetari i Bashkisë jep të njëjtën gjë, kryeministri të njëjtën gjë. U ndala këtu, se këtij procesi i prin në mënyrë më kriminale, vet Edi Rama.
Ka një ligj, nuk mundet familjarët e qeveritarëve dhe zyrtarëve të marrin pjesë në tendera publike, nuk mundet.
E ndalon ligji. Kurse këta e kanë bërë ligj që, vetëm ata fitojnë tendera. Prandaj dhe, ju siguroj se gërshërët e ligjit do t’i presin dorën hajdutëve të pushtetit dhe se këto pasuri që kanë krijuar. Ku është ky hoteli këtu? 20 katësh.
Keni parë hotel 20 katësh këtu në plazh? Që të gjitha para të vjedhura nga taksat e qytetarëve të Tiranës, Erion Veliaj me drejtorët e tij. Hoteli në qelq, 20 katësh.
Po, sa ka sa ai hotel. Këta janë me nga 3-4 vila, janë me hotele, janë me konto bankare dhe ju siguroj se do mobilizojmë të gjithë potencialin tonë për t’ua gjetur, për t’u onfiskuar dhe për t’ua kthyer në vlerë qytetarëve ato hajdutëri që kanë bërë.
Edi Rama ndërton sarajet, në një kohë kur kishte të deklaruara gjithësej 3800 euro dhe 400 mijë lekë në ILDKP. Po si mund të ndërtosh ti, si mund të ndërtosh vilë me 57 m të gjatë ato themelet, me kaq lekë?
Tjetri, pallati 5 katësh, pa asnjë faturë. Kush e ndërtoi? E ndërtoi firma e të vëllait të komandantit të Gardës, i cili pas ndërtimit të pallatit, fitoi me dhjetëra tendera.
Pra, ky është një sistem, por ne së bashku duhet t ëpërpiqemi të bashkohemi me të gjithë qytetarët, të krijojmë një front të gjerë, se ka punuar shumë, se ka shumë mjete në dorë ai, por ne bëhemi shumë më të fuqishëm. Se edhe ne, e kemi diskredituar, edhe ne ia kemi nxjerrë të gjitha të vërtetat në shesh dhe kemi sy e faqe të paraqitemi të çdo qytetar, të ulemi me të, t’i themi: hajde të bëjmë ndryshimin, mos rrokulliseni në këtë mënyrë.
***
Ju siguroj se, pjesa e programit për invalidët është e gatshme dhe do të jetë edhe ajo përmbysje siç do jenë të gjitha këto të tjerat. Mund të jap vetëm nëj shembull. Një njeri me aftësi ndryshe importon diçka nga jashtë, pagon në doganë 130% të çmimit, ndërkohë kur atij në qoftë se ka diçka që duhet t’i jepej pa doganë, duhet t’i jepej kjo gjë.
Pra, programi i PD për invalidët do të rivendosë standartet më të mira të rajonit. Ne nuk themi se do të arrijmë Gjermaninë, apo Francën, apo Zvicrën, por rajonin do ta arrjmë dhe do të dalim në krye. Këtë, ne zotohemi.
Sado kemi mbetur prapa, por prapë se prapë derisa të dalim në krye me qytetarin ne gjithçka, aty do të përqendrohemi. Dhe jemi të sigurtë se do dalim. Dhe në gjë të keni të sigurtë, se kurrë nuk premtohet pa rezervë. Çdo premtim që bëhet e ka dhe një rezervë që nuk ka asnjë diskutim që bëhet. Nuk mund të vihet në diskutim.
***
Po bëhet biznesi më çnjerëzor me prishje banesash. Në Tiranë kompania e Erion Veliajt, 5D, prishte blloqe të tëra për të përfituar tender atë ndërtimeve. A mund të imagjinoni ju?
Jam i sigurt që kjo praktikë po ndiqet edhe në një seri bashki tjerash socialiste. I bëjnë këto prishje vetëm për të vjedhur me tenderat e pallateve që ndërtojnë..
Kurse, edhe njëherë, për pensionet e invalidëve, përveç vendosjes së 200 eurove bazë, ato do të llogariten mbi bazën e 200 eurove, dhe do të jenë të niveleve më të mira të vendeve rajonit.
Ke shtruar një problem shumë madhor, shumë themelor, por unë sot dhe në këto takime të them të vërtetën, në një farë mënyrë, këto jnë takime për kafshatën e njerëzve, pasi njerëzit sot vuajnë. Ai që merr një pension që ka punuar kapiten gjithë jetën, dhe shkon e merr 160 mijë lekë, ai ilaçet, qiranë dhe ushqimet nuk i përballon kurrë me atë pension. Dhe në rast se e ndihmon kush mirë, në qoftë se nuk e ndihmon, njërin prej tyre do t’i lejë mangët. Kjo është situata. Prandaj them unë, kjo emergjencë.
Sot, lexova para gazetarëve një paragraf të një dokumenti themelor të Këshillit të Gjqytarëve të Europës. Çfarë thoshte ky dokument, të dashur miq?
Ky dokument thoshte: Vetingu, nuk mund të përdoret, përveçse në rastet kur kalohet, nga diktatura në demokraci, vetëkuptohet që gjykatësit dhe prokurorët e asaj kohë kanë kryer krime kundër njerëzimit, duke zbatuar ligjet e diktaturës, vetëm në atë rast.
Çfarë pësuam ne, i dashur mik? Vetingun e përdori Xhorxh Sorosi, e përdori që shqiptarët të kalojnë nga demokracia në narkodiktaturë. Kjo është e vërteta.
Por, absolutisht, ne do përballemi me këto të këqija dhe do fitojmë, ne do rivendosim ligjin, do rivendosim procesin gjyqësor të ndershëm ëpr qytetarët dhe nuk tërhiqemi.