FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCË PËR SHTYP ME GAZETARËT
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha në një konferencë të mbajtur ditën e sotme publikoi të tjera dokumenta që vërtetojnë përfitimin e tenderave publikë nga vajza e kryeministrit Rama. Berisha tha në konferencën për shtyp se, thjeshtra e parë e Republikës përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave me këto dy kompani që bashkëpunon.
Familja Begeja, pinjoll i së cilës është Jamarbër Malltezi, i ka dhuruar mbi 4 mijë metra katrorë tokë të sajën Bashkisë së Tiranës për të ngritur në atë tokë gjimnaz, por Rama e ka marrë tokën dhe ja ka dhuruar për biznes Karlo Bolinos. Një skandal grabitjeje ky që mban firmën e Ramës me përfitues Bolinon.
Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e premte në një konferencë me gazetarët tha se ai dhe familja e tij nuk kanë përfituar asnjë fond publik.
Këto deklarata Berisha i konsideroi si mashtrime, ndërsa publikoi të dhëna që sipas tij tregojnë se thjeshtra dhe familjarë të tjerë të kryeministrit kanë përfituar 2.9 miliardë lekë tendera.
Berisha tha se, kompania ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë të Republikës kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera.
Berisha tha se, Edi Rama e refuzon në mënyrë kategorike Komisionin Hetimor, sepse e di që i fluturon mandati menjëherë, pasi pushteti është përdorur për pasurim personal. Berisha tha se, nëse ulemi ballë për ballë, ai del hajduti më i madh në historinë e këtij vendi.
Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi 3 vendimet se si Edi Rama dhe Bollino i tij, granitin 5 mijë metra katrorë tokë në mes të Tiranës.
Berisha tha se, Rama ka firmosur 3 vendime në 7 muaj për ta privatizuar tokën nga Bollino i tij, e për të rrëmbyer përfundimisht tokën e pronarëve. Berisha tha se, kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk pranon komisionin hetimor parlamentar.
FJALA E PLOTË
Së pari, një falënderim që jeni sot këtu se nuk ka ditë më të mërzitshme se e hëna pushim, por ju i keni qëndruar traditës dhe jeni në punë.
Siç e ndoqët, ndofta Edi Rama në daljen e fundit të tij publike ku dridhej, zë, sy dhe trup, bëri gjithçka për apologjinë e krimeve të tij.
Ai në mënyrën më të papërgjegjshme, mohoi, akuzat të cilat nuk janë deklaratë politike, por janë fakte të bazuara në dokumente zyrtare, me firmë dhe vulë.
Një nga këto mohime të papërgjegjshme ishte deklarata e tij, se nga familja e tij nuk ka fituar kush kurrë fonde publike. Ndërkohë që regjistrat e shtetit, dokumentet e tij, faktojnë të kundërtën. Faktojnë se vajza e familjes është një përfituese e papërmbajtur e fondeve publike nëpërmjet tenderave ku ajo punon dhe ajo bashkëpunon.
Përgjigja ime është se ky është një mashtrues publik dhe ajo që ky deklaron, përbën një mashtrim publik të dënueshëm ligjërisht, mbasi dokumente zyrtare faktojnë se thjeshtra e parë e republikës ka përfituar në mënyrë të përsëritur nëpërmjet jo një, por disa kompanive në tendera publikë.
Thjeshtra e parë e vendit, vajza e familjes Rama, ka përfituar nëpërmjet kompanive ‘51N4E’ një studio belge në të cilën ka qenë e punësuar Rea Xhillari. Kjo studio ka degën e vet në Shqipëri dhe ka në punë njëlloj si Rea-n, Genti Agollin, presidentin në letra të kompanisë ‘I Riu’.
Po kështu studio tjetër ‘Xaveri’ është e lidhur me kompanie ‘51N4E’ dhe të lidhjen ka Cazanova Hernanez me thjeshtrën e Republikës.
Cila është pra e vërteta?
Edi Rama u betua para shqiptarëve me skemën identike të hajdutit që hipën në shpinën e bashkëhajdutit, dhe shkon në kopshtin e tjetrit, vjedh ato që vjedh dhe del e zotohet se me këmbët e mia nuk kam shkelur në kopshtin tënd.
Kjo është ngjarje reale dhe unë e thjeshtova, me personazhe reale.
Edhe Edi Rama thotë se asnjë nga familja ime nuk ka fituar ndonjëherë fonde publike.
E vërteta është se kompania ‘51N4E’, ‘I Riu’ dhe kompani të tjera të lidhura direkt me thjeshtrën e parë kanë fituar 2.9 miliardë lekë tendera.
Duke filluar nga sheshi Skënderbej, duke përfunduar tek ndërtesa e Bashkisë Tiranë, muzeu Kombëtar, Sheshi i Flamurit, Lungomare dhe dhjetëra e tendera të tjerë.
Kanë shkatërruar tërësisht tregun e kompanive. Asnjë kompani tjetër nuk mund të konkurrojë me kompaninë që ka për flamur thjeshtrën e parë të republikës dhe ‘I riu’.
‘I riu’ i lidhur me kompaninë direkt të thjeshtrës.
Tani çfarë ka ndodhur të dashur miq?
Pas dënimeve të njëpasnjëshme që i kanë bërë mediat në radhë të parë, dënimet që i kam bërë unë dhe opozita, në prill paraqiten dokumente dhe kompania ‘I Riu’ në të cilën kompania ‘51N4E’, kishte 50% të aksioneve shkëputet përfundimisht nga kompania belge dhe del e veçantë.
Pra kompania ‘I Riu’, 50% të aksioneve i kishte Gent Agolli, 50% të aksioneve i kishte kompania ‘51N4E’.
Bëhen pra ndryshime për të zhdukur gjurmë.
Le të pyes pak Edi Ramën dhe çdo qytetar të pyesë? Pse u bënë këto ndryshime pas një breshërie denoncimesh.
Nëse nuk kishte konflikt interesi, çfarë i shtyu këto ndryshime.
I shtyu vetëm e vetëm denoncimi i vazhdueshëm që kemi bërë këtu, që kanë dhe mediat, për implikimin direkt, shfrytëzimin direkt të pushtetit të thjeshtrit të parë nga thjeshtra e parë.
Janë nga Thesari, me dhjetëra e dhjetëra pagesa.
Por mos harroni. Këto janë vetëm fondet, tenderat publikë.
Akoma më të shumë janë tenderat që ka fituar, gjithmonë fituesja kompania ‘51N4E’, ku kryezhurist është thjeshtri i parë.
Imagjinoni ju tani për të cilin flitet rëndon se merr 20%, por ajo është një punë tjetër, por problemi është se këto konkurse që zhvillohen gjoja për kullat simbol korrupsioni dhe droge, këto i fiton në tërësi kjo kompani.
Kompanitë e tjera nuk ekzistojnë, as shqiptare dhe as të huaja. Kjo do të thotë se kjo kompani dikton dhe lejet e ndërtimit.
Do të thotë se konflikti i interesit për shkak të pranisë së thjeshtrit të parë si kryetar jurie, shtrihet në këtë rast edhe në sektorin privat.
Besoj se këto dokumente faktojnë në mënyrë të pakundërshtueshme se Edi Rama bëri një mashtrim publik të dënueshëm se në datën 24 nëntor, tha se kurrë kush nga familja e tij nuk kishte përfituar fonde publike.
Së dyti, këto dokumente dhe fakte tregojnë se pse Edi Rama mohon të drejtën themelore kushtetuese të deputetëve të opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.
Kjo sepse ky komision do të tregojë se si është shfrytëzuar pusheti i thjeshtrit për tu pasuruar vajza e familjes.
Në lidhin e konfliktit të interesit, neni 24; familje e ngushtë quhet, bashkëshortet, partneret, bashkëjetuesit, fëmijët e tyre dhe prindërit.
Rama dhe zonja Rama nuk janë bashkëjetues, por me kurorë të martuar. Fëmijët e të dyve janë fëmijët e kësaj familje në përputhjeje me ligjin. Ndaj dhe Edi Rama e refuzon në mënyrë kategorike komisionin sepse e di që i fluturon mandati menjëherë.
Pushtetit është përdorur për pasurim personal.
Imagjinoni këtu, mban të burgosur politik, një person si armik të tij i cili e ka denoncuar Ramën me qindra, qindra herë për vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet me firmën e tij, e mban të burgosur politik, sepse ai ka marrë 410 metra katrorë tokë nga 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë katrorë tokë që i është kthyer apo kompensuar pronarëve. Dhe ai e ka marrë tokën në përputhje me ligjin.
Pra ky është Edi Rama dhe ky është standardi i tij. Asnjë njeri thotë nga ne, nuk ka marrë fonde publike.
Të vijë të ulemi bashkë. Unë jam ish-kryeministër, ai është kryeministër. Tu tregojmë shqiptarëve se sa kanë marrë nga fondet publike familjet e Sali Berishës dhe familjes së Edi Ramës.
Nëse ulemi ballë për ballë, ai del hajduti më i madh në historinë e këtij vendi.
Çështja tjetër.
Një mashtrim i dytë i madh publik.
Me asgjë nuk mund të mashtrojë grabitjen që i ka bërë me Bollinon e tij, 4900 metër katrorë tokë.
Me tre vendime të Këshillit të Ministrave, të firmosura nga Edi Rama për kompaninë ‘MTSC’ Carlo Bollino, me tre vendime të Këshillit të Ministrave të personalizuara për kompaninë e një njeriu, të firmosura në harkun kohor 7 mujor, do të thotë; vendimi i parë me numër 642, datë 2.10.2019, me këtë vendim i është dhënë Carlo Bollinos, me 1 euro i janë 4020 metër katrorë tokë dhe 1600 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi. Me 1 euro.
Kjo sipërfaqe toke e dhënë është territori i cili në planin rregullues të qytetit të Tiranës ka qenë i përcaktuar për komunitetin prej 60 mijë banorësh që nuk ka një të tillë.
Merret plani rregullues dhe kalohet në tokë për Carlo Bollinon dhe absolutisht Edi Ramën, me 1 euro me vendimin numër 642, datë 2.10.2019.
Por grabitja, hajnia nuk ndalet me këtë vendim.
Vendimi numër 157 datë 19.02.2020, pas 3-4 muajsh. Me këtë vendim, Rama dhe Bollino vendosin të marrin edhe një sipërfaqe tjetër prej 870 metër tokë, në kundërshtim me kontratën.
Kontrata ishte 1 euro, 4020 metër katrorë tokë. Tani ndryshon kontrata dhe shtohen 870 metër dhe bëhen ekzakt 4890, metër katrorë tokë.
Ky është vendimi i dytë në 4 muaj.
Nuk ndalet me kaq. Në vendimin e parë janë ndërtesat që sipas kontratës duhej të rikonstruktoreshin dhe përdorimi 1 euro.
Dhe tani hajduti heq dhe çizmet, del siç është.
Bëhet vendimi i tretë, numër 368, datë 06.05.2020.
Me këtë vendim Edi Rama vendos të prishen ndërtesat prej 1600 metër katror sipërfaqe ndërtimi, të rrafshohet duke shkelur kontratën, me një qëllim të vetëm.
Lexoni vendimin ku bazohet kjo.
Në kontratat e qerasë, pika 8/4 e vendimit thotë: Në kontratat e qerasë, ose të infeteozës, të lidhura për pasuri ku sipërfaqja e truallit mbi 500 metër, në rast se kur shoqëria qiramarrëse ka kryer investime në përputhje me plan biznesin dhe në masën mbi 25% të vlerës së truallit dhe kur shoqëria ka respektuar kushtet e kontratës, subjektet kontraktuese që kanë konsumuar mbi 5 vjet të kontratës u lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë të objektit të kontratës sipas legjislacionit në fuqi.
E kuptoni pra se vendimi i tretë i cili rrafshonte ndërtesën 1600 metër katrorë për ti hapur rrugën, grabitjes, përvetësimit të 5 mijë metër katrore se sipas vendimit të Edi Ramës, investonte aty 150% të vlerës së tokës, atij i lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë.
A ka grabitje më flagrante se kjo që i bën truallit të tokës që i bën Rama me Bollinon e tij.
Unë ftoj çdo qytetar të shtrojnë pyetjen a kanë dëgjuar, apo lexuar kurrë ndonjëherë në histori se një kryeministër në 7 muaj ka lëshuar me emër të përveçëm, ka firmosur tre vendime qeverie si në këtë rast.
Ju garantoj se nga eksperienca ime si kryeministër, se kjo nuk mund të ndodhë kurrë.
Një kryeministër këtë nuk e bën kurrë, përveç se kur e bën për veten e tij, që ndan pronën me Carlo Bollinon.
A mund të imagjinoni ju një kryeministër që firmos tre vendime të 7 muaj, jo vetëm për të ja dhënë me qira 1 euro, por për ta privatizuar, për të rrëmbyer përfundimisht tokën e pronarëve të cilët e lanë me qëllim që komuniteti të bëhej me gjimnaz.
Dhe ky zotëri, me këto vendime e tjetërson pronësinë dhe ja jep Carlo Bollinos dhe vetes së tij.
Mos harroni edhe njëherë se ka urdhëruar burgosjen politike të një njeriu, kundërshtar politik, që e ka denoncuar me qindra herë, aferat e tij, pallatin e Linda Ramës, thjeshtrën e gjithë me radhë, vetëm e vetëm se ai ka marrë në përputhje me ligjet e vendit dhe pa asnjë firmë të ish-kryeministrit Sali Berisha, 410 metër katrorë tokë.
Familja e tij ka marrë gjithsej 8% të pronave të konfiskuara nga regjimi komunist.
Ka marrë 410 metër kundrejt 1 miliard e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë që kanë marrë pronarët e tjerë të Shqipërisë.
Edhe në këtë rast është një rast flagrant i firmave të Edi Ramës me të cilat mbush xhepat, kontot, bëhet pronar dhe pasurohet Bollino dhe ai vetë.
Dënoj me forcën më të madhe se kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk pranon komisionin hetimor parlamentar.
Por tani ka ikur koha kur ai opozitën e duraviste dhe e blinte. Tani ka një opozitë të vërtetë dhe e garantoj atë se krijimi i Komisioneve do ti krijojë ose ai, ose do ti krijojë populli shqiptar me të gjithë forcën e tij.
Faleminderit!
PYETJE-PËRGJIGJE
Ardit Hoxha, Euronews: Këto fakte dhe dokumente që ju i paraqitët sot prej sa kohësh i dispononi si PD e Rithemelimit dhe pse pikërisht i bëni publike dhe idenonconi në një moment të tillë, në një kohë kur ju vetë dhe familjarët tuaj jeni në qnedër të sulmeve nga drejtësia por edhe nga mazhoranca socialiste.
Pasi ngjan dhe tingëllon si një kundërpërgjigje me të njëjtën monedhë që ju bëni ndaj kryeministrit Rama, në një kohë kur jeni ju dhe familjarët tuaj në një proces, dhe ju i përgjigjeni me të njëjtën monedhë.
Berisha: Absolutisht janë denoncuar nga Sali Berisha me dhjetra herë dhe prej disa vitesh. Tani për të rifreskuar kujtesën.
Fjala thjeshtër ishte zhdukur nga fjalori. Kur unë e mora nga fjalori i gjuhës shqipe shumë njerëz dhe gazetarë u detyruan të shohin fjalorin se çfarë do të thoshte kjo fjalë. Por fjalën thjeshtër, unë e kam përdorur vite më parë për Rea Xhillarin, një.
E dyta, për hir të së vërtetës, po kaq fuqishëm e kanë përdorur mediat. Mund të të tregoj ty artikuj të tërë të portaleve serioze të vendit të cilët me guxim kanë denoncuar konfliktin e pastër të interesit, duke publikuar pikërisht atë studio belge e cila ndër të tjera ka bërë projektin edhe të Sarajeve të Surrelit.
E cila, sa për dijeni ka shkatërruar përfundimisht tregun në Shqipëri, dhe po të rikujtoj vetëm njërin nga denoncimet, unë kam lexuar këtu, ose në atë sallë denoncimin e një arkitekti të guximshëm shqiptar që unë e njoh, i cili më lutej, bëje me emrin tim më tha. Ishte arkitekt. Sepse na shkatërroi në mënyrë të pandershme kjo.
Sigurisht, unë kam dalë e kam denoncuar, sigurisht emrin nuk ia kam lexuar, me gjithë kërkesën e tij, ai kishte kërkesë: Lexomë emrin aty, se ne po falimentojmë për shkak të saj.
Pra, kjo nuk ka në mënyrë absolute asnjë lidhje. Por, tani vijmë këtu. Nuk duhet të pranosh të krahasosh të pakrahasueshmet. Se çfarë kemi të bëjmë me këtë rast.
Ne kemi të bëjmë me këtë rast me një proces të mirëfilltë politik në të cilin një ish pronar ka marrë në përputhje me çdo ligj të vendit pa asnjë shkelje ligjore, ka marrë 410 m2 tokë dhe kjo përbën më pak se 8 përqind të pronave të familjes së tij nga soji i nënës, për të mos hyrë pastaj nga gjyshi nga ana tjetër, gjyshi tjetër i nënës. S’ka marrë asgjë, dhe që ka patur qindra e qindra prona dhe hektarë.
Pra, kjo është e vërteta. Ndaj dhe këtu nuk mund të ketë asnjë krahasim. Po, ti mund të bësh krahasim në qoftë se gjendet se vajza ime, në qoftë se gjendet se djali im që jannë trungu ligjor familjar, kanë përfituar një qindarkë nga sektori publik i Shqipërisë.
Por siç rezulton nga të gjitha hetimet kanë gjetur zero dhe janë detyruar të poshtërojnë veten, të akuzojnë tjetrin pse kanë marrë 410 m2 tokë, duke gjetur laro, duke gjetur mercenarë të tipit Arben Kraja, i cili duhet të ishte në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën jashtë prokurorisë së vendit, por qendron aty vetëm si prokuror politik, duke u shërbyer me prokurorë si Millonai, e cila ka mbyllur dosje glamoroze, e cila siç e din ti ka shkelmuar me banditizëm të plotë dhe me krim të madh kushtetues të drejtën e qytetarit për proces gjyqësor duke i konfiskuar dosjen civile për Taulant Ballën, për shkakun e vetëm lidhjet e saj obskure me një bajlozët më të fuqishëm të krimit në Shqipëri që është Taulant Balla.
Pse ju nuk pyesni gjykatësen që fshihet prapa krimit të saj? Gjykatësja që merr dosjen, të cilin ligji nuk ia lejon. Me ligj është e detyruar të thotë, unë këtë dosje nuk e marr dot se ky person më ka shkarkuar në datën aq e kaq nga detyra. Por fshihet, nuk e pohon. Dhe meqë jam në këtë temë do t’i çoj një mesazh unë, edhe KLGJ-së edhe KLP-së.
Unë vlerësoj absolutisht më shumë se kushdo tjetër, çdo zbatim ligji nga cilido prokuror, hetues, gjykatës, polic çfarëdo qoftë ai, përmbarues, etj. me radhë.
Nuk ka diskutim, por mbrojtja që i bën KLGJ-ja gjykatës që fshihet prapa krimit, në vend se KLGJ-ja të shkojë t’i thotë: Ik nga detyra, se ke bërë mashtrim publik. Se dosjen nuk mund ta merrje ti.
Bën deklarata politike, duke dëshmuar se renditet në anën politike të krimit politik dhe kjo nuk ka më keq. Po këshu, KLP-ja në vend se t’i thotë Arben Krajës: dil nga shërbimi, se je turpi i shërbimit ti këtu, ti shkel ligjin dhe Kushtetutën. Nuk ke punë ti në Prokurorinë Speciale. Apo Millonai që merr dosjen, bën deklarata. Unë mirëkuptoj deklaratat, por deklaratat duhet të kenë bazë ligjore, mbrojtje ligjore, por jo mbrojtje të krimeve, jo mbrojtje të shkeljes së Kushtetutës, jo mbrojtje të shkeljes së parimve themelore të një shteti.
S’kanë asnjë lidhje, edhe s’mund të kenë lidhje. Nuk ka nevojë të mbroj unë një çështje ku nuk ka asnjë akuzë.
Çështja Malltezi është zero, nuk ekziston. Ekziston vetëm në dacibaon e Edi Ramës dhe larove të tij, nuk ka nevojë për mbrojtje ajo. Jo.
Anesti Bajramemaj, A2 CNN: Z.Berisha duke nisur edhe nga ajo çfarë dhatë në përgjigjen e mëparshme që i bëtë thirrje KLGJ dhe KLP për deklaratat që ata dënojnë sulmet që bëjnë ndaj gjyqësorit. Të njëjtën deklaratë ka bërë sot në 25 vjetorin e Kushtetutës, edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila ka bërë thirrje të ndalen sulmet politike ndaj gjyqësorit, duke e quajtur edhe gjyqësorizimi i politikës.
Berisha: Të themi të vërtetën kjo është si Shvejk. Kjo është tipike fjalori i Shvjekut, kësaj i thonë të bësh Shvejkun. Jo, i thuaj zonjës Zaçaj, jo jo.
Është politizimi i gjyqësorit ai që po i çjerr maskën reformës së re. Dhe po të kishte ndërgjegjen minimale si juriste, ajo nuk thoshte këtë, por konstatonte. Se ajo tjetra, ajo zonja që mban dosje për të mos shkuar në gjykatë kushtetuese e mban për lidhjet obskure që ka me Taulant Ballën.
Ndaj edhe nuk ka asgjë. Ky tjetri që mohon të drejtën e opozitës për të krijuar komisionet hetimore parlamentare, shkel 8 vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin e Kushtetutës.
Ndaj edhe, unë nuk e njoh zonjën Zaçaj personalisht, por i them se këto janë deklarata të tipit Shvejk.
– Ndërkohë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, duke iu referuar deklaratës që përmbyllet në fund sot që tha: Komisionet Hetimore, ose i firmos Edi Rama, ose i firmos popullit. Z.Manja ka bërë thirrje për opozitën duke thënë që: vetëm me Kushtetutë do arrihen qëllimet, duke mbyllur derën e miratimit të komisioneve nga mazhoranca. Si i përgjigjeni?
Berisha: Ajo nuk ndodh, sepse janë 8 vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilat përcaktojnë të drejtën e patjetërsueshme të opozitës për çdo njeri, përveç bodyguardin e Edi Ramës që quhet Ulsi Manja. Ulsiu është si punë bodyguardi dhe rri me hije. kur sheh Fatmir Xhafën tmerrohet, nuk fle dy netë, se i thonë që Fatmiri do bëhet ministër Drejtësie.
Këta janë të papërgjegjshëm në ato që thonë. Ministri i Drejtësisë, edhe kur e thotë, ja urdhëro, pyesni zonjën Zaçaj, nuk është ky një politizim i gjyqësisë, por qenka gjyqësorizimi i politikës. Se kisha dëgjuar ndonjëherë. Kush ia dha këtë term asaj, gjejeni pak, qenka interesante.
Enkel Xhangoli, Klan News: Në fakt ju vazhdimisht keni publikuar dokumente që sipas jush implikojnë z.Rama në afera korruptive, por nga ana tjetër ju nuk i çoni në SPAK, apo në sistemi e drejtësisë, për faktin se ju i cilësoni ata një bandë kriminale në shërbim të mazhorancës. Nga kush e prisni drejtësinë në vend në qoftë se nuk është sistemi i drejtësisë?
Berisha: Kemi dërguar në SPAK 31 çështje. Që të gjitha seksioni politik i PS në prokurori i arkivon edhe as që i hap fare. Kemi dërguar 31 çështje, që të gjitha me dokumente dhe me substancë. Por SKAP-i merr programin që i thotë Edi Rama. Ka programin e Edi Ramës.
Por ka gjë tjetër. Do, s’do, sepse është SKAP-i ai që zgjodhi rrugën e politizimit ekstrem, dhe e zgjodhi sepse përbëhet nga grupe të strukturuara kriminale, sepse përbëhet nga grupet të strukturuara kriminle, siç përbëhet qeveria.
E morët vesh ju besoj. Taulant Balla, politikani më i inkriminuar, me dokumente. E mbron në polici, së pari rrëmben TIMS-in. E mbron në shërbimin sekret të policisë një Pashk bixhozxhi me kartë në kazinonë e famshme të Malit të Zi, një njeri i cili cinik, pasi kalon në trafikant dhe herën e dytë punonjësja e policisë i thotë nuk e bëj dot më, se unë me këtë rrogë mbaj fëmijët e mi, e merr dhe sikteris në Shkodër, dhe pasi e kthejnë se e shohin që u bë një e rëndë, e degdis përsëri.
Pra, çfarë kemi të bëjmë? Kur thotë Hamtington se, diktatura e bandave është më e keqe se e komunizmit, se nazizmi, se teokratika është pikërisht se ajo nuk respekton asnjë rregull. Është pikërisht se ajo meritokraci është banditokraci, lartësimi bëhet në përputhje me bandën. Po nuk kishte njeri tjetër që të mund të kryesonte këtë institucion të rëndësishëm. Inteligjenca e policisë është një institucion shumë i rëndësishëm. Nuk kishte njeri tjetër në 10 mijë oficerë policie, po u zgjodh pikërisht ky që i paguajnë bixhozin me Taulant Ballën njeri-tjetrit në Mal të Zi. Çfarë t;u thuash këtyre? Nga t’i kapësh këta? Nuk i kap.
Së pari, dhe në SKAP edhe në gjykata dhe në BKH, të garantoj që ka njerëz me integritet shumë të lartë, ka njerëz me guxim të veçantë dhe me njohuri të plota në fushën e tyre.
Ata do të bëjnë drejtësinë e ardhshme, jo prokurorët e inkriminuar, jo prokurorët që funksionojnë si grupe kriminale, që shkatërrojnë regjistrime dhe fshehin dosje, Që manipulojnë dosje në mënyrë më të pafytyrë. Ata janë kontigjent krimi dhe ata do largohen.
Kështu që, drejtësinë do e bëjnë ata burra dhe gra që janë njerëz me inegritet, dhe po t’i citoj unë i marrin dhe i perskekutojnë. Ata të cilët nuk pranojnë Ilir Beqen ta kapërcejnë siç do Edi Rama dhe krimi kriminal e SKAP-it. Nuk pranojnë, kanë ndërgjegje ata, ndërgjegje njerëzore, ndërgjegje profesionale, ndërgjegje shoqërore. Nuk bëjnë atë.
Po ata janë klithma të vetmuara, megjithatë i garantoj se e shpejtë do jetë dita që ata do mund të bëjnë drejtësinë ashtu siç meriton një vend i lirë.
Kjo është. Meqë më pyete, në vitin 2004-2005 më pyesnin mua: si do e vendosësh ti rendin: Me ata policë. Edhe në polici, ka djem trima, ka oficerë me eksperiencë të madhe, të gjithë janë aty. Por i dominon krimi, i sulmon krimi, iu shkon ky Sulejmani që iu përpilon dosje, bën gjah shtrigash, plas atë punonjësen se nuk lejon trafikantin të kalojë pa regjistruar në aeroport.
Kjo është. Është një situatë shumë e rëndë në institucione. Është një betejë e heshtur shumë e rëndë.
Ermal Rizaj, Syri Tv: Ju u ndalët te konferenca e z.Rama ditën e premte ku sollët në vëmendje dy rastet që denoncuat. Po sa i takon çështjes së Komisioneve Hetimore, pasi z.Rama ka dkelaruar se nuk negocion as me ju, as me z.Bardhi në parlament, pra ju nuk njeh dhe ka deklaruar se nuk do të ketë ngritje të Komisioneve Hetimore, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Pra, z.Rama as nuk ju njeh dhe nuk negocion me ju, por ju rrëzon edhe çështjen e Komisioneve Hetimore tezë e cila ka bërë që ju të protestoni edhe në parlament.
Berisha: Së pari, ashtu siç mashtroi që dola këtu për t’i bërë gjyqin për dy mashtrime publike atij, ai mashtron se nuk ka asnjë vendim gjykate. Kurrë nuk mund të ketë dhe nuk ka, që i mohon opozitës të drejtën e vetos që i jep Kushtetuta.
Ajo është e vetmja veto në të gjithë sistemin kushtetues që i është lënë opozitës.
Së dyti, Edi Rama nuk e pranon sepse nuk ka si ta pranojë sepse është i përfunduar. Ju e patë, ju e morët të thjeshtë atë, kur unë ju thashë udhëtimin e tij pa foto në Nju Jork.
Pse e thashë atë unë? Edhe Ramiz Alia, ç’është e vërteta, të jemi realistë, se dhe ai bëri fotografi atje kur ishte me presidentin. 33 vite udhëtime në OKB dhe rasti i parë nuk publikoi dot, përveç se me Aleksandër Sorosin, asnjë foto, sepse asnjë zyrtar nuk pranoi të fotografohet me të, sepse protokolli e përjashtoi tërësisht nga pritja që i jepet, e cila sa herë ka qenë nga Shqipëria presidentë dhe kryeminstra janë ftuar që të dy. Sepse dihet që shef ekzekutiv është kryeministri, dhe dihet që presidenti është termonial. Kësaj herë nuk u ftua.
Ai e di mirë, nuk e le komisionin, sepse ne do marrim dosjen nga SHBA ku ai është marrë një orë e gjysmë në pyetje në dalje, dhe dy orë në hyrje, saqë po i ikte limuzina që i kishin marrë, nga FBI.
Ai nuk lejon të hetohet për McGonigal, sepse ne do iu themi shqiptarëve që atij i vunë rrethim, që nuk mund të kalosh asnjë metër nga ky territor tjetërkund, dhe nuk kaloi dot. U përpoq me miliona të jepte, por krejtësisht pa efekt. Nuk mundet pra.
McGonigal është bashkëfajtor identik me Edi Ramën para drejtësisë amerikane. Se njëlloj në drejtësinë amerikëne është, si ai që merr ryshfet, edhe ai që jep ryshfet, njëlloj dënohet.
Ndaj dhe nuk mund ta pranojë ai këtë. Por, iu them një gjë. Që zëri kot nuk i dridhet, trupi kot nuk i përpëlitet, sytë kot nuk i kërcejnë kur del para jush, sepse e di që e kanë kurriz këtë punë. Nuk mund të pranojë ai Komision Hetimor parlamentar për Sterilizimin, se Beqja ka deklaruar në mënyrë të përsëritur: nuk i kam marr unë paratë, i ka marrë Edi Rama. Paratë janë vjedhur. Dhe do bëhen hetime të kontove, transfertave, të gjitha. Nuk pranon dot asgjë.
Kjo është arsyeja pse Edi Rama refuzon këtë të drejtë të opozitës, dhe gënjen çdo ditë thotë: Gjykata Kushtetuese nuk lejon.
Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë pengesë.
E hëna pushim është ditë e mërzitshme. Edith Piaf, një këngëtare që e kam dashur shumë dhe e dua përsëri, ka patur një një këngë, për ta mbyllur tani pa tension, “ Je hais les demanches”, “I urrej të dielat”.
Dhe unë në moshën tuaj ulesha të dielën në tavolinë, e dëgjoja njëherë atë këngë dhe vazhdoja punën.