FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË FOLTOREN TEK KRYEMINISTRIA
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ para kryeministria u ka bërë një thirrje të fortë intelektualëve. Ai u shpreh se, intelektualët duhet të dalin nga guaska e konformizmit, pasi heshtja e tyre e ndihmon regjimin që të vazhdojë me planin e tij.
‘U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës. Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm. Asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh. Por para së gjithash dhe mbi të gjithë, ju banorët e shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, i keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij’, u shpreh Berisha.
Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ tek kryeministrit, kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje dhe të rinjve që të dalin në shesh në datën 12 mars. ‘Vendi juaj sot ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe energjinë tuaj’, u shpreh Berisha në fjalën e tij. ‘Mos harroni të dashur të rinj dhe të reja, sot vendi juaj për herë të parë në histori, kreu i qeverisë së këtij vendi del në tregun e basteve, a do bjerë apo nuk do bjerë në vitin 2026 kreu i organizatës kriminale Edi Rama. Nuk ka ndodhur kurrë me ndonjë qeveri. Duhet ta fshini një minutë e më parë’, theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të në datën 12 mars në orën 10 të mblidhen të gjithë tek parlamenti, për ti dhënë përgjigjen e merituar Edi Ramës dhe bandës së tij. Protesta e opozitës është thirrur prej ditësh, për të kundërshtuar vendimin e Edi Ramës që nuk i heq imunitetin Belinda Ballukut, për shkak të hetimit të nisur nga SPAK. Miq, 12 marsi është një ditë e madhe. Me 12 mars të gjithë shqiptarët para parlamentit. Me 12 mars është dita e pranverës së demokracisë. Dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit. Ndaj dhe në ora 10, e gjithë Shqipëria tek parlamenti’, tha lideri i opozitës Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

FJALA E PLOTE
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për guximin, vendosmërinë, përgjegjësinë e lartë qytetare që dëshmoni ju burra dhe gra që mblidheni këtu për t’u provuar shqiptarëve se ky shesh është sheshi i lirisë, se ky shesh është sheshi i qytetarëve, se ky shesh do shënojë fundin e këtij regjimi armiqësor ndaj çdo shqiptari dhe shqiptareje që jeton me djersën, mundin dhe kërkon të rrisë në këtë vend fëmijët e tij, të ardhmen e tyre.
Të dashur miq, zhvillimet e këtyre muajve nxorën në pah para të gjithë shqiptarëve dhe botës shëmtinë më të madhe të këtij regjimi, të cilën secili prej jush dhe shumë e shumë të tjerë e kanë denoncuar me dhjetëra, qindra dhe mijëra herë.
Sot, deputetët e partisë së krimit me në krye kreun e organizatës kriminale, Edi Rama, njoftuan atë, të cilën e priste dhe e dinte çdo shqiptar se ata do përdorin si mburojë Lubi Ballukun për vjedhjet që ka bërë Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të organizatës kriminale.
Ky është akti më i rëndë, më sfidant, më poshtërues, më fyes për çdo qytetar shqiptar.
Në këtë kuadër unë kam një thirrje të veçantë, në radhë të parë për çdo intelektual shqiptar, të dalë nga guaska e konformizmit të tij. Të mos harrojë kurrë se ai investim i madh që kanë bërë shqiptarët për shkollimin e tij, që kanë bërë prindërit e tij për shkollimin e tij, ka qenë para së gjithash dhe mbi të gjithë që ai të jetë, pavarësisht nga profesioni, të jetë një avokat i pamposhtur i interesave të kombit të tij, i interesave të shoqërisë së tij, i interesave të publikut.
U drejtohem me këtë rast dhjetëra mijëra mësuesve, mjekëve, inxhinierëve, ekonomistëve, juristëve të këtij vendi, konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës.
Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm.
Asnjë njeri nuk duhet dhe nuk mundet të konformohet dhe të pajtohet me këto që ndodh.
Por para së gjithash dhe mbi të gjithë, ju banorët e shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi, i keni shumë të mëdha përgjegjësitë ndaj tij.
Ju nuk mund të konfirmoheni sepse asnjëri prej jush nuk thotë dot se nuk e kuptoj dot se çfarë po ndodh.
Secili prej jush e ka të qartë se kreu i regjimit po përdor mazhorancën e krimit, po përdor mandatet e krimit si parzmore për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet që u ka bërë qytetarëve.
Asnjëri prej jush nuk mund të pajtohet sepse ju më mirë se të gjithë të tjerët, e keni të qartë se me këto akte, kreu i organizatës kriminale, Edi Rama po mbyll dyert e Europës për shqiptarët, po shkatërron ëndrrën më të bukur që nga Rilindja kombëtare gjer sot të kombit tonë, ëndrrën europianë.
Asnjë prej jush nuk mund të pretendojë se nuk e kupton se kur shkelet Kushtetuta, kur drejtësia asgjësohet, nuk ka më shtet, por ka një bandë, ka një parashtet.
Nuk ka më ecje përpara, por ka kthim në të shkuarën.
Ndaj dhe kudo që jeni, në orët e mësimit, tek shtrati i të sëmurit, në zyra, në ndërmarrje, në fabrika dhe në çdo vend, ju duhet të bëheni dalëzotësit e vendit tuaj.
Dhe mos harroni se heshtja juaj është mbështetje e fuqishme, është mbështetja më e fuqishme për kreun e organizatës kriminale që të vazhdojë rrënimin e shkollave tona, rrënimin e arsimit tonë, shkollimit të fëmijëve tanë.
Që të vazhdojë spastrimin etnik tuajin, të intelektualëve.
Që të vazhdojë rrënimin e spitaleve tona, shkatërrimin e sistemit të shëndetësisë.
Mos harroni se qëndrimi në pushtet ndihmohet më shumë se çdo gjë tjetër nga heshtja juaj.
Ndaj dhe dilni në shesh.






Ata që kanë përjetuar diktaturën staliniste, e kanë shumë të qartë se cila ishte përgjegjësia për konformizmin ndaj saj.
Por do t’u them një gjë, konformizmi ndaj këtij regjimi është dy herë më i pafalshëm se sa ai tjetri.
Sepse me atë tjetrin duhet të mateshe me burgun, me skuadrat e pushkatimit, me kampet e përqendrimit, kurse sot vërtet matesh me privacione, por rrugën e fitores e ke të sigurt.
Kam një thirrje të veçantë për të rinjtë shqiptarë.
Vendi juaj, të dashur studente dhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnaziste, të rinj dhe të reja kudo që ndodheni, sot ka nevojë më shumë se kurrë për guximin dhe energjinë tuaj.
Ai kërkon guximin dhe energjinë tuaj para së gjithash për ju të dashur të rinj.
Para së gjithash për të ardhmen tuaj.
Para së gjithash që ju të jeni banorët e këtij vendi, që ju të ndërtoni këtu ëndrrën tuaj, që Shqipëria të jetë Shqipëria e ëndrrave tuaja dhe jo të merrni rrugët e botës me ëndrrën tuaj pas krahu për t’u degdisur.
Kjo është arsyeja pse Shqipëria u fton ju, pse ka nevojë për guximin dhe energjinë tuaj.
Ndaj dhe harroni të gjitha pasojat që mund të kenë prindërit nga puna apo papuna, ngrihuni fuqishëm sepse çdo ditë e më shumë privacionet do shtohen.
Dilni në shesh.
Të dalim në ballë.
Mos harroni të dashur të rinj dhe të reja, sot vendi juaj për herë të parë në histori, kreu i qeverisë së këtij vendi del në tregun e basteve, a do bjerë apo nuk do bjerë në vitin 2026 kreu i organizatës kriminale Edi Rama.
Nuk ka ndodhur kurrë me ndonjë qeveri.
Duhet ta fshini një minutë e më parë.
Javët nuk duhet t’ia zgjasim këtij horri, këtij krimineli, këtij hajduti që nuk ka asgjë të përbashkët me zyrtarin, nuk ka asgjë të përbashkët me qytetarin, nuk ka asgjë të përbashkët me njeriun me dinjitet, por është një kriminel.
Prapë u drejtohem këtyre policëve unë këtu, dhe të gjithë policëve, të gjithë ushtarakëve, të gjithë punonjësve të administratës, mos mbështesni por sabotoni çdo ditë këtë regjim.
Denoncojeni dhe sabotojeni, ta heqim një minutë e më parë, ta hedhim në koshin e plehrave të historisë.
A e patë ju se si mbrojti, më thoni cilin prej jush ka mbrojtur ai në 13 vite siç mbron hajduten, siç mbron vjedhjet e veta, siç mbron kriminelin e damkosur në parlament, Taulant Balla dhe bandën tjetër?
Nuk duhet të ndani me këta horra moralin e tyre.
Këta janë kriminelë, janë njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me moralin tuaj, familjeve tuaja, këta janë antishqiptarë që po zbrazin Shqipërinë, po shkatërrojnë Shqipërinë.
Ndaj dhe duhet t’u japim atë përgjigje që meritojnë.
Miq, 12 marsi është një ditë e madhe.
Me 12 mars të gjithë shqiptarët para parlamentit.
Me 12 mars është dita e pranverës së demokracisë.
Dita e përmbysjes së madhe të narkoregjimit.
Ndaj dhe në ora 10, e gjithë Shqipëria tek parlamenti.
T’i japim përgjigjen e merituar Edvin Kristaq Ramës dhe bandës së tij.
Rroftë Shqipëria, fitore, fitore!


