FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN E KRYESISË
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e partisë, ku në fokus të diskutimeve ka qenë diaspora dhe procesi i votimit nga ana e saj.
Duke folur në mbledhjen e kryesisë së PD, për votën e diasporës Berisha u shpreh se, ‘ky është një eveniment i jashtëzakonshëm, i një rëndësie shumë të madhe në historinë elektorale’.
Duke folur për kundërshtarin politik, kreu i PD-së u shpreh se, ata nuk kanë program, vetëm mashtrime”. “Nuk ofrojnë asgjë qytetarëve, përveç cinizmit të tyre, përveç përçmimit”, tha Berisha. Lideri i opozitës deklaroi në mbledhjen e kryesisë së PD se SPAK i anuloi masën e sigurisë për Erion Veliajn pasi ai do të merrte edhe Ramën e vete.
Kryedemokrati nuk la pa përmendur edhe monologun e Edi Ramës. ‘E vutë re ju dje. Të gjitha betimet e Edi Ramës, por nuk u betua dot se, nuk jam hajdut. Mua më beri përshtypje’, deklaroi Berisha. Gjatë takimit me kryesinë e PD se Berisha u shpreh se, avokati kryesor i krimit elektoral është skrapi i partisë, edhe i vjedhjeve.
Në fund të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje diasporës dhe emigrantëve kudo që janë, të regjistrohen në portalin e KQZ-së për të pasur mundësinë që të votojnë. Edhe pse ka probleme, Berisha u kërkoi atyre që të kenë durim dhe të bëjnë procesin e plote.
FJALA E PLOTE:
Kjo mbledhje është thirrur për emergjencën e krijuar mga problematika e votës së 1.5 milionë shqiptarëve jashtë vendit.
Ky është një eveniment i jashtëzakonshëm, i një rëndësie shumë të madhe në historinë elektorale, por historia elektorale është historia e demokracisë, thelbi i demokracisë.
Ky proces siç edhe pritej nuk mund të mos ishte pa problematika.
1 milion e gjysëm shqiptarë të shpërndarë në të gjithë planetin, imagjinoni se çfarë konstituence e madhe është. Qeveria nuk pranoi të votohej me telefon, siç votojnë shumë vende, por kërkoi të votohej në e-Albania, që është portali më i manipuluar në Europë dhe botë. Një portal ku fusin duart e zeza, një mori mafiozësh vendi dhe të huaj dhe e bëjnë atë shportë që nuk jep asnjë siguri.
Dhe ne e përjashtuam këtë mundësi.
Tani si praktika e parë, natyrisht se ne kishim që në fillim modulin më të mirë të trajtimit të saj. Jo, por një gjë del shumë e qartë. Gjatë këtyre dy muajve, emigracioni dhe diaspora janë masivisht për rotacionin, janë për PD, janë kundër narkoshtetit.
Para se të vija këtu po shihja takimin e fundit të Taulant Ballës, ku nga mijëra karrige, a sa ishin aty në sallë nuk i numërova, vetëm rreshtat e parë dhe ata një pjesë të marrë nga Vlora, nga ai Dredha që është kryebashkiaku më problematik që ka pasur në historinë e tij, qyteti i Vlorës.
Ermal Dredha e Taulant Balla. Taulant Balla i largohen shqiptarët sa e dëgjojnë sepse është bërë sinonim, apo simbol i kriminelit elektoral dhe jo vetëm elektoral. I lidhjeve më obskure me drogën, larjen e pare, me vrasjet dhe aktet e tjera.
Në një rrafsh më të përgjithshëm kur e sheh partinë qeverisëse, ajo të duket në agoni. Jo që nuk ka shans për fitore, por e vërteta është se, zgjedhjet dhe fushata po bëhen për të faktori më demaskues se kurrë ndonjëherë i një force politike.
Një luftë e brendshme e tmerrshme mes tyre. Një luftë me dosje anonime. Pas dosjes Nesti Angoni, shpërtheu dosja Zaho Koka. Pra klanet, sulmojnë me dosje anonime njëri-tjetrin në PS duke, të jem i sinqertë, nuk dua ta citoj, por Velica provohet profetike, kur tha që Erioni për 3 orë e merr me vete Edi Ramën. Dhe në fakt Erionit ja anuluan masën e sigurisë, u tërhoqën.
Siç e shihni nuk kanë program, kanë vetëm mashtrime. Nuk ofrojnë asgjë qytetarëve, përveç cinizmit të tyre, përveç përçmimit.
E kam thënë dhe them, të përcaktosh në buxhetin e shtetit prej 8 miliardë dhe 200 milionë, 1 të 512 për 780 mijë burra dhe gra pensionistë do të thotë të kesh një urrejtje të papërmbajtur për njeriun. 16 milionë ka lënë për 2025 për pensionistët.
Kjo është në çdo lloj aspekti, përbuzje, përçmim, shumëzim me zero.
Pavarësisht se ata mbahen në këmbë nga Skrapi i partisë, por ka një prokuror dhe një gjykatës që ata nuk e blejnë dhe nuk e shesin dot, dhe ky është gjykimi i qytetarëve. Qytetarët hapin sytë dhe duan të shohin djegësin e Tiranës, shohin malin e plehrave në vend të djegësit të Tiranës, se i kanë marrë paratë.
Qytetarëve iu tha se, portin e ri do ta ndërtojë privati, tani cakton 400 mln euro vetëm transhi i parë, për të plaçkitur vetë, portin, tokën dhe detin.
Qytetarëve iu tha se operohet me pinca të thyera, duke shitur injorancë të pakufishme, në një kohë që del se kanë rritur çmimin e sterilizimit 83 herë. Një rënie dramatike e prodhimit. Gjithçka është sot në masën 70%, është drogë dhe vetëm drogë.
Kjo është e vërteta.
Eksportet rënie në pikiatë. Por eksportet janë prodhim. Nëse ka sektor prodhim dhe punësim janë eksportet. Rënie në pikiatë. Prodhim me rënie, 6 semestra njëri pas tjetrit, 3 vite.
Turizmi si dëshmi e shfrytëzimit kolonial të shqiptarëve, sepse nëse qytetari shqiptar paguan 230 euro për një turist, dhe fiton 4 euro për turist, çfarë është kjo. Këto janë të dhënat zyrtare shqiptare.
A mund të imagjinoni ju, që mbyllen çdo muaj qindra e mijëra vende pune nga falimentimi i fasonëve dhe nuk u jep kush një qindarkë mbështetje, në një kohë që shpenzohen nga buxheti 430 mln euro, për infrastrukturën e investitorëve strategjik të Edi Ramës.
Për tu dërguar atyre, rrugë, ujë e drita e me radhës, investimi është 430 mln euro. Kurse këtyre vetëm me narko euro, i ke dëmtuar 38 përqind, i ke goditur, këtyre nuk u jepet një qindarkë. Për këta nuk pyetet, le të punësohen jashtë vendit, të ikin, të ikin.
Pra janë në situatë katastrofale.
Testimet që bëjnë, hapin zyra. Lubi Balluku ka hapur 35 zyra në Lushnje, me gjithë drejtorët e Tiranës. Qytetar lushnjar nuk i shkon në zyra. Organizon ahengje se nuk i shkon kush, se e dinë që është simboli i vjedhjes.
E dinë se vetëm ajo për shkak të pangopshmërisë së saj, merr 16% të buxhetit në një kohë kur, 780 mijë pensionistë marrin 1 të 512 e buxhetit.
Pra mazhoranca është jo vetëm në panik, por është në çdo ditë dhe më të vështirë.
E vërteta është që sot çdo shqiptar e sheh që ka një forcë politike, që të pamundshmet i bën të mundshme dhe kjo është Partia Demokratike.
Sot çdo shqiptar e ka të qartë se, paketa ta quajmë e 100 ditëve të para, është paketa e përmbysjes së madhe të shpërndarjes së të ardhurave të qytetarëve shqiptarë.
Të vendosjes së minimumit jetik 200 euro. Janë 57% e pensionistëve që marrin pension jo të plotë. Janë 100 mijë pensionistë në fshat që marrin 12 euro pension. Janë të gjithë invalidët dhe të tjerët që nuk përballojnë as gjysmën e shpenzimeve të tyre shëndetësore me pensionin. Pensioni mesatar 170 euro, që nuk mjafton as për kafshatën.
Të gjithë këta tre muaj e parë të qeverisjes tonë, do të marrin fiks 200 euro. 200 euro do të marrë çdo shqiptarë që nuk merr asgjë deri sot. se ka me dhjetëra mijëra dhe më shumë, qytetare dhe qytetarë që nuk kanë asnjë lloj pensioni. 200 euro.
Pse 200. Është minimumi jetik. Duhet të jetojë, nuk mund ti thuash pse ske punuar, pse ke punuar, do ti japësh të jetojë dhe do të jetojë.
Kanë shpërthyer në një mashtrim, në një cinizëm të paimagjinueshëm me qytetarët, tejkalojnë etërit e tyre.
Rama dhe Lubia janë në garë me njëri-tjetrin që të përsërisin si papagaj nga mëngjesi deri në darkë, gënjeshtrat e veta. Ulet korenti për herë të parë në histori, ulet thotë Lubia, ulet thotë Rama.
Si për herë të parë. Po a ishte korenti 77 lek gjer në vitin 2013. A ishte fashoja e parë 77 lek. A e more dhe e bëre 95 lek. Tallesh me shqiptarët ti. U more nga viti 2014 e gjer tani, ju ke marrë fiks 600 milionë euro nga xhepat e tyre, ua ke nxjerrë. Se vetë tha që, kjo ulje nga 95 në 85 është 30 milionë euro. Atëherë rritja nga 77 në 95 është 60 mln euro.
Pra ju morën shqiptarëve 600 milionë euro dhe tani thotë, ulja e parë në histori, këta janë turpi i historisë.
Përveç kësaj, 100 mln euro kanë marrë në 2015 nga buxheti se u tërhoqën nga arbitrazhi dhe i paguan CEZ-it, i ndanë me ata, 100 mln euro.
Në 2023 kanë marrë nga buxheti 200 mln euro dhe plus 80 mln garanci kredie dhe i kanë dhënë CEZ-it. Nga paratë e buxhetit, nga paratë e qytetarëve se po i lumturojnë, se po ja ulin për herë të parë në histori energjinë. Nuk ka sharlatan si këta bota, se këta nuk kanë asnjëlloj respekti minimal për njerëzit.
Nga taksat e qytetarëve u kanë marrë 900 milionë dhe u rikthejnë për 1 vit, po ju japin 30 mln. Merr fund kjo punë.
Modeli ynë, Enti Rregullator i Energjisë do të vendosë, do të rikthejë jo 77, por 70 lek 300 kilovatët e parë. 100 lek, jo 115 fashon e dytë. Kurse bizneset do të zbresin përsëri në 60 lek.
Nuk është koha të hyjmë këtu, por vjedhjet e Lubi Ballukut me energjinë, ju them kanë kufi vetëm qiellin. Nuk ka përdorur kush kurrë kaskadën e Drinit në mënyrë më kriminale se ky person. E cila është një mrekulli, një pasuri shumë e çmuar në kuptimin e asaj që është një rezervë energjetike e cila të jep shumë mundësira për të rregulluar furnizimin, por edhe çmimet dhe të gjitha.
Kjo zbrazte kaskadën duke shitur tek ndërmjetësit e saj, me çmim 3 herë më të ulët se sa në bursë, se sa në treg, e faktuar. Ndërmjetësit e saj e blinim në kaskadë energjinë me çmim 3 herë më të ulët, e shisnin pastaj në bursë me çmim 3 herë më të lartë dhe e ndanin, se këta janë të pangopur.
Keni parë ju, bursën e kanë formale, i detyruar ndërkobëtarët duke parë një vjedhje të paimagjinueshme i detyruan të hapin bursën. Bursa është kot, një stoli, bursa e energjisë nuk funksionin në tërësi.
Dhe tani ju thotë, ju lumturova se ua ula 1 lek kilovatorin.
Të gjitha këto, të cilët tani qytetarët e kanë kuptuar se këta janë hajdutë të pamëshirë.
E vutë re ju dje. Të gjitha betimet e Edi Ramës, por nuk u betua dot se, nuk jam hajdut. Mua më beri përshtypje.
Nuk jam i tillë, nuk jam ai, nuk jam kështu e ashtu, por hajdut nuk tha dot se e dinte se i prishej fytyra po ta thoshte. Dhe unë po i them, o zotërim, për shqiptarët nuk ka rëndësi, cilido qofsh, je vetja jote, por ti je hajduti më i madh që kanë pasur shqiptarët në histori dhe kjo është drama e shqiptarëve me ty.
Kjo është e vërteta.
Të vetmen gjë që bëri mirë, ishte se nuk the nuk jam hajdut, nuk vjedh.
Pra jemi në një situatë me të vërtetë shumë të favorshme.
Me programin tonë, me transparencën që i kemi bërë kësaj qeverie. Unë e kuptoj që avokati kryesor i krimit elektoral është skrapi i partisë, edhe i vjedhjeve.
Por tani të marrin Erion Veliajn. Ai në qeli apo jashtë qelisë është i pakallur. Ne e bëmë punën tonë, dhe do ta vazhdojmë. Por natyrisht elektorati e ka tashmë të qartë se çfarë përfaqëson. Se mos është vetëm Erioni. Modeli Erion është nëpër të gjitha bashkitë e vendit.
Kjo është e vërteta ndaj dhe ne do tu bëjmë të qartë qytetarëve në të gjitha bashkisë, se si këta hajdutë vjedhin ditë e natë.
Rikthehemi tani tek emigracioni dhe diaspora.
Ne kemi ngarkuar zonjën Jozefina Topalli koordinatore kombëtare për emigracionin dhe diasporën. Por tani ne kalojmë në një proces decentralizmimi maksimal.
Çfarë do të thotë kjo? Çdo drejtues, çdo deputet, çdo anëtar i kryesisë dhe Këshillit Kombëtar duihet të shfrytëzojë çdo lidhje, çdo potencial për takime në emigracion dhe diasporë.
Ne nuk e bazojmë në takime pompoze, 200 mijë euro, 130 mijë eurosh, siç bëjnë ata. Ne do të ndjekim procesin me një mori të pafundme takimesh kudo që të jenë ata.
Por ky proces, rrënja, themelet e tij janë në Shqipëri. Kjo kërkon që ne duhet ti identifikojmë, të bëjmë listën e çdo qytetari dhe qytetareje në diasporë që ka të drejtë vote.
Kjo kërkon që ne të shkojmë ti takojmë, me grupe të vogla, grupe më të mëdha.
Realisht ka një mënyrë për të bërë pluhur këtë shtet elektoral, kriminal dhe leva e Arkimedit për këtë emigracioni dhe diaspora.
Ju e shihni, Edi Rama çdo ditë e bazon fushatën në krimin e shtetit elektoral. Kryetarët e bashkisë kanë marrë urdhër që të mbyllin bashkitë dhe të dalin në emigracion dhe diasporë.
U bëj thirrje të gjithë emigrantëve, të gjithë diasporës të gjuajnë me vezë dhe domate të gjithë këta hajdutë që me vjedhjet e tyre, janë shkaku i largimeve nga Shqipëria.
I përgëzoj dhe i përshëndes ata që po braktisin sallat e tyre, por nuk mjafton braktisja e sallës.
Mos harroni se ishin demokratët ata që rrethuan Edi Ramën në metropolin e botës dhe e futën nga dera e kuzhinës. U detyrua të futej në sallë nga dera e kuzhinës. Po, gjë që si ka ndodhur ndonjëherë një kryeministri të një vendi të lirë, kurrë. Vetëm diktatorëve, të tjerët në Londër i dëshmuan se kush është.
Pra emigracioni dhe diaspora ka shumë mënyra për të ndëshkaur këta hajdutë, që duan të mashtrojnë me paratë e tyre, e prindërve të tyre, e familjarëve të tyre.
Ndaj dhe zotëri drejtues të qarqeve dhe anëtarë të kryesisë së PD, deputetë. Është e domosdoshme të kalohet në veprime energjike, konkrete dhe të shpejta.
Ju bëj thirrje të gjithë emigrantëve dhe diasporës, të regjistrohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Është e vërtetë që ka vështirësi, pse e tek, auditi ynë, një grup i yni po bën auditin e platformës dhe me shpejtësi do të na informojë se ku qëndrojnë problemet.
Por përsëri, thirrja ime është mos e humbni durimin. Aplikoni 2, 3 herë deri sa të regjistroheni.
Çdo votë e juaja është votë për rotacionin, votë për ndryshimin, votë për shpëtimin e Shqipërisë.
Përveç kësaj, PD ka hapur portalin e saj në të cilën cilido që kërkon të mësojë më shumë, për procedurën e regjistrimit, regjistron emrin aty dhe në mënyrë automatike merr të dhëna të sakta, të plota se çfarë procedure duhet të ndjekë, për tu regjistruar në KQZ.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme. I garantoj se të dhënat e tyre, kanë garanci absolute në këtë faqe dhe se kjo shkurton rrugën me instruktazhin që merr për regjistrimin në KQZ.
Edhe njëherë asnjë të mos humbasë durimin. Platforma e KQZ-së mund të ketë defektet e veta, ato do të përmirësohen. Auditi teknik së shpejti do të dalë me konkluzione për të gjetur ku janë problematik dhe për ti korrigjuar sa më shpejt.
Nuk mundet kurrsesi që ai portal të mos ketë funksionimin më të mirë të mundshëm.
Unë këto kisha.