FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA PËR MEDIAT TEK SPAK
EKSTRAKT:
Pasi ka qëndruar vetëm pak momente brenda SPAK, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për mediat e shumta që po e prisnin jashtë ambienteve të prokurorisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se, drejtuesi i SPAK po fle mbi dosjet e krimit.
Gjatë deklaratës për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar përgjime skandaloze ku përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë Taulant Balla. ‘Tao urdhëron arrestimin e Çapjave në këmbim të votave, SPAK zbaton urdhrin e tij’, tha kryedemokrati Sali Berisha para gazetarëve.
Kryedemokrati Sali Berisha duke folur para SPAK, ka deklaruar se për gazetarët se, ai e ka fituar kauzën e tij për mbrojtje e Kushtetutës së Shqipërisë. Berisha theksoi në fjalën e tij, se kjo masë sigurie e dhënë nga gjykata politike, do ti shtojë votat, ashtu siç i’u shtuan Donald Trumpit në SHBA.
FJALA E PLOTE:
Siç e dini, organizata kriminale Skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, jo se prish provat, jo se kanë asnjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët.
Këtu ne arrijmë në një moment dramatik, në momentin kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet e krimit dhe bashkëpunojnë me krimin, vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë.
Sali Berisha i ka sulmuar, do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm, njerëz që bëjnë ligjin.
Sali Berisha ka sulmuar dhe do faktojë që sot para jush se si Altin Dumani fle mbi dosje krimi.
Do faktoj para jush se si këta anëtarë të organizatës kriminale, në deklaratat e tyre, deklarojnë siç deklaron Dumani se e kam blerë me 380 metër katror apartamentin, kurse ekspertët e tij i urdhëron të vlerësojnë me 520 metër katror ndërtimin e viteve ’70.
Ndërtimi i viteve 2000 e sa vlerësohet me 380, kurse ndërtimi i viteve 70 vlerësohet me 520.
Altin Dumani është një kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz elektoral.
Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Altin Dumanit, po e trajnonte Dumanit. Nuk e solla unë McGonigalin aty, ai i thoshte se në këtë mënyrë duhet të veprosh herët e tjera.
Gjeta aty Lali Vjedhësin, po rrihej me kolegët sepse ju thërrisni Ajolën këtu dhe nuk thërrisni Lindën që e keni të regjistruar duke ndërhyrë në tenderat e AKSHI-t, regjistrim ambiental.
Gjeta aty Ulsin, po zihej me Dumanin aty për çantën Louis Vuitton. Sepse Ulsiu, pasi ka marrë një pagesë të madhe shumë, i kërkon me dokumente çunit të Londrës edhe një çantë Louis Vuitton. I thotë ai për kë e do ti, nuk e them bisedën tjetër se është intimitet familjar.
Unë gjeta aty raftet me 130 milionë euro të djegësit të Tiranës që po i ndanin si çakej me njëri-tjetrin.
Gjeta paratë e sterilizimit, të cilat përsëri kishin arritur këtu.
Tani me datën 10.2.2020, target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me PIN, me telefonin e tij AM5P80, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord që t’i kërkonin Taos.
Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor.
Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre.
Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg?
Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju?
Përgjigjia ishte: Po, ne e garantojmë këtë.
Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit.
Tani, komenti tjetër.
Tao është fiks Taulant Balla, është një kriminel që është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet.
Përgjigja është se ne garantojmë votat në qoftë se ti arreston listën që të kemi dhënë për të arrestuar.
Sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve.
Kjo është e vërteta.
Ata shkuan në burg në mars të vitit 2021, para zgjedhjeve, në mënyrë që Tao të dilte kampion i votave në Elbasan.
Çfarë del nga kjo? Që Tao përcakton tendera, që Tao përcakton vendimet e gjykatave, që Tao merr përsipër me listë arrestimet,
dhe në kundërpërgjigje, Tao merr garanci për votat.
Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafundme që kam unë për organizatën kriminale që unë e quaj Skrapi i partisë.
Tao shëtit nga një vend në një vend tjetër dhe këto janë vetëm njëri aspekt sepse janë të tjera, konkrete për të, po kaq të rënda dhe më të rënda.
Avash-avash do keni me radhë, unë jam zotuar se do u faktoj pse e cilësoj Altin Dumanin kreun e një organizate kriminale.
Sepse Altin Dumani i ka këto prej kohësh, por vepron njëlloj si Lubi Balluku dhe Edi Rama, Rama jepte për një hyrje një leje ndërtimi, Lubia që është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata.
Këto nuk janë nga Skrapi, janë një burim tjetër. Këto janë nga një qendër e huaj.
Vendosa të zbatoj vendimin sepse ka një proces parlamentar të pseudo-mazhorancës kundër meje, e cila autorizoi drejtësinë, unë nuk mund të them se nuk ekziston ajo, pavarësisht se ishte antikushtetues, por ishte një proces parlamentar.
Dhe unë, në të gjithë kërkesën time, nuk kërkova asgjë tjetër vetëm të zbatohet Kushtetuta.
Ata nuk zbatuan Kushtetutën, por parlamenti votoi. Përderisa votoi parlamenti…
Unë e kam fituar 100 përqind kauzën time për mbrojtjen e Kushtetutës.
Unë mbrojtja Kushtetutën dhe kushtetutshmërinë sepse unë jam personi që në vitin 2012 kam kërkuar abrogimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës. E kam çuar në parlament. Por përderisa është në fuqi, çdo akt në ndeshje të tij është puç kushtetues.
Kjo masë sigurie do më shtojë më shumë votat sepse u faktua kjo.
Këtë qëndrim mbajtën Sorosianët ndaj Donald Trump, po kombi amerikan dha verdiktin e vet.
Irena me 5 mbiemra dhe Irenat me 5 mbiemra gjykatë i çuan ti?!
Urdhëro pra, ka marrë përsipër arrestimin dhe i ka arrestuar.
Shko, shih kronologjinë.
Pra, ky vendos edhe për gjykatën, edhe për prokurorët.
Sepse këtu nuk thuhet prokurorët, thuhet Taulanti garantoi.
Dhe ata u arrestuan.
Tani, kush i arrestoi ata? Gjykatës të pavarur i arrestuan apo Taulanti?
Kjo është shumë evidente.
Ajo që kanë deklaruar rezolutat ndërkombëtare, se kemi të bëjmë me një sipërmarrje kriminale shtetërore në Shqipëri, shteti dhe krimi së bashku, kjo është e vërteta.
Tjetër punë se akoma nuk është arritur të realizohet nga mediat për arsye të ndryshme, por kjo është një narkodiktaturë, në të cilën ky shtet funksionon me një organizatë të përbashkët me krimin.
Ja, urdhëro ku e keni.
Të mos kërkohen më tendera publike, pra janë kërkuar tendera, përcaktonte tendera ky për bandat. As favore të tjera, pra u shpërndante favore këtyre, por tani vetëm burgosjen e kundërshtarëve tanë.
Dhe kjo u garanton votat…
Në qoftë se një prokuror merr dosjet e krimit dhe bën gjithçka që ta mbyllë atë dhe nuk e heton, ai bashkëpunon me krimin.
Çfarë ndodhi dje me dosjen Toyota Yaris? Ishte akti më i shëmtuar.
Në këtë dosje është Zarka me atë avokatin dhe dy të tjerë, por janë tre prokurorë kryesorë këtu, të cilët sikur të ishin ushtarë të asaj Eriona Daupajt, e cila bënte ndërmjetësin mes bandave dhe prokurorit.
Taulanti është zë i veçantë në këtë dosje, jo për atë që i ka thënë Lulzim Basha, por për ndërhyrjet që bënte në polici për të zgjidhur akuzat ndaj tyre.
Taulanti është veças, por janë tre prokurorë që marrin shuma të mëdha, që kërkojnë 100 mijë, 70 mijë euro, janë të gjitha të regjistruara këto…
E thirri Dumanin njëri, kjo është shumë e vërtetë, i tha e ke parë çfarë thotë Eriona këtu, Dumani i tha, zotrote, i bëra 19 pyetje Ymer Lalës, të denoncuar nga Luftim Reçi për vrasje, një i penduar i drejtësisë, dhe ti nuk i bëre asnjë pyetje për vrasje dhe në fund, i tha ai, ti e ekzonorove Reçin nga vrasjet.
Dhe i tha, gojët e liga këtu në SPAK thonë se ke marrë 1 milion euro për ta shpëtuar nga akuza për vrasje.
E mbylli gojën Dumani. Ja pra konkretisht.
Ne i kemi denoncuar këta të gjithë për shpifje, për manipulime, për falsifikime. I denoncuam në Prokurorinë e Tiranës. Prokuroria e Tiranës, pa bërë asnjë njoftim i sjell në SPAK dhe mbesa e Ulziut, një prokurore e SPAK-ut, e mbyll çështjen.
Sigurisht ne e kemi çuar në gjykatë këtë dhe do e ndjekim në të gjitha instancat.
Në rastin konkret, ne i kemi dërguar. Kurse këto duhet t’i mësjë publiku njëherë.
Sepse aty ku nuk funksionon drejtësia, ka një prokurori publike.
Po a pe Edi Ramën çfarë u tha gazetarëve? I kam përdorur këto Encrochatet, por i kanë përdorur të tjerët më shumë se unë.
Tani më shumë se ai, përveç Taulantit nuk di t’i ketë përdorur kush. Megjithëse me ato që di unë, Rama është përdoruesi numër 1. Janë 73 aparate të identifikuara në Këshillin e Ministrave.
E kisha ndërmend që paraqitjen e dokumenteve ta filloja pas vitit të ri, falënderoj Skapin që më dha këtë mundësi ta filloj tek dera e tij.
Janë 2-3 vlerësime për Klubin Partizani.
Altin Dumani ka urdhëruar që të bëhet rivlerësim duke u bazuar në një vendim që detyron audituesit që të përdorin normat e vitit 2017 ose 2019.
Sipas këtij vendimi, auditi konkludon se vlera e lokaleve të Klubit Partizani të ndërtuara në vitet ’70 dhe të bëra copë-copë, është 520 euro për metër katror.
Apartamentet e reja, të blera nga Dumani, i ka deklaruar me çmimin 380 dhe 490 euro.
Pra, kjo është. Besoj se unë isha i qartë.
Për të mos shkuar tek Kraja, tek ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, i cili ka vilën, por nuk thotë çmimin me të cilin e ka blerë.
Por del se ka blerë në Lalëz troje të repartit ushtarak me 4 euro metri katror, në një kohë kur të tjerët me vendim të qeverisë i kanë blerë 130 euro metri katror kur është bërë vlerësimi.
E kuptoni ju se çfarë janë këta?
Por krimi më i shëmtuar i tyre është përdorimi i dosjeve për të prerë gjoba. Nuk e pyeti Ymer Lalën për vrasjen e denoncuar nga Luftim Reçi, sepse i mori, thonë këta, 1 milion euro dhe kjo është një gjë e tmerrshme…
Ajo është një gjykatë, siç e patë ju, e vetmja në botë që thotë Kushtetudhës, Kushtetutë, për të mos thënë atë termin tjetër.
Tre gjyqtarë ishin me një ndërgjegje juristi. Sepse të thuash se nuk është shkelur neni 73 dhe nuk është marrë leje, ndërkohë që në çdo precedent është marrë leje, bën një mashtrim publik dhe shkel Kushtetutën.
Kjo ndodhi.
Përdorën parimin e proporcionalitetit, por që në përdorimin e atij parimi, vendimi del antikushtetues. Cilido që ka njohuritë më elementare, neni 17 i Kushtetutës thotë se vendimet, apo qëndrimet në raport me të drejtat e njeriut, duhet të jenë në përpjestim.
Atëherë, këta zotërinj, shkelën këtë parim, por gjykata e Olta Xhaçkës, ndonëse e citon, nuk e shpall vendimin antikushtetues. Sepse është shkelje e Kushtetutës.
Pra, nëse bie njëra masë, bie edhe tjetra, sepse nuk ishin dy vendime të veçanta, ato ishin një vendim.
Gjykata vepron në mënyrën më mjerane, por çështja është në Strasburg. Ata të vendosin çfarë të duan…
Partisë Demokratike i premton plotësisht koha për të bërë primaret.
Por ju siç e shihni, PD në betejën e saj me narkodiktaturën është në akte të fuqishme antidiktatoriale.
Kjo e sotmja për shembull…
Unë do vija vetë këtu po të mos më thërrisnin, por ja që më thirrën.
Keni për të parë ju, mediat e qeverisë nuk do i japin këto që dhashë unë.
Mos harroni se vepron censura.
Janë 4 mediat e qeverisë ato…