Berisha tek parlamenti: Beteja është pa kthim, aksioni do të jetë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kushtetuese të opozitës

PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA JASHTË KUVENDIT

EKSTRAKT

Gjatë një prononcimi për media mëngjesin e sotëm, Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, parlamenti sot është në ditën e një beteje pa kthim dhe se aksioni i opozitës do të jetë i fuqishëm, dhe populli opozitar do jetë dëshmitar.

Berisha u shpreh para mediave, se Rama po thmerrohet dhe po vjen në parlament njësoj si Kim Jong Un më 10 makina shoqëruese pas tij.

Kryetari i PD, Sali Berisha në një pyetje drejtuar nga gazetarët për paraqitjen e tij në gjykatë, tha se, ai është paraqitur në parlament dhe se nuk do ta pranojë kurrë përvetësimin që Edi Rama i bën parlamentit. Ai e quajti këtë akt një urdhër të Edi Ramës, i cili është i i lëshuar nëpërmjet mercenarëve të inkriminuar, siç është Arben Kraja, i cili qendron në detyrë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit të Prokurorisë.

PRONONCIMI I PLOTË

Në një repart ushtarak, parlamentin sot ditën e një beteje pa kthim të opozitës në mbrojtje të interesave jetike të Kushtetutës. Kush është ky që kalon tani, më thoni pak? Rama?! Ça frikacaku.

Vjen një orë para. Shko bëjani një mesazh. I thuaj, na turpëroi. Siç erdhi do ikë, do largohet.

– Cili do të jetë aksioni i opozitës sot në parlament z.Berisha?

Berisha: Aksioni do jetë jetë i fuqishëm dhe ju do jeni dëshmitarë të një aksioni, i cili synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament. Tani ai në këtë mënyrë siç e ka filluar e 10 makina prapa, do përfundojë me autokolonë 20 makinash, njëlloj si Kim Jong Un, por është i pashpresë. E patë dhe vetë se si erdhi.

– Z.Berisha, sot kishit edhe datën për t’u paraqitur në gjykatë.

Berisha: Sot unë jam paraqitur në parlament. Nuk mund të pranoj kurrë përvetësimit që i bën parlamentit Edi Rama. Ai është një urdhër i Edi Ramës, i lëshuar nëpërmjet mercenarëve të inkriminuar, siç është Arben Kraja, i cili qendron në detyrë në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit të Prokurorisë. Që e nxjerr jashtë si ish-oficer sigurimi. E tregova unë atë, e tregova dokumentin, ajo që fshihet prapa krimit. Irena Gjoka, e cila fshihet prapa krimit, dhe së fundmi me lidhjet më obskure me Taulant Ballën.

Pra, ata janë shërbëtorë të mjerë të cilët zbatojnë urdhra të Edi Ramës, ndërkohë marrin pushtetin e parlamentit, sepse ai është pushteti i parlamentit, vendimi për të hapur, për të autorizuar organet e drejtësisë, është pushtet parlamenti. Por Edi Rama nuk njeh as ligj as moral, ja se pse ne jemi në betejë pa kthim.

– Do ia thoni sot në sy z.Rama. akuza që është përgjegjës për hetimin tuaj në SPAK?

Berisha: Unë nuk ka diskutim që ia them dhe do t’ia them, po nuk ia mbathi, po qendroi aty.

Beteja është pa kthim.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale