Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur nga sheshi Willson në Tiranë, u shpreh se protestat dhe mosbindja civile do të vazhdojë nga Qafë Priska deri në Vorë.
Duke folur për mediat, Berisha akuzoi direkt Edi Ramën për goditjen e deputetit dhe nënkryetarit të PD, Agron Gjekmarkaj.
FJALA E PLOTE:
Falenderoj shqiptarët dhe opozitarët që sot me guxim në një ditë shumë të veçantë, morën Tiranën në duart e tyre. Tirana nuk ka qenë ndonjëherë më e lirë se sot, në duart tuaja.
Jam këtu gjithashtu për të dënuar me forcën më të madhe dhunën e përdorur nga narkobanditë me uniformë, të urdhërur nga Edi Rama ndaj nënkryetarit të parlamentit dhe PD-së, Agron Gjekmarkaj, ndaj nënkryetarit të PD-së dhe kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi.
Me këtë rast, dua ti them Edi Ramës dhe Ervinit me tre mbiemra se këto akte i marrim personale, ndaj dhe ftoj demokratet dhe demokratët në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, ti gjuajnë kudo që ti shohin këta kriminelë të qeverisë, me vezë dhe domate në çdo rast.
Kjo kërkon që sapo të ua shifni makinat e tyre, ose ata vetë drejt tyre breshëri vezësh dhe domatesh.
Duhet të marrin përgjigjen që meritojnë sepse të godasësh një deputet me projekt, plan, se ai që ka goditur nënkryetarin e PD-së dhe nënkryetarin e parlamentit Gjekamarkaj, ai ka marrë skemë direkt nga Edi Rama dhe Gazment Bardhin të cilin Edi Rama e urren se po ja dërgon vëllain në burg dhe bashkë me të dhe Edin vetë.
Nuk ka faj Gaz Bardhi se merret Olsi me drogë dhe me aktivitete kriminale.
Pra, edhe sot ishte një ditë triumfi, ishte një ditë në të cilën ne u dëshmuam të pamposhtur.
Besuan shumë se kanë natyrën me vete, Zotin me vete, por Zoti është me ne dhe ky shi ishte dhuratë për ne. Prova jonë.
Ne kaluam me sukses të plotë ndaj dhe përgatitemi për vitin që vjen.
Ne nuk ndalemi gjer në largimin e kësaj qeverie dhe krijimin e qeverisë tenike. Krijimi i qeverisë teknike që shqiptarët të votojnë të lirë, është mision i shenjtë, është mision sublim, suprem dhe ne vazhdojmë këtë betejë gjer në fitoren e këtij objektivi dhe zgjedhjeve në Shqipëri.
Nuk ka asnjë të pamundur që ne nuk e kthejmë në realitet dhe mundësi. Kështu që përgatitemi për betejën tjetër.
Ti urojmë edhe njëherë besimtarët e krishterë, një Krishtilindje të bukur, dhe më të mirë Krishtlindja që vjen.
Lindja e Krishtit është gjithnjë burim i pashtershëm force, frymëzimi dhe fuqie për njerëzit që luftojnë te keqen dhe janë luftëtarë të së mirës.
Ne të keqen po luftojmë, ne po përballemi me të keqen.
Unë tani do të shkoj të shoh pak në spital nënkryetarin e parlamentit dhe nënkryetarin e PD që e kanë lënduar në atë shkallë sa është detyruar të transportohej në spital.
Pyetje: Si është gjendja e tij shëndetësore dhe çfarë lëndimesh ka marrë.
Berisha: Pikërisht po shkoj atje për ti marrë me saktësi të dhënat, por akti është një akt kriminal i projektuar direkt nga Edi Rama dhe ai Ervini me tre mbiemra, që unë ju garantoj ju, do të ju informoj shpejt se çfarë përfaqëson ai, se cilin përfaqëson ai dhe ju do të merrni të vërteta shumë të hidhura për të. Të afërta dhe të largëta.
Ai jo që nuk e ka vendin aty, por e ka vendin në burg dhe për shumë, shumë kohë. Ai ka punuar dhe në administratën e PD, ka kusure shumë të mëdha të dokumentuara. Me një fjalë ai është njeri delinkuent dhe ai merret me këto vagabondazhe, këto organizime.
Pyetje: Si do ta vijoni skenarin e protestave, do të jenë të kësaj natyre.
Berisha: Të shumë natyrshme, 77 të pakonsumuara janë shumica. Nga Priska gjer në Vorë, është territori ynë i betejës. Nga Qafë Priska, ke qenë ndonjëherë atje, përtej Surrelit është, gjer në Vorë. E përfshin.
Bashkërisht, nuk ka forcë ne që na mposht, kurrë.