FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË BASHKËBISEDIMIN ME TË RINJTË E FRPD
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e FRPD të zhvilluar ditën e sotme në selinë e PD u shpreh se, sot Edi Rama ka në mënyrë absolute çdo pushtet.
Berisha tha se, këtu ngjallet një frymë anti-rini e qëllimshme dhe me këtë frymë synohet të largohet rinia nga Shqipëria.
Berisha tha se, SKAP-i ngjason si dy pika uji me Sigurimin e Shtetit. SKAP-i është një organizatë e mirëfilltë kriminale. Ai tha se, të njëjtën figurë kanë krijuar dhe po krijojnë te gjykatësit, pra Edi Rama ka vendosur një kontroll të plotë dhe total mbi të gjitha pushtetet.
Berisha tha në takimin me të rinjtë e FRPD se, ajo që ndodhi në Gjykatën Kushtetuese ishte vdekja përfundimtare e sistemit demokratik. Ai tha se, Edi Rama është diktator me bandë, jo me ideologji.
Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua dhe iu bëri thirrje të rinjve se, Shqipëria pret heronj dhe këta heronj ajo i pret nga ju. Berisha tha se, nëse të rinjtë ngrihen, Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara.
FJALA E PLOTË
Të dashur të reja dhe të rinj. Anëtarë të FRPD të pranishëm në këtëkim dhe kudo që jeni sot. Të dashur anëtarë të panelit, i dashur Besart.
Sa herë që më hepet rasti të bisedoj me të rinjtë është një pyetje e sinqertë që gjithmonë ngrihet, qofshin këta të rinj demokratë, qofshin të rinj të bindjeve të tjera. Kjo pyetje bashkëjeton sot me çdo të ri shqiptar, kjo pyetje mundon secilin prej jush pasi përgjigja ende nuk është e qartë.
Prandaj fjalën time sot do ta nis për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetje e cila qendron si një barrierë midis jush, të rinjve dhe ëndrrave tuaja, të ardhmes suaj dhe të Shqipëria.
Kjo pyetje famëkeqe është. Pse është kaq e vështirë t’ia dalësh në Shqipëri? Apo e formuluar ndryshe: pse nuk po ia dal dot në këtë vend dhe po largohem prej tij?
I sigurt jam që çdo njeri e ka pyetur veten për këtë, para se sa të nisë të marrë rrugët e dheut. Arsyeja pse unë e nisa fjalën time me këtë pyetje, është se përsëri, pavarësisht nga rezultati dramatik i situatës pyetja kërkon një përgjigje të saktë.
Të rinjtë ikin sepse shkollimi i tyre po degradon, dhe ky është një realitet për të rinjtë. Formimi qoftë universitar, qoftë parauniversitar, qoftë profesional është i një rëndësie shumë të madhe për të ardhmen e tyre. Po çfarë garantoi studimi i fundit?
Studimi i fundit ishte vërtetimi i atij konstatimi në qindra e mijëra raste se arsimi po degradon me shpejtësi të madhe. Studimi i fundit i PISA-s gjeti se Shqipëria në 9-vjeçarin e kësaj qeverie pësoi rënien më të madhe në botë. U rendit e para në dëgradimin e arsimit. U kthye në vitet 2000.
Imagjinoni ju miqtë e mi, nxënësit tanë në arsimin paraunivesitar pregatitën jo për vitet 2024, por për vitet 2000, përgatiten pra për 20 vite prapa. Përgatiten pothuaj për kohën e fillimit të internetit, apo para internetit. Rënie katasrofale, rënie me pasoja shumë të rënda.
Natyrisht, do ishte e padrejtë nëse do të pranonim vetëm arsimi është shkaku i këtij largimi masiv të të rinjve. I shkretimit të vendit në raport me ju me moshën tuaj, Shqipëria po shndërrohet në një shkretëtirë, shkretohet.
Besarti dha disa statistika tronditëse. Asnjë luftë, asnjë gjendje nuk ka larguar nga ndonjë vend të rinjtë nga vendi i tyre sa janë larguar këto 10 vite. Përveç arsimit shpeshherë ju ndodh në mënyrë absurde ju fajësojnë apo ju vetëfajësoheni. Kjo sepse qeveria ka ushqyer një frymë shfuqizuese ndaj jush. Qeveria bën gjithçka që ju të mos tregoni fuqi, të mos ndjeheni të fuqishëm. Ndaj edhe i mëshon me propragandën e saj, janë çuna dhe vajzash kafenesh, janë zdromsa, janë dembela, në një kohë kur asnjëra nga këto nuk është e vërtetë. Në një kohë kur kapacitetet tuaja intelektuale janë absolutisht të klasit të parë. Dhe kjo është e faktuar, jo me ju, është faktuar në studimet më të para shqiptare dhe antropologjike. Askush dhe ansjëherë në çdo studim dhe çdo kohë nuk ka vënë dot në diskutim inteligjencën e shqiptarit.
Por këtu ngjallet një frymë antirini e qëllimshme, dhe me këtë frymë kërkojnë të largohen të rinnjtë nga Shqipëria.
A e dëgjoni ju ndonjëherë, rikujtoni pak për një moment Edi Ramën, ministrat e tij. Ndonëse mund të kenë një ministri për rininë, por nuk përmenin kurrë fjalën rini, nuk ekziston. Nuk ekziston për ta fjala rini, ekziston vetëm kur i duhen. Për të mbushur sheshet nëpër koncerte për qëllime elektorale, por për asgjë tjetër. Sepse për Edi Ramën interesi absolut është që të rinjtë të cilët nuk pajtohen, nuk mund të pajtohen me një qeverisje të tillë me pasoja të tilla.
E dinë që ata nuk e duan, prandaj dhe për të ata duhet të largohen nga Shqipëria.
Por në qoftë se ju, dhe çdo i ri shtron pyetjen me të drejtë. Pse nuk mund t’ia dalim në këtë vend, në një kohë kur ju garantoj se në çdo vend tjetër po të shkoni në Europë, kurrë nuk do gjeni një copë tokë 28 mijë km2 me potenciale të jashtëzakonshme si ky vend. Pasuritë e Shqipërisë në kaq sipërfaqe, ju garantoj unë, nuk i ka asnjë vend tjetër.
Potenciali i saj turistik është i pakrahasueshëm sepse ka një kombinim mahnitës të alpeve dhe maleve me brigjet më të bukura që ekzistojnë në rajon. Sepse ka një tokë të pakët, por absolutisht nga më pjelloret që mund të bëhet. Sepse ka rezerva botërore minerale, ka fushat më të mëdha të naftës onshore në Europë.
Pra, jetohet midis gjithë këtyre pasurive dhe megjithatë, Shqipëria nuk jep shansin që ju ta ndërtoni këtu ëndrrën tuaj. Pse kjo? Shqipëria pra, nuk është një vend i mallkuar, Shqipëria dhe shqiptarët janë një vend i tradhëtuar. I tradhtuar në themelet e lirive dhe të drejtave të tyre. I tradhtuar në ato parime, pa të cilat vendi nuk është më i yti. Pa të cilat, ti detyrohesh të kërkosh një strehë tjetër. Dhe kjo ndodh sot.
Në aparencë, Shqipëria është një vend i lirë, por kjo është absolutisht një liri e rremë. Kjo është liri e rremë. Shqipëria nuk është një vend i lirë. Shqipëria sot, njëlloj si në diktaturën komuniste, ka të gjitha të pushtetet e saj në dorën e një njeriu. Pa përjashtim.
U them unë ju, nga memoria dhe eksperienca ime, Shqipëria pati dy diktatorë gjatë diktaturës komuniste, Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij. Enver Hoxha i kishte të gjitha në dorë, pavarësisht se ndiqte procedura, por pasardhësi nuk i kishte të gjitha pushtetet në dorë. Pavarësisht se përpiqej, por sërish nuk i kishte. Sot Edi Rama ka në mënyrë absolute, në mënyrën më të verbër, çdo pushtet.
Ju jeni dëshmitarë, ndoshta keni ndjekur procesin e tij ndaj meje. Një proces pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë firmë të Sali Berishës në privatizimin e një kompleksi me qindra pronarë, njëri prej të cilëve ishte dhëndri im, Jamarbër Malltezi. Asnjë firmë. Një proces i filluar në vitin 1995, i përfunduar në vitin 2009 në përputhje me të gjitha ligjet e vendit.
Në këtë proces ka diçka shumë të veçantë, ky që ka marrë tokën e tij dhe është një i 500 mijti pronar që ka marrë trojet dhe ka marrë 400 metra nga 1 miliardë e 577 milionë e 400 mijë metër katrorë tokë që qeveria, në përputhje me programin e saj për rikthimin dhe kompensimin e pronave, ua dorëzoi pronarëve legjitimë. Ky vihet në gjendje arresti.
Vetë Edi Rama, me firmën e tij, me 4 vendime qeverie, merr nga toka e kësaj familje, të cilët fisnikërisht e kishin dhuruar për shkollë komuniteti, 1500 metër katrorë tokë. Po si i merr? Me 4 firma. Ky që mori 400 metra nuk ka asnjë firmë të Sali Berishës. Kurse ky tjetri, për të marrë 1500 metra, ky vendos 4 firma njëra pas tjetrës, dhe burgos këtë, njëlloj siç burgosën në vitin 1946, paraardhësit e tij.
Pra, për të kuptuar ngjashmërinë midis diktaturës sotme dhe diktaturës së djeshme, se ju jeni fatlumë. Asnjëri prej jush nuk jetoi atë diktaturë, dhe është fat i madh, ua them unë ju. Por problemi ëhshtë se sot jemi përsëri në diktaturë dhe kjo kërkon vetëdijen tuaj të plotë.
Përpara ne kishim Sigurimin e Shtetit, i cili fajësonte njerëz pa faj, me një qëllim të vetëm, që të ushtronte terror në shoqëri.
Sot kemi S KAP-in.
Çfarë ishte Sigurimi? Sigurimi përbëhej nga kriminelë, nga torturues, nga vrasës, nga përdhunues. Përbëhej nga një vulg njerëzor, ndaj dhe ata ishin të aftë të zbatonin çdo urdhër.
Por çfarë është SKAP-i sot?
Ngjason si dy pika uji me Sigurimin e djeshëm. SKAP-i sot është një organizatë e mirëfilltë kriminale që rëndom paraqitet si një risi. Po pse them se është organizatë kriminale? Sepse aty janë rekrutuar prokurorë, përfaqësues të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë.
Sepse, aty është prokurori që u tha shqiptarëve se Mehmet Greca, trafikanti që kishte mbushur makinën me fletë votimi dhe euro dhe karta identiteti në Elbasan, nuk kishte asgjë në makinë, tha. Dhe ai u shpërblye nga bosi i tij i krimit, Taulant Balla dhe u soll në SKAP.
Po pse them unë që SKAP-i është organizatë kriminale?
SKAP-i është organizatë kriminale, sepse vrasësi që vrau jashtë çdo lloj tradite njerëzore shqiptare në gjumë të fejuarën e tij 15-vjecare, në vend që të dënohej me dënim përjetë, doli nga burgu sikur nuk ka kryer krim. Skapi tha: jo, tha, këta nuk janë organizatë kriminale, nuk na takon ne. E dërguan në Shkodër, ku shoku i tyre kishte marrë milionat, ia prishën të gjitha provat dhe ata dolën të lirë. Mund t’u jap me dhjetëra shembuj.
Ose, ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja qëndron në SKAP. Ligji thotë nuk mund të jenë në prokurorinë e shtetit ata të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë, ose oficerë të Sigurimit të Shtetit. Por ligji nuk ekziston për ta, ekziston vetëm vullneti i Edi Ramës që t’i përdorë ata si mercenarë.
Të njëjtën figurë kanë krijuar dhe po krijojnë te gjykatësit. Pra, Edi Rama ka vendosur një kontroll të plotë dhe total mbi të gjitha pushtetet. Por ëndrra e tij është kjo. Një Shqipëri pa rini, një Shqipëri pa opozitë.
Në qoftë se një Shqipëri pa rini, po e realizon me largimin e të rinjve nga Shqipëria, Shqipërinë pa opozitë e realizoi duke blerë ish-kreun e opozitës. Natyrisht, shpirti opozitar nuk u ble dot nga Edi Rama dhe gjatë dy viteve, dhe këtu duhet ta them, që drejtuesit tuaj kanë një meritë të veçantë se qenë më të parët që u rreshtuan në shpëtimin e PD. Ua them unë ju.
Por pasi e pa se i doli jashtë kontrollit, pasi e pa se ëndrra e tij po bëhej pluhur, ëndrra e tij për një Shqipëri pa opozitë, pasi e pa se kjo opozitë e vërtetë do ta groposte atë siç e meriton, ai kaloi në veprime ekstreme ndaj saj. Në mohimin e të drejtave themelore të opozitës, pa të cilat ajo nuk është opozitë. Ajo është fasadë, ajo është një opozitë në letër, por kurrë një opozitë e vërtetë.
I mohoi në parlament të drejtën e komisioneve parlamentare.
Ju jeni të rinj dhe sigurisht mund t akeni, mund të mos ta keni të qartë nocionin e sovranitetit. Por sovraniteti i një kombi ka anën e jashtme që është mbrojtja e interesave të tij të jashtme dhe pavarësisë së tij, sovraniteti ka anën e brendshme, si çdo shtëpi që ka dy anë. Ana e brendshme e sovranitetit nuk është asgjë tjetër, veçse e drejta e qytetarëve për të kontrolluar pushtetin e qeverisë së tyre. Kaq është.
Dhe kjo e drejtë ushtrohet nëpërmjet garancive që Kushtetuta i njeh opozitës për të ushtruar këtë kontroll. Dhe kjo e drejtë ushtrohet nëpërmjet komisioneve hetimore parlamentare.
Edi Rama vendosi të bllokojë në mënyrën më diktatoriale njëri pas tjetrit, tetë kërkesa të opozitës për komisione hetimore parlamentare.
Pse e bëri këtë? Sepse ai vetë është në epiqendër të hetimeve për të gjitha aferat. Edi Rama është nëna e të ligave në këtë vend. Është mobodiktatori. Diktatori me bandë, jo me ideologji. Kjo diktaturë është e bandës.
Ju e patë se si Pëllumb Gjoka, nga një vrasës i urryer, nga një trafikant, u shndërrua në investitor strategjik. Mori licencën për kazinonë, ndërkohë kur ka një motel. Atë Edi Rama ia njohu për hotel me 5 yje. Ç’është mobokracia? Sepse mobokracia është sundimi në të cilin krimin vendos kudo. Krimi vendos në rrugë, krimi vendos në zyrat e qeverisë, në qelitë më të sigurta të narkokraturës dhe vret. Vendos në parlament. Vendos kudo. Dhe në këtë kontekst, pra Edi Rama nuk përdor siç përdorte Enver Hoxha si satër luftën e klasave, si forcë lëvizëse të shoqërisë. Por Edi Rama përdor si satër mbi shoqërinë aleancën e tij me krimin.
Ndaj dhe ai tani përpiqet me çdo kusht të asgjësojë opozitën. Pasi i ka mbyllur në parlament të gjitha të drejtat, me Gjykatën Kushtetuese absolutisht që do ia kishte lakmi, ju garantoj ju, gjykata e Adolf Hitlerit dhe gjykata e Edi Ramës, arriti në mënyrë të paimagjinueshme të mbyllë dhe dritaren e fundit të opozitës. E fundit kishte ngelur.
Çfarë i kishte ngelur opozitës në rrugë ligjore?
I kishte mbetur drejtimi në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuta përcakton 4 subjekte me të drejtë të pakushtëzuar për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Në një farë mënyre 4 roje të rendit kushtetues, që mund t’i drejtohen kur shohin se ka çështje madhore, kësaj gjykate, garante e Kushtetutës, për të vlerësuar.
Ç’bëri gjykata e Edi Ramës? Ata janë të shkolluar, ata e njohin Kushtetutën. Por çfarë firmosën 3 ditë më parë? Ata i hoqën pakicës të drejtën e pakushtëzuar vetëm e vetëm për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës. Thanë jo, Kushtetuta nuk ua njeh këtyre një të pestës së deputetëve, që ua njeh vetëm atyre, ia njeh parlamentit, që nuk ia njeh aspak parlamentit. Po pse Kushtetuta nuk ia njeh parlamentit? Sepse parlamenti ka deputetët, ka stafet administrative, ka organet drejtuese. Atij i njihet pushteti ligjvënës. Pushteti ligjvënës është deputeti. Secili që do mund të shkojë të firmosë te 1/5.
Pra, u ndala në këtë aspekt, ajo që ndodhi në Gjykatë Kushtetuese ishte vdekja e ëmbël, ta quajmë në thonjëza, përfundimtare e sistemit demokratik. Ajo që ndodhi, ata gjykatës firmosën mbylljen përfundimtare të të drejtës së opozitës për të mbrojtur interesin publik. Dhe shpallin në vend të tyre shumicën se çfarë do të thotë parlamenti, kryetarja e parlamentit. Parlamenti përfaqësohet nga kryetarja, u them unë ju.
Pra, Edi Rama, ju këshilloj ta lexoni atë nen, është i pashembullt në histori, nuk e gjen. As në Gjermaninë naziste pas Hitlerit në pushtet, as tek Enver Hoxha. Ata bënin ligje, por nuk silleshin në këtë mënyrë me Kushtetutën siç sillet ky. Së këtejmi pra, rrezikshmëria absolute e këtij njeriu, së këtejmi pra koha juaj.
Sot Shqipëria pret heronj!
Ju garantoj se ajo i pret nga ju.
Këta heronj, si gjithmonë kanë qenë të rinjtë. Ka qenë Azem Hajdari, heroi i kohës së tij, që guxoi, doli me 8 dhjetor në shesh.
Diku kam shkruar sepse u ndodha përballë tyre dhe çfarë ndjenjash më ngjalli? Aty pashë heronj sa kurrë në jetën time, sa në asnjë film, sa në asnjë roman. Kjo ishte e vërteta. Se ata kishin dalë në sheshin e mejdanit, u përballën dhe fituan.
Studentët nisën një betejë të shkëlqyer në vitin 2018. Tani unë i pyes ata, u pyes ju dhe i ftoj të pyesni secilin prej tyre. Çfarë fituat nga ajo lëvizje?
Në qoftë se nga lëvizja e viteve ‘90, studentët çelën një epokë për kombin dhe vendin, çfarë u fitua nga lëvizja e vitit 2018? Secili student sot paguan një tarifë më të shtrenjtë se më përpara, secili prej jush sot paguan një qira 2 herë më të shtrenjtë se ajo që paguanit, jo vetëm në konvikte, po kudo që banoni. Secili nga ju sot shpenzon shumë më tepër për një vit shkollor sesa bashkëmoshatarët tuaj në Vjenë, Paris, Athinë, Romë, prindërit e të cilëve janë pakrahasimisht më të pasur se sa prindërit tuaj.
Pra, ajo lëvizje u tradhtua. Ato premtime u përdorën për mashtrim.
Çfarë ndodhi me studentët e mjekësisë? Një urdhër i marrë hua nga Maduro i Venezuelës.
Të gjitha këto janë një kushtrim për ju. Të gjitha këto janë një shans i madh për ju.
O sot, o kurrë duhet të ngrihemi kundër kësaj diktaturë.
Të gjitha këto kërkojnë nga ju të ndjeheni luftëtarë lirie, misionarë, në një mision hyjnor dhe njerëzor. sepse liritë dhe të drejtat e individit janë sa njerëzorë, aq edhe hyjnore.
Sot, më shumë se kurrë kërkohet që të jeni ju protagonistët kryesorë në këtë betejë.
Dhe dy gjëra do t’u them. Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet dhe në pamje të parë është i stërfuqishëm. Ju garantoj se ai është një kalbësirë, është një statujë e kalbur që nuk pret asgjë tjetër për t’u rrëzuar përveç vrullit, guximit, mosbindjes tuaj civile.
Ai e kuptoi që fundi po i vjen. E kuptoi sapo ëndrra e tij për Shqipëri pa opozitë u bë pluhur, ai e kuptoi që nuk do i rezistojë kurrë opozitës së vërtetë. Ndaj u hodh në veprimet më dëshpëruese. Por ai qendron dhe do qëndrojë për sa kohë ne nuk do ngrihemi fuqishëm, ju nuk do ngrihemi fuqishëm. Për sa kohë heronjtë e vërtetë do të rrinë në një apati apo do pajtohen me regjimin e tij.
Ndaj dhe ju ftoj ju, ftoj të gjithë të rinjtë shqiptarë në emër të dinjitetit tuaj, asnjëri të mos mendojë se ka dinjitet në rast se të drejtat kushtetuese shkelmohen. Dinjiteti i pëlqen çdo njeriu, por garanti i dinjitetit të tij është Kushtetuta, e cila përcakton respektin e dinjitetit si shtyllë themelore të saj, e cila nuk lejon askën të shkelë mbi dinjitetin e tij.
Asgjë nuk ka liria më thelbësore sesa dinjiteti. Ndaj dhe ne duhet të mendojmë për këtë.
Në qoftë se të rinjtë tanë vendosin para se të realizojnë ëndrrën e armikut të tyre Edi Rama, të realizojnë ëndrrën e tyre. Të rikthejnë shpresën për shqiptarët, Edi Rama do i ketë kohërat e numëruara. Dhe unë jam i bindur se ju do i jepni atij shumë shpejt përgjigjen e merituar.
Faleminderit shumë!
FJALA PERMBYLLËSE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME TË RINJTË E FRPD
Ju falënderoj shumë për diskutimet dhe çështjet që ngritët.
Tani me shumë të drejtë shtruat këtu problemin e votës. Unë ju garantoj ju se, dinjiteti njerëzor nuk ka elementë më thelbësorë të tij se sa votën e lirë.
Pse ua them këtë.
Nëse kthehem në vitet 1987-88, vitet e diktaturës, unë kam qenë një mjek kardiolog i apasionuar me kërkime shkencore të botuara brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrës në takime të rëndësishme, etj., etj. Pra nuk kam qenë një person i persekutuar.
Fakti që udhëtoja jashtë, paraqisja punimet e mia shkencore nëpër kongrese ishte një privilegj, mund të mos më lejonin.
Pse unë dola kundër.
Ju garantoj se vetëm për dy arsye, dhe asnjë tjetër.
E para ishte se shkonim në kutinë e votimit dhe nga frika votonim atë që nuk donim. Kjo më tmerronte, sepse vota ishte e kontrolluar dhe po të mos votoja atë do të pësoje, një, dy, tre. Pra nuk kishim votën e lirë.
E dyta dhe vetëm këto dy elementë.
Tjetër flisnim me mikun e ngushtë, shokun, apo në familje e tjetër flisnim në kolektiv. Pra kishte një dublicitet.
Ëndërra ime ishte që ne të votonim ashtu siç donim dhe e dyta, të flisnim atë që donim, publikisht.
Dhe për ta përmbledhur atë qëndrimin tim që mund të pësoja shumë gjë, por nuk pësova, unë e mbajta thjeshtë për dinjitetin tim njerëzor, sepse ajo ishte një rrethanë e dinjitetit të munguar.
Po të më pyesësh mua, se çfarë janë diktaturat, para së gjithash janë sisteme që rrëmbejnë dinjitetin njerëzor.
Tani çfarë dinjiteti ka këtu, kur ti voton dhe bandat me makinat e blinduara vijnë e të votojnë votat. A ka terror më të madh. A është kjo fiction apo realitet? Kjo është realitet.
Me ju do të jem i hapur. Kam deklaruar shumë herë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, por tani kjo duhet të jetë kryefjalë për ne.
Mund të ketë dy opsione, mendime. Njësi që të bëjmë gjithçka për të fituar zgjedhjet. Ju garantoj se nuk realizohet. Ju e patë vetë se si u realizuan zgjedhjet në Shkodër. Si Shkodra ka qenë një seri zonash të tjera.
Mos harroni se kandidati ynë në Shkodër në të gjitha pollet ishte 5-15 pikë përpara. Pra të besosh se me Edi Ramën do të fitosh zgjedhjet, bën lojën e tij dhe mashtrohesh.
Edi Rama shkoi gjer në atë shkallë sa në procesin zgjedhor, de jure e eliminoi kundërshtarin politik Sali Berishë, pasi nuk lejoi regjistrimin e emrit të tij në fletën e votimit.
Nuk lejoi regjistrimin e emrit të PD në fletë votimi. I mori PD-së me gjykatë, vulën, logon, identitetin. Shpërndau 683 mijë zarfa 50 mijë lekë, të gjithë në kundërshtim flagrant me ligjin.
Ju shihni sot Beogradin.
Beogradi sot është në protestë, në fakt janë studentët e Beogradit dhe po protestojnë kundër Edi Ramës së tyre.
Por ju garantoj se zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë shumë herë më të këqija, se sa zgjedhjet në Serbi, pa asnjë diskutim.
Aleksandër Vuçiç nuk i ka hequr emrin kundërshtarit nga lista.
Aleksandër Vuçiç nuk i ka lënë kandidatët e kundërshtarit me zero qindarka financim.
Është e vërtetë se ka sjellë me autobusë nga Bosnja, Kosova, serbë, por nuk ka ndryshuar dot qendrën e votimit të 1.3 milionë votuesve si këtu. Nuk i ka bërë këto.
Studentët janë në protestë. Pse? Për votat e këshillit bashkiak në Beograd.
Pra të mendosh se me Edi Ramën do të ketë zgjedhje, mashtron veten. Atëherë çfarë duhet të bëjmë.
Duhet të bëjmë gjithçka që të bëjmë zgjedhje. Ne jemi parti e zgjedhjeve, nuk heqim dorë. Ne përdorim të gjithë potencialin tonë për të larguar këtë armik të votës tonë, të opozitës, pluralizmit.
Sot për sot ju them unë ju, ky është kryeministri më i korruptuar dhe kompromentuar në Europë.
Sot ka një gjyq të hapur në Uashington. Një gjyq, sepse ky i korruptoi udhëheqësit të NATO-s, partnerin kryesor strategjik, jo vetëm të Shqipërisë, por të të gjithave vendeve të lira të Europës, kryezbuluesin.
Ka një dosje shqiptare të Mcgonigalit. Ka një krim që ka ndodhur në Shqipëri, sepse ai ëhstë marrë me hetimin e dosjes së Sali Berishës. Sepse ai ka vënë gjoba, në bashkëpunim me Edi Ramën.
Bashkëpunëtorë të afërt të Edi Ramës, është marrë me ta në mënyrën më të paimagjinueshme.
Edi Rama tani duke besuar se do të mbyllë hesape merr masa që çfarëdo që ti ndodhë, vendi të jetë pa opozitë.
Pra të gjitha këto duhet të jenë një thirrje për ne, një thirrje e fuqishme.
Unë ju garantoj se PD nuk mposhtet kurrë. Sepse PD, siç filloi dhe e tmerroi atë, sepse këto janë veprim tmerri, ai hoqi çdo maskë dhe doli diktator mobokrat, lakuriq në shesh.
Por e mbyll prap, heronjtë priten nga ju.
Heronjtë e këtij kombi kanë qenë të gjithë të rinj.
Në këtë betejë është në misionin tuaj të shembim këtë diktaturë, sepse nëse në 1990-91, u përmbysën, u ndanë dhe u hapën epoka, ajo epokë është mbyllur sot me vendosjen e diktaturës. Nuk duhet të kemi më iluzione.
Diktaturë me lëvizje të lirë.
Vietnami komunist me një parti, vietnamezët lëvizin në të gjithë botën pa asnjë kufizim, sepse janë nxjerrë mësime.
Ka një rëndësi të jashtëzakonshme të punoni me çdo moshatar tuaj, me çdo gjimnazist. Ata sot mësojnë në nivelin e viteve 2000, për shkak të këtij njeriu, në një kohë kur janë në një kohë krejt tjetër.
Studentët kanë alternativë të vetme, largimin nga Shqipëria.
Kështu të gjithë sytë, shpresat në mënyrë të ligjshme janë drejtuar tek PD dhe te rinia.
Duke përfunduar, urimet e mia më të përzemërta për këto festa të fundvitit dhe të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që festat e ardhshme ti festojmë si njerëz të lirë, shoqëri e lirë, si vend i lirë.
Faleminderit shumë!