REAGIM I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA GJATË KONFERENCËS ‘RËNIA E EUROS, FITUESIT DHE HUMBËSIT’
EKSTRAKT
Gjatë zhvillimit të konferencës së mbajtur me temë ‘Rënia e euros, fituesit dhe humbësit’, Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha bëri disa reagime së bashku me një panel ekspertësh.
Berisha u shpreh se, narkoeuro është një koncept i cili po eurozon ekonominë, një euro toksike kjo e cila rrjedh nga klane kriminale dhe po shkatërron ekonominë shqiptare.
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se transkriptet e sjella nga Franca janë të lemeritshme, por ato që shkatërrohen këtu janë edhe më të lemeritshme se ato.
Berisha tha se, njerëzit që hyjnë dhe dalin nga dera e Kryeministrisë janë nga më të rrezikshmit në botë, ku drekojnë, darkojnë dhe porosisin vrasjet zinxhir së bashku.
Berisha tha se, Olsi Bistri nuk është më pak Olsi Rama. Sepse po të mos ishte Olsi Bistri aspekti i krimit, i vrasjeve, Pëllumb Gjoka do ishte një pronar kazinoje, të cilën ia mbronte Olsi komplet kazinonë. Po kazinonë e tmerrshme të call centera-ve me 2.2 miliardë euro vjedhje, i biri i njishit të shërbimit civil në Shqipëri është Amant Josifi, dhe e ëma e tij është njishi.
Berisha tha se narkoeuro është monedha politike e narkoshtetit, nuk ka lidhje aspak me Bankën Europiane, ndaj të krijohet fondi i mbështetjes dhe mbrojtjes së eksporteve. Ky fenomen po shkatërron Shqipërinë
REAGIMI I PLOTË
Dy fjalë. Së pari, kemi të bëjmë me një narkoeuro, dhe duhet ta rrënjosim mirë këtë koncept, i cili është, nuk përbën fenomenin e eurozimit të ekonomisë, për shkak të lidhjeve të fuqishme po themi të ekonomisë shqiptare, me ekonominë e zonës euro, dhe që ajo mund të ishte një lloj influence, por këtu kemi të bëjmë me një euro toksike për ekonominë shqiptare, e cila është një euro që kontrollohet totalisht nga klanet kriminale, ose në shumicën dërrmuese të saj nga klane kriminale, klane të nëndheshme.
E tha Klodiani. Në qoftë se lexoni ju segmente nga transkriptet që solli Franca, ju garantoj që këto të këtushmet që shkatërrohen janë shumë më të lemeritshme. Po ato s’i shkatërruan dot.
Po aty çfarë shihni ju? Aty shihni që njeriu i lidhur me të gjitha interesat me kryeministrit, drekon në drekë me të, në darkë porosit vrasjet. Jo një, zinxhir.
Shihni mbrojtjen që ai ka nga shefat e krimeve, nga komisarët e policisë. Ju e dëgjuat një Olsi Bistri, por mos kujtoni ju se është më pak Olsi Rama, ua them unë ju. Sepse Olsi Bistri, po të mos ishte aspekti i krimit, i vrasjeve, Pëllumb Gjoka ishte një pronar kazinoje, të cilën ia mbronte Olsi komplet kazinonë. Po kazinonë e tmerrshme të call centera-ve me 2.2 miliardë euro vjedhje, i biri i njishit të shërbimit civil në Shqipëri zonja, njishi është ai, Amant Josifi, dhe e ëma e tij është njishi.
Ajo është drejtuesja e shërbimit civil të narkoshtetit. Dhe ai kishte protektor absolut, Olsi Ramën. Ata punësonin, merrnin punëtorë te një call center të ndershëm që bënte punën, ecni te ne se e kemi kaq rrogën, dhe kemi mbrojtje të qeverisë.
Sigurisht, që ne nuk mund të rrimë, do bëjmë çfarë kemi mundësi, do insistojmë për krijimin e fondit të mbështetjes dhe mbrojtjes së eksporteve, një domosdoshmëri shumë e madhe në këtë kohë. Por ama nuk mund ta presim, po nuk premë rrënjët e këtij fenomeni. Ky po shkatërron Shqipërinë.
Koka është aty.
Kur përfaqësuesi i kartelit më agresiv të tokës është Sinaloa e Meksikës sot, del nga dera e Kryeministrisë pasi ka takuar kryeministrin, çfarë të presësh pastaj? Të themi të vërtetën, më kupton apo jo?
Këtu duhet të mobilizuar çdo potencial për t’i dhënë atë që meriton ky regjim. Nuk jam që të rri fare indiferent, duhet të marrim masa lehtësuese, por ama duhet ta kemi të qartë se, narkoshteti, euro e tij është monedha e tij. Është monedha e cila helmon ekonominë, varfëron dhe mjeron shqiptarët, dhe e rrezikshme për Europën.
A t’ju them një gjë unë ju. Një nga shkaqet më kryesore që Kosovës nuk i jepnin vizat, nuk është fare sekret, Presidenti i Francës deklaronte se: jo, na futën në Paris i thoshte. Se ai kishte këto informacionet ata, vijnë na blejnë. Dhe dinte që klanet janë shqiptare dhe kosovare. Po puna e gjakut një, dhe refuzonte liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kështu që, një ndjeshmëri, është jetike një ndjeshmëri më e madhe në qendrimin ndaj këtij regjimi. Sepse ky ka bërë gjithçka politike, edhe narkoeuro është monedhë politike, është monedhë e narkoshtetit, është monedhë e klaneve të drogës, s’ka lidhje fare me Bankën Europiane.
Faleminderit!