FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e përnatshëm, ka ftuar qytetarët që ti bashkohen protestës së nesërme tek bashkia e Tiranës.
Lideri i opozitës Sali Berisha tha në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, një ditë para protestës që do të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, tha se hajduti na ka hyrë në shtëpi dhe na ka vjedhur, por policia na burgos ne dhe jo hajdutin.
‘Erion Veliaj nuk na tremb dot ne’, u shpreh Berisha, duke shtuar se 1 milionë qytetarëve që paratë e fituara me djersë dhe lot, kanë shkuar për pallate e hotele luksoze me ç yje të hajdutëve Erion Veliaj dhe banda e tij.
‘Skapi në vend që të dënojë hajdutin kryesorë, organizatorin e vjedhjes, dënon qirakët e punësuar për këtë vjedhje’, u shpreh kryedemokrati, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar. Dhe në këtë kuadër Berisha u shpreh a jemi ne Republika e Shqipërisë apo jemi republika e hajnisë.
Lideri i opozitës Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ambasadorëve, duke u shprehur se Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Ramës.‘Qeveria e Edi Ramës dhe mafia janë sinonime. Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Edi Ramës’.
Në fjalën e mbajtur gjatë tubimit qytetar, Berisha ka ftuar çdo qytetar, çdo aktivisht, çdo intelektual që e ndjen se ndaj tij, ndaj komunitetit dhe ndaj kombit po bëhen padrejtësi të mëdha, të bashkohen nesër në ora 11:00 për ti dhënë përgjigjen që meriton kryehajdutit të kryeqytetit të Shqipërisë.
FJALA E PLOTE:
Të dashur qëndrestare dhe qëndresatë.
Misionare dhe misionarë të vërtetë të guximit, dinjitetit, të lirisë dhe shpresës së shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt për ju.
Një përshëndetje shumë të përzemërt për oratorët që me fjalën dhe mendimet e tyre, ndriçojnë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, me të vërtetat e shqiptarëve.
Të dashur miq!
çdo ditë që kalon bëhet edhe më e theksuar, emergjenca për shpëtimin e Shqipërisë. Kohët që po jetojmë, për shqiptarët janë kohë të zeza për të drejtat e tyre.
Shqiptarët sot po trajtohen nga shteti i tyre sikur të ishin qytetarë të dorës së tretë, minorancë e diskriminuar.
Shqiptarët po poshtërohen në shtëpitë e tyre, po ndihen si një popull në një tokë të huaj, shqiptarët janë banorët sot të shtëpisë më të vjedhur në Europë dhe botë.
Imagjinoni një çast miqtë e mi, sikur sonte në shtëpinë tuaj të futej një hajdut, që të vidhte pa u përmbajtur 100% të çdo gjëje të shtëpisë, të zotëve të shtëpisë dhe imagjinoni sikur këtë hajdut ta zinit në flagrancë teksa ju vjedh.
Imagjinoni tani që kur të vijë policia në vend që të merret hajdutin, të burgosë hajdutin, ajo ju burgos ju dhe le hajdutin të vjedhë shtëpinë.
Imagjinoni policinë që të ju godasë ju dhe të ju thotë se nuk keni të drejtë të zemëroheni me hajdutin.
Imagjinoni që policia të merret me zemërimin e viktimës dhe jo me kriminelin që ju ka vjedhur shtëpinë.
Kjo ndodh miq, kjo ndodhi të premten e kaluar. Demokratët u goditën, u rrëmbyen në orët e para të mëngjesit vetëm e vetëm se kërkuan largimin e hajdutit nga shtëpia e tyre, sepse u dolën në mbrojtje 1 milionë qytetarëve të vjedhur të Tiranës.
1 milionë qytetarëve që paratë e fituara me djersë dhe lot, kanë shkuar për pallate e hotele luksoze me ç yje të hajdutëve Erion Veliaj dhe banda e tij.
Nuk ka provokim më të rëndë se ky, atentat më të rrezikshëm ndaj vendit dhe stabilitetit të vendit se ky, që policia e cila prezupozohet të mbrojë qytetarin, të përdoret si truprojë e hajdutit që grabit qytetarin.
Erion Veliaj nuk i tremb dot demokratët dhe nuk i poshtëron dot qytetarët e Tiranës.
Aty na ke të premten.
Priti o hajdut qytetarët e zemëruar, të revoltuar. Me ty e kanë. Më shumë veta, më shumë mosbindje civile më shumë të zemëruar, të revoltuar, më të gatshëm për të shkallmuar të keqen nga Shqipëria, dhe për të shpëtuar Tiranën dhe Shqipërinë.
Shtypja ndaj shqiptarëve nuk po bëhet vetëm policia.
Imagjinoni miqtë e mi një prokurori, një Skap i cili me hajdutin e zënë në flagrancë është i detyruar ta procedojë.
Por në vend që të dënojë hajdutin kryesorë, në vend që të dënojë organizatorin e vjedhjes, kjo prokurori dënon çirakët e punësuar për këtë vjedhje.
Çfarë është kjo?
A jemi ne Republika e Shqipërisë apo jemi republika e hajnisë.
Çfarë është kjo kafshëri që po u bëhet shqiptarëve.
Si fillim të vjedhin, pastaj prokuroria fal hajdutin dhe burgos ca qyqarë.
Në fund asnjë para nuk të kthehet ty, në fund policia merret me ty, të zvarrit, të merr në mesnatë. Pse? Sepse zemërove hajdutin që vodhi shqiptarët.
Protesta e fundit disa ambasada kryesore të vendit dënuan zemërimin e opozitës. Njerëzisht dua tu them dy fjalë. Mos u keqpërdorni nga Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe shihni qartë se ç’po ndodh në Shqipëri të nderuar ambasadorë.
Ju lutem shikoni njëherë, shikoni pak dokumentarin e fundit të RAI-3.
Qeveria e Edi Ramës dhe mafia janë sinonime.
Qeveria e Edi Ramës është mafia dhe mafia është qeveria e Edi Ramës.
Jo nuk e thotë këtë Sali Berisha. Sali Berisha po ishte i pari që e ka thënë këtë, ndaj dhe sot është padrejtësisht në arrest politik.
Por ishin dy prokurorë kryesorë, kolosë të antimafias italiane që e faktuan me dokumente që qeveria e Edi Ramës është mafia.
Ishte një nga mediat më serioze, më të vjetra të Europës që e pohoi këtë.
Dhe kështu kjo mafie po grabit non stop, 100 % të parave të shqiptarëve.
Është kjo mafie e cila vjedh qindra milion për inceneratorë që nuk ekzistojnë.
Është kjo mafie që përdor drejtësinë e re si pushkë për eliminim e opozitës.
Është kjo mafie që përdor paratë e drogës për të vjedhur zgjedhjet.
Është kjo mafie që korrupton funksionarët më të lartë të shteteve tuaja si McGonigal etj.
Është kjo mafie e cila ka shpopulluar qëllimisht 33% të shqiptarëve.
Por shqiptarët hallemëdhenj nuk dëgjuan kurrë nga ju një deklaratë tuajën për të gjitha këto.
Mos i mendoni shqiptarët zotërinj ambasadorë, ashtu sikundër ata nuk janë.
Ndaj jepini vëmendje fakteve. Dhe mos e paragjykoni zemërimin e demokratëve.
Sepse dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet me një vit mosha e pensionit.
Dhe ne kemi të drejtë të zemërohemi, siç zemërohen qytetarët tuaj, vetëm sepse rritet me disa cent çmimi i karburanteve.
Por zemërimi jonë, nuk është as për një vit pension dhe as për disa centë rritje të çmimit të karburantit.
Zemërimi jon është për qindra miliona të vjedhura.
Është për shkatërrimin e pluralizmit.
Është për degradimin e drejtësisë.
Është për rrënimin e zgjedhjeve të lira.
Është kundra grabitjeve 100% të parave të shqiptarëve.
Është kundra shpopullimit të shqiptarëve.
Zotërinj të nderuar, jemi shqiptar. Shqipëria është shtëpia jonë. Dhe jemi edhe ne europian. Kemi të drejtë të barabarta. Dhe çdo protestë e jona do të jetë në proporcion me padrejtësitë që na bëhen.
Dhe këtë do ta bëjmë. Ndaj dhe njëherë ju sugjeroj:
Shikoni dokumentarin e Rai 3 dhe do e kuptoni shumë qartë se për çfarë po protestojmë ne.
Të dashur demokratë. Të dashur shqiptarë.
Të gjitha këto. Erion Veliaj që ju vjedh. Policia e Ballës që merret me të vjedhurin. Skapi i partisë që amniston Veliajn dhe nuk guxon të mos ja përmendur një herë emrin.
Janë të gjitha konfirmime se misioni ynë është i shenjtë. Se beteja jonë është shpresa e vetme e shqiptarëve, se beteja jonë është betejë për çlirimin e Shqipërisë.
Ndaj të premten në ora 11:00. Para Bashkisë.
Qytetare dhe qytetar të Tiranës.
Koha ka ardhur që ti përgjigjeni kësaj thirrje nga shpirti dhe zemra secili nga ju.
Kjo nuk është për Sali Berishën.
Kjo nuk është për Partinë Demokratike.
Kjo nuk është për opozitën.
Kjo betejë është për parat e vjedhura tuajat 100%.
Kjo betejë është dinjitetin tuaj.
Kjo betejë është kundra grabitjes suaj.
Kjo betejë është kundra shpopullimit.
Kjo betejë është për zgjedhje të lira.
Kjo betejë është për demokracinë.
Kjo betejë është mision epokal për shpëtimin e Shqipërisë.
Ftoj opozitarët, ftoj çdo qytetar, çdo aktivisht, çdo intelektual që e ndjen se ndaj tij, ndaj komunitetit dhe ndaj kombit po bëhen padrejtësi të mëdha, të bashkohen me ne nesër në ora 11:00 për ti dhënë përgjigjen që meriton kryehajdutit të kryeqytetit të Shqipërisë.
Garantoj ata dhe mbarë opozitarën.
Se siç fituam betejën në parlament, ashtu do ta fitojmë edhe betejën e Bashkisë së Tiranës.
Sepse nuk tërhiqemi. Nuk trembemi. Nuk kompleksohemi.
Këtë të premte. Më të bashkuar. Më të fortë. Më të guximshëm. Më të vendosur.
Dhëmbë për dhëmbë! Rreth bashkisë, pas bashkisë, pas Erion Velisë, rradhën e ka Rama.
Erion Veliaj, populli të ka rrethuar, dorëzohu se përndryshe do të shohësh mjerim.
Shqipërinë do ta shpëtojmë, bashkinë hajdutëve nuk ua lëmë.
Rrofshi ju.
Rroftë Partia Demokratike, e cila si 33 vite më parë, është gjithmonë e para që
lufton për shpëtimin e Shqipërisë.
Rroftë Shqipëria!
Fitore, fitore, fitore.