FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TAKIMIN ME DEGËN 7 NË TIRANË
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me anëtarët e degës 7 në Tiranë dhe qytetarët, ka ritheksuar edhe njëherë paketën e dhembshurisë dhe përcaktimin e minimumit jetik prej 200 eurosh për çdo person që është në varfëri ekstreme. ‘Ne kemi një ndërhyrje urgjente dhe kjo ndërhyrje urgjente është vendosja e minimumit jetik 200 euro. Çdo shqiptar do marrë 200 euro, çka do të thotë se ai do ketë 6.3 euro në ditë. Me 6.3 euro në ditë del nga mjerimi, prapë varfëri ka, por mjerim jo’, tha Berisha.
Gjatë prezantimit të programit të PD-së me anëtarët e degës 7 në Tiranë dhe qytetarët, kryetari i PD-së Sali Berisha është shprehur se, lista e rimbursueshme në Shqipëri, do të ketë 100% të gjitha ilaçet që ka edhe Italia në listë. ‘Absolutisht do futen në listën e rimbursimit 100 përqind të gjitha ilaçet që një vend i zhvilluar, që Italia apo një vend tjetër i zhvilluar, i ka në listën e rimbursimit. Po, nuk jemi si Italia ne, po për të sëmurët do të bëhemi si Italia ne. Atyre ilaçet mund t’ua sigurojmë’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me anëtarët e PD-së së degës 7 në Tiranë, dhe qytetarët është shprehur se të gjitha gjobat do të amnistohen në 2 muaj e parë të qeverisësë PD-së. Berisha denoncoi gjithashtu edhe faktin se, janë më shumë se 50 mijë rroga në shtet, që i marrin njerëz të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë. ‘A e dini ju që ky shtet u jep 230 mijë rroga në muaj dhe të paktën 50 mijë rroga vidhen sepse rrogëtarët janë jashtë në emigracion. Po, e provuar 100 përqind. I kam me shifra. Bashkitë me radhë, fut në bordero, ndajnë paratë dhe të tjerët janë… dhe po të shihni ju borderotë e tyre, 10 mijë ka bashkia e Tiranës’, theksoi Berisha në fjalën e tij.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sfiduar Edi Ramën duke e ftuar në debat publik. Gjatë takimit me qytetarë dhe demokratët e degës 7 në kryeqytet, Berisha u shpreh se e fton në debat Ramën, si të dojë dhe ku të dojë ai. Por sipas kryedemokratit, Rama ka frikë nga vetja e tij. ‘Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhucë dhe zhapinj dhe urdhëron zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë, urdhëro të dalim të paraqesim programin tonë për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë. Nuk vjen dot sepse tani ç’kuptova unë, ai ka frikë nga vetja e tij’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij me anëtarët e degës 7 në Tiranë.
‘Shqipërinë do ta integrojë në BE, Partia Demokratike’, tha gjatë deklaratës së tij kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë takimit me anëtarët dhe simpatizantë në degën 7 në Tiranë.
‘Në këto 20 vite, kush ka qenë lokomotiva e integrimit? A nuk është ky që e festoi hapjen e negociatave me shampanjë, me fishekzjarre në vitin 2017, shpërndau edhe dekorata, me ambasadorë, me këta, negociatat nuk u hapën as në vitin 2018, as në vitin 2023, negociatat u hapën 3-4 muaj më parë. Pra, askush nuk duhet të mashtrohet sepse ky tund një pasaportë.
Po, Shqipërinë do e integrojmë ne në BE. Ne jemi ADN-ja e integrimeve’, theksoi Berisha.
Sipas kryedemokratit, të gjithë ata që votojnë 1-shin, ‘PD-Shqipëria Madhështore’ janë njishat.
‘Me 11 maj, të gjithë të votoni 1-shin. Jemi njisha, jeni njisha! Të gjithë ata që votojnë njishin, janë njisha, janë më të mirët’, tha ndër të tjera kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës me anëtarët e degës 7 të PD në kryeqytet.

FJALA E PLOTE:
Së pari ju falënderoj me mirënjohjen më të thellë për këtë pritje të zjarrtë dhe entuziaste.
Përshëndes secilin prej jush, përshëndes qytetarët e kësaj lagje.
Përshëndes kryetarin e PD, kandidatët tanë për deputetë dhe të gjithë të pranishmit këtu.
Të dashur miq, sot ne jemi në këtë takim për të diskutuar programin e PD me ju, me qëllim që ju këtë program ta diskutoni, ta paraqisni me çdo qytetar të kësaj lagje, por edhe me çdo të njohur tuajin kudo që ndodhet.
Në rast se ndalemi në këtë fushatë, ju konstatoni se ata që qeverisën 12 vite, ata prej 2 muajsh më së shumti paraqitën kopje të deformuar të programit tonë.
Dhe të tjerat pastaj një lloj përçmimi ndaj qytetarëve.
Se në rast se ti, kryeministër 12 vite, del para qytetarëve dhe u flet për zhaba, hardhuca, bretkosa, atyre që nuk blejnë dot ilaçet, atyre që nuk e mbyllin dot muajin me ushqime, atyre që të sëmurët në spitale i kanë pa mjekim, atyre që sado të ndajnë në sofër nuk u mjafton dhe për fëmijët e tyre dhe detyrohen t’u thonë ndiq rrugët e botës së këtu nuk na del.
Në qoftë se ti kryeministër, kur në janar paraqet buxhetin 8 miliardë, qindarkë për qindarkë djersë dhe taksë e juaja, dhe lë për 780 mijë pensionistë 16 milionë euro dhe u thua se po të rrisim pensionet apo po të vendosim minimumin jetik 200 euro, biem në humnerë. Refuzon votimin e ligjit me pashpirtësi dhe kur e sheh që njerëzit po të shohin me përçmim, kur e sheh që njerëzit po e kuptojnë se ty nuk ta ndjen për ta, atëherë del e mashtrim, kthehesh tek arma jote e vjetër e thua do bëj pensionin 200 euro, por në vitin 2030.
Miqtë e mi, ne vijmë para jush me një program, i cili iu garantoj se ka eksperiencën më të mirë të të shkuarës sonë, por ka edhe mendimin më të mirë të institucioneve dhe specialistëve jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.
Ky program do nisë me urgjencë për të ndihmuar ata që janë më në nevojë.
Dhe ata që janë më në nevojë janë ata të cilët jetojnë në varfëri të skajshme.
Janë ata të cilët nuk e mbyllin dot muajin me tre vakte.
Janë ata të cilët janë identifikuar. Organizatat e fëmijëve dëshmojnë se 18 përqind e familjeve nuk u japin dot fëmijëve tre vakte. Po këto organizata thonë se 41 përqind e familjeve nuk u japin dot fëmijëve ushqimin e duhur.
Ju mund të takoni të moshuar që nuk blejnë ilaçet, që kanë vështirësi për ushqimin.
Atëherë ne kemi një ndërhyrje urgjente dhe kjo ndërhyrje urgjente është vendosja e minimumit jetik 200 euro.
Çdo shqiptar do marrë 200 euro, çka do të thotë se ai do ketë 6.3 euro në ditë. Me 6.3 euro në ditë del nga mjerimi, prapë varfëri ka, por mjerim jo.
Ky është standard ndërkombëtar, ky është standard real.
Nuk ndalemi me këtë.
Tani kush përfiton nga kjo? Nga kjo përfitojnë mbi 510 mijë pensionistë, të cilët marrin pension jo të plotë, por të pjesshëm. Pensioni i pjesshëm është nga 90 gjer në 130-140 euro.
Jo, këta të gjithë pa përjashtim do marrin 200 euro.
Përfitojnë edhe ata që nuk kanë asnjë pension. Edhe ata do marrin 200 euro. Nuk mund t’i lërë shoqëria kurrë në mëshirë të fatit.
Përveç kësaj, pensionistët nuk mund të blejnë me të njëjtin çmim ushqimet siç i blejmë ne me rroga të larta dhe të mesme. Atëherë ne atyre do u japim kartën e konsumatorit. Kjo do të thotë që të gjitha ushqimet dhe gjërat bazë që do i blejnë, do u kthehet TVSH-ja, pra 20-përqindëshi.
Sa është kjo? Kjo është 450 euro në vit. Nuk ëshët pak. Po ta marrësh me pensionet e sotme, janë tre pensione.
Do të ulim energjinë në 7 lekë. Do përgjysmojmë tarifën e ujit.
Absolutisht do futen në listën e rimbursimit 100 përqind të gjitha ilaçet që një vend i zhvilluar, që Italia apo një vend tjetër i zhvilluar, i ka në listën e rimbursimit.
Po, nuk jemi si Italia ne, po për të sëmurët do të bëhemi si Italia ne. Atyre ilaçet mund t’ua sigurojmë.
Ne nuk arrijmë të kemi rrogat e tyre, por ilaçet do ua sigurojmë. Ilaçet askush nuk i do për qejf, ilaçet janë për jetën e tyre, për të mbajtur shëndetin.
Kështu që edhe lista e rimbursimit do ndryshojë. Më tha një pensionist, unë i marr në Itali falas. Absolutisht u them pensionistëve që do i marrin në Shqipëri, do i marrin falas dhe të njëjtën cilësi si në Itali.
Pse kjo? Shumë e thjeshtë. Ne kishim ligjin që nuk lejonte tregtimin në Shqipëri të ilaçeve që nuk përdoreshin minimumi në dy vende të BE. Ilaçet që përdoren në Europë kontrollohen nga një ent më seriozi në Europë. Ndaj dhe ne kthejmë ligjin muajin e parë dhe në Shqipëri ilaçet e skaduara, ilaçet me gjysëm efekti nuk mund të tregtohen më.
Pra, edhe njëherë qëndrojmë po këtu.
Nuk mund të mungojnë kurrë, siç ndodh sot, ilaçe në spitalet tona. Nuk mungonin ilaçet, ua them unë, absolutisht.
E rikujtoj si sot, unë jam mjek, dhe nëse do më drejtohej për ilaçe spitali, nuk mund të imagjinoja që të mos bëja çdo me ministrinë që ilaçet të siguroheshin. Më janë drejtuar njëherë tre vajza nga Lushnja me talasemi. Më thonë që jemi vajza të reja dhe detyrohemi të bëjmë injeksione, por tani ka dalë një ilaç. Ilaçi ishte shumë i kushtueshëm, por ne i morëm.
Çfarë ndodh me Edi Ramën, të mos ia përmendim emrin më mirë? Aty janë bërë krime kundër njerëzimit në onkologjik. Po në qoftë se janë bërë krime kundër njerëzimit, atëherë transformoje situatën menjëherë, garanto ilaçet e të sëmurëve. Tre ditë më mbrapa, mjekët merrnin në telefon të sëmurët se nuk ka ilaçe. Ata nuk janë shumë, por dhimbja e tyre peshon sa toka. Nuk ka më keq se t’i lësh ata pa ilaçe në mëshirë të një sëmundje të rëndë.
Pra, këto marrin fund.

Të dashur qytetarë, kjo qeveri, unë nuk di ndonjë të dytë, iu merr në çdo litër naftë 1.1 euro.
Merr në çdo litër naftë taksë. Prandaj nafta këtu shitet 40-50 përqind më shtrenjtë se në Kosovë dhe Maqedoni.
Po shumë mund të thonë, nuk kemi vetura. Jo, çmimi i naftës pasqyrohet edhe tek çmimi i domateve, orizit, sheqerit, në çmimin e çdo gjëje që transportohet.
Ne do përgjysmojmë barrën fiskale, do e barazojmë me të vendeve përreth në mënyrë që nafta të mos mund të shitet asnjëherë më shtrenjtë se plus/minus 10 përqind krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë.
Dhe së fundmi, po në këtë paketë, të gjitha gjobat e pensionistëve, e biznesit të vogël, të gjitha gjobat me kamata të energjisë elektrike do amnistohen dy muajt e parë të qeverisjes së PD.
Unë e di se nesër do u bien borive, ky po fal gjobat, po shkel ligjet. Jo, ka një moral këtu shumë të madh, ata gjobisin një fshatar pse ka meremetuar çatinë pa leje, kurse këtij që ndërton pallat 13 kate pa leje, ia legalizojnë në kundërshtim me ligjin dhe gjithçka. Këtij ia falin, kurse atë pas Dajtit jo vetëm e gjobisin, por e fusin në burg.
Marrin fund këto. Do jemi të barabartë para ligjit.
Absolutisht çdo gjobë për ujë, drita, IKMT, etj, çdo kamatë…
Unë po vij nga lagjia 2, më doli një qytetar, mua tha, me kamata nga viti 2006 a 2008, tani më ka arritur në 20 milionë lekë gjoba. A mund ta imagjinoni?
Këta janë një mafie. Sepse këta marrin dhe punësojnë… sepse në qoftë se KESH duhet të ketë ta zëmë 1200 punonjës, aty fusin 230 punonjës patronazhistë.
A e dini ju që ky shtet u jep 230 mijë rroga në muaj dhe të paktën 50 mijë rroga vidhen sepse rrogëtarët janë jashtë në emigracion. Po, e provuar 100 përqind.
I kam me shifra.
Bashkitë me radhë, fut në bordero, ndajnë paratë dhe të tjerët janë… dhe po të shihni ju borderotë e tyre, 10 mijë ka bashkia e Tiranës. A mund ta imagjinoni ju?
Pra, në këtë mënyrë ne qetësojmë situatën.
Por Shqipëria ka nevojë për më shumë. Kjo është të heqim dhimbjet.
Por Shqipëria duhet të begatojë qytetarët e saj, duhet të mëkëmbë qytetarët e saj, duhet t’i punësojë qytetarët e saj.
Ju keni shëtitur sigurisht shumë prej jush.
Unë personalisht nuk kam parë një vend që të ketë pasuritë Shqipërisë. Nuk kam parë një vend kund që të ketë pasuritë përrallore si të Shqipërisë.
Dhe, qytearët e saj më të varfrit.
Po pse janë më të varfrit? Korrupsioni, sepse qeveritarët vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë.
Sepse qeveritarët zhdukin qindra milionë. Ku është djegësi i Tiranës?
Po pse njësia e mbikëqyrjes së ndërtimit të djegësit që varet nga Lubi Balluku nuk njoftonte që djegësi nuk po ndërtohej? Sepse dardhat i hante Edi Rama.
Ndryshe nuk mund të ndodhte kjo në një vend që në 6 vite nuk vihet një tullë dhe paguhen paratë.
Është një shembull ky.
Po ai hap shishen e verës që u garantoj se përveç sheikëve nuk e hap njeri.
Shkon e udhëton me avion. Po pse udhëton me avion kur i sheh qytetarët e tu të punojnë tokën me parmendë, të tjerët hipin në gomone dhe emigrojnë. Po lëre atë avion, udhëto me linjat e tregtisë. 21 milionë euro.
5 milionë euro Kopshti i Edenit se zotëria e tij do të eglendiset. Edhe aty i ka ndarë paratë dhe ka vjedhje të padiskutueshme.
Tani, ne kemi një objektiv, suksesin e qytetarëve.
Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që ata të mëkëmbën në biznesin e tyre me punën e tyre, me djersën e tyre. Ulim taksën.
Nga rënia e taksës nga 23 në 10 përqind, fiton çdo biznes, çdo biznesmen, fiton çdo punonjës.
Me një të rënë të lapsit, punonjësve u rriten rrogat 13 përqind. Bizneseve u mbeten 13 përqind e fitimit për ta investuar, për të punësuar, për të zgjeruar biznesin.
Po ju do thoni po arka? Ne e bëmë njëherë këtë dhe në arkë jo vetëm që nuk munguan, por u shtuan. 6 muajt e parë morëm 300 milionë më shumë, në krye të mandatit dyfishuam të ardhurat.
Pra, kjo nuk pakëson, përkundrazi kjo shton të ardhurat, shton biznesin, tërheq investimet.
Ky vit është viti i diasporës dhe ju e keni parë me çfarë malli, me çfarë dashurie, me çfarë vendosmërie u regjistruan ata dhe do vijnë për të votuar për të ndryshuar Shqipërinë.
Por edhe Shqipëria do ndryshojë ndaj tyre.
Çdo familjar i juaji që dëshiron të kthehet në vendin e vet, do ketë 5 vite asnjë taksë.
Të vijë, të investojë ato fitime që ka krijuar, të punësojë edhe dikë tjetër, të vazhdojmë.
Këtu ka probleme të akumuluara.
Legalizimi. Kam firmosur një pakt, një kontratë me banorët për legalizimin. Dy janë pikat themelore të këtij pakti.
Nuk do ketë kurrë urbanizim para legalizimit. Nuk kemi bërë ne.
Shteti duhet të jetë i drejtë. Dhe kur shteti është i drejtë, edhe qytetari e ndjek më shumë të drejtën.
Atëherë ne nuk bëjmë urbanizim para legalizimit. Ne do legalizojmë dhe garantoj të gjithë, se ato leje që këta u kanë dhënë, të gjitha do të quhen tapi dhe do i gëzoni përfundimisht.
Miq, e keni vënë re ju, që ai… më mirë të mos ia themi emrin, flet me vete çdo mëngjes dhe shpik emra. Por prisni dhe ju lutem është shumë e rëndësishme të kuptohet.
Pse e bën këtë ai? Ai e bën këtë sepse ka mashtruar, sepse ka krijuar këtë gjendje dhe tani do ta bëjë fushatën elektorale një shaka banale, një parodi, një diçka të pavlerë, në mënyrë që programin serioz që paraqesim ne para qytetarëve, ta krahasojë me banalitetet e tij.
Tani unë nuk kam dëshirë kurrë ta takoj atë njeri, por ua them këtu, e ftoj të dalim në debat para qytetarëve.
Lëri monologjet çdo mëngjes me zhaba, hardhucë dhe zhapinj dhe urdhëron zotëri të dalim si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë, pa qytetarë, urdhëro të dalim të paraqesim programin tonë për qytetarin shqiptar dhe Shqipërinë.
Nuk vjen dot sepse tani ç’kuptova unë, ai ka frikë nga vetja e tij.
Po, absolutisht.
Kuptova se ai nga mëngjesi gjer në darkë beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falë asaj reforme që bëmë dhe thotë ja pasaporta evropiane.
Por harron se ADN-ja e integrimit është ADN-ja e PD-së.
Kjo është e vërteta.
Sepse ishim ne që firmosëm Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, i plotësuam kushtet.
Ishim ne që arritëm një arritje jete për shqiptarët, lëvizjen e lirë. Dhe çfarë bëri Edi Rama? Çoi emailet, telegramet që do dynden 800 mijë shqiptarë në Bruksel në mënyrë që të bllokonte heqjen e vizave.
Ishte PD që mori nga Komisioni rekomandimin për statusin e kandidatit. E bllokoi për këshilltarët e Fierit.
U përpoq të bllokonte NATO-n, por do mbetet e gdhendur me germa të zeza dita kur Shqipëria u anëtarësua në NATO, ai organizonte miting me portretet e Enver Hoxhës në sheshin Skënderbej.
Atëherë me thoni ju mua, në këto 20 vite, kush ka qenë lokomotiva e integrimit? A nuk është ky që e festoi hapjen e negociatave me shampanjë, me fishekzjarre në vitin 2017, shpërndau edhe dekorata, me ambasadorë, me këta, negociatat nuk u hapën as në vitin 2018, as në vitin 2023, negociatat u hapën 3-4 muaj më parë.
Pra, askush nuk duhet të mashtrohet sepse ky tund një pasaportë.
Po, Shqipërinë do e integrojmë ne në BE. Ne jemi ADN-ja e integrimeve.
Në ç’mënyrë do ta integrojmë? Absolutisht vetëm e vetëm duke zbatuar ligjet, kriteret, standardet.
Shqipëria nuk mund të shkojë në BE si një vend ku arrestohen liderët e opozitës për të marrë mandatin.
Shqipëria nuk mund të shkojë në BE si një vend ku shpërndahen licencat e kanabisit për të blerë votat.
Shqipëria nuk mund të shkojë në BE kur në zyrën e kryeministrit vjen pasardhësi i Çapos së
Sinaloas në Meksikë.
Nuk shkon në BE kur kryeministrit i del emri në të gjitha dosjet e mëdha të krimit në Shqipëri dhe Europë. Në Amerikë po e po, aty e ka të hapur. Le të mos themi se si është ajo çështja McGonigal, do e ndjekë deri në fund.
Pra, unë shpresoj se askush nuk do të mashtrohet nga tundja e pasaportës se me Edi Ramën shkohet drejt të shkuarës.
Me Edi Ramën shkohet drejt varfërisë, drejt shkretimit të Shqipërisë nga shqiptarët, drejt sundimit të krimit dhe mbi të gjitha drejt përqendrimit të të gjitha pushteteve, të gjitha pasurive, të gjitha fondeve në duart e një grupi që nuk është gjë tjetër veçse ndërmarrje e përbashkët shtet dhe krim, krim dhe shtet.
Duke u falënderuar shumë për këtë takim entuziast të zjarrtë, që shpreh besimin tuaj në fitoren, besimin tuaj tek programi i PD.
Me 11 maj, të gjithë të votoni 1-shin.
Jemi njisha, jeni njisha!
Të gjithë ata që votojnë njishin, janë njisha, janë më të mirët.
Rrofshi ju.
U garantoj se kjo lagje do ketë të gjitha shërbimet, shkollat, qendrat shëndetësore, kopshtet, terrenet sportive që meritojnë banorët e saj.
Fitore, fitore, fitore!