Berisha: Të akuzosh Beqajn se nuk ka diktuar shpërdorimin e detyrës, do të thotë ta shpallësh të pafajshëm

DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

EKSTRAKT

Në një deklaratë për media ditën e sotme, Kryetari i PD, Prof.Dr. Sali Berisha tha se, me amnistinë e dytë ndaj Ilir Beqajt, Rama provoi se ai është pronari kryesor i koncesionit të sterilizimit.

Berisha tha se, Rama po e përdor SPAK si një organizatë të keqpërdorur kriminale në funksion të Edi Ramës. Berisha tha se, me akuzën e re qesharake për shpërdorim detyre, de fakto amnistinë e dytë të Ilir Beqajt brenda 4 muajve, Edi Rama provoi në mënyrë përfundimtare se ai është pronari kryesor i vjedhjes së dytë të shekullit, apo e quajtur ndryshe “inceneratorëve të shëndetësisë”.

Berisha tha se, Beqaj është hajduti i dobishëm i Edi Ramës, ndërsa Rrapajt dhe Rrjepajt janë vetëm pronarët në letër e kësaj afere.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ilir Beqaj, është përgjegjësi kryesor para ligjit sepse i ka dhuruar kompanisë Rama-Rrjepaj megasterilizatorin e blerë 1.7 milionë euro ultramodern dhe një kat të spitalit të ri të ndërtuar për sterilizimet.

DEKLARATA E PLOTË

Mirëdita!

Aktakuza për Ilir Beqajn e shkruar në zyrat e Edi Ramës është një tallje e ulët cinike me shqiptarët. Është një dëshmi tjetër flagrante e shndërrimit të SKAP-it në një organizatë të rrezikshme kriminale për shoqërinë shqiptare.

Ajo është de juro dhe de fakto amnistia e dytë brenda 4 muajve nga SKAP-i i partisë për hajdutin Ilir Beqaj dhe prapa tij Edi Rama.

Aktakuza e diktuar nga Edi Rama e SKAP-it të partisë për Beqajn për shpërdorim detyre se nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit dhe vartësit të tij, domethënë midis Rrapajt dhe Rrjepajt, dhe se nuk ka konstatuar kostot e fryra, është një tallje e ulët cinike për shqiptarët.

Është dëshmi totale e keqpërdorimit të SKAP-it si një organizatë krmininale në funksion të Edi Ramës, është amnistia e dytë në 4 muaj e Beqajt nga Edi Rama dhe SKAP-i i tij. Me akuzën e re qesharake për shpërdorim detyre, de fakto amnistinë e dytë të Ilir Beqajt brenda 4 muajve, Edi Rama provoi dje në mënyrë përfundimtare se ai është pronari kryesor, është aksioneri i parë me distancë i aferës së dytë të shekullit, apo siç e quajnë tani qytetarët “inceneratorëve të shëndetësisë”, kurse Beqaj është hajduti i tij i dobishëm, Rrjepaj e stër-Rrjepajt janë vetëm pronarët në letër apo Zotot dhe Mërtirët e kësaj afere.

Të akuzosh Ilir Beqajn për shpërdorim detyre se nuk ka diktuar konfliktin e interesit Rrapaj-Rrjepaj është de fakto në bazë të ligjit e shpall atë të pafajshëm. Dhe këtu qendron i gjithë thelbi i amnistisë së dytë në 4 muaj të Ilir Beqajt.

E shpall të pafajshëm sepse, ligji i konfliktit të interesit nuk ngarkon titullarin Beqaj për të diktuar se cili është apo nuk është në konflikt interesi. Këtë detyrë ligjërisht dhe përgjegjës para ligjit janë ata të cilët aplikojnë për një projekt, për një tender, për një të drejtë, kërkesë financiare në konflikt interesi.

Pra, Rama dërgon Beqajn me akuzën se nuk dikton konfliktin e interesit me qëllimin e vëtëm që gjykatësi të thotë se Beqaj është i pafajshëm. Ligji nuk ia kërkon Beqajt këtë. Ligji ia kërkon këtë Rrjepajt dhe Rrapajt.

Në arrestimin e dytë de fakto nga SKAP-i i tij Edi Rama, njeriu që bridhte studio më studio me një gërshërë me një krah dhe me një pincë të thyer për të mbuluar vjedhjen e tij të dytë të shekullit, faktikisht vetëm sa fakton dhe provon para shqiptarëve fajësinë e tij të plotë për këtë aferë.

Kështu që, me këtë rast dënoj para të gjithë shqiptarëve këtë akt të shëmtuar, të paimagjinueshëm. Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit, sepse ai ka firmosur kalimin me koncension të sterilizimit, i cili bëhej nga sektori publik në sektorin privat. Ilir Beqaj është përgjegjës para ligjit, sepse jo vetëm ka firmosur, por ai ka caktuar kushëririn e tij të parë dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë me lidhjet Rrjepaj-Rrapaj, por me lidhjet byrazeri-Beqaj për fizibilitetin.

Ilir Beqaj është fajtor direkt sepse ka firmosur studimin sipas të cilit mashtrim dhënia me koncension do të ulë tre herë çmimin e sterilizimit, në një kohë kur kjo dhënie rriti çmimin e sterilizimit 83 herë. Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit, prandaj e shpëton Edi Rama. Sepse me firmën e tij në kundërshtim me çdolloj praktike dhe ligj ka firmosur pikë që i ka dhënë INVEST AL-it të Ramës, kompanisë Rama-Rrapaj, në një kohë kur kjo nuk ishte kurrë detyrë e ministrit.

Ilir Beqaj, është përgjegjës direkt para ligjit sepse i ka dhuruar INVEST AL të Rama-Rrjepaj megasterilizatorin e blerë 1.7 milionë euro ultramodern, një kat të spitalit të ri të ndërtuar pikërisht për sterilizimet.

Ilir Beqaj është njeriu që amnistoi Edi Rama. Është përgjegjës para ligjit, sepse ai me firmën e tij i ka dhuruar kompanisë falas shpenzimet për energjinë elektrike, shpenzimet për ujin.

Në gjysmën e afatit të përcaktuar, kjo kompani ka grabitur 79 milionë euro, në një kohë që në 10 vite fitimi i saj i shte parashikuar 99 milionë.

Pra, të çosh para gjykatës Ilir Beqajn me akuzën se nuk ka diktuar konfliktin e interesit midis Rrjepajt dhe Rrapajt, do të thotë ta shfajësosh atë nga të gjitha këto akuza, ta shfajqësosh atë nga krimi i shëmtuar.

Për shkak të kësaj marrëveshje kanë mbetur pa operuar së paku 1000 qytetarë në muaj, dhe në një vit qindra e mijëra prej tyre mund të kenë patur pasoja fatale, për shkak se ata nuk operoheshin dot, pasi spitalet nuk përballonin dot koston e INVEST AL Rama-Rrjepaj për kompletet e sterilizimit.

Pra, siç e shihni kemi të bëjmë me një amnisti ndër më kriminalet në historinë e këtij vendi, e dyta në 4 muaj nga SKAP-i i partisë i shndërruar në një vegël të verbër, i shndërruar totalisht në një organizatë kriminale në duart e Edi Ramës.

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale