Berisha takohet me Mehmet Oz në Dallas: Takim me kreun e Medicare dhe Medicaid në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me Mehmet Oz gjatë qëndrimit të tij në SHBA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi nga takimi.

“Gjatë Konventës Republikane në Dallas, me Mehmet Oz, Administratorin e Qendrave të SHBA-së për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS)”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Takimi vjen në kuadër të axhendës së Berishës në SHBA, ku ai po zhvillon takime me figura të Partisë Republikane dhe përfaqësues të administratës amerikane, gjatë pjesëmarrjes në aktivitetet republikane në Dallas.

Reagimi i plotë:

Gjatë Konventës Republikane në Dallas, me Mehmet Oz, Administratorin e Qendrave të SHBA-së për Shërbimet Medicare dhe Medicaid (CMS).

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale