Berisha takim kreun e lëvizjes “Gjithmonë pro Trump”: Folëm per instalimin e narkoshtetit të vetëm në Europë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ish-senatorin dhe gazetarin italian Antonio Razzi, i cili kryeson lëvizjen “Gjithmonë pro Trump”. Takimi u fokusua në zhvillimet politike në Shqipëri, përfshirë instalimin e një narkoshteti nga Edi Rama, rikthimin e farsës zgjedhore dhe burgosjet e kundërshtarëve politikë. Gjithashtu, u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Italisë dhe bashkëpunimin ndërmjet forcave politike të qendrës së djathtë në të dy vendet.

Kryetari i PD dhe ish-senatori italian ruajnë një miqësi të hershme.

Takimi ishte miqësor dhe i hapur.

Në takim morën pjesë nënkryetari i PDSH Z. Oerd Bylykbashi, deputeti Tritan Shehu, ish-kandidati i PDSH për kryetar të Bashkise në Lushnje Z. Elton Bano.

Të dashur miq, dje takova mikun tim të hershëm, ish-senatorin dhe gazetarin e shquar italian, z. Antonio Razzi, që tani kryeson lëvizjen ‘Gjithmonë pro Trump’.

Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet dramatike në Shqipëri, instalimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe rikthimin e farsës zgjedhore, burgosjeve dhe proceseve politike për kundërshtarët politikë. mbi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona mike, dhe forcave tona politike të qendrës së djathtë.

Takimi ishte miqësor dhe i hapur.

Në takim morën pjesë nënkryetari i PDSH, z. Oerd Bylykbashi, deputeti Tritan Shehu, ish-kandidati i PDSH për kryetar të Bashkisë në Lushnjë, z. Elton Bano.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale