Berisha: Sulmi ndaj meje nga Rama, donte me çdo kusht që unë të mos flisja në protestë. Nuk ka forcë në botë që ne të na mposhtë

Siç u pa, ishte një akt agresiv kriminal, i një personi që plotëson çdo kusht për të qenë i përdorur. Por ajo që është më flagrante, është se personi është agjent i policisë kriminale.

Gerti Shehu është agjent i policisë kriminale, kontingjent që futen me doza të vogla në rrethet e trafikantëve, problem me disa ç’rregullime, por fakti që zyra e Fugës shpërndau me urgjencë këtë dokument shëndetësor për të, dëshmon se gjithçka ishte e përgatitur.

Fakti që zyra e tij, e kishte gati shkresën për të ua dhënë gazetarëve. Ju e dini se në raste të tilla këta persona përdoren, se një njeri normal nuk pranon kurrë të përdoret.

Edi Rama duke dashur që të paraqesë veten duar jashtë e paraqiti veten 100% duar brenda.

Këtu thuhet, dëgjoni se është një gjë shumë interesante.

Vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo që ti nevojitet, por ky vërtetim mjekësor miqtë e mi nuk ka asnjë datë. Ai që lexon këtë, thotë se ky, mund të jetë i vitit 2018, mbasi thotë u paraqit në klinikën tonë në 10 janar 2018.

Por shumë i çuditshëm vërtetimi sepse thotë gjithashtu se, episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike dhe pasi mori ndihmën e parë u rikthyer në shtëpi i qetësuar.

Pra ju e kuptoni se kjo nuk dëshmon asgjë tjetër, përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të mashtruar, për të  justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të përdorur nga Çuçi i familjes me porosi të Ramës.

Tani mund të ju them një gjë tjetër ju, shumë interesante. Ky i sëmuri kriminal i Edi Ramës, në vitin 2022. Si i sëmurë psikik nuk mund të merrte kurrë patentën.

Ky është një akt i përgatitur personalisht nga Edi Rama, Bledi Çuçi dhe natyrisht Ardi Veliu. Agresori është me origjinë nga Tepelena, jeton prej 20 vitesh në Tiranë, i ka shërbyer policisë kriminale në rrjetet trafikante dhe tek besimtarët e xhamisë.

Ai u paraqit se zbatoi porosinë e një vëllai mysliman. Është e regjistruar ku thotë se zbatoi porosinë e një vëllai.

Në fakt porosi e vëllait është një vëlla pa fe, apo që ndërron fe sa herë i nevojitet, porosia është e Edi Ramës apo ministrit të tij, Çuçi. Nuk mendoj të jetë kush tjetër përveç Ardi Veliut. Nuk kam asnjë provë, por Ardi Veliu në kupolën e policisë është krimineli që mund të stisë dhe të organizojë çdo gjë.

Ky është bashkëpunëtor i policisë kriminale, i përdorur për rrjetet e trafikantëve të drogës dhe mes besimtarëve myslimanë. Këto të dy janë përdorimet kryesore.

Siç e shikoni ky mund të jetë mjekuar, por e vërteta është se kjo shkresë është parafabrikat për të mashtruar liderët e BE-së që janë sot këtu. Shkresa nuk ka asnjë datë, që nuk ndodh ndonjëherë dhe për çudinë tuaj as vula nuk ka datë.

Këtu keni një rekord tjetër. Është arrestuar sepse ju gjetën 1.9 gram kanabis sativa. Janë tipike veprime që kryhen ndaj agjentëve të policisë për të bërë të besueshëm, penetruar dhe instaluar në rrjetet e trafikantëve.

Burimet e mia që janë të sigurta, ky ka funksionuar si agjent i policisë kriminale në këto dy destinacione. Ky thuhet se është i ditëlindjes 1991, nga fshati Krahës i Tepelenës dhe banues në Tiranë.

E dhëna tjetër. Burim plotësisht kompetent. Vërtetim mjekësor si ai që lexuar ju në atë format, lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria, për të infiltruarit.

Këtë e kishin të gatshëm.

Përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë kur kapet nga punonjës policie që nuk kanë dijeni se është i infiltruar në grup. Pra, e arrestojnë i nxirret ky lloj vërtetimi dhe e lirojnë.

Tjetër, ka marrë rinovimin e patentës dhe këtu i kam fotot, gjë e cila si i sëmurë mendorë nuk mund ta merrte kurrë. E gjitha kjo tregon se Edi Rama e kreu këtë akt prej frikacaku të turpshëm, e kreu me një agjent të policisë kriminale dhe për këtë sigurisht që ai do të ketë e veta. Do të marrë përgjigje.

Këto janë dokumente pa datë, tamam të atillë që u nxirret, liroje se është i tillë, kaq.

PYETJE PERGJIGJET E KONFERENCËS SË KREUT TË PD-së SALI BERISHA

Për sulmin ndaj tij gjatë protestës?

Sali Berisha: Një njeri normal a mund të ketë interes të hedhë në erë pallatin 7 katësh të një pronari mediash, në prag të samitit.

Pse po ta them këtë. Edi Rama është një njeri që nuk kontrollon dot veten. Dhe sigurisht donte me çdo kush që Sali Berisha të mos fliste sot në atë tribunë. Pasi e pa që njerëzit u mblodhën, që i dështoi çdo skenar, përdori këtë.

Ky njeri në të gjitha analizat është i përdorur nga pushteti. Ai mendoi se do të merrja një goditje dhe nuk do të mund të flisja. Dhe këtë do të mund ta mbulonte me një pistë islamike dhe në një audiencë të krishterë siç ishte samiti, do e besonte.

Ishte plotësisht e kalkuluar. Pra kjo që ndodhi ndaj meje sot, ndodhi para pak ditësh me një hotel, pikërisht për ta mbuluar me samitin. Prandaj ata që njohin Ramën, e kanë shumë të qartë, nuk përmbahet dot.

E thirra unë protestën, dhe ai kundëreagimin. Dështoi ai, e keni parë se çfarë turpi, policë në të 4 anët, mbyllën rrugë e lokale, vetëm që të dështonin protestën, por protesta ja ku ishte. E mori përgjigjen. Ndaj dhe ai e përdori këtë dhe do të ua servirte atyre si pistë islamike.

Ia dogja pistën islamike në miting. Dhe vrapo e nxori shkresën. Ja ku është shkresa, e nxori Fuga shkresën. Faktikisht provoi se janë ata vetë. Kjo shkresë e gatshme që po të mos i digjej pista islamike nuk do të kishte nevojë të dilte se do të besohej se terroristët islamikë ja bënë këtë, apo se flet kundër Erdoganit ndonjë i revoltuar më këtë punë.

Kjo është gjithçka, ai shfrytëzoi këtë me shpresën se nuk do të flisja në këtë protestë. E kam thënë unë, 1 po mbeti i dyti jam unë, nuk ka gjallë në botë që mund të mposhtë demokratët.

Pyetje: Çfarë do të bëjë opozita tani e në vazhdim?

Sali Berisha: Ajo që kam në plan është një lëvizje e strukturua kundër këtij krimineli në pushtet, sepse ky po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, siç është edhe akti i sotëm.

Po punoj fort për të bindur qytetarët se këtu nuk ka votë dhe nuk do të ketë votim të vërtetë nga ky regjim dhe ky person, dhe se ky nuk ikën kurrë me votë.

Kur do të vijë momenti, do të vijë dhe e kam bindje absolute këtë dhe nuk ka njeri që të më thotë se e kam gabim. Ky votë nuk e pranon, por ne duhet të votojmë. Ose të largohemi të gjithë, ose të shfaroset ky komb.

Zgjedhjet dhe protestat nuk pengojnë njëra-tjetrën. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje. Ne bëmë dhe po bëjmë përgatitjet më të pa shembullta për këto zgjedhje në respekt të qytetarëve shqiptarë. Pastaj Edi Ramën ne e veçojmë.

Çfarë komenti keni për reagimin e Ambasadës së SHBA dhe Edi Ramës?

Sali Berisha: Edi Rama është organizatori i këtyre sulmeve, do të qëndrojë duar jashtë, ndërkohë që është 100% organizatori i tij.

Koment mund të bëj këtë, që në betejën kundër opozitës kam ato fjalë që thashë aty në miting. Dhe do ti them edhe më fuqishëm, sepse qëndrimet, përdorimi i korrupsionit të Edi Ramës dhe Sorosit, për të ndihmuar Ramën duke gëlltitë opozitën është një akt jashtëzakonisht i rëndë dhe në këtë kontekst ky është qëndrimi ynë i palëkundur.

Pyetje: Ditën e sotme në një kohë kur shumica e institucioneve janë pushim, del kjo shkresë? Si e shikoni një fakt të tillë.

Sali Berisha: E drejtë shumë pyetja, ishte gjithçka e parapërgatitur, pa asnjë diskutim. Shikoni, ka ardhur një shkresë fringo, ishte ruajtur në dosjen e Çuçit dhe nga ai shkoi të Fuga. Por patentën ja kanë dhënë.

Pyetje: Mendoi se i ka arritur pritshmëritë sot protesta?

Sali Berisha: E jashtëzakonshme, pa asnjë diskutim. Me shtetrrethimin e sotëm. A e dini që janë bllokuar autostrada, rrugë e çdo gjë. Ja arriti dhe ja tejkaloi qëllimin, dhe jam shumë mirënjohës për mediat. Jam mirënjohës sepse për shkak të interesit, e vërteta është se mediat 3 ditët, mediat janë marrë më shumë se me çdo gjë tjetër, me këtë protestë.

Mendoj se qytetarët dolën, dhëmb për dhëmb me Edi Ramën, dolën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në prani të medieve shqiptare dhe ndërkombëtare. Është lajm botëror.

Qëllimi ynë ishte të paraqisnim realitetin shqiptar. Këtë qëllim kishim dhe u realizua 100%.

Pyetje: Mendoni se Rama ka pasur për qëllim që të synojë edhe një përçarje mes popullit shqiptar duke futur siç thoni atë person, që të kryejë porosinë e një vëllai mysliman. Pra mes myslimanëve dhe të krishterëve?

Sali Berisha: Edi Rama në vlerësimin tim, duke servirur pistën myslimane, ka patur qëllim kryesor për ta bërë të besueshme para audiencës kristiane. Nuk mund të them se nuk është një audiencë kristiane. Nuk them se BE-ja është një klub kristian, në tërësi vendet e tjera janë kristiane.

Në këtë kontest sapo ta dëgjonin, do e besonin dhe i tha një vëlla mysliman, paçka se i ka thënë një vëlla pa fe si Edi Rama.

Pyetje: Opozita pasi përmbyll protestën deklaron se shqiptarët i kanë dhënë mesazhin e duhur Edi Ramës. Cili do të jetë hapi i radhës që do të bëjë Sali Berisha pas protestës së sotme. Nëse për ju Rama po tenton akte kriminale, me çfarë aktesh do ti përgjigjet Sali Berisha?

Sali Berisha: Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama është armik i votës së shqiptarëve. Sali Berisha po deklaron prap se pa një lëvizje të strukturuar të qëndrueshme, shqiptarët në këtë vend të ardhme nuk kanë me Edi Ramën. Kjo lëvizje është në fillimet e saj, nuk është ajo që duhet. Sot kjo ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme. Vërtetë ai pret dhe flet aty, por e gjithë Europa pa një protestë tërësisht politike dhe jam i bindur që kjo ka efektin e vet. Natyrisht Edi Rama do të marrë përgjigje, të jesh i sigurtë për këtë. Pa përgjigje nuk mund të rrijë. Është vepër e tij dhe do të marrë përgjigje.

Pyetje: Gjatë fjalës tuaj, deklaruat se do të ketë lëvizje të qëndrushme, të strukturuara të opozitës. Po kjo ngjarje që ndodhi sot, a i rideminsionon qëndrimet tuaja, strategjinë nga sot.

Sali Berisha: Kjo ngjarje vetëm dëshmon se me Edi Ramën të ardhme nuk ka këtu. Kjo dëshmon se është një regjim kriminal që nuk ndalet para asgjëje. Kjo është një provë tjetër që ne nuk duhet të ndalemi kurrsesi. Ne duhet të vazhdojmë me të gjithë fuqinë tonë, kundër tij.

Pyetjes: Opozita pasi përmbyll protestën deklaron se shqiptarët i kanë dhënë mesazhin e duhur Edi Ramës. Cili do të jetë hapi i radhës që do të bëjë Sali Berisha pas protestës së sotme. Nëse për ju Rama po tenton akte kriminale, me çfarë aktesh do ti përgjigjet Sali Berisha.

Sali Berisha: Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama është armik i votës së shqiptarëve. Sali Berisha po deklaron prap se pa një lëvizje të strukturuar të qëndrueshme, shqiptarët në këtë vend të ardhme nuk kanë me Edi Ramën. Kjo lëvizje është në fillimet e saj, nuk është ajo që duhet. Sot kjo ka marrë një rëndësi të jashtëzakonshme. Vërtetë ai pret dhe flet aty, por e gjithë Europa pa një protestë tërësisht politike dhe jam i bindur që kjo ka efektin e vet. Natyrisht Edi Rama do të marrë përgjigje, të jesh i sigurtë për këtë. Pa përgjigje nuk mund të rrijë. Është vepër e tij dhe do të marrë përgjigje.

Pyetje: Pse nuk shkuat tek kryeministria?

Sali Berisha: Ndërtesën e kryeministrisë nuk e planifikuam për dy arsye.

E para; po qe se ne do të deklaronim, ai mund të organizonte ndonjë pritje aty dhe ne nuk donim, që në prani të liderëve të tjetër të përbënim asnjë lloj kërcënimi, se nuk ishte kërcënimin por prapo nuk donim.

E dyta; në çdo samit është e vërtetë që ka një zonë të mbrojtur. Absolutisht është shumë më e ngushtë se kjo që bëri ky. Përtej Rognerit duhet të ishte dhe në periferi. Në atë zonë askush nuk duhej të shkelte. Ky futi kryeministrinë në atë zonë, në një akt frikacak. Ky nuk shkonte dot nëpër tunele se kishte miqtë këtu, sepse ky ja mbath, nuk rri gjatë protestave.

Ndaj dhe ne deklaruam se do ta bëjmë në bulevard protestën, e bëmë në bulevard, por nuk e gjykuam të arsyeshme ti bëjmë dhuratë atij. Mendoj se ky duhej të ishte qëndrimi ynë dhe e ja kemi realizuar.

Pyetje: Z. Berisha a keni marrë mesazhe mbështetje nga faktorë të huaj për protestën dhe për ngjarjen që ndodhi.

Sali Berisha: Po kam marrë.

Pyetje: Zoti Meta në podium deklaroi se është koha që fjalët të përfundojnë dhe të nisin veprimet. A ka diçka të koordinuar mes dy partive, dhe çfarë veprimesh mund të merren.

Sali Berisha: Gjithçka është e kombinuar dhe do të kombinohet mes dy partive. Ne deri më sot ecim në një aleancë të plotë me Partinë e Lirisë. Ju edhe i patë, primaret që ecën, edhe kandidatë të PL –së u votuan në primare në bashki të caktuar. Sigurisht që protestat janë të përbashkëta dhe do të koordinohen.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale