Berisha: Sot shqiptarët përjetojnë shkatërrimin e shtetit ligjor dhe zëvendësimin e tij me një sundim monist të një njeriu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dha një prononcim të shkurtër për gazetarët jashtë selisë blu, pas ceremonisë për festimin e 8 dhjetorit, ditës së rinisë, ditës kur studentët u ngritën në protesta kundër diktaturës komuniste.

DEKLARATA

Denoncimin më të madh në tërë historinë e tyre, në kuptimin e krijimit të kushteve për largimin nga vendi.

Përjetojnë shkatërrimin e kushtetueshmërisë dhe shtetit ligjor, zëvendësimin e tij me narkoshtetin dhe sundimin monist të një njeriu që qeveris i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Pyetje: Z. Berisha, ju vjen keq që ditën e rinisë, 8 dhjetorin e festoni me zonja e zotërinj që janë përgjithësisht mbi të 50-tat. Kishte pak të rinj sot në selinë e PD.

Sali Berisha: Të ftoj sot pasdite në ora 7, në darkë dhe bisedojmë.

Pyetje: Vetëm aty ka të rinj…

Sali Berisha: Urdhëroni në ora 7 në darkë ka takim me të rinjtë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale