Berisha: Sot nis beteja pa kthim në rrugë! Prokurorët shkojnë sot në parlament si larot e Edi Ramës

DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA

EKSTRAKT

Ditën e sotme në një deklaratë të mbajtur, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha bëri thirrje për protesta pa kthim në rrugët e Tiranës dhe mbarë në të gjithë vendin. Berisha tha se, çdo demorkat dhe demokrate sot duhet të ndihet nnjë luftëtar lirie.

Kryedemokrati tha se PD do i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë këtij sundimi të shpallur nga Edi Rama i cili është i bazuar mbi drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se prokurorët shkojnë sot në parlament si larot e Edi Ramës.

Sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit më të rëndësishëm të shtetit. Imuniteti i deputetit është mbrojtje për parlamentin dhe funksionimit të tij, u shpreh Berisha gjatë deklaratës së tij të mbajtur për shtyp.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, sot do jemi luftëtarët e parë në rrugë, sepse edhe në vitin 1997 nisi beteja me 30 veta, por fituam zgjedhjet.

DEKLARATA E PLOTË

Përshëndetje!

Jam sot këtu për të shpallur fillimin e betejës pa kthim në rrugët e Tiranës, sheshet e saj, në çdo skaj të këtij vendi.

PD është e vendosur t’i përgjigjet dhëmbë për dhëmbë sundimit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

Sot çdo demokrate dhe demokrat i vërtetë ndihet një luftëtare dhe luftëtar i lirisë. I betuar për të bërë gjithçka për shembjen e narkodiktaturës, pr shembjen e rejgimit i cili u grabit votën shqiptarëve. Për shembjen e regjimit i cili u kontrollon vullnetin shqiptarëve. Për shembjen e regjimit i cili vjedh ata sa kurrë në historinë e tyre. Për shembjen e regjimit i cili asgjësoi parlamentin pluralist të drejtat kushtetuese. Për shembjen e regjimit më armiqësor në rrafshin e identitetit kombëtar që shqiptarët kanë patur në tërë historinë e tyre.

Sot të dhënat e fundit të regjistrimit që po e manipulon çdo ditë Edi Rama tregojnë se numri i shqiptarëve në Shqipëri është jo më shumë se 1.5 milionë banorë.

Në rast se ne vazhdojmë me Edi Ramën, e do firmosim symbylltas shfarosjen tonë. Ju e dini që sot njëlloj si në diktaturë dikur hetuesia speciale e siguri it të shtetit, laro të Edi Ramës, prokurorë mercenarë, paraqitën në komisionin e mandateve të parlamentitpasi kanë kryer puçin kushtetues, i kanë marrë pushtetin parlamentit me urdhër të Edi Ramës, pasi shkelur me dy këmbët 73 dhe 38 të kushtetutës së vendit.

Ata sot paraqitën si gardë preteriane mbi parlamentin, mbi kushtetutën për të kërkuar jo vendosjen e masave siç kërkon parlamenti, siç kërkon kushtetuta, por për të kërkuar legjitimimin e tyre antikushtetues, madje rëndimin e këtij vendimi, jo se ka ndryshuar, se në akuzë janë zero, por sepse unë kundërshtova këtë vendim si një element të puçit të shtetit brenda shtetit të Edi Ramës, marrjen e pushtetit të parlamentit nëpërmjet mercenarëve në gjykata dhe prokurori.

Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi kanë rishkruar në zyrat e tyre me urdhër politik kushtetutën e vendit, gjë të cilën s’mund ta bëjë kurrë asnjë njeriu në Shqipëri, as presidenti, as kryeministri, atë mund ta bëjë vetëm parlamenti dhe sovrani popull në referendum.

Sot, këta prokurorë paraqitën në parlament pasi i kanë hequr parlamentit kompetencën kushtetuese të dhënies së autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit, siç bënë ata me heqjen e lirisë Sali Berishës për largimin jashtë shtetit.

Sot pra, ata shkojnë si përfaqësues të Edi Ramës, mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, poshtërojnë në këtë mënyrë institucionin qendror të një republike parlamentare, de facto sot një narkorepublikë apo republikë e bandës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Me qëllim, për t’i dhënë një zgjidhje ligjore, që është e pamundur në këtë narkorepublikë, grupi parlamentar i PD iu adresua Gjykatës Kushtetuese jo për Sali Berishën. Iu adresua Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e parlamentit.

Imuniteti i deputetit është mbrojtje për parlamentin dhe funksionimit të tij.

Grupi parlamentar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për t’i treguar vendin atyre që mund të mendojnë të rrëmbejnë një pushtet që nuk e kanë. Në këto rrethana, Edi Rama dhe larot e tij, vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zëvendësimin e masave antikushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masa më të rënda, arrestin me burg ose arrest shtëpie.

Ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie. Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare.

Sot ne nisim betejën në rrugë, e transpozojmë atë nga parlamenti në rrugë. Do vazhdojmë në parlament.

Çdo shqiptar duhet të ndalet në një moment, të shtrojë pyetjen: beson ai apo jo se vota e lirë është jetike, që qytetarët të gëzojnë liritë dhe të drejtat që shteti ligjor të funksionojë. Çdo qytetar që i beson votës duhet të shtrojë pyetjen: a ka votë të lirë me Edi Ramën? Çdo qytetar duhet t’i thërrasë vetes, në rast se nuk do të pajtohet me një diktaturë, të ngrihemi.

Sot do të jemi një grup fare modest, por do jemi luftëtarët e parë në rrugë, luftëtarë lirie.

Ju rikujtoj shqiptarëve se në vitin 1997, kur armiqtë e egër që erdhën me rebelim komunist në pushtet, menduan se na shfarosën, filluam betejën me 30 vetë në oborrin e selisë sonë dhe i mundëm ata në zgjedhjet parlamentare, të cilat i vodhën.

Po kësaj here, jetën e japim, votën nuk e japim.

Ndaj dhe ftoj çdo shqiptar të mendojë për veten, për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve, për të ardhmen e këtij vendi.

Ne jemi në betejë pa kthim!

Faleminderit!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale