Berisha: Sot ndjehem muxhahedin! Të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi sot sërish nga foltorja e Kuvendit për sulmin policor ndaj muxhahedinëve në Manzë.

Berisha u shpreh se ai sot ndjehet një muxhahedin, pasi masakra që u krye i vrau ata në strehën e tyre dhe në bukën e tyre.

Lideri kryedemokrat theksoi se ai i mbështet muxhahedinët për këto sulme dhe këto akte të turpshme drejtuar atyre.

Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend kërkoi që të mbahet një minutë heshtje për martirin e lirisë që u vra nga policia.

FJALA E PLOTË

Jam këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe dhe për të kërkuar futjen urgjente në rendin e ditës të masakrës që u krye në kampin e muxhahedinëve të popullit.

Jam këtu gjithashtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë. T’u shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe të simpatisë.

Ndjehem sot muxhahedin, sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie.

Ndjehem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme, që lexuam, është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej e tëra në shpifje, trillime të shërbimeve të ajatollahëve ndaj luftëtarëve të lirisë.

Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit. Sikur është Siria e Aasadit, mund të shkruhej në atë mënyrë.

Mund të ktheheshin shpifjet dhe trillimet e shërbimeve sekrete të ajatollahëve, që nga mëngjesi deri në darkë, ditën dhe natën, konspirojnë kundër vendeve të lira. Dhe të marra ato për bazë, për të ushtruar një reprezalje më të turpshme në historinë e një vendi.

Ndaj dhe kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm.

Kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm. Që e vranë në bukë të vet këta të pabesë, që e vranë në shtrat të vet këta të pabesë.

Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tij!

Artikuj të ndërlidhur
PD në Seli & Degë

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur! Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës! Mediat proqeveritare në Shqipëri e censuruan plotësisht fjalën e tij

KONFERENCA E KRYETARIT TE PD-së, SALI BERISHA ME GAZETARËT EKSTRAKT Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u rikthye nga Shtetet e Bashkuara me një mesazh

LEXO MË SHUMË
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale