Asistencë Ligjore 24/7 për Protestuesit

Berisha: Sot keni sjellë në parlament antidemokratike, ju nuk mund të kufizoni të drejtën e protestës së qytetarëve. Nuk kanë faj qytetarët pse ju keni tmerr nga krimet tuaja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kundërshtoi në parlament aktet që, sipas tij, cenojnë të drejtën kushtetuese të protestës, duke i cilësuar ato si antidemokratike dhe në shkelje të shtetit ligjor. “Me asnjë akt, me asnjë vendim, me asnjë votim ju nuk mund të kufizoni të drejtën e protestës së qytetarëve.”, u shpreh ai gjatë fjalës në foltore.

Berisha deklaroi se vendimet e propozuara në parlament dhunojnë të drejtat themelore të qytetarëve, të garantuara nga Kushtetuta, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ai kërkoi tërheqjen e nismës nga rendi i ditës, në pritje të shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi qeverinë për dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke përmendur dëmtimet fizike të protestuesve dhe ndalimet që, sipas tij, janë konsideruar të paligjshme nga gjykatat.

Fjala në foltore e kryetarit të PD, Sali Berisha:

Sot në këtë parlament janë sjellë akte antidemokratike, akte që dhunojnë themelet e shtetit ligjor, që dhunojnë të drejtat më themelore të qytetarëve të sanksionuara në Kushtetutë, të sanksionuara në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, të firmosur nga Shqipëria që në vitin 1995, të sanksionuara në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Me asnjë akt, me asnjë vendim, me asnjë votim ju nuk mund të kufizoni të drejtën e protestës së qytetarëve.

Ky veprim që bëni pas qëndrimeve shtazarake ndaj protestuesve paqësorë, dhe unë u them shqiptarëve se në mënyrë absolute asnjëri prej atyre që ka marrë plumbin në ballë, që ka marrë plumbin në gojë, që ka marrë plumbin mbas veshi, që ka marrë breshërit në trup, që janë thyer kockat dhe gjymtyrët, nuk ka qenë në asnjë akt të dhunshëm.

Unë informoj shqiptarët se nga 600 të arrestuar, të ndaluar, gjykatat i kanë shpallur që të gjithë të paligjshëm përveçse katër, edhe ato me ndërhyrje të fuqishme politike.

Por gjykatat i kanë shpallur ato ndalime të paligjshme. Do hysh në histori, anuloje! Të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese si minimum. Shoqatat e studentëve, e protestuesve e kanë dërguar, edhe Partia Demokratike e kanë dërguar ligjin në Gjykatë Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e ka në shqyrtim këto ditë, ndaj dhe mos i lini këtë turp të madh këtij parlamenti. Hiqe nga rendi i ditës dhe kaloje të presim vendimin e gjykatës, e cila nuk mund të ketë alternativë tjetër veçse të mbrojë vendimin…

Zoti kryetar, nuk mund të sillen këto amendamente.

Ky është cinizmi më i madh ndaj atyre qindra e qindra të rinjve, qytetarëve që u trajtuan në mënyrë shtazarake për interesat jetike, atdhetare, ekonomike, sociale, politike të çdo qytetari të ndershëm shqiptar. Nuk kanë faj qytetarët pse i shfryni ju në parti krimi.

Nuk kanë faj qytetarët pse ju keni tmerr nga krimet tuaja. Nuk kanë faj qytetarët pse ju votoni, mund të votoni çdo masë kundër tyre për të mbrojë vjedhjet tuaja, lëkurën tuaj, por fundi juaj është i afërt! I afërt! I fundit flet sovrani.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale