Berisha: Sot janë lëshuar mandate arresti kallp për rrethin e ngushtë të Ramës! Linda Rama del në regjistrime për ndërhyrjet në tendera, kompanitë e baxhanakut të Ramës kanë 800 transaksione nga Thesari i Shtetit në një vit

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë konferencës për media ditën e sotme hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama, familjarëve të tij dhe disa zyrtarëve të lartë, të lidhur me një skemë të gjerë korrupsioni dhe kriminaliteti të organizuar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Berisha deklaroi se janë lëshuar “mandate arresti kallp”, pasi personat kryesorë të përfshirë, si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, janë larguar prej javësh nga Shqipëria, ndërsa figurat kyçe, përfshirë Armand Frangun dhe Linda Ramën, nuk janë hetuar. Ai pretendoi se përmes tenderave sekretë, shumica dërrmuese e fondeve publike janë përqendruar në dy kompani të lidhura familjarisht, në shkelje të ligjit.

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh para gazetarëve se disa individë të përfshirë kanë dhënë dëshmi të regjistruara për ndërhyrje direkte të familjes së kryeministrit në përcaktimin e tenderëve. Berisha theksoi gjithashtu raste pengmarrjesh dhe dhune ndaj personave që kishin dijeni për aferat, duke përmendur emra konkretë dhe duke kërkuar reagim nga institucionet dhe shoqëria civile.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Berisha shprehu mosbesim se SPAK do të hetojë familjen e kryeministrit, duke deklaruar se një hetim i tillë mund të ndodhë vetëm pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ai theksoi se PD ka dorëzuar dosje me denoncime dhe se pa hetimin e figurave kryesore, procesi mbetet i paplotë.

FJALA E PLOTË

Sot, mediat njoftojnë se janë lëshuar një seri kallp-mandatesh arresti për rrethin më të ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasin, i arratisur të paktën tre javë më parë nga Shsqipëria, ish-ortakun e Armand Frangut, se për Armandin, i cili është epiqendra, akoma nuk është bërë e qartë nëse është lëshuar mandat arresti apo jo, Gerond Meçen, ish-ortakun e Frangut, i cili ka dy muaj apo tre që është në arrati, pasi doli nga pengmarrja e organizuar nga Ergys Agasi me porosi të Edi Ramës dhe familjes, ka apo jo mandat arresti për Linda Ramën, e implikuar direkt sipas përgjimeve ambientale në tenderat e familjes, pra të Armand Frangut.

Dje apo pardje u informova se në kopshtin privat të Edi Ramës, ai është famëzi Ermal Beqiri, ajo është Lubia bis, Mirlinda Karçanaj, Edi Rama në mes dhe koordinatori i tij për mafien dhe të gjitha problemet e zeza, Ergys Agasi.

Mungojnë aty nga zyrtarët Vlora Hyseni, e cila ka qenë e këtij enturazhi.

Ky është famëzi Gerond Meçe, ortaku.

Kurse ky është baxhanaku i dashur, që çonte paratë me valixhe në familje.

Këta janë grupi i strukturuar kriminal, më saktë organizatë kriminale.

Para jush kam denoncuar me dhjetëra hera Armand Frangun, si njeriun që me kompanitë e tij fitonte me kontrata sekrete, nga kjo kryemafiozja e familjes, shifeni… 90 gjer në 96 përqind të të gjitha fondeve.

Ky është Gerond Meçe, njeriu i cili pohon, është me regjistrim, se ABS është kompania e baxhanakut, se jo vetëm ai ndërhyn, por ndërhyn zonja Rama në përcaktimin e tenderave.

Kjo është e regjistruar.

Dosjen e ka pasur prokurori me mbiemrin Mara, të cilin thuhet se Dumani donte ta zhdukte, ta asgjësonte.

Por kur mësuan se dosja ndodhet edhe diku tjetër, e ruajtën, por nuk e asgjësuan.

Ky ka histori interesante, por do ndalemi më pas.

Tani, janë në një vit, 800 transaksione nga Thesari i Shtetit në kontot e dy kompanive të baxhanakut, B360 dhe ABS, më vonë e ndryshuar në ABSLI, me lojërat që kanë bërë.

Në qoftë se në vitet 2005-2013 ka pasur vetëm 18 kontrata sekrete dhe ato ekskluzive për shërbimin informativ kombëtar dhe prokurorinë e përgjithshme, dhe për asnjë institucion tjetër, kjo që shihni ju, ka zhvilluar 250 tendera sekretë dhe kontrata sekrete, në kundërshtim flagrant me çdo ligj, përveç ligjit që duhet të vjedhë familja Rama.

Ligji që tenderat duhet t’i marrë familja Rama.

A mund të imagjinoni që kjo mafioze e paimagjinueshme, 96 përqind të të gjitha shumave të prokuruara, t’ia japë dy kompanive.

Prisni, se ka zhvillim tjetër.

Ky është Ermal Beqiri, famoz.

Ky është personi që e dërgoi Edi Rama për të zbrazur komplet dhe eksportuar të dhënat e TIMS-it.

Ky person është strumbullar kryesor në të gjitha vjedhjet që janë bërë në AKSHI dhe një seri institucionesh të tjera.

Ky është Gerond Meçe.

Çfarë i ndodhi këtij?

Këtë e morën peng.

U prishën pazaret pasi ky deklaroi nën regjistrim ambiental se Armand Frangu dhe Linda Rama diktonin të gjithë tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Gerond Meçe, pas pengut, është arratisur, më thonë në Gjermani, ku ka rrëfyer të gjithë historitë mafioze të AKSHI-t apo agjencisë së familjes Rama, të cilat nuk kanë të përshkruar.

Për Gerondin organizoi marrjen peng njeriu më i afërt i familjes Rama, Ergys Agasi bashkë me një drejtor të policisë së Tiranës.

E çuan për kompetencë tek Suel Çela, e çuan për kompetencë atje.

Ky kishte arritur të filmojë pengmarrjen e tij, u arratis menjëherë dhe ka marrë azil, ose është në mbrojtje, thuhet në Gjermani, pasi ka paraqitur videon e pengmarrjes nga koordinatori i mafies, Ergys Agasi, këshilltari kryesor i kryeministrit Rama për mafien.

A është Gerond Meçe i vetmi person i marrë peng?

Jo, jeni dëshmitarë se tre muaj u mor peng Daniel Shima.

Ajo e kishte marrë shofer Danielin, nga shofer e kishte bërë mbishofer.

Nga mbishofer, e kishte bërë zëvendësdrejtor të AKSHI-t, imagjinoni ju tani.

Zëvendësdrejtori i AKSHI-t, se këtu ka historia nga më të papërshkruara, të të gjitha llojeve.

Zëvendësdrejtori i AKSHI-t, një ditë prej ditësh, thirret nga Lubia bis dhe i dorëzohet fleta e shkarkimit nga detyra, kur ditën që kjo u thirr nga SKAP, kur u pyet 7 apo 8 orë sipas medieve, dhe sa doli, shkoi direkt në zyrë dhe i komunikoi largimin nga detyra.

Nuk u mjaftuan me kaq.

Se pse e tek, natyrisht mendja të shkon përderisa ky akt ndodhi fill sapo doli nga SKAPI, dikush asaj i kishte thënë se spiuni është Danieli.

Se ndryshe nuk ka si kuptohet.

Danieli, pra, duket se ishte dekonspiruar.

Dhe çfarë i ndodh Danielit, jeni të gjithë dëshmitarë

Një ditë, në mes të bulevardit, në mes të Tiranës, persona të veshur policë e rrethojnë dhe Danieli e kupton menjëherë se do ketë fatin e Gerondit.

Dhe në moment i çon partneres, apo nënës se vet, po më rrëmbejnë, po më marrin peng, persona me uniformë policie.

E marrin, e fusin në makinë, e nisën nga Rruga e Elbasanit, tek fakulteti i gjuhë letërsisë, e futën në Qytetin Studenti, u kthyen dhe vazhduan rrugët drejt e në bodrumet e Suel Çelës.

Në bodrumet e Suel Çelës, urdhri ishte ta groposnin, por urdhri ndryshoi sapo u mor vesh se ky ma dorëzuar mesazh se uniforma të policisë po më rrëmbejnë.

Kështu që e shtruan në dru Danielin, ia thyen kockat, dhe e prunë gjysmë të vdekur në ora 4 të mëngjesit në shtëpi.

Nga ajo ditë gjer sot, Danielin nuk e ka takuar më asnjë njeri.

Është i gjallë apo nuk është i gjallë, jeton apo nuk jeton, askush nuk e di.

Jam përpjekur t’i bëj thirrje medieve, t’i bëj thirrje Avokatit të Popullit, t’i bëj thirrje shoqërisë civile që të shkojnë ta takojnë në shtëpi, por thirrjet e mia nuk kanë gjetur asnjë përgjigje nga askush.

Për fatin e Danielit as sot nuk dihet, është i gjallë apo nuk është i gjallë, jeton apo jo.

Një gjë dihet për Danielin, ai u shkarkua nga Lubia bis sapo ajo u kthye nga Skapi në zyrën e saj.

Pra, këto zhvillime!

Ergys Agasi, unë që nuk kam asnjë lloj them informacioni të veçantë, përveç atij të qytetarve, ka të paktën tre javë që është arratisur.

Ermal Beqiri është në Dubai, bashkë me Ergysin.

Janë tek çunat e Dubait.

Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, motra e Ergysit është drejtoresha juridike e AKSHI-t, këta janë një rrjet i rrezikshëm shumë.

Është drejtoresha juridike e AKSHI-t që i rregullonte tenderat siç donte familja, nuk kishte diskutim aty.

Ergys Agasi me Ermal Beqirin kontrollonin me aparaturat e tyre të gjithë transaksionet e shqiptarëve.

Pra, kishin të gjithë database-n e bankave të Shqipërisë, e transfertave të Shqipërisë, dhe i kontrollonin të gjitha këto.

Paratë, që plaçkisnin në AKSHI, Ergys Agasi, Armand Frangu, Ermal Beqirin, përdornin si lavatriçe një bashkëpunëtor të Çopjave, një Francin direkt, por atë që ishte ngjitur me të.

Kjo është e vërteta.

Por e vërteta është se këto janë mandate kallp, kryesoret.

Sepse Ergys Agasi ka tre javë që ka ikur nga Shqipëria i njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama, ose nga Altin Dumani.

Një nga këta të tre.

Nuk e di cili, nuk mund të vë dorën në zjarr.

Po këta kanë qenë njerëzit më konfidentë të tij.

Ergys Agasi që koordinonte të gjithë bashkëpunimin e Suel Çelës, Elvis Doçit, Xhevdet Troplinit dhe bandave të tjera, pra histori si kjo, nuk do të gjeni as në romane, as në filma.

U garantoj.

Është larguar, thashë, koka tjetër e mafies, të kopshtit privat të Edi Rramës, Ermal Beqiri.

Edhe ai.

Nuk e di a janë bërë kontrolle në Surrel apo jo.

Asnjë lajm.

Nuk ne di është thirrur apo jo zonja Rama për t’u pyetur.

Kanë guxuar apo nuk kanë guxuar, sepse është e regjistruar Gerond Meçe i thotë bashkëbiseduesit se këtu tenderat i përcakton zonja. Është e njohur ajo.

Është thirrur, nuk është thirrur, imagjinojeni vetë ju tani.

Si përfundim kemi të bëjmë me një kryehajdut si Edi Rama të rrethuar nga një bandë hajdutësh si Lubi Balluku, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi, etj.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, të gjitha këto që thashë absolutisht që të gjitha, janë denoncuar nga Sali Berisha, dhe jo vetëm ai, por edhe nga shumë media të guximshme, me dhjetëra e dhjetëra herë.

Dosja është dërguar nga PD.

Por dosja në rast se nuk vihet përpara përgjegjësisë Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Armand Frangu, Linda Rama, mbetet një dosje kallp.

Më thonë se aty janë lëshuar shumë fletë arresti për punonjësit.

Të gjithë të arrestohen ata që kanë firmosur në kundërshtim me ligjin.

Por në historinë e shtetit shqiptar nuk ka pasur një njeri si kjo që shihni që zhvillojë 250 tendera sekretë vetëm e vetëm që të fitojë familja e kryeministrit.

PYETJE-PËRGJIGJE

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z.Berisha, ju vet keni pritshmëri se SPAK do t’i afrohet edhe familjes kryeministrore? Është goditur tashmë një grup i AKSHI-t. A do të shkohet tashmë edhe tek çifti Edi dhe Linda Rama?

Berisha: Tani, me atë që unë kam bindje, Edi Rama nuk do të lejojë kurrë, sa të jetë në atë vend, hetimin e të shoqes.

Duhet të jenë shqiptarët që t’i çelin rrugë atij hetimi, duke larguar Edi Ramën.

Sepse ato para, ato dhjetëra qindra milionë euro të prokurimeve sekrete, po të lexoni ju, vetëm për tenderin e mirëmbajtjes së programit të Thesarit të Shtetit, janë shpenzuar dhjetëra milionë, dhe që të gjithë tenderat fitoheshin nga Armand Frangu në limitin maksimal.

Arben Ahmetaj ka deklaruar se ky hajdut ka praktikuar çmime të dhjetëfishta për produktet e importuara, kompjuterë apo të dhëna të tjera.

Arben Ahmetaj ka një meritë sepse u tha shqiptarëve se kopshti privat i familjes Rama është AKSHI.

Dhe ai, kishte krahasuar çmimet reale të produkteve të fushës kompjuterike, që sillte ky për shkollat apo institucionet e tjera, që kishte deklaruar në dogana, me çmime të cilat ekzistonin në dyqane me pakicë dhe ato kishin diferencë si nata me ditën.

Dhe ato merreshin të mirëqena, nuk i kontrollonte kush, se dihej se ato para shkonin në Surrel.

Kjo është e vërteta.

Ndaj dhe nuk kam ndonjë shpresë të madhe se do të bëhet hetim i plotë i kësaj ngjarje.

Para se të ndodhë, të jesh e sigurt, që zonja Rama do të shkojë me pushime të gjata diku.

Sikur të ndodhë kjo, pse si kujton ti, se po pret vendimin e Skapit.

Anisa Kadesha, Tvsh: Z.Berisha, pse i quani kallp masat e arrestit? Aludoni ndonjë bashkëpunim të SPAK me disa prej të akuzuarve që janë arratisur, sipas jush?

Berisha: Sepse absolutisht unë që jam këtu, e kam marrë vesh se Ergys Agasi të paktën prej tre javësh është në arrati.

E kam marrë vesh prej po kaq kohësh që Ermal Beqiri është në Dubai me Ergysin.

Këto kanë qenë publike.

Kam mësuar se Gerondi ishte, në mos gaboj, në Gjermani, dhe ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur në atë agjenci.

Çfarë të them unë?

Ke dëgjuar ti ndonjë fjalë të vetme të thuhet për Daniel Shimën?

Njeriu që u rrëmbye, njeriu që u masakrua, dhe fill pas kësaj, drejtori i përgjithshëm i policisë, Proda, sjell Suelin në Tiranë tek dentisti që donte Sueli.

Sueli që i kishte thyer kockat Danielit.

Është e vërtetë kjo, është denoncuar.

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale