Berisha: Sot europarlamentarët u njohën me realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo sipas propagandës së Edi Ramës. Takimet do të vazhdojnë deri në Senatin dhe Kongresin e SHBA

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, u shpreh se vendi po kalon një dhunë dhe terror të paparë kundër opozitës. Berisha theksoi se kjo dhunë dhe terron bëhet vetëm me qëllimin e vetëm për një Shqipëri pa opozitë.

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Edi Rama në konferencë shtypi deklaroi se, vendet e Ballkanit Perëndimor procesin e integrimit duhet të ja dinë për nder dhe të falenderojnë, Vladimir Putinin.  Berisha theksoi se në asnjë vend të botës, një ‘shaka’ e tillë sepse në fakt ai me të do të thoshte atë që theksova më sipër, në asnjë vend të Europës anëtarët e NATO-s që falenderon Putinin sepse për shkak të agresionit të tij e shtyu BE-në të na afrojë ai nuk do të qëndronte as 4 ditë në pushtet.

Kryedemokrati në fjalën e tij në tubimin qytetar, u shpreh se ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit të cilit me urdhër të Edi Ramës iu organizua pusi, me qëllim për ta dhunuar, zvarritur, goditur dhe arrestuar dhe në rast kundërshtimi për ta ekzekutuar.

Në fjalën para qytetarëve në në tubimin qytetar, lideri i demokratëve Berisha është shprehur se PD, dialogun me partnerët tanë e ka detyrim dhe ai u garantoi qytetarëve se do ta PD përmbushë me seriozitetin dhe dinjitetin më të madh këtë detyrim.

Lideri i opozitës Sali Berisha, e përmbylli fjalimin e tij në këtë mbrëmje të 296-të të tubimit qytetar duke u shprehur se atdhedashurinë e qytetarëve shqiptarë për Shqipërinë dhe betejën e tyre për dinjitet nuk e zëvendëson asgjë. Teksa u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së radhës organizuar nga opozita, Berisha u shpreh: Me datën 29 Shqipëria në duart e opozitës, Shqipëria kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Shqipëria drejt fitores.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më miqësore, më të ngrohta, mirënjohjen time më të pakufishme, të gjithë ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Një përshëndetje të përzemërt sot për të gjithë oratorët e kësaj platforme, tribune, të fjalës së lirë që përcjellim çdo natë, të vërtetat e këtij regjimi antishqiptar.

Përshëndes deputetin Ervin Salianji, në qelitë e burgjeve të diktaturës, aty ku është.

Përshëndes kryetarin e PL-së, Ilir Meta në qelitë e burgjeve të diktaturës.

Të dashur miq!

Shqipëria sot ngjet me Ugandën e Mushevinit, ngjet me Tunizinë e Sajedit, me Bjellorusinë e Llukashenkos. Vendi përjeton  një dhunë e terror të paparë, në asnjë vend tjetër të Europës, kundër opozitës, me qëllimin e vetëm për një Shqipëri pa opozitë, apo një Shqipëri fasadë opozitë.

Të dashur miq!

Sot në Shqipëri ishte për një vizitë presidentja e Komisionit Europian, zonja Ursula Von Der Lyen. Duke i uruar mirëseardhjen dhe falenderimin për këtë vizitë, shtoj se sot Edi Rama në konferencë shtypi, falenderoi presidenten e KE-së, për mbështetjen që ajo dhe Komisioni i ka dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Dhe natyrisht në mënyrë ta padiskutueshme presidentja e Komisionit dhe Komisioni kanë meritën e tyre të pamohueshme dhe meritojnë mirënjohje.

Por miqtë e mi, mos harroni se vetëm një javë më parë, Edi Rama nuk falenderoi zonjën Presidente, Von der Lyen, por falenderoi direkt dikatorin Vladimir Putin.

Edi Rama në konferencë shtypi deklaroi se, vendet e Ballkanit Perëndimor procesin e integrimit duhet të ja dinë për nder dhe të falenderojnë, Vladimir Putinin.

Cilido që mendon se e kishte me shaka, unë dua të them këtu se, Edi Rama me këtë shaka, duke falenderuar xhelatin e kombit ukrainas, Hitlerin e kohës së sotme, dëshmoi se ai ka probleme të thella politike dhe psikike, psikike dhe politike.

Ai desh të thoshte me këtë se në rast se Putini nuk do të sulmonte Ukrainën, ju Bashkimi Europian, nuk do të afronit Ballkanin Perëndimor. Duke mashtruar në këtë mënyrë, ose duke mashtruar në mënyrën më amorale, e vërteta është se BE-ja për Ballkanin Perëndimor ka shpenzuar miliarda e miliarda dhe i ka shpenzuar ato me qëllimin e vetëm që këto vendi të ecin në rrugën e integrimit Europian.

Kështu të pretendosh se ishte Putini ai që i shtyu apo detyroi udhëheqjen perëndimor te BE-së për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor nuk je gjë tjetër veç një bastard që nuk meriton asgjë tjetër, përveç se largimit të menjëhershëm nga pushteti.

Në asnjë vend të botës, një ‘shaka’ e tillë sepse në fakt ai me të do të thoshte atë që theksova më sipër, në asnjë vend të Europës anëtarët e NATO-s që falenderon Putinin sepse për shkak të agresionit të tij e shtyu BE-në të na afrojë ai nuk do të qëndronte as 4 ditë në pushtet.

Ndaj miqtë e mi, le të zotohemi ne se do të ngrihemi me të gjithë përpjekjen tonë dhe këtij bastardi që i falet Putinit ti japim ndëshkimin që meriton.

Të dashur miq!
Sot në gjykatat e partisë u zhvillua një farsë, nga më të turpshmet elektorale.

Ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit të cilit me urdhër të Edi Ramës iu organizua pusi, me qëllim për ta dhunuar, zvarritur, goditur dhe arrestuar dhe në rast kundërshtimi për ta ekzekutuar.

Në të vërtetë Ilir Meta në sallën e gjyqit, i bëri mercenar Dumanit, ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja. I bëri gjyqin organizatës kriminale Skrapi i Partisë.

Të dashur miq!

E morët besoj vesh se cila ishte akuza ndaj Ilir Metës. Akuza ishte se ky kishte porositur një vilë tek një biznesmen i njohur dhe vilën e kishte anuluar po vetë, por që sipas mercenar Dumanit, ish-xhelatit të sigurimit Kraja, dhe Kallpit të Skrapit, Ilir Meta bashkë me bashkëshorten paskan kaluar ligjin që i interesonte këtij biznesmeni për minierat.

A ka tallje më të madhe me drejtësinë, a ka tallje më të madhe me shqiptarët, ka tallje më të madhe me ligjin dhe të drejtën.

Po si mundet 20 vetë të kalojnë një ligj në parlament, në një kohë që ai ligj ka marrë 74 vota të gjitha të Edi Ramës, të socialistëve. Shiko sa të paftyrë, sa llum njerëzor janë, akuzojnë Ilir Metën që kishte 19 deputet, se kalove ligjin në parlament për interesa të një biznesmeni në një kohë kur atë e votuan të gjithë deputetët e PS, pa të cilët nuk kalonte ai ligj.

Kjo është mor drejtësia. Kjo është drejtësia e turpit, drejtësia e organizatës kriminale. Po si mund ti thonë shqiptarëve, a kanë fytyrë, a kanë nder.

As nder, as moral, as fytyrë nuk kanë, këta horra.

Se ligjin e kaloi në parlament jo ai që kishte 70 deputet, por e kaloi ky që kishte 20 deputetë.

O primitivë, të paftyrë, po si mund të shkruani gjëra të tilla ju mor. Po i tajkaloni të gjithë hetuesit e Sigurimit të Shtetit. Ju tejkaloni kriminelët kudo që janë.

Kjo ishte more zotëri akuza.

A mund të akuzohet në këtë mënyrë një njeri, më thoni ju mua.

Këta që lëpijnë këpucët e Edi Ramës, që kanë frikë dhe tmerr ta thërrasin dhe pyesin, ti thonë pse e kalove ligjin ti. Të ballafaqohet.

Ua them këytë miq, për të kuptuar se cila është e drejta, ligji për këta horra. Se ç’përfaqësojnë këta, ligjin apo krimin, ligjin apo banditin, ligjin apo kriminelin Edi Rama.

Të gjitha këto, deputetët e opozitës, sot i paraqitën në tempullin e demokracisë europiane, Parlamentin Europian.

Unë gjej një rast të falenderoj të gjithë ata parlamentarë që pritën, dëgjuan me durim, me interes të madh deputetët e opozitës, të PD, realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo sipas propagandës së Edi Ramës. U paraqitën atyre me dokumente të pakundërshtueshme, një realitet shokues, të pabesueshëm, të paimagjinueshëm.

Kjo shënon fillimin e një dialogu intensiv ndërkombëtar të PD-së.

Kjo parti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë lokomotivë e proceseve integruese. Për PD, integrimi i shqiptarëve në BE është interesi më madhor kombëtar, është e ardhmja e tyre më e shkëlqyer.

Por ky proces do të jetë një proces që kalon në zbatimin dhe respektimin e ligjeve të shtetit ligjor, sigurisë juridike dhe kushtetutës, të drejtave dhe lirive të individit, zgjedhjeve të lira, garës së hapur.

Miqtë e mi!

Dialogun me partnerët tanë e kemi detyrim dhe u garantoj se do ta përmbushim me seriozitetin dhe dinjitetin më të madh.

Por askush të mos harrojë se çfarë do ndihme të na japin ne ata, përballjen me Edi Ramën e kemi ne. Është detyra jonë, është radha jonë, është beteja jonë.

Përfaqësuesit tanë do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore. Pas zgjedhjeve padiskutim që do të shkojnë edhe pranë Kongresit dhe Senatit të SHBA, për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë.

Po miq!

Sepse kanë hedhur mbi këtë realitet, tonelata gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra.

Pra, ne do të bëjmë gjithçka, por dialogun me qytetarët shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë. Por guximin e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.

Por revoltën e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.

Por atdhedashurinë e qytetarëve shqiptarë për Shqipërinë nuk e zëvendëson asgjë.

Por betejën e tyre për dinjitet nuk e zëvendëson asgjë.

Betejën e tyre për votën e lirë nuk e zëvendëson asgjë.

Betejën e tyre për ndryshim, rotacion nuk e zëvendëson asgjë.

Ndaj dhe ju ftoj të ngrihemi në betejë të vazhdueshme.

Me datën 29 Shqipëria në duart e opozitës, Shqipëria kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Shqipëria drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.

Fitore, fitore, fitore!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale