Është një ditë e madhe për PD-në, është një burim drite për demokracinë shqiptare, kjo ditë në të cilën dhjetëra-mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, votojnë për qytetarin e parë të bashkisë së tyre.
Ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht rëndësia e tij bëhet shumë herë më e madhe pasi vota e lirë ka në Shqipëri, një armik të egër të saj, një armik që përpunoi dhe zhvilloi të gjithë mekanizmat e plaçkitjes së saj, e grabitjes së saj, një armik që e përzuri përfundimisht votën nga partia e tij dhe shndërroi PS-në, e riktheu në origjinë, parti pa votë, parti e njishit, parti e mafias, parti potencialisht e terrorizmit, dhe të gjithë negativitetet që mund të ketë një komunitet që vepron si klub mafioz, si shpellë mafioze, dhe jo si komunitet i një bashkësie të lire të barabartë me votën e tyre.
Edi Rama është i vetmi në Europë që ka përjashtuar votën e lirë nga partia e tij.
Në këtë kontekst, ky zhvillim është një rreze e fuqishme shprese për rivendosjen e saj në Shqipëri.
Demokratët, duke votuar sot të lirë, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre për qytetar të parë të bashkive të tyre, shumëfishojnë forcat, shumëfishojnë energjitë për t’u përballur me kalbësirën që kanë përpara dhe që quhet regjimi i Edi Ramës, për të përmbysur monizmin që sundon në Shqipëri dhe bazohet në drogën, krimin, vjedhjen e votës.
Ky moment, ky zhvillim pas krijimit të pluralizmit politik në Shqipëri, shënon aktin më madhor në historinë e PD-së, pranimin e pluralitetit në gjirin e kësaj partie, në procedurë shënon hapjen më të madhe në tërësi historinë e një force politike shqiptare.
Sot konkurrojnë mbi 200 e ca kandidatë në 60 bashki të vendit.
Edhe po të ketë bashki me nga një kandidat, është referendum. Nuk thuhet se ai kandidat u caktua nga Sali Berisha, ai kandidat do firmoset nga anëtarët dhe simpatizantët e PD. Ju garantoj një gjë, kryesia e PD dhe kryetari i saj, në mënyrë absolute dhe kategorike nuk kanë ndikuar te asnjë kandidat që ka paraqitur kërkesën që ai të tërhiqet nga gara.
Kjo është absolute. Ka një garë që nuk po zhvillohet, por do zhvillohet në të ardhmen. Por ajo nuk e errëson madhështinë e këtij procesi.
Janë tri degë të tjera, përveç Malësisë së Madhe, që janë në diskutim për koalicion me aleatët. Ky është realiteti.
Në Malësinë e Madhe kishte kandidatë, por kishte disa probleme për të cilat është shtyrë gara.
Pyetje: Z.Berisha, z.Rama e ka cilësuar historike samitin e 6 dhjetorit, kush do të jetë historike, protesta, apo samite në 6 dhjetor?
Samiti i 6 dhjetorit është një ngjarje e jashtëzakonshme, historike për arsyet që vijojnë:
Së pari, Europa i bën të qartë, duke u mbledhur në Tiranë, i bën të qartë Vladimir Putinit, se kjo zonë, ky territor është i saji dhe ekspansioni dhe ambiciet e tij në Ballkan janë totalisht të papranueshme.
I bën të qartë Edi Ramës se luhatjet e tij mes hegjemonizmit serborus me Ballkanin e hapur dhe neo-otomanizmit të ri, marrin fund. Kjo është tokë europiane, e destinuar për anëtarësim në BE.
Nuk mund të mohohet se mesazhi i këtij samiti është i jashtëzakonshëm, ndaj dhe ne e mirëpresim atë.
Nga ana tjetër, ky samit është i bekuar sepse i jep mundësi popullit opozitar që t’u dëshmojë mikpritësve se çfarë fatkeqësie të madhe përfaqëson mikpritësi i tyre, që ulet mbi një karrige që qëndron mbi krimin, drogën dhe votën e vjedhur.
Nuk do të kishte rast më brilant se ky rast për t’i bërë anatominë e plotë këtij regjimi përpara 1 mijë gazetarëve të botës dhe udhëheqjes kryesore të Europës.
Në këtë kontekst, Edi Rama ulet aty një i pakallur. Populli opozitar me zërin e fuqishëm do i dëshmojë Europës dhe botës se ai që qëndron si mikpritës aty, nuk është gjë tjetër, veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve, drogës, krimit të organizuar, një fantazmë që bredh nga samiti në samit duke mbrojtur interesat ruse në Ballkan, duke u kërkuar europianëve që të mos i kërkojnë Sandrit të tij të respektojë sanksionet ndaj Rusisë.
Prandaj ky samit është një moment jashtëzakonisht i veçantë për shqiptarët.
Pyetje: Z.Berisha si do të protestoni me rrugë të bllokuara?
Pyetje: Ka patur disa tërheqje nga gara të kandidatëve të Primareve, si e komentoni?
Berisha: Ka një pjesëmarrje massive, por siç e dini ju Primaret kanë funksionuar mbi bazën e vetëshpalljes, dhe sigurisht në përputhje me kriteret, tërheqjes, dhe që të gjitha këto janë absolutisht vetëm shprehje e lirisë që ekziston vetëm brenda PD.
Lista e atyre që do të votojnë do të publikohet e tëra, por deri mbrëmë ka patur kërkesa, shqyrtime, ankesa nga komisioni përkatës. Sot po votojnë në Shqipëri si kurrë në historinë e tyre, anëtarë të një partie politike, simpatizantë të tyre, për qytetarët e parë. Unë nuk mund të them asnjëherë se ky është një process I përsosur, por asgjë nuk mund të errësojë rezonimin e tij në mbarë Shqipërinë me demokracinë shqiptare, nderimin dhe respektin për qytetarët dhe anarët e PD. Kjo është e vërteta.
Pyetje: Z.Berisha ka një protest në datë 6 dhe ka rrugë të bllokuara, ku do të protestohet dhe thirrja për policinë?
Berisha: Nuk ka rrugë që mund të bllokohen përveç zonës ku mblidhen, që nuk ne nuk e kemi ndërmend, pasi që jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e lidërshipit europian dhe mbarëvajtjen e samitit, përndryshe, ne jemi kudo zotër të qytetit në zona tjera. Mjerë Rama dhe Çuçi. I them Edi Ramës se demokratët protestojnë në qytet, në shesh, por e dinë mirë se burimi i të zezave është në Surrel. E di mirë! Nga atje burojnë të zezat e këtij vendi. Por prap vendimi është për të protestuar në qytet. Policia nëse është porositur të përballet me opozitën, bën gjënë më të gabuar.
Pyetje: Dje policia ju ka paralajmëruar se nëse protestoni në boulevard do të përballeni me forcat e rendit.
Berisha: Policia në qoftë se është e porositur për t’u përballur me opozitën bën zgjedhjen më të gabuar. Opozita nuk ka betejë që nuk fiton, dhe ato që votojnë sot janë me energji, motiv nga kjo ditë e në vazhdim. Faleminderit shumë!