Berisha: Sot Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori i tyre!

PRONONCIM I KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA PËR MEDIA

EKSTRAKT

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim të bërë para Kuvendit tha se, sot Ahmetaj nuk ishte i akuzuari, por prokurori i tyre.

Berisha u shpreh se Edi Rama pati frikë kur u lexua raporti dhe u largua nga salla e parlamentit, pas tij iku edhe Gjiknuri.

DEKLARATA E PLOTË

Si do ta quajmë sallën e parlamentit sot?

Ishte gjysma e saj, gjysëm ishte meite.

Secili shihnin njëri-tjetrin se kur do t’u fluturonte mandati. Kjo qe e vërteta, pasi nuk di ku ta kapësh.

Rama ia mbathi kur u lexua raporti, e patë vetë ju, iku. Pati frikë se do e pyesnim. Pastaj mezi doli nga salla Gjiknuri, janë shumë aty, nuk e keni idenë sa shumë emra janë.

Klotilda, në emër Erit që bënte amendamente personale për Tiranën, etj, etj me rradhë. Pra, siç e shihni e vërteta është se për ta sot, i akuzuar nuk ishte Ahmeti, por Ahmeti ishte prokurori i tyre.

Mirupafshim!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale