Berisha: Skapi fshehu dokumentet për pronën ku u vendos klubi Partizani! Toka nuk ishte shpronësuar nga italianët, por ishte rekuizuar

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN E PËRJAVSHME ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Në konferencën e përjavshme të mbajtur sot me gazetarët, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha tha se, SKAP-i fshehu dokumentet për pronën ku u vendos klubi Partizani. Toka nuk ishte shpronësuar nga italianët, por ishte rekuizuar. Berisha tha se, ky proces ka në qendër hakmarrjen e verbër politike të Edi Ramës.

Berisha tha se, skapistët fshehën shkresat e Angjelit dhe Klosit edhe pse ua dorëzuam pas padisë kundër Ballës. Ai tha se, e vërteta është se më shumë se gjysma e pronës u kthye në vitin 2006, në një periudhë kur funksiononte Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me të gjithë komisionerët e caktuar nga Partia Socialiste.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, skapistët fshehën kontratën e familjes Begeja me kompaninë ndërtuese në vitin 2007.

Berisha tha se, kanë fshehur dhe nuk referojnë lejen e ndërtimit me kusht që ka miratuar Edi Rama në shkurt të vitit 2008 për këtë zonë. Berisha tha se, të gjitha këto fshehje janë bërë nga skapistët për të shpëtuar Edi Ramën nga ndjekja penale.

Berisha, teksa u pyet se çfarë do të ndodhë nëse ai do të arrestohet, pohoi se ai do të përkushtohet për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 2025-ës.

Berisha tha gjatë konferencës për shtyp të mbajtur me gazetarët se ai nuk do të tërhiqet.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën për shtyp se, aktin më të rëndë në historinë e këtij vendi e ka kryer Gjykata Kushtetuese. Berisha tha se, ky përbën përmbysjen reale të rendit kushtetuese.

FJALA E PLOTË

Siç jeni në dijeni gjatë nga tetori gjer dje u zhvillua procesi më i falsifikuar në historinë e Shqipërisë, një proces të kësaj natyre nuk ka njohur as diktatura komuniste.

Ky proces filloi me vendosjen e masave të sigurisë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën nga Sali Berishës me brutalitet të anëtarit të Këshillit Kombëtar, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Ky proces ka në qendër hakmarrjen e verbër politike të Edi Ramës. Për të realizuar këtë qëllim janë përdorur mercenarë të Skapit, të cilët kanë falsifikuar, kanë manipuluar, kanë fshehur me qindra e qindra dokumente në dosjen e njohjes, kthimit të tokës dhe privatizimin e objekteve të ndërtuara mbi tokën e konfiskuar të Klubit Partizani, për mbase 300 pronare, njëri prej të cilëve ishte Jamarbër Malltezi.

Jam këtu për t’ju njohur ju me disa nga fshehjet kriminale.

Ju, siç është bërë e ditur e dini se Bego Yaris dhe Edi Rama dorëzuan 3 vite më parë në Skapin e partisë dosjen për Klubin Partizani me akuzën se kjo pronë ku vendosej klubi ka qenë e shpronësuar nga autoritetet italiane.

Mirëpo, gënjeshtra siç thotë populli i ka këmbët e shkurtra. Fletoret zyrtare të asaj periudhe që gjendjen online faktojnë se ky është një mashtrim, një shpifje, një trillim.

Territori ku është ndërtuar Klubi Partizani nuk ka qenë kurrë i shpronësuar, por me dekrete të nënmbretit Jakomoni i qenë i rekuiziuar. Rekuizicioni është një kategori krejt tjetër, në të cilën shteti, sepse Italia paraqitej si shtet këtu, ishte shtet, mëkëmbësi i mbretit pra, Jakomoni e kosnideronte si pjesë të perandorisë italiane Shqipërinë. Pra, Jakomoni ka dekretin e fundit të tij të publikuar në këto fletore, të 30 qershorit të vitit 1943, në të cilin thotë për zonën 3 dhe 4 lart i binte Klubi Partizani, rekuizimi i tyre shtyhet dhe për 6 muaj.

Çfarë ishte rekuizimi? Rekuizimi ishte bllokimi i pronës, mundet ose jo të të jepte një qira, por ti nuk mund ta përdorje për asgjë atë pronë derisa ose të shpronësohej ose t’i rikthehej pronarit.

Pra, janë të gjithë dokumentet që faktojnë se toka ka qenë e rekuizuar, çka rrëzon çdo insinuatë se kjo ka qenë tokë me shpronësuar dhe e shpërblyer nga pushteti i atëhershëm, okupatori italian.

Pse i kanë fshehur tani? I kanë fshehur, sepse mbi bazën e këtyre fletoreve, këtyre dokumenteve zyrtare, Jamarbër Malltezi ka paditur në Skap për kallëzim të rremë, Taulant Ballën. Dhe natyrisht Skapi nuk mund të ekspozonte këto dokumente sepse do i duhej të hapte çështje penale ndaj Taulant Ballës.

Së dyti, prokurorët e Skapit dhe gjykata speciale pretendojnë në vendimin e tyre sikur familjet pronare kërkuan pronën pas vitit 2005, kur në fakt pronarë te kanë kërkuar atë që në vitin 1994. Kanë fituar një pjesë të mirë të saj, por ligji kishte kufizime, në atë kohë ligji kthente vetëm një pjesë, nuk mund të pranonte, kishhte caktuar sasinë që mund të kthehej. Kanë kthyer një pjesë të saj të mirë të në vitin 1996, jo vetëm Begejve, por edhe familjeve të tjera dhe procesi ka vazhduar ka përfunduar përfundimisht në vitin 2009 me dorëzimin e sendeve të vjehdura të pronarëve të tokës.

Pra, pse Skapistët e partisë flasin për vitin 2005, duan me çdo kusht ta lidhin me rikthimin e PD në pushtet. Por e vërteta tani që jemi këtu, se gjysma e të gjithë pronës u kthye në vitin 2006 në një periudhë kur funksiononte Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me të gjithë komisionerët e emëruar nga PS dhe Fatos Nano. Më vonë ky komision u zëvendësia nga Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Prokurorët e Skapit kanë gënjyer, kjo gënjeshtër është bërë pjesë e vendimit të gjykatës sikur familjet pronare Begeja ka 440 m2 jashtë klubit dhe duhet zbritur. Ky është një mashtrim i rëndë publik.

Të gjithë dokumentet faktojnë se të gjitha familjet së bashkukanë jashtë territorit të klubit 21 mijë m2.

Kurse familja Begeja ka patur brenda territorit të klubit 28 mijë e 200 m2, të cilat u uzurpuan nga klubi. Por, përveç këtyre ka patur 3847 metër përtej klubit nga e cila siç figuron nga kompania Rama-Balla kanë grbaitur këta dy vetë 1500 m2.

Katër vendime me firmë personale të Edi Ramës për të grabitur 1500 m tokë. Nuk ka asnjë vendim me firmë të ish-presidentit, apo ish-kryeministrit Sali Berisha për njohjen, për kthimin e pronës dhe privatizimin e objekteve të ndërtuara mbi të nga viti ’94 gjer në vitin 2009.

Firmat e vetme kryeministrore të vendosura janë firmat e Edi Ramës për plaçkitjen e 1500 metrave tokë që Begejsat lanë si vakëf për ndërtimin e një shkolle të mesme në një zonë me 60 mijë banorë ku nuk ekzistonte një shkollë e tillë.

Tani, ka një moment kyç në këtë proces.

Momenti, në rrafshin ligjor, më themelor në këtë proces është procesi i tjetërsimit të kësaj prone, dmth i kalimit të saj nga pronë shteti në pronë private

Ky proces ka filluar në vitin 2005 nga qeveria e Fatos Nanos, konkretisht nga ministrat Angjeli dhe Klosi. Ka vazhduar nga ministrat e qeverisë së PD pas ardhjes sonë në pushtet. Por, jo për pronarët, për një subjekt që nuk kishte lidhje me pronën. Ky subjekt ka dëshmuar në Skap se unë u tërhoqa për faktin se avokati im më tha se nuk e fiton dot, për arsye se ligji ua njeh pronarëve, ua jep pronarëve. Dhe kjo është e vërtetë e sanksionuar në ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave të vitit 2004.

Ky ligj, në nenin 7, prona që nuk kthehen, rreshton në pikën 1 nga germa a në germën dh, të gjitha pronat që nuk kthehen. Por në pikën 2, ky ligj thotë: në rast se pronat e paluajtshme, që përfshihen në pikën 1 të këtij neni, propozohen të tjetërsohen, ato i kalojnë subjekteve të shpronësuara.

Pra, në qoftë se pronat që nuk kthehen, thotë neni, por autoriteti vendos t’i tjetërsojë, në këtë moment ato i kalojnë pronarit. Dhe kjo është taksative.

Dhe kjo ka bërë që pretendenti që ishte për të privatizuar, të tërhiqej sepse ky nen ia jepte pronarit. Cilido që ka kulturën më minimale juridike e kupton që këtë nen, çdo lëvizje që shteti mund të bënte në statusin e pronës, përveç atij që kishte, shtetëror apo publik, ajo do i kthehej automatikisht pronarit.

Sip as këtij neni, që është themelor për pronësinë, pronarët nuk kanë nevojë për asnjë ligj tjetër. Ky ligj kthen çdo pronë.

Pra ky proces është nisur nga Anastas Angjeli dhe Blendi Klosi, që të dy me miratim për privatizimin, ka vazhduar me ministrat e mëpasëm, edhe ata pozitivë, por ka dalë ky nen. Por skapistët i kanë fshehur dokumentet se u duhej që ta lidhnin vetëm me mua problemin.

Këto shkresa të Angjelit dhe të Klosit janë fshehur, por u janë dërguar atyre kur është paraqitur padia penale kundër Taulant Ballës dhe kallëzimit të rremë të tij.

Pra, ata i kanë disponuar shkresat e privatizimit

Tani, vijmë tek skandali i tyre i madh, ndërrimi i destinacionit. Cilido që njeh doktrinën e qeverisjes vendore, e territorit dhe urbanistikës e ka të qartë se këto të gjitha janë kompetenca dhe atribute strikt të qeverisjes vendore.

Nuk mundet kurrë qeveria të marrë një pronë nga bashkia dhe t;i ndryshojë destinacionin ose ta përdorë për qëllimet që ajo do. Është bashkia që vendos për fatin e pronave në territorin e saj.

Në këtë kontekst, Edi Rama, ndonëse kjo pronë ishte e regjistruar në regjistrat e ushtrisë, ai vendos në kohën kur nuk iu ishte kthyer pronarëve akoma, vendos ndryshimin e destinacionit, një pjese të saj, nga sportive në urbane, në zonë ndërtimesh.

Edi Rama këtë vendim e merr me datën 8 qershor të vitit 2006. Mundësia ose pamundësia e qeverisë për të ndërhyrë në planet e qeverisë lokale dëshmohet nga fakti se kur unë bëra një ndërhyrje për efekte të sigurisë së jetës së qytetarëve te ai bërdungull që po ndërtonte te Zogu i Zi, unë nuk kisha hapësirë ligjore dhe u detyrova të krijoj hapësirën ligjore. Hartova dhe firmosa një akt normativ, i cili lejonte qeverinë qendrore të ndërhynte në projektet e qeverisë vendore.

Edi Rama shfrytëzoi të gjitha lidhjet, solli këtu presidentin e Kongresit të Autoriteteve Europiane Lokale dhe Rajonale. Ky zotëria, që ishte një majtist i pakorrigjueshëm, lëshon një deklaratë në mbështetje totale të Edi Ramës dhe i kërkon Gjykatës Kushtetuese të marrë pozicion.

Gjykata Kushtetuese, çfarë bëri? Së pari, shfrytëzoi një defekt burokratik të aktit normativ, i cili ishte vonuar në miratim dhe e shpalli me datën 10 nëntor të pavlefshëm. Në këtë mënyrë unë humba çdo bazë ligjore për të ndërhyrë në planet e Bashkisë së Tiranës.

Të dekretoja për së dyti, ajo nuk bënte. Unë bëja një karshëllik ndaj një institucioni që e kam pasur ëndërr të anëtarësohemi. Ndaj dhe unë firmosa jo një ndryshim, por në këtë mbledhje janë bërë tre ndryshime destinacioni. Dhe gjatë vitit 2006, në total janë bërë 10 ndryshime destinacioni. Unë nuk kisha më forcë, nuk kisha më pushtet t’i ndërhyja atij dhe çdo akt konsiderohej shpërdorim detyre nga ana ime.

20 ditë më vonë, dmth nga firma që bëra pasi më hoqën dekretin, Gjykata Kushtetuese i hoqi çdo të drejtë, askush nuk mund të ndërhynte përveç gjykatës në vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës.

Kanë fshehur skapistët kontratën e familjes Begeja me kompaninë ndërtuese në vitin 2007, ku parashikohej se cilido nga familjarët e kësaj familje, mund të hynte në bashkëinvestim deri në 25 përqind. Kush ka dashur, Jamarbër Malltezi ka dashur, të tjerë nuk kanë dashur. Kanë shitur pronën, kanë preferuar forma të tjera përfitimi prej saj.

Një gjë është e sigurt, që në atë kohë vendndodhja nuk ishte kaq elitare dhe e dyta aty kishte 42 ndërtime pushtuese banorësh, ishte shndërruar në një fshat të themi me 42 ndërtime të paligjshme. Kështu që të tjerët nuk preferuan të bëhen bashkëinvestitorë. Por kanë pasur marrëveshjen, kanë pasur të hapur dyert cilido që ka dashur.

Kanë fshehur me qëllim lejen e shehsit të ndërtimit që Edi Rama ka dhënë më 19.12.2007 dhe e ka zbardhur më 06.01.2008. Kanë fshehur dhe nuk e referojnë lejen me kusht që ka miratuar Edi Rama në shkurt të vitit 2008 për këtë zonë.

Pra, siç e shihni të gjitha fshehje janë bërë për të shpëtuar nga ndjekja penale e Edi Ramës. Sepse edhe njëherë në 15 vite, në dhjetëra dhjetëra shkresa dhe procese ka vetëm një shkelje ligjore për të cilën Edi Rama meriton të paktën 8 gjer në 10 vite burg, dhe kjo shkelje ligjore është ndryshimi i destinacionit të Klubit Partizani nga terren sportiv në zonë urbanistike.

Kanë fshehur disa vendime gjyqësore me të cilat Edi Rama është shpallur i papërgjegjshëm, shpërdorues i detyrës, sepse pasi dha lejen e ndërtimit e mësoi që një nga ata që do të ndërtonte aty ishte Jamarbër Malltezi dhe nuk zbardhte lejen.

Ua la në gropë gjithçka, çoi disa vendime të inspektoriatit të tij dhe i bllokoi ata për 2-3 vite. Ndërhynë gjykatat, dhe pasi u vendos në tri shkallë. Gjykata vendosi që leja e ndërtimit quhet valide në momentin kur vendoset për të. Për t’ja prerë rurgën, se ky çfarë bënte, ky i merrte dy herë ryshfet më duket, njëherë për ta miratuar dhe herën tjetër për ta zbardhur. Dhe për shkak të mosbindjes së tij, gjykata e gjobiti 300 mijë euro dhe Edi Rama u detyrua t’ju paguajë pronarëve 300 mijë euro nga taksapaguesit krejtësisht për inatet, dufet, urrejtjen e tij personale.

Të gjitha këto janë fshehur, nuk ekzisojnë në dosje. Ndonëse dokumentet ekzistojnë.

Kanë fshehur studimin e vitit 2008 të bërë nga Edi Rama me firmën e tij dhe 12 drejtorëve të bashkisë, në të cilën Edi Rama shndërron në zonë urbane me ndërtime të larta të gjithë territorin e klubit Partizani. Ja ku është firma e Edi Ramës, këtu janë firmat e studios urbaplan dhe të drejtorëve me radhë. Dritan Agolli, Sonila Qato, Enkelejda Bonati, Majlinda Dhuka, e me radhë. Pra, janë të gjithë drejtorët që kanë firmosur ndryshimin e destinacionit.

Edi Rama është justifikuar në vendimet e tij me shkrim në atë kohë se ka humbur funksionin e tij dhe dokumenti ekziston. Këta kanë fshehur dokumentin dhe pretendojnë se edhe në vitin 2008 dhe 2009, kjo zonë ishte e lirë. Zona kishte  sipas  të gjitha dëshmive të paktën 42 pushtues. Familje që ishin ngulur aty. Disa prej tyre nuk ishin pushtues, ishin strehuar, ishin një grup të përndjekurish politikë që në kuadër të strehimit të tyre ishin strehuar në ambientet e klubit.

Por shumica nuk i përkiste të përndjekurve, ishin njerëz që kishin paguar diçka. E thotë Donald Trump, kur ndërtoje diçka, dikush kishte një fletore, shkoje aty, paguhej, të regjistrohej emri dhe nuk të dilte kurrë problem më. Edhe aty diku paguanin ata të shkretët dhe qendronin.

Tani që ndodhi e kundërta kanë meritë pronarët se i kanë sistemuar një më një me sipërfaqet që kanë pasur, ose kanë marrë të parët. 2500 m2 iu ëshë kushtuar vetëm këtyre familjeve, por një pjesë e tyre kanë preferuar të marrin paratë për aq metër katrorë dhe të strehohen në zona të tjera.

Kanë fshehur kontratat në të cilat Jamarbër Malltezi vërteton se ka blerë te Begejat, te Saliaga dhe Alimehmeti, përveç 410 metër katrorë që ka fituar vetë nga pjesëtimet, ka blerë edhe 2100 metër katrorë tokë.

Pra, i kanë fshehur këto vetëm për të mbajtur në këmbë shpifjen e Taulant Ballës, i cili thotë se Malltezi hyri si investitor me 113 metër katrorë dhe doli me 5.4 milionë divident apo fitim.

Në të vërtetë, Malltezi hyri me rreth 2500 metër katrorë. Por jo vetëm kaq, hyri me ujdinë, të cilën vetë e kanë njohur se do shesin në gropë. Por, kur vjen puna për t’u shprehur se ka hyrë me 113 metër katrorë dhe ka dalë me 5.4 milionë euro, manipulojnë, injorojnë të paktën minimumi 300 kontrata me pagesat respektive, pagesat e të cilave janë përdorur për të vazhduar investimin. Janë përdorur për financimin në ujdinë e 3 pronarëve.

Zinxhiri i shpifjeve dhe trillimeve nuk ka fund, por unë u ndala në disa nga më kryesorët, sepse ajo dosje fund e krye është një piramidë e turpshme mashtrimi.

Për ta përfunduar, ky është akti ose piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e hetuesisë. Tregon shkallën ekstreme të politizimit, keqpërdorimit dhe keqshfrytëzimit të këtij organi nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Faleminderit!

Isa Myzyraj, OraNews: Informacionet e fundit thonë se SPAK e ka dërguar gjykatë kërkesën për zëvendësimin e masës ndaj deputetit, Sali Berisha. Pyetja e parë është, a do ta zbatojë vendimin Sali Berisha dhe pyetja e dytë, ku do të jetë adresa që Sali Berisha, do ta kryejë masën e sigurisë.

Sali Berisha: Siç keni konstatuar, ky proces nisi gjithçka mbi ketë piramidë mashtrimi që paraqita. Ky proces vazhdoi me shpalljen e masave shtrënguese ndaj meje, duke shkelmuar me dy këmbë kushtetutën, nenin 73 pika 2 dhe 38 pika 3 të kushtetutës. Në 32 vite pluralizëm çdo masë shtrënguese, cilado qoftë që ishte ajo, është vendosur vetëm pasi është marrë miratimi i parlamentit. Dhe nuk ka njeri që mund të gjejë një rast të vetëm në 32 vite që të mund të ketë ndodhur. Asnjëherë. E them këtë për të kuptuar se pse unë, nuk pranova dhe nuk mund të pranoj shkeljen e kushtetutës. Dy, marrim momentin në vazhdim. Për shkak të refuzimit tim, në mbrojtje të Kushtetutës dhe pushtetit të parlamentit, se ju mor në mënyrë të qartë, unë nuk zbatova vendimet, por ndoqa rrugën për të mos injoruar simbolikisht këto institucione të kapura fund e krye, ndoqa rrugën e animimit me avoketërit. Etapa tjetër. Këta jo vetëm që nuk tërhiqen, por në mënyrë unike në historinë e njerëzimit, me kërkesën për të rënduar masën, se ky nuk ka zbatuar masën. Të garantoj se shumë zor sigurimi i shtetit, të guxonte deri këtu. I kishte kufinjtë e veta, vetëm po ti thoshte Enver Hoxha, guxonte deri këtu. Nuk e ndërmerrte një hap të tillë. Ti nuk e ke parlamentin një prokurori eprore, ti parlamentit je i detyruar të respektosh pushtetin që ka. Çfarë ndodhi? Kur pashë se skapistët i kërkuan parlamentit atë që s’mund të ja kërkonin kurrë, legalizimin e masës së tyre të paligjshme, unë refuzova të shkoj në komision. Deklarova se komisioni mblidhet për të legalizuar një vendim të paligjshëm. Tani pyes unë çdo njeri. A mundet që një komision parlamentar, për shkak të ligjëvënës, mbartës kryesor i sovranitetit të vendit. Të poshtërohet dhe nënshtrohet në këtë mënyrë. Prokurorët e kishin të hapur rrugës që të thonin se, ato masa ndoshta, tani kërkojmë, jo rëndimin e masave, ose fare zëvendësim, se ata janë shprehë vetë zëvendësimin. Ata mund të çonin dosjen e plotë dhe të thonin kërkojmë masa te tjera, por jo zëvendësimin. Se ai ishte asgjësim i parlamentit. Komisioni parlamentar pa asnjë fakt të paraqitur, e keni pa vetë janë 7 faqe, asnjë fakt asnjë provë asnjë dokument. Në 3 orë gjysëm avoketërit e mi zbërthyen gjithçka, dhe vendosën pa u treguar shqiptarëve asnjë dokument për të ju nënshtruar skapistëve të Edi Ramës, Edi Ramës në fakt, se ata janë vetëm vegla. A mund të pranohej ky vendim? Kurrë. Çfarë ndodhi me këtë vendim. Ky komision përligji marrjen e pushtetit nga prokurorët e gjykatësit, me urdhër të Ramës, të parlamentit. Vazhdojmë më tutje. Deputetët e opozitës ju drejtuan Gjykatës Kushtetuese. Organit që me Kushtetutë ka detyrimin të shqyrtojë konfliktualitetin e kompetencave mes pushteteve. Aktin më të rëndë në historinë e këtij vendi e ka kryer Gjykata Kushtetuese. Janë treguar njerëz me zero moral ligjor. Qenie mjerane, të afta për çdo akt. Ju ftoj ju të lexoni nenin 134 të Kushtetutës. Ky nen përcakton se kush ka të drejtë për të ju drejtuar gjykatës Kushtetuese. Ja njeh presidentit, kryeministrit, avokatit të popullit dhe 1/5 e deputetëve. Në asnjë rresht nuk ja njeh Kuvendit. Zero kuvendit. Në nene të tjera thotë, Kuvendi ka kryetarin, pra kryetari është funksion kushtetues. Ja njeh kryetarin thjeshtë si njeri që firmos mes 1/5 së deputetëve. Kushtetuta pushtetet i ka ndarë. Legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv. Ligjëvënës është deputeti. Kryetarja është ligjëvënëse, si deputete jo kryetare. Dhe këta nxjerrin më nëyrën më skandaloze entitet të barabartë me grupin në raport me Gjykatën Kushtetuese, Parlamentin. Ai nuk është kurrë i tillë. Ky akt i shëmtuar është përmbysje e frymës së Kushtetutës që garanton pluralizmin. Çfarë është 1/5 e deputetëve, është automatikisht pakica. Aty mund të firmosin të gjithë deputetët, por kur pakica bëhet 1/5 e parlamentit kushtetuta i njeh këtë të drejtë. Kjo ja mohon, i vendos një etnitet që nuk ka të drejtë për tu drejtuar gjykatës Kushtetuese, paralele për ti shuar pushtetin 1/5-së. Këto shkojnë më tej, se kërkesa e tyre nuk përputhet me interesin e tyre. Kushtetuta nuk i fut këta në grupin e entiteteve që i drejtohen për interes. Kushtetuta 1/5 për të respektuar pakicën e barazon me Presidentin, kryeministrin, avokatin e popullit. Këta kanë të drejtë ti drejtohen për çdo problem që e konsiderojnë të rëndësishëm Gjykatës Kushtetuese. Shikoni se si pështyn në surratin e vet, gjykata. Kjo gjykatë, pikërisht se është ky parim, para tre javësh ka pranuar kërkesën tonë për protokollin mes qeverisë së Italisë dhe Shqipërisë. Pse e ka pranuar? Sepse kushtetuta na e ka dhënë ne atë autorizim, që të çojmë në gjykatë çdo problem të rëndësishëm që ne e gjykojmë të rëndësishëm sipas gjykimit tonë. A ka akt më skandaloz se ky? Po ky në thelb përbën në mënyrë absolute rendin kushtetues. Përjashton pakicën. Mohon një të drejtë kushtetuese, e një të drejte thelemore. Siç është e drejta themelore është edhe kjo e drejtë. Nuk je ti thotë, entitet me të drejta të pakushtëzuar, në një kohë kur e thotë kushtetuta që je entitet me të drejta të pakushtëzuar. Bën një akt kriminal që kryen Edi Rama. Puçist. Se shëmtira këtu nuk ka fund. Nuk ka interes këta thotë këtu. Na rreshton në grupin e etniteteve me të drejta të kushtëzuara dhe pasi na klasifikon pakicën këtu, thotë nuk ka interes për atë. Si nuk paska interes deputetit kur gjykatës, prokurorë i marrin pushtetin, të drejtrën e tij për të votuar apo mos votuar autorizimin për imunitetin e deputetit. A mund ta shkruajnë njerëz normal këtë. Ata nuk janë pa shkollë, por janë zhveshur nga çdo integritet moral. Akti i tyre është me i rëndi në historinë e gjyqësorit shqiptare dhe të jurisprudencës. Atëherë a mundet Sali Berisha të pranojë një akt të tillë, që është shprehje direkt e një puçi, grushti shteti nga Edi Rama dhe veglat e tij. Shkojmë në parlament. Nuk kam bllokuar kurrë heqje imuniteti, por dosjet duhet ti marrësh se ti je institucion, duhet të të vijnë dosjet, faktet. Në çdo rast tjetër kanë ardhur dosje nga 300 deri në 1800 faqe. Dokumenti për Sali  Berishën kishte 7 faqe.  Unë shkova për të folur aty. Çfarë ndodhi aty? I them unë Lindës së parlamentit që të ikë garda. A mund të flisja unë i rrethuar nga 40 gardistë të kuq? Unë i them, largo gardistët që të flas. Do flisja, jo për atë, por për qytetarët. Ajo sa me la gojën, menjëherë kaloi në votim. Ajo kishte detyrim të lexonte raportin. A ka ndodhur në historinë e botës të hiqet imuniteti pa lexuar raportin? Kjo ndodh vetëm në parlamentin e Edi Ramës. Prandaj në këtë moçal paligjshmërie unë kam bërë çdo përpjekje që mund të bëjë një politikan që e do ligjin dhe Kushtetutën për t’i mbrojtur ato.

Tani e ke hallin a ua konsultova apo nuk u konsultova. E sheh që deri tani jemi në një zinxhirë të pandërprerë antikushtetuese dhe antiligjore, prandaj dhe konsulta vazhdon.

Osman Stafa, News24: Në fakt në datën 1 dhjetor të këtij viti keni deklaruar se kur protestat do të fillojnë, nuk do të ndalojnë dhe do të jenë protesta që Shqipëria nuk i ka njohur deri më sot. Dy protesta, te kuvendi dhe parlamenti kanë qenë të zakonshme. A jeni i zhgënjyer nga pjesëmarrja, për shkakun se kryetari i partisë më të madhe opozitare, ish-kryeministri, ish-presidenti Sali Berisha, të mbledhë kaq pak njerëz.

Sali Berisha: Aspak i zhgënjyer, shumë mirënjohës ndaj atyre që erdhën. Këto janë protestat që kishim parashikuar ne. Ato janë axhenda e ardhshme. Këto ishin të shkëlqyera si protesta ex-temporte, të aty për atyshme dhe ishin të shkëlqyera. A e dëgjuat ato që tha ajo, t’ia heqim shpejt e shpejt se ky mbledh funksione kundër nesh. E kryen funksionin.

-Edi Rama është në mandatin e tretë …

Sali Berisha: Të vjedhur, mandati i vjedhur i tretë, është mandati McGonigal, është në mandatin e McGonigalit.

-Ai po qeveris dhe është në mandatin e tij të tretë. Opozita vazhdon të jetë e përçarë, kryetari i shumicës së opozitës është pa imunitet dhe presim vendimin që do të marrë gjykata. A e keni menduar dhe a mendoni se përballë kësaj situate, ju në këtë situatë që po përballeni të mos keni funksionin e kryetarit, por PD-së ti jepni mundësinë që të kandidojë dhe të sfidojë Ramën në 2025.

Sali Berisha: Asnjë skenar, çfarëdolloj skenari që mund të ndërmarrë Edi Rama, nuk më devijon mua qoftë edhe një milimetër nga vendosmëria absolute për ta kërryer atë nga pushteti. Për ti firmosur fundin e pushtetit të tij kriminal. Do të thoni ju, se po qeveris. Ai po vjedh. Të them punët i ka të vështira. Edhe këto akte që bën, i bën si pazare për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai i ka pazare këto. Ai mendon se në këtë mënyrë mund të zgjasë mbijetesën. Njeri pazarash ai. Por unë nuk jam i tillë. E kam faktuar këtë. Ju këtu keni për të qenë. Nuk diskutohet, jo që unë të tërhiqem, por do të përkushtohem me të gjithë potencialin tim, eksperiencën time për një fitore të shkëlqyer të opozitës. Dhe kurrë sa do të jem nuk do mund ta vendosë kush në kontroll opozitën, përveç parimeve të saj. Shqiptarët do të kenë opozitën që meriton, jo që kontrollohet.

-Është fakt që Rama në zgjedhjet e vitit 2021, të 6 marsit 2022, 14 majit, argumentin kryesor të fushatës së tij e ka Sali Berisha do të vijë në pushtet. Kështu i bind njerëzit për të votuar atë. Çfarë fitimi ka Rama të ju fus juve në burg.

Sali Berisha: Këto janë shumë naive. Sepse ai i vjedh zgjedhjet. Sepse ai nëse fiton nuk ka pse shpërndan në kundërshtim me çdo kod e ligj, në 2021 në muajin prill 92 mln euro në zonën e Shqipërisë së mesme. Kjo është shkelja më flagrante e ligjeve. Ai nuk e bën këtë nëse fiton. Nuk shpërndan 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë. Nuk heq emrin e partisë nga lista. Një sugjerim kam unë. Shqipëria ka humbur në këto vite shumë gjëra. Por dy më të çmuarat. Njëra është vota e tjetra integrimi në BE. E ka humbur, sepse është kthyer në problematikë. Kur edhe pas 2 vitesh vendimit për tu hapur negociatat të vihen edhe 7 kushte të tjera. Si e ke humbur. Në debatin që ekziston për këtë proces në Ballkanin Perëndimor, po të kemi parasysh këto vende dhe problemet që kanë, këto vende rrezikojnë të përfundojnë si partnere, dhe rrini se partnerë ju kemi, por anëtar nuk u duam, se nuk e meritoni. Dhe e treta lidhur me to që është thelbi, largimi masiv i shqiptarëve.    Njerëzisht ju kërkoj që zëvendësojeni fjalën vjedh vota, me fjalën fiton vota dhe ju siguroj se do të jepni një kontribut shumë të madh për demokracinë shqiptare.

Ermal Rizaj, SYRI TV: Në mbledhjen e djeshme me kryesinë, deklaruar se opozita duhet të kalojë në një ripërshtatje të shpejtë. Referuar këtij termi, a duhet që kjo pjesë e kësaj formule të jetë dhe Gazment Bardhi dhe deputetët që e ndjekin dhe ata të marrin pjesë dhe të jenë pjesë në selinë blu.

Sali Berisha: Ata janë të mirëpritur dhe shpresoj se do të marrin pjesë. Duhet të jemi realistë. Ka patur proces mes nesh, nuk injorohen. Por doktor koha është më i miri dhe duhet durim që ato të shuhen, por e rëndësishme është se absolutisht sot luftojnë njëlloj një betejë eficente që asgjësoi parlamentin monist. Edi Rama na i mohoi të drejtat kushtetuese në parlament, defakto na shndërroi në fasadë, por ne ja rrëzuam parlamentin monist atij. Ja bëmë këtë, është fitore e madhe.

-Jolldiz Mitro, TvKlan: Sot në Shqipëri vjen zv/kryeministri italian, Antonio Tajani. A keni parashikuar një takim me të, sepse në fokus të bisedës me Ramës do të jetë çështja për emigrantët.

Sali Berisha: Qëndrimi im për emigrantët është shumë i qartë. Nuk kam kërkuar dhe nuk kam kërkuar ndonjë takim, por unë kontaktet me Forza Italia i kam konstante dhe është aleati kryesor në Gadishullin e Apenineve, që nga themelimi i saj nga i pavdekshmi Silvio Berluskoni. Po kështu relacione miqësore ruajmë edhe me dy partitë e tjera më të mëdha që janë në koalicion ‘Fratelli D’Italia’ dhe me Salvinin kemi pasur lidhje dhe kemi.

Erneta Shevroja, ABCNews: Një pyetje në lidhje me çështjen ‘Partizani’. A mund të na thoni si ka qenë përbërja e KKT-së dhe të kujt kanë qenë ata.

Sali Berisha: Përbërja me miratimin ose jo, por KKT-ja merr vetëm ato që i dërgon këshilli, apo sekretariati teknik i cili përbëhet i tëri nga punonjës/rrogëtarë të bashkisë. Në dosjet që shkojnë aty, asnjë dosje nuk shkon pa firmën e 10 apo 12 drejtorëve. Është një proces me shumë procedura brenda, kështu që ajo nuk i jep asnjë mbrojtje Ramës. Janë drejtorët e Ramës, sekretaria e Këshillit ajo që parapërgatit të gjitha aspektet dosjet, juridik, pronësor, etj, dhe e dorëzon atë. Dhe e fundit, asnjë nga ata kushdo qoftë nuk e urdhëron sekretariatin, e ka në dorë kryetari i bashkisë.

Edon Kuqi, Zëri.ai: Në kushtet ku ndodhemi tani, ndodhemi para faktit të kryer që SPAK ka kërkuar arrest shtëpie për ju. Ka dorëzuar kërkesën në GJKKO. Si do të vijojë drejtimi i PD. Në kushtet përsa i përket betejës opozitare ne parlament, me ndryshimet e reja, deputetët rrezikojnë deri në 60 ditë përjashtim. Me deputetë jashtë parlamenti, me ju mbase në arrest shtëpie, cili do të jetë fati i opozitës.

Sali Berisha: Fati i opozitës do të jetë fitorja! Nuk i kanë mposhtur kurrë opozitat me burgje. E kanë provuar! Dy gjëra tregon historia, se me burgje dhe atentate, opozitat nuk mposhtet kurrë. Jo! Kanë dështuar të gjithë ata që kanë përdorur këto praktika.

Andon Kello nga MCN: Ju keni deklaruar se keni qenë mjaft konstant me qëndrimin për heqjen e imunitetit. Është hera e dytë që ua heqin, njëherë në vitin 1998, atëherë me një iniciativë personale ju dorëzuat një nismë për heqjen e imunitet, një vit më vonë PS ua rrëzoi. Në vitin 2007, ju keni pranuar heqjen e imuniteti të Lulzim Bashës. Në 2012 morët një iniciativë tjetër dhe u rrëzuar për shkak të PS. Po tani në vitin 2023 pse nuk e pranuat heqjen e imunitetit, ose të paktën ta dorëzonit.

Sali Berisha: Ju jeni gazetar dhe në çështjet që kanë të bëjnë me ligjet, ti referoheni ligjeve. Pse shumë e thjeshtë, sepse Rama nuk e pranoi. Edhe para 2 javësh propozova hajdeni ta heqim, abrogojmë. E abrogojmë, por jo të ua pushtojnë të tjerët pushtetin. Atë nuk mund të ua pranoj kurrë. Nuk mundet një gjykatës, prokuror të marrë pushtetin e parlamentit. Parlamenti vetë të abrogojë nenin 73, pika 2 dhe të mos ketë asnjë mbrojtje. Edhe nesër po ta sjellin unë e votoj. Nuk kam ndryshuar qëndrim. Nuk mund të pranojë kurrë shkeljen e kushtetutës. Në këtë rast është marrje pushteti. Është banditizëm, është puç kushtetues, puç brenda shtetit.

-Ditën e djeshme Rama ka bërë një hap pas për çështjen e Himarës, duke paralajmëruar ndërprerjen e mandatit të Jorgo Goros. Pse Rama po e shet tani Jorgo Goron.

Sali Berisha: Nëse ti më gjen një njeri në botë që nuk ka shitur Rama, mund të ma bësh këtë pyetje. Por Rama nuk bën asgjë tjetër, veç shet dhe blen. Është pazarxhi amoral, vetëm shet e blen. Pazare bën. Jorgo Goro nuk mund të jetë kryetar. Kryetar është ai që është zgjedhur, por e mban Rama për shkak të pronave që do të pushtojë me klanet e tij në Himarë. Shumë e thjeshtë. Çfarë bëri. Tani tha se do ta marrë qeveria. Bashki e varur direkt nga qeveria. Ai nuk lëshon, kur ka interes ai është i papërmbajtur. Ky nuk mund të krahasohet kurrë me të. Se një poet arab shkrojti njëherë; thonë se ka vdekur filani, jo tha, nuk ka vdekur shkoni tek varri hidhni disa qindarka dhe shihni se si do të marrë frymë. Ky është Edi Rama, mos e harroni këtë gjë.

Jonida Omeri, FaxNews: Informacionet e fundit thonë se gjykata ka caktuar datën 26 dhjetor si datë për zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj jush. Ju do të paraqiteni në seancë.

Sali Berisha: Avoketërit janë ata që do të më këshillojnë mua. Çdo qëndrim i imi është përcaktuar nga mungesa e legjitimitetit. Gënjështar. Thoshte keni pasur gjithë ato dosje. Nuk kishte asnjë dosje aty, avokati kishte 7 faqe, vendimet e gjykatës.

Ju faleminderit. Të bëjmë nga një urim së bashku për Vitin e Ri se pastaj do të kem obligime të tjera.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale