Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror! Edi Rama është i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi, Altin Troplini mban dosjen e Opozitës në sirtar

FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme uroi nxënësit dhe mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor, veçanërisht vogëlushët e klasës së parë. Berisha u shpreh se ky vit nis në kushtet e një “rrokullisje të madhe”.

Kryetari i PD, Sali Berisha, denoncoi një seri të gjerë aferash dhe aktivitetesh kriminale që lidhen me Edi Ramën, McGonigalin dhe bashkëpunëtorët e tyre. Berisha tha se McGonigal e shndërroi Tiranën në një “lagje kriminale”, ku nga kryeministri e poshtë të gjithë ishin në shërbim të tij, dhe përdori lidhjet e tij për favorizime, duke ndikuar në procese të drejtësisë dhe vetingun, përfshirë ndihmën për Altin Dumanin.

Lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani, se po mban në sirtar dosjen e McGonigalit, duke fshehur prova dhe dëshmi konkrete që implikojnë Ramën, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën. Berisha paralajmëroi se opozita ka dorëzuar dosjen me dëshmitarë dhe do përdorë të gjitha mundësitë për të zbardhur të vërtetën që po përpiqet të fshehë Dumani.

Kryedemokrati, Sali Berisha tha se hetimet e mëtejshme, përfshijnë edhe lidhjet me agjentë të huaj, konglomerate energjetike kineze dhe veprimtari të tjera kriminale, si dhe përdorimin e McGonigalit kundër opozitës shqiptare, me pagesa deri në 225 mijë dollarë. Ai theksoi se aspektet e tjera të dosjes janë ende në zbardhje dhe se do publikohen së shpejti.

Në paralajmërimet e tij, Berisha denoncoi gjithashtu përdorimin e krimit të organizuar për qëllime elektorale, duke përmendur Shkodrën, ku bandat e lidhura me shtetin kontrollojnë qytetin dhe disa prej tyre kanë qenë aktivë në fushatën e Ramës. Berisha komentoi masakrat e fundit, ku katër persona humbën jetën dhe një kameriere u plagos rëndë, duke e cilësuar qytetin “në duart e krimit”.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha u shpreh se çdo provë e fshehur dhe çdo akt kriminal do të zbardhet përpara shqiptarëve dhe paralajmëroi se përgjegjësit, përfshirë Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, nuk do të mund të mbrohen nga veprimet kriminale të fshehura nga Altin Dumani apo nga të tjerë.

FJALA E PLOTË

Një urim shumë të përzemërt për të gjithë ata që ulen sot në bankat e shkollës, e në veçanti për vogëlushët e klasës së parë, mësueset dhe mësuesit që nisin vitin e ri shkollor në kushtet e një rrokullisje të madhe.

U uroj suksese.

U uroj më të mirën gjatë këtij viti.

Do rikthehem përsëri tek çështja, e cila vazhdon të përbëjë lajm botëror.

Vazhdon të përbëjë lajm botëror, çështje në të cilën emri i Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale të narkoshtetit shqiptar, lakohet në mënyrën më damkosëse dhe të përsëritur.

Mediat më të mëdha botërore janë kthyer përsëri këto ditë me tituj nga më të rëndët, nga më goditësit për mikun që e bënte krenar Edi Ramën me miqësinë e tij, Charles McGonigal.

Tashmë lidhjet e tij, së bashku me Dorian Duçkën e Edi Ramën, si agjent i paregjistruar kinez, i cili dekonspironte operacionet e vendit të tij kundër sipërmarrjes së organeve të zbulimit të Kinës dhe pagesat e këshilltarit të Edi Ramës, Dorian Duçka.

Me një fjalë, Edi Rama i përlyer kokë e këmbë në një aferë korruptive spiunazhi nga më të mëdhatë e kohës.

Raporti i Inspektorit të Përgjithshëm, i cili për pjesën e botuar, se ka edhe pjesën e redaktuar dhe për atë nuk mund të flasim, por për pjesën e botuar, është orientuar kryesisht drejt profilit të veprimtarisë së tij me konglomeratin energjetik kinez dhe fondacionin e këtij konglomerati, Dorian Duçkën e Edi Ramës.

Pra, një veprimtari kriminale tashmë e faktuar, e dokumentuar plotësisht për Edi Ramën.

Edi Rama, siç e dini ju, nga dokumentet e tjerë, është personi që me kërkesën e McGonigal, i hoqi licencën një kompanie ruse dhe ia dha një kompanie tjetër ruse dhe kjo është e faktuar plotësisht.

Edi Rama përdori McGonigal kundër opozitës shqiptare dhe e pagoi atë për këto veprime, siç kanë njoftuar mediat ndërkombëtare, por edhe dokumentet amerikane, e pagoi me 225 mijë dollarë.

Edi Rama e përdori kundër opozitës shqiptare pasi ai dërgoi në Vjenë ministër me avion të posaçëm Tiranë-Zyrih-Vjenë, anëtarë kabineti, Tom Doshin, Durim Bamin dhe McGonigal arriti të emërojë një prokuror federal që do të dëgjonte të akuzuarin Durim Bami për atentat ndaj Tom Doshit.

Në fakt është vërtetuar se prokurori pas 4 orësh pyetje me Durim Bamin, ka deklaruar sapo ka mbyllur seancën se nga fjala e fundit k thoshte vetëm mashtrime.

E pa se Durimi ishte një mashtrues i pakualifikuar se përsëriste ato që i kishte thënë Toma.

Pra, të gjitha këto i fsheh Altin Dumani në mënyrën më kriminale, më të papërgjegjshme.

Të gjitha këto i mbyll në sirtar Altin Dumani, sepse Altin Dumani është një mercenar që nuk ka dinjitet, nuk ka nder, nuk ka integritet, por që fshin këpucët e padronit të tij.

Opozita ka çuar dosjen në SKAP, të cilën Altin Dumani e mban në sirtar për McGonigalin.

Opozita ka paraqitur dëshmitarëve të cilëve Agron Neza, McGonigali dhe Dorian Duçka u kanë kërkuar miliona për këto apo ato veprime.

Altin Dumani fsheh dosjen, fsheh porovat, fsheh faktet. Qëndron si mercenar mburojë e kriminelëve si Edi Rama, Agron Neza, Dorian Duçka.

Edi Rama, pas McGonigalit, është personi i dytë më kryesor në këtë organizatë kriminale.

Ky hetim ka dhe anë të tjera, Targetin 3, lidhjen me Shestakovin, agjentin e mirëfilltë të shërbimit sekret rus, të cilit McGonigal i thotë se kemi gjetur akses tek Edi Rama dhe qeveria e tij.

E rëndë, damkosëse është edhe mesazhi i McGonigalit që nga zyra e Edi Ramës informon personin që nuk i kanë thënë emrin se kryeministri shqiptar po bën reformën e drejtësisë dhe do kemi shumë punë tani.

Në fakt, janë të shumtë zërat që kërkon t’i shuajë Altin Troplini, të cilin dëshmojnë se McGonigal u përfshi direkt në vetingun, duke marrë shuma të mëdha.

A ishte Altin Troplini që e ndihmoi McGonigali të kalojë vetingun? Edhe kjo është çështje hetimi.

Është ky një akt shtesë që Altin Troplini mban në sirtar dosjen e McGonigalit?

Edhe kjo kërkon përgjigje.

Por Altin Troplini nuk mund t’i kalojë kurrë, nuk mund të flejë kurrë mbi këto dosje krimi, nuk mund të zhdukë këto dosje krimi.

Dhe unë u them ju, se në qoftë se ky raport i Inspektorit të Përgjithshëm për herë të parë bëri të ditur aspektin kinez të dosjes shqiptaro-amerikane të McGonigalit, aspekte të tjera janë në zbardhje e sipër.

PYETJE-PËRGJIGJE

Marsi Korreshi, Syri Tv: PD, ashtu sikurse thatë ju, e ka çuar dosjen në SPAK, megjithëse ju vijoni akuzat se ka patur një amnisti nga kreu i SPAK, Altin Dumani për këtë dosje. A do marrë opozita hapa të mëtejshme, apo kujt do t’i drejtoheni në rast se SPAK do të vijojë të amnistojë apo të mos çelë hetimet për këtë dosje?

Berisha: Absolutisht, këtë ne e kemi një çështje kryesore, nga më kryesoret.

Ne do përdorim të gjitha mundësitë tona për të zbardhur para shqiptarëve të vërtetën që do të fshehë Altin Troplini.

Dhe përgjegjësia direkte e Altin Troplinit, në përpjekjen e tij kriminale për të fshehur këto të vërteta.

Marsi Korreshi, Syri Tv: Një koment për tragjedinë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Shkodër, në ditën e nisjes së fillimit të vitit të ri shkollor, nëse keni?

Berisha: Shkodra është në duart e krimit!

Është tërësisht në duart e krimit!

Unë kam deklaruar dhe në mënyrë të përsëritur, deklaroj se bandat kanë licencë për vrasjet nga Edi Rama.

Pak kohë më parë, ndodhi një masakër tjetër që mori katër jetë.

Dhe tani kjo është masakra tjetër.

Para katër ditësh është vrarë një tjetër.

Që të gjitha këto janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Shkodra është e tëra- për urrejtjen që ka Edi Rama ndaj saj- në orbitën e hakmarrjes, qërimit të hesapeve, sundimit nga bandat.

Sot, thuhet se disa nga këta ishin aktivë në fushatën elektorale të Edi Ramës.

Unë nuk merrem, në kuptimin e asaj që secili ka të drejtë të ketë bindjen e tij, por përdorimi i krimit për qëllime elektorale është ajo çka ne kemi thënë.

Kartelet janë përdorur për qëllime elektorale dhe tani ata janë sundimtarë të vërtetë të Shkodrës.

Breshëri në kafene, plagoset rëndë kamerierja, i uroj të shpëtojë…

Janë tërësisht banda të lidhura me shtetin, të cilat qytetin e kanë si trofe të tyre.

Anisa Kadesha, Tvsh: Z.Berisha, a PD e gatshme t’i vendosë autoriteteve ndërkombëtare prova dhe fakte që ka për implikimin e McGonigal në veprimtari të paligjshme në Shqipëri, veçanërisht për goditjen e opozitës, sikundër ju e thatë?

Berisha: Jemi plotësisht të gatshëm dhe disponojmë prova të shumta.

Disponojmë prova të shumta qoftë për Edi Ramën, qoftë për Altin Troplinin, qoftë për të tjerë.

McGonigal e shndërroi Tiranën në një lagje të aktiviteteve të tij kriminale ku nga kryeministri e poshtë ishin në shërbim të tij.

Por këtu hetimi duhet të përfshijë edhe Altin Troplinin, që ka dy vjet që e mban dosjen në sirtar.

Që hap çështje për të mbrojtur krimin, siç ka bërë me Irena Gjokën.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale