EKSTRAKT
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, situata në parlament është e jashtëzakonshme dhe që në seancën e ardhshme, Edi Rama do të marrë përgjigjen e merituar.
Berisha deklaroi se opozita do të bëjë gjithçka për të kthyer pluralizmin në parlament, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që ende mbështetin Lulzim Bashën, që ti bashkohen grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e presidentit të Francës, Emannuel Macron për pezullimin e vizave për Kosovën, Berisha tha se, priste që ai të shpallte sanksione ndaj Serbisë, pas sulmit terroristë të ndodhur në Banjskë të Kosovës, në 24 shtator 2023, ku u vra një punonjës policie.
DEKLARATA E PLOTË E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA
Situatës së jashtëzakonshme të krijuar në parlament nga Edi Rama, i cili në një qëndrim të paprecedentë në historinë e parlamentarizmit, merr përsipër ti caktojë opozitës ti caktojë kryetarin e saj, të bllokojë çdo Komision Hetimor Parlamentar që nuk i intereson, merr përsipër të bllokojë të gjitha këto në kundërshtim me Kushtetutën, çdo iniciativë ligjore të deputetëve të parlamentit, dhe janë me dhjetëra të tilla, grupi parlamentar e konsideron këtë një situatë të jashtëzakonshme dhe garanton qytetarët se që në seancën e ardhshme dhe në vazhdim, do të japë çdo përgjigje të merituar.
Sot Shqipëria në parlamentin e saj nuk më pluralizmin e vërtetë. Sot ka një pushtet të Edi Ramës, po e theksoj edhe njëherë, dje Radio France International, e akuzon si të lidhur me drogën. Ndërkohë janë të dhënat e gjithanshme për lidhjet e tij me kartelet më të rrezikshme të botës, tani këtij i duhet të shuajë me çdo kusht, zërat e opozitës së vërtetë dhe të mbajë pluralizmin me peng opozitën.
Këto akte janë antidemokratike, destabilizuese dhe janë të papranueshme për popullin opozitar.
Ju garantoj se ne hyjmë në një periudhë të re, në të cilën do të fitojmë, në të cilën populli opozitar do të fitojë.
Pyetje: A po diskuton grupi parlamentar i PD, për të zgjeruar aksionin në terren dhe për të nisur takimet e përbashkëta me bazën dhe a ka një gatishmëri edhe nga grupi tjetër i deputetëve që ju të jeni bashkë edhe kur të takoni demokratët në bazë.
Sali Berisha: Ju siguroj se diskutime intensive, pozitive po zhvillohen dhe të gjitha këto që thoni ju do të ndodhin.
Pyetje: Dmth pranoni se bashkë me Gazment Bardhin do të dilni në bazë?
Sali Berisha: Kurdo që ta gjykojmë oportune. Gazment Bardhi është kryetari i grupit parlament të PD, i të gjithë deputetëve të PD, përveç një grupi të vogël që kanë mbetur dhe uroj të kuptojnë greminën e turpit në të cilën po i fut Lulzim Pengu, sepse ata nuk janë aty si deputetë për tu keqpërdorur nga Lulzim Pengu dhe Edi Rama, por janë për tu qëndruar besnik idealeve dhe ti bashkohen sa më parë grupit të PD.
Pyetje: Z. Berisha, presidenti francez ka thënë sot nga Tirana për pezullimin e vizave nga Franca për Kosovën. Si e konsideroni ju këtë njoftim?
Sali Berisha: Prisja që presidenti i respektuar francez të njoftonte sanksione ndaj Serbisë, por politika e sanksionimit të viktimës, nuk mendoj se është një politikë që mund ti shërbejë avancimit të problemit. Ballkani ky është, por të mendohet se mund të ecet me ‘locus mi’oris’ rezistence nuk funksionon. U provua kjo. Ai që kryen një agresion, që kryen akt terrorist, stërvit terrorist, i pajis me mjete ushtarake, dhe nuk e ka dënuar, shpall zinë. Nëse duam të zgjidhim problemin ti vlerësojmë gjërat me objektivitet. Presidenti Macron ka pasur një problem me vizat dhe para 3 vitesh, problemi i tij kryesor ishte krimi i organizuar shqiptar, të cilin e siguroj presidentin se ka vetëm një kokë meduze dhe ai është Edi Rama. Kjo është e vërteta. Kosova ka një kriminalitet shumë herë më të ulët, ua them, shumë herë më të ulët se Shqipëria. Ka, nuk them që nuk ka krim të organizuar, por Shqipëria është ku e ku.
Pyetje: Z. Berisha, ju po thoni se në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka më pluralizëm. Por në kushtet që sipas jush nuk ka më pluralizëm, cilat janë ato veprime konkrete që ju si opozitë mund të ndërmerrni. A ka mekanizma si parlamentar edhe ekstraparlamentar për të arritur në të ashtuquajturin pluralizëm brenda Kuvendit të Shqipërisë.
Sali Berisha: Ne besojmë se ka mekanizma, dhe ne do të adaptojmë çdo formë legjitime për rivendosjen e pluralizmit politik në parlament.
Pyetje: Në mbledhjen e grupit pati propozime për krijimin e një partie të re politike. A u diskutua?
Sali Berisha: Jo nuk është diskutuar. Unë ua dhanë përgjigje.
Faleminderit!