Berisha: Sirenat e alarmit bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë Rama dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin. Nga Korça i deklaroj, jep dorëheqjen, dënimi yt është pa kthim

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË FOLTOREN E KORÇËS

EKSTRAKT

Në fjalën e mbajtur në ‘Foltoren’ me qytetarët dhe demokratët në Korçë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal fillimisht te rrugëtimi i opozitës shqiptare, përballja me përpjekjet për izolimin e saj dhe akuzat ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se shqetësimet për korrupsionin, kapjen e institucioneve dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar tashmë nuk janë vetëm çështje të brendshme, por sipas tij kanë ndezur ‘sirenat e alarmit’ edhe në Uashington, duke e cilësuar situatën në Shqipëri si rrezik për demokracinë dhe stabilitetin europian.

Në ‘Foltoren’ e Korçës, që përkon dhe me 35-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, në një takimi masiv me qytetarët, kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi si Edi Ramën dhe regjimin e tij, përgjegjës për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira, kapjen e shtetit dhe bashkëqeverisjen me krimin e organizuar. Berisha theksoi se, pavarësisht përndjekjes, izolimit dhe përpjekjeve për asgjësimin e opozitës, Partia Demokratike ka mbetur e pamposhtur dhe sot paraqitet më e fortë, më e kthjellët dhe më e vendosur se kurrë për t’i dhënë fund një sistemi që sipas tij, mbijeton vetëm përmes farsës elektorale, blerjes së votës dhe dhunimit të lirive themelore të shqiptarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur nga Korça, lëshoi akuza të rënda ndaj Edi Ramës, duke e akuzuar për korrupsion sistemik, grabitje masive të pasurive publike dhe përdorim të strukturave paralele kriminale për të mbajtur pushtetin. Ai deklaroi se skandalet që po dalin në dritë tregojnë se pas fasadës së qeverisjes formale fshihen figura si Ergys Agasi që kanë vepruar si zv/kryeministër në hije, i përdorur nga Edi Rama për realizimin e krimeve më të rënda ekonomike dhe institucionale. Duke e cilësuar situatën si provokimin më të madh ndaj forcave demokratike në 35 vite pluralizëm, Berisha theksoi se opozita është më e vendosur se kurrë për ta përmbysur atë që e quajti regjim i hajdutëve dhe i pandëshkueshmërisë.

Nga Korça, në një fjalim me tone të forta dhe thirrje të drejtpërdrejta, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se, Edi Rama është në fazën përfundimtare të rrëzimit politik. Duke e cilësuar qeverisjen aktuale si një regjim kriminal që ka shkatërruar demokracinë, ekonominë, familjen dhe të ardhmen e shqiptarëve, Berisha deklaroi se ‘dënimi politik’ i Edi Ramës është i pakthyeshëm dhe kapital, duke i bërë thirrje publike të japë dorëheqjen.  Ai theksoi se opozita dhe qytetarët janë të vendosur të përshkallëzojnë qëndresën paqësore deri në largimin përfundimtar të asaj që e quajti një qeveri turpi, e destinuar, sipas tij, të përfundojë në honet e historisë.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju! Të dashur qytetarë dhe qytetarë të Korçës, në këtë sallë, drejtues të Partisë Demokratike, deputetë, korçare dhe korçarë kudo që jeni, në këtë qytet të bekuar, në Shqipëri dhe jashtë vendi, gëzuar festat nga zemra.

Uroj më të mirat për secilin prej jush, për Korçën dhe Shqipërinë.

Është një nder i veçantë të vij tek ju, së pari, të nderojmë së bashku veprën e atyre korçarëve guximtarë që 35 vite më parë u ngritën kundër diktaturës më staliniste të kohës dhe themeluan këtu në Korçë partinë e parë opozitare, partinë e interesit të qytetarëve korçarë, të dinjitetit të qytetarëve korçarë, të interesit kombëtar, të lirisë, vokacionit perëndimor të Korçës dhe Shqipërisë.

Miqtë e mi, ne vijmë në këtë 35-vjetor si e vetmja parti, pa asnjë tjetër, në të gjitha vendet ish-komuniste, që jemi në këmbë, jemi gjallë, jemi të fortë dhe të sigurt në fitore.

Por ne në dallim, në dallim nga çdo forcë politike tjetër në historinë politike të Europës pluraliste, jemi një forcë ndaj të cilës në mënyrën më të padrejtë u ndërmorën aktet më brutale, përpjekjet më të turpshme për shkatërrimin e saj, në projektin Shqipëria pa opozitë. Përpjekjet më kriminale për përçarjen e copëtimin e saj në projektet Shqipëria pa opozitë.

Izolimin më të thellë, forcën politike më properëndimore në historinë e kombit.

Megjithatë ne triumfuam. Jo se kishim fuqi mbinjerëzore. Jo se ishim më të fortë se ata që kërkonin të na fshinin nga faqja e dheut. Por se mbronim të vërteta të përjetshme, të njeriut, të qytetëruar, të kombit, të qytetit, të familjes, të vendit.

Ato të vërteta ne nuk i lëshuam. Ato të vërteta ne nuk i tradhëtuam. Ato të vërteta, me ato të vërteta ne u ngritëm, absolutisht si Feniksi nga hiri, në zenit.

Ku jemi? Nga forca politike më e izoluar në histori, forca politike më e mbështetur në histori. Kauzat që mbrojtëm ne në izolim, në përpjekje të paimagjinueshme për ta, për ta copëtuar, u sanksionuan në shtatë rezoluta nga të gjitha forcat politike si motra të planetit.

Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta. U sanksionua se ky vend, se Edi Rama përdori institucionet për të shtypur pluralizmin, për të arrestuar kundërshtarët politikë. Këto rezoluta, të gjitha forcave politike ndërkombëtare, sanksionojnë se Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e veta si një diktator.

Këto rezoluta, në mirënjohje ndaj nesh, sanksionojnë dhe pa u zhvilluar zgjedhjet e fundit, se Shqipëria s’do ketë zgjedhje por farsë elektorale.

Këto rezoluta sanksionuan se Shqipëria është një narko-shtet ku ligjin e bën krimi dhe droga.

Dhe së fundi, jo vetëm rrezik për shqiptarët, por rrezik për Europën. Dhe së fundi, i dëgjoni ju tani sirenat e alarmit që bien nga Uashingtoni për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe lidhjet e saj me drogën dhe krimin.

Ne triumfuam!

Miqtë e mi, ne jo vetëm që nuk u zhdukëm, po ne mbrojtëm liritë, dinjitetin, kauzën e çdo shqiptari, në kushtet më të vështira. Në kushtet kur bëhej gjithçka kundra nesh.

Dhe sot jemi, jua garantoj unë ju, më të fortë se kurrë në ekzistencën tonë. Po, sot jemi më të kthjellët se kurrë dhe më të vendosur se kurrë në histori.

Sot ne vijmë, sot ne vijmë pasi keni faktuar shqiptarëve dhe botës, me dokumente, me mijëra, e mijëra dokumente se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se ai nuk zhvillon zgjedhje, po vetëm farsë elektorale. Dhe kjo, kjo është arritje e jashtëzakonshme.

Pse? Se kjo na jep të drejtën ne, në ligjin e vendit dhe ligjin ndërkombëtar, t’i japim atij çdo ndëshkim që meriton.

Ne duhet të votojmë. Ne duhet të votojmë.

Zgjedhjet sigurisht që ato ishin një traumë e vërtetë, sepse Edi Rama, për të dhunuar zgjedhjet, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, përdori 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.

Me 2 miliardë euro gjoba dhe kamata të falura, jo zgjedhjet e një kombi me 1.5 milionë votues, po dhe 4 milionë, 5 milionë votues i shkatërron ato. Edi Rama, për të përmbysur zgjedhjet, s’i fitonte kurrë po të mos bënte listat e 28 deputetëve nga bandat, nga kartelet e drogës, Troplinët, Çelët, e të tjerë e të tjerë.

Edi Rama do ishte humbësi më i madh në qoftë se nuk do të ndante 100 euro në mes të fushatës për çdo pensionist, duke shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Edi Rama do ishte humbës dhe pa gjykatës sot, në qoftë se nuk firmoste licencat për 28.000 hektarë kanabis në mbarë vendin. Do ishte humbës sot dhe pa gjyqit, në qoftë se nuk shndërronte administratën, shërbëtorët e qytetarëve, në terroristë politikë të votës së lirë. Edi Rama nuk do, do ishte humbës sot, në rast se nuk përdorte të gjithë fuqinë ekzekutive për leje ndërtimi, për certifikata, për të gjitha në mënyrë që të mashtronte për votat.

Por miq është ky është 35 vjetor dhe ne bëjmë bilanc. Ne absolutisht në historinë tonë kemi patur gabime, kemi patur të meta, kemi patur defekte, i kemi njohur ato, por një mësim, nuk e ka nxjerrë ai. Ne jemi të pamposhtur. Jemi të pamposhtur.

Po, po. Ne jemi të pamposhtur. Edhe, ne ja u kemi provuar. Ne ja u kemi provuar shqiptarëve.

Ne, kur ai ka nxjerrë tanket, ne u kemi vënë flakën tankeve të tij. Kur ai na ka vrarë, ne i kemi përzënë nga vendi ata, parti-krimi. Kur ai na izoloj, bëri gjithçka, ne triumfuam dhe shiheni ku është dhe ku do përfundojë ai sot.

Ne jemi parti e paqes. Paqja është forca jonë, por jemi të pamposhtur. Qëndrojmë. Në momentet më kritike, kjo parti ka patur si frymëzim dhe si moto: Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.

Po. Dhe pikërisht për këtë. Dhe pikërisht për këtë, ne kemi rrojtur për liri dhe ne do rrojmë për liri dhe ne do fitojmë.

Bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme për ta, për ta përmbysur raportin. Dështoi, dështoi dhe vetëm dështoi. Raportet e zgjedhjeve sepse si kryeministër, paguan dhjetëra e dhjetëra milionë euro taksat tuaja për të mashtruar me lobistë, me deklarata, me forma, me çdo formë. Por, falë punës që bënë demokratët, opozitarët, ne grumbulluam, paraqitëm mijëra, mijëra dokumenta. Kështu që zgjedhjet faktikisht u dënuan me vdekje.

Zgjedhjet ishin farsë dhe rekomandimi, dy, dy gjëra do më kujtoj, s’do lexoj raportin këtu. Por në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryetari i delegacionit që vizitoi Shqipërinë në zgjedhje, në raportin e tij rekomandoi:

Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Pra, në Shqipëri, zgjedhjet i bëri shteti kundra partive. Ishin farsë dhe nuk ishin zgjedhje.

Tjetri në Parlamentin Europian: Në Shqipëri, krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Jam mirënjohës shumë këtyre burrave, të cilët i thanë në aulat më të shquara të Europës të vërtetat, të vërtetat që ne mbronim.

Miq, tani, thashë jemi 35 vjet parti. Mund të mos ishim. Mund të kishim pësuar fatin e të gjitha partive të tjera, por jemi falë besimit të shqiptarëve. Jemi se qëndruam të pamposhtur.

Jemi në prag të një misioni të ri, mision vendimtar për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Ju keni ndjekur sigurisht denoncimet tona.

Unë mund t’ju them se vjedhjet dhe shifrat e vjedhjeve të kësaj qeverie tejkalojnë çdo lloj imagjinate. E dëgjuat, 300 apartamente. Ajo lubia që shkonte për të siguruar bukën si bebisitër në rrugët e Athinës. Tani kthehet dhe u vjedh, bebisitër është gjë e nderuar, kthehet dhe u vjedh shqiptarëve 300 apartamente, si j’ua vidhte do thoni? J’ua tregoj tani.

Prisni. Ndërtoje ti këtë rrugë me këtë çmim. Kaq milionë do m’i kthesh në apartamentet që do ndërtosh. Kjo ishte domethënë, me dy jahte, me dy jahte, me 15 supermarkete. Kjo. Dhe tani, dhe tani, meqenëse janë gjithçka të ngërthyer me Ramën, meqenëse Rama në të gjitha këto është hajduti i parë, ai na thotë ne, miq, ai na thotë ne, që jo, nuk ia heq imunitetin, që jo, ligji, gjykata s’ka ç’i bën, që jo, ligji s’është për ne.

Ky është provokacioni më i ultë që është bërë në 35 vite ndaj forcave demokrate. Nuk ka patur kurrë. Imagjinoni ju. Imagjinoni në qeverisjen tonë. Dilte prokuroja që e kishim dhe armike atë, si i quajmë, Ina Ramën.

Po ama, kurrë nuk i shkonte kujt ndërmend të mos hiqte imunitetin e ministrave apo deputetëve, kur ajo kërkonte, pavarësisht se ishte një armike e egër e Partisë Demokratike. S’bëhej dysh.

Vinte te ministri, dorëzonte deputetin. Ndodhi me Ilir Metën. Ja montuan, ja montuan regjistrimin. Në të cilën e vërteta, se unë kisha shkresën, ky i thotë ish-ministrit tjetër, i thotë, shiko thotë, ky Ymer Tola, kishte një biznesmen nga Elbasani, ka fituar gjyqin për një hidrocentral me një kompani italiane, ja mori italianës ky, po. Dhe ky tani thotë, se nga moszbatimi i vendimit të gjyqit, unë kam humbur 700.000 euro gjer tani.

Dhe Edi Rama me Filip Çakulin e marrin dhe e prejnë edhe e ngjit, pre dhe ngjit, pre dhe ngjit shiritin dhe e nxjerrin sikur i thotë, unë kam marrë 700.000 euro. Ilir Meta, pa thënë asnjë fjalë prokurori, kur u publiku video, mbas dy ditësh më ka ardhur në zyrë, më ka thënë, tani unë jap dorëheqjen. Jap dorëheqjen, dorëzoj dhe imunitetin, sepse, natyrisht thotë, normale që prokurori do më thërrasë mua, po unë si zëvendëskryeministër nuk shkoj tek ai.

Unë do shkoj si qytetar i thjeshtë, unë jam i pafajshëm, por këto nuk e faktojnë si zëvendëskryeministër, po do e faktoj si qytetar i thjeshtë.

Tani, urdhëroni standardin e hajdutëve. Ju keni vjedhur, jam kryeministër, ju kam vjedhur, do t’ju vjedh. Absolutisht do të përmbysim. Siç kemi përmbysur shtatorin e Enver Hoxhës, do përmbysesh Edi Rama.

Këta, miq, kanë kaluar në akte nga më të pandodhshmet në Europë, përveçse në diktaturat e dikurshme të Afrikës.

Ju më keni dëgjuar mua, sa herë kam lakuar emrin e Ergys Agasit. E çfarë del tani? Ai ishte zëvendëskryeministër në hije. Ishte zv/kryeministër në hije. Pse? Sepse atë përdorte Edi Rama për shumicën e krimeve të tij.

AKSHI, ajo E-Albania, futet këshilltari, koordinatori i bandave me 15-vjeçar, me 1000 euro regjistron biznesin e EA Solution. Me 15-vjeçar, në arkën e tij, në kontot e, në konton e tij 232 milionë euro, pa asnjë shpenzim përveç rrogave të dy vetëve në sipërmarrje.

232 milionë euro, pa importuar asnjë majë lapsi, pa shpenzuar as dhe një fletë format, vetëm duke paguar dy vetë në sipërmarrje dhe paratë tuaja, paratë tuaja nga kopshti privat i Edi Ramës, në kontot e tij. Dhe kjo është vetëm njëra anë.

Rrëmbime, pengmarrje, zhdukje njerëzish, që të gjitha, ju konfiskuan verën e Edi Ramës. Është e Edi Ramës ajo. E mori, mirë e bukur, nga shtëpia ku u konfiskua, nga magazina, nga që qilari, ku u konfiskua, e çoi në, është i filmuar, janë filmuar makinat që shkojnë drejt Lundrës sipër.

Pra, a ka provokim më të madh ndaj nesh se ky? Jo, nuk ka.

Ky është një provokim i jashtëzakonshëm. Dhe ne tani jemi në këmbë, jemi më të vendosur se kurrë.

Thashë edhe një herë, kur na kanë provokuar në shkallën më ekstreme, kemi ditur t’u tregojmë në mënyrën më të vendosur vendin të gjithë atyre. Ndaj dhe ju garantoj se Edi Rama i ka ditët e numëruara, kohërat e numëruara.

Se, se ashtu siç thotë edhe legjenda, keni parë, s’keni parë një të vdekur me të gjallë, të dy ata janë të vdekur politikisht bashkë me Rilindjen e tyre, që është një strofull krimi, strofull krimi edhe duhet të largohet nga historia.

Ndaj dhe demokratë dhe demokrate të Korçës, qytetarë dhe qytetare të Korçës, ju ftoj në emër të dinjitetit tonë njerëzor, të dashurisë sonë për këtë vend, për këtë komb që po rrokulliset si asnjëherë në historinë e tij, që po ecën drejt shuarjes me këto përmasa largimi nga vendi, për këtë komb që varfërohet, në një kohë kur Shqipëria është nga vendet më të begata, më përrallore me pasuritë e saj.

Për trashëgiminë tonë, se dhe ajo ka vlerën, për familjen, për familjen dhe vlerat e saj. Miq, ligji që miratoi ky bastard i George Sorosit, ligji që miratoi është ligji i shkatërrimit të përfundimtar të familjes. Të rinjtë nuk e dinë. Edhe s’kanë pse ta dinë.

Por, në manifestin e Marksit, armiku apo gjëja më e keqe e planetit sipas filozofit parajak terrorist, Karl Marks, ishte prona private. Post-marksistët, post-marksistët kanë shpallur familjen dhe shpërbërjen e saj, ndryshimin e gjinive dhe shpërbërjen e tyre si qëllimin kryesor të një bote të ardhshme.

Ndaj dhe kjo betejë është një betejë për familjen tonë, e cila ka mbajtur kombin nga shekulli në shekull, nga mijëvjeçari në mijëvjeçar dhe i detyrojmë një lloj sa Zotit ekzistencën tonë.

Këtu, nga Korça, i deklaroj Edi Ramës se dënimi yt është pa kthim dhe është kapital.

Dënimi yt politik është pa kthim dhe kapital.

Jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen, se nuk ka forcë në botë që të mban më në pushtet.

Jo.

Se korçarët, se tiranasit, se shqiptarët, çdo ditë betohen për të treguar vendin që meriton.

Tani, ju them unë ju një gjë. Në qoftë se do kishte dënim me vdekje, ja kam thënë dhe njëherë, ajo Lubia që shihni ju, bashkë me Edi Ramën meritonte jo një, po tre dënime të tilla.

Të falënderojë Zotin që Shqipëria nuk ka dënim me vdekje, me vjedhjet që kanë bërë. Jua them

unë juve, ama.

Ndaj dhe Partia Demokratike dhe opozita e cila ka gjithë trashëgiminë e saj, ka të drejtën me vete, ka guximin e qytetarëve.

Në javë që vijnë, Edi Ramën do e përcjellin në honet e historisë, në banesën e turpit, për vjedhjet që ka bërë.

Kjo kërkon nga çdo qytetar, kërkon nga çdo demokrat e demokratë, protestë paqësore të qëndrueshme.

Ne nuk duhet të humbasim nordin tonë. Të gjitha betejat i kemi fituar me qëndresë paqësore. Paqja është shumë herë më e fortë se të gjitha të tjerat.

Erdhën me rebelim në ’97-ën, i përzumë me votë.

Grabiten votën, do t’i përzëmë përsëri këto muaj së bashku.

Ne do fitojmë. Rroftë shiu! Rroftë Korça! Rroftë Shqipëria!

Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale