Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë replikës me deputetin e PS-së, Vullnet Sinajt, akuzoi këtë të fundit se, brenda 3 ditësh e ndryshoi vendimin e tij për të votuar reformën territoriale.
‘E dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk.’ u shpreh Berisha.
Sipas kreut demokrat, Sinaj ka zgjedhur biznesin para interesit të qytetarëve.
‘Kur të nxorën kartonin e kuq për të shndërruar big market në small market, edhe ti u palose. E hëngre turpin me buk.’, theksoi kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Replikat në sallën e parlamentit:
Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk.
Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore.
Mësoje!
Siguria ushqimore për qytetarët! Dhe e vërteta është se të dhënat ti i di vetë si kanë qenë, jashtëzakonisht problematike me disa importe, disa produkte.
Po duket se kur të nxorën kartonin e kuq për të shndërruar big market në small market, edhe ti u palose. E hëngre turpin me bukë.
***
Të dashur qytetarë dhe qytetare të Selenicës dhe qarkut të Vlorës.
E dëgjuat vetë se si midis Big Marketeve të tij, të mbushura me ushqime të skaduara dhe shpeshherë me probleme të mëdha, dhe Selenicës, të drejtave tuaja për të patur vetëqeverisjen, ai që s’dua t’ia them as emrin këtu, zgjodhi Big Marketin e tij.
Po ti mo, a të mbylleshe atje, ti ke aq shumë fitime sa mund të rrije dhe të zgjidhje të mbroje interesat.
Po ku je ti mo? Çfarë je mo?
Po si të ka denatyruar pasuria në këtë mënyrë? Si ka mundësi që del këtu edhe na bën histori, në një kohë kur, faktikisht, fjala jote është funerali i Bashkisë Selenicë.
Shtylla e turpit në atë bashki do ngrihet dhe emri i parafolësit do shkruhet me gërmat më të zeza. Mbajeni mend këtë, edhe po s’ndodhi shpejt, do ndodhë, do ndodhë, do ndodhë.


