Berisha: Simbolika e kësaj ekspozite është e fuqishme! Edi Rama është akoma më thellë i inkriminuar se i ati i tij

FJALA PËRSHËNDETËSE E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË EKSPOZITËN ‘DHJETORI I TRETË’

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha mbajti një fjalim përshëndetës ku vlerësoi ekspozitën e talenteve të reja në pikturë, duke theksuar simbolikën e fuqishme të saj, që kundërshton përpjekjet për të shkatërruar artin dhe kulturën në Shqipëri.

Berisha përgëzoi artistët dhe protestuesit që mbrojtën Teatrin Kombëtar, duke i quajtur ata heronj që luftuan për trashëgiminë kulturore të vendit.

Kryetari i PD, Sali Berisha kritikoi ashpër kryeministrin Rama, duke e akuzuar për inkriminim të thellë, më shumë se babai i tij, dhe e cilësoi këtë ekspozitë si një shenjë të opozitës që triumfon gjatë vitit 2024. Berisha e përmbylli fjalën e tij me falenderime për organizatorët dhe artistët e ekspozitës.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma, dhe para së gjithash një përshëndetje shumë të përzemërt për Departamentin ‘Brain Gain’, anëtarët e tij të cilët kanë përzgjedhur një aktivitet shumë të fisshëm, jo vetëm për të mbyllur vitin që përcjellim por edhe për të çel vitin që vjen.

Një ekspozitë e talenteve të reja në pikturë, një ekspozitë e të vërtetave, e artit të të vërtetave në realitetin tonë. Një ekspozitë që kontraston si drita me terrin, me zhgarravinat e njeriut që përpiqet të asgjësojë artin, kulturën e këtij kombi dhe këtij vendi, ndofta sa askush tjetër në histori.

Por, ne hapim sot, kjo ekspozitë është një homazh edhe për Aleancën për Teatrin. Është një homazh i merituar, sepse këta artisë, këta punonjës, ky grup mbrojti me çfarë kishin në dorë nëj monumet të trashëgimisë sonë kulturore, mbrojti teatrin si simbol të kombit. Zgjodhi protestën për të mbrojtur atë institucion ku, këta kishin derdhur, dhe paraardhësit e tyre të gjithë talentin.

Ernest Heminguej shkruan dikur në një vepër të tij që: shkrimtarët duhet të luftojnë me penë, por duhet të luftojnë edhe me pushkë, thotë Heminguej.

Këta artistë tanë të teatrit, këta vazhduan betejën, jo vetëm me, të themi me fjalime, por vazhduan me protesta të fuqishme dhe kjo ishte pushka e tyre, dhe i dolën Zot atij institucioni, edhe vite pas Neroni, Neroni i vërtetë e rrafshoi.

Por, sot prap është një mirënjohje që kjo ekspozitë hapet në një moment kur shkatërrimtari i teatrit ka humbur çdo tipar të qënies njerëzore, është shpërfytyruar, nuk di se ku shkon dhe nuk di se ç’të bëjë. Përpiqet të shkëpusë fraza nga bashkëhajduti i tij Edi Rama, në mënyrë që të fitojë ndonjë azil politik për linçim dhe për akte tjera imagjinare, në një kohë kur vendin e ka, aty ku e kanë ata që kanë kryer krime të shumëfishta.

Pra, simbolika e kësaj ekspozite është shumë e fuqishme. Natyrisht, fatin e të birit do ketë edhe i ati, Edi Rama që është akoma dhe më thellë i inkriminuar.

Të mbyllësh vitin me një aktivitet të tillë artistik, një ekspozitë veprash të artistëve guximtarë, kjo është shumë e çmuar dhe e guximshme.

Është ogur i bardhë. Është një vlerësim për arritjen e opozitës gjatë këtij viti, por për vitin që vjen çeljen, siparin e tij si vit i opozitës shqiptare dhe triumfit të plotë të saj.

Ndaj, dhe unë me shumë mirënjohje ju falënderoj për organizimin e kësaj ekspozite, dhe falënderoj kuratorin. Falënderoj të gjithë ata artistë që kanë sjellë veprat e tyre këtu sot.

Ju falënderoj dhe gëzuar. Gëzuar! Ju falënderoj edhe njëherë shumë për këtë ekspozitë që keni organizuar sot. Falënderoj për autorët që kanë sjellë veprat, kuratorin, të gjithë idenë.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale