FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PARLAMENT PËR AVOKATIN E POPULLIT
EKSTAKT
Në seancën parlamentare të zhvilluar mbi raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë dhe Edi Ramën se me reformën në drejtësi u ka mohuar shqiptarëve drejtësinë, duke e cilësuar sistemin aktual si ‘një dramë që nuk ekziston sot në asnjë diktaturë në botë’.
Berisha theksoi se shqiptarët presin deri në 16 vite për një proces gjyqësor, duke e konsideruar këtë si ‘mohimin më flagrant të një të drejte themelore të njeriut’ dhe duke paralajmëruar se pasojë e kësaj vonese është ‘vetëgjyqësia, me 643 raste të regjistruara, 180 vrasje dhe 220 plagosje’. Ai shtoi se ‘drejtësia 16 vjet në pritje është drejtësi që mungon, drejtësi që krijon shpërthime sociale dhe kriminale’.
Në vijim të kritikës ndaj reformës në drejtësi, Berisha tha se Avokati i Popullit ndodhet ‘në pozicionin bir Selman i nënën, cilin të qaj më parë’, për shkak të kolapsit institucional që e rrethon, por theksoi se ky institucion duhet të ‘bëhet zëdhënës i fuqishëm në Europë dhe në botë i kësaj gjendje dramatike të qytetarëve shqiptarë’.
Ai denoncoi me tone të forta korrupsionin sistematik në drejtësi, duke u shprehur: ‘Për të afruar sadopak një çështje, duhet të shesësh shtëpi dhe katandi… zyrtarët blejnë dhe heqin dokumente nga dosjet për t’i bërë ato sterile’. Sipas tij, reforma në drejtësi ka ‘3–5 fishuar korrupsionin’ dhe ‘është kthyer në mjet të Edi Ramës për të goditur kundërshtarët politikë’.
Në fund, Berisha u ndal në rastin e gjyqtares Irena Gjoka, duke kërkuar që Avokati i Popullit të ngrejë fuqishëm zërin kundër saj: ‘Irena Gjoka është turpi i drejtësisë, sepse ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, të vetingut dhe çdo ligj tjetër.’
Duke përmbyllur fjalën e tij, kryetari i PD-së u bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të dëgjojnë zërin e qytetarëve shqiptarë që ‘nuk kanë më as ligj, as drejtësi’, dhe kërkoi që Avokati i Popullit të shndërrohet ‘në një zë të fortë kundër kësaj pseudoreforme korruptive që ka shkatërruar shtetin e së drejtës në Shqipëri.’
FJALA E PLOTE:
Të dashur qytetare dhe qytetarë.
Zonja dhe zotërinj. Sot debatojmë për raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit në një vend në të cilin Kushtetuta në tërësi është një letër e vdekur, dhe të drejtat më themelore të njeriut jo të gjitha, por disa më kryesoret faktikisht janë të humbuara, janë inekzistente.
Sot me të drejtë janë trajtuar në raport, paraburgimet masive, një dëshmi e shëmtuar falimentimit të drejtësisë, një dhunim masiv i lirive dhe të drejtave të qytetarëve, një mohim i vërtetë i të drejtës së qytetarit shqiptar, për një proces të ligjshëm.
Natyrisht në këtë dramë të madhe, Avokati i Popullit ndodhet në pozicionin ‘bir Selman i nënën, cilin të qaj më parë’.
Një situatë dramatike si kjo ju garantoj se nuk ekziston sot në asnjë diktaturë në botë.
Qytetarët e një vendi kanë të drejta themelore dhe njëra prej tyre është procesi gjyqësor i drejtë. Si në asnjë vend tjetër të planetit, presin sipas zyrtarëve të këtyre institucioneve, 16 vite dhe nga vjet gjer sivjet, në fakt zonjë e nderuar, kjo është për të qarë, jo për të qeshur.
Buzëqeshja jote nuk më shqetëson, sepse buzëqeshja e njeriut duhet pranuar nuk ka të keqe, por problemi është se, kur mendoj unë që shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, dhe kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë.
Kur mendoj se ky mohim i kësaj të drejte ka sjellë 643 raste të regjistruara vetëgjyqësie, ka sjellë 180 vrasje, ka sjellë 220 plagosje, ka sjellë qindra vepra të tjera penale.
Kur mendoj unë se kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deklaron me përgjegjësi të plotë se nga një vit në vitin tjetër, afati 16 vjetor, është shkurtuar vetëm me 16 ditë ju garantoj se shqiptarët dhe qytetarët e botës në çdo vend, qoftë dhe në diktaturë, janë më të përfillur nga drejtësia e tyre se sa në Shqipëri. Drejtësi e munguar.
Drejtësia 16 vjet në pritje, është drejtësi që mungon, drejtësi që krijon ato shpërthime që ne pamë nga ekzekutimi publik në sallën e gjyqit të gjykatësit, që kurrë nuk pranohet sigurisht.
Pra kemi të bëjmë me mohimin e një të drejte që shqiptarët e kanë gëzuar që nga koha kur janë ndarë nga shoqëria para shtetërore.
Edhe në perandorinë otomane e kanë gëzuar, ka qenë ligji perandorak. Edhe në kohën e principatave e kanë gëzuar. Edhe gjatë diktaturës e kanë gëzuar. Sot nuk e gëzojnë dot.
Sot ligjin e gëzojnë vetëm qeveritarët.
Merrni vesh ju se ish-kryetarja e KLSH-së kishte arritur të marrë fët e fët shpërblime nëpërmjet gjykatave për 3 mln euro për tokën e vet, nuk e mohoj. Toka ishte e familjes së saj.
Por çfarë paguan? Paguan tokën që i dha Edi Rama, Karlo Bollinos. Ia dha me 1 euro, qytetarët e paguan me 3 mln euro.
Çfarë drejtësie bëhet fjalë, në një vend që zbardhja e një vendimi, sipas kreut të qeverisë së gjykatësve kërkon 1200 ditë.
Jeni deputetë, shkoni në burgjet që lavdëron ai i çantës ‘Luis Vuiton’, dhe ikën e ja mbath, mban një fjalim këtu dhe ja mbath.
Shkoni në burgje dhe shifni ju aty, me qindra e qindra djem të rinj që nuk marrin dot vendimin e zbardhur, që nuk dinë për çfarë janë aty, që janë panifikuar tërësisht pa asnjë bazë.
Në këtë kontekst duke vlerësuar të gjitha qëndrimet e Avokatit të Popullit dhe mirëkuptuar plotësisht se, është në fushë pamundësie që ajo të lexojë ligjin njerëzve që nuk kanë ligj dhe moral, por përsëri ky institucion duhet të bëhet zëdhënës i fuqishëm në Europë dhe në botë i kësaj gjendje dramatike të qytetarëve shqiptarë që ju mungon e drejta e procesit ligjor.
E kësaj reforme që i shtyu qytetarët shqiptarë drejt vetëgjyqësisë njëlloj sikur të mos kishin shtet.
I kësaj situate ju garantoj unë ju, që ka 3-5 fishuar korrupsionin.
A e dini ju ç’bëhet apo jo. Për të afruar sadopak një çështje, duhet të shesësh shtëpi dhe katandi.
A e dini ju se si, këta zyrtarë dërgojnë emisarët e tyre të zinj dhe blejnë, heqin dokumente nga dosjet në Skap për ti bërë dosjet sterile. Kjo është arsyeja pse vonohen.
A e dini ju që Task Forca e luftës kundër korrupsionit në vitet 2007-2008, lexoni raportet e DASH të vitit 2008-2009, ajo Task Force arriti me paditë e saj të dënohen nga gjykatat, jo specialet, nuk kishte speciale, nga të zakonshmet 630 punonjës.
Merrni raportet, do vij të ua lexoj këtu në parlament, në një kohë kur raportet në 2 vite kanë dënuar gjithses 199 zyrtarë për krime dhe korrupsion.
Po pse? Se bëjnë pazare, se shesin dokumente, bëjnë pazare të turpshëm të dokumentuar.
Gjendja e të drejtave të njeriut është katastrofale.
Keni një gjykatëse famoze, zonja Avokate e Popullit, një gjykatëse që nuk plotëson asnjë kusht për të qenë gjykatëse.
Një gjykatëse që ka mashtruar, që është dënuar me burg, që është përzënë dhe shkel çdo kusht ligjor për të qenë gjykatëse.
Ajo është gjykatësja e Ilir Metës dhe ajo mbahet për dosjet e Ilir Metës dhe dosjet e tjera politike.
Unë e kuptoj se të marrurit peng, Duman e kompani nuk shqiten dot prej saj, se janë imazhi i saj, por Avokati i Popullit duhet të ngrejë fuqishëm zërin se Irena Gjoka është turpi i njeriut, turpi i drejtësisë.
Sepse ka shkelur të gjitha ligjet, të dekriminalizimit, të vetingut dhe çdo ligj tjetër.
Ja pra me se mbahet drejësia, reforma e re. Ku iku ky i ‘Luis Vuiton’, iku se edhe atij ja fshehin, ka paguar.
O Ulusi edhe po ta kanë shitur Dumani, ty atë, unë e kam në dosje regjistrimin tënd. Nuk ke shpresë që të dalësh.
Pra unë e kuptoj që në këtë det abuziviteti, në këtë det vetëgjyqësish, mungese ligji dhe respektimi të tij, një njeri e ka të vështirë të bëjë ndryshimin, por njeriu duhet të bëjë çdo betejë në emër të këtyre interesave dhe ju zonja Avokate jeni një zë që deri ditën e fundit të atij misioni, duhet të dëgjoheni në arenën ndërkombëtare për të demaskuar këtë pseudoreformë korruptive, batërdi e cila përdoret sot nga Edi Rama për të goditur kundërshtarët e tij.
Ja ku e ke Belindën sot, ku është Lubia, me thuaj pak …

