FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND
EKSTRAKT
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kritikoi ashpër përpjekjet për ta krahasuar me Edi Ramën, duke i quajtur ato të pakrahasueshme dhe në shërbim të kryeministrit. Berisha theksoi se Rama sot ndodhet “avokat i Lubisë në gjykatë” dhe e akuzoi për kapje institucionesh, duke përmendur dosjen e AKSHI-t dhe presionin ndaj biznesmenëve me urdhër nga Surreli.
Kryetari i PD-së theksoi edhe qëndrimet e Ramës në politikën e jashtme, duke e akuzuar se deklaron marrëdhënie të mira me Vuçiçin, por përplasje me kryeministrin e Kosovës për shkak të mosbindjes ndaj tij. Berisha tha se mazhoranca e mbron Ramën nga frika dhe interesi i drejtpërdrejtë.
Në fund, Berisha kërkoi që Rama të qëndrojë në zyrë më datë 24 dhe të presë popullin që po vjen.
FJALA E PLOTË
I nderuar koleg, nuk ka gjë më të pakrahasueshme dhe në një mënyrë apo një tjetër, mbështetje të padëshiruar ndaj Edi Ramës, duke patur parasysh pozicionin tuaj, se të krahasosh Edi Ramën me Sali Berishën.
Merr vetëm faktin, ku e ke tani Edi Ramën, ku është në këtë moment? Po bën avokatin e Lubisë në gjykatë.
Merr faktin, merr vetëm dosjen e AKSHI-t, ku me urdhër të Surrelit merren peng biznesmenë që guxojnë të marrin pjesë në garë.
Mos krahaso të pakrahasueshëm.
Merr faktin që deklaron se, unë merrem vesh shumë mirë me Vuçiçin, por nuk merrem vesh dot me kryeministrin e Kosovës, për faktin e vetëm se ia nuk u bindet urdhërave të Vuçiçit.
Si mund të bësh një krahasim të tillë, si mund të bësh në një kohë që po krahasoje, i gjithë krahu i tyre po të shihte me ilaritet, me ngazëllim, sepse e kuptonin se kjo ndihmonte Ramaduron e tyre.
Se këta nuk është se nuk e ndjenjë barrën e tij, sepse kur shkojnë në shtëpi i presin dhe u thonë, çfarë bëtë ju për Lubi Ballukun, na e nxitë fytyrën.
Edhe këta kanë në dorë. Kanë dorë vetë, prandaj edhe e mbrojnë.
Ai shpjegimi që u dhash mediave, po unë nuk i mohoj veprimet e mia. Është e vërtetë paraardhësi im Fatos Nano e kishte ofruar ishullin e Sazanit dhe unë vazhdova po të njëjtën gjë.
Dhe në fakt Silvio bëri një projekt të jashtëzakonshëm, të shkëlqyer, mirëpo erdhi kriza financiare e viteve 2008-2009 e bllokoi dhe unë nuk mund të mos them që ajo nuk ka ndodhur.
Ka ndodhur, por ka ndodhur absolutisht jo për influenca politike, por ka ndodhur për të tërhequr biznesin ndërkombëtar.
Por kjo nuk ka lidhje sepse e lehtëson Edi Ramën, lëreni se po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24, ju që jeni këtu shkoni e thoni, po je burrë qëndro në zyrë.
I thoni rrini në zyrë dhe prite popullin që po vjen. Shkoni dhe ju me të.


