Berisha: Shembulli i deputetëve opozitarë duhet të shërbejë si frymëzim. Më 7 tetor, miqtë e Shqipërisë do të shohin se shqiptarët do dominojnë narkoshtetin dhe do çelin rrugën e zgjedhjeve të lira

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, ka vlerësuar rezistencën e deputetëve të opoztiës në Kuvendin e Shqipërisë, pas burgosjes politike të Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Ervin Salianji.  ‘Shembulli i deputetëve opozitarë duhet të shërbejë si frymëzim dhe apel për çdo demokrat dhe shqiptar’, u shpreh Berisha.

Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. ‘Mafia emëroi drejtorin e përgjithshëm të policisë, një narkokomisar që mbiemrin duhej ta kishte Shullazi’, deklaroi Berisha gjatë tubimit qytetar.

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te protesta kombëtare e thirrur në datë 7 tetor në orën 18:00 përpara Kryeministrisë, ku shqiptarët do të ushtrojnë të drëjtën e tyre të mosbindjes civile, pas luftës së shpallur nga Edi Rama ndaj popullit dhe drejtuesve demokratë. ‘Më 7 tetor, miqtë e Shqipërisë do shohin se shqiptarët do dominojnë narkoshtetin dhe do çelin rrugën e zgjedhjeve të lira’, nënvizoi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur në tubim se, dhuna ndaj deputetëve të opozitës është dëshmi flagrante e asaj çfarë mund të bëjnë narkodeputetët, dhe padrinoja i tyre kundër deputetëve të opozitës sot.

‘Asnjë shqiptar nuk duhet të harrojë se është bastardi i xhelatit Kristaq Rama, që në vitin 1988, më 10 gusht, firmosi për të varur në litar kolosin, disidentin, luftëtarin e lirisë, Havzi Nela.’-u shpreh kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar.

FJALA E PLOTE:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju guximtarëve, misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të kauzës së dinjitetit, kauzës së lirisë, kauzës së votës së lirë, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin anëkënd vendit të vërtetat që censuron regjimi i narkoshtetit, diktatura e bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt deputetëve të opozitës, të cilët sot i treguan me gjestet dhe aktet e tyre burrërore, shqiptarëve dhe botës se kush është Noriega i Ballkanit dhe Europës.

Se kush janë anëtarët e organizatës së tij kriminale.

Dëshmuan me revoltën e tyre se narkoshteti ka zëvendësuar shtetin ligjor, Kushtetutën me kodin e mafies, pushtetin e padrinos.

Të dashur miq, ju i patë vetë skenat para parlamentit se si mëkatarët, të trembur nga krimet e tyre, silleshin si klandestinë para guximit të deputetëve tanë.

Qëndrimi i deputetëve, shembulli i tyre personal duhet të jetë frymëzim për çdo qytetare e qytetar.

Duhet të jetë një apel, një kushtrim për guximin e çdo demokrati e demokrateje, të përballemi me këta pushtetarë që nuk njohin ligj, nuk njohin Kushtetutë, nuk njohin moral dhe që janë të aftë të kryejnë çdo krim, të bëjnë çdo vjedhje vetëm e vetëm për interesat e pushtetit të tyre.

Të dashur miq, Shqipëria e burgjeve politike është Shqipëria që lëngon.

Është Shqipëria që përzën nga trojet e saj shqiptarët pasivisht.

Është Shqipëria që vidhet dhe plaçkitet.

Është Shqipëria që sundohet nga mafia, krimi, që vendosin në rrugë, në qeveri, në gjykata, në polici, në prokurori, në parlament dhe kudo.

Bandat më të rrezikshme të Shqipërisë përzgjodhën për ministër rendi bastardin e familjes Hoxha, diktatorit mizor, famëzi në të gjithë botën dhe të gjitha kohërat.

Bandat, familjet e mafies emëruan drejtorin e përgjithshëm të policisë, famozin Proda, që mbiemër duhej ta kishte Shullazi.

I cili, në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës së narkokomisarëve të lidhur me krimin, me mbjelljen e drogës, me prishje provash.

Si shërbëtor lake i bandave.

Miqtë e mi, shteti i drogës, narkoshteti është një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë kurrë fuqisë së revoltës së qytetarëve.

Nuk mund t’i rezistojë kurrë guximit të qytetarëve të zemëruar.

Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve të plaçkitur, të vjedhur.

Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve shqiptarë që duan të votojnë të lirë, që duan që me votën e tyre të përcaktojnë të ardhmen e tyre njëlloj si kombet e tjera.

Ndaj dhe 7 tetori është dita e revoltës.

Është dita e kushtrimit.

Është dita e mosbindjes civile.

Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë!

Më 7 tetor, çdo shqiptar është i thirrur të ngrihet në lartësinë e guximit shqiptar.

Çdo shqiptar është i thirrur të ngrihet në këmbë për idealet e tyre.

Çdo shqiptar është i thirrur të tregojë veten qytetar të civilizuar evropian që mbron me sakrifica, sypatrembur, guximtar të drejtat e tij. Të drejtat e shkelmuara nga padrino i Shqipërisë, organizata e tij kriminale qeveri, organizata Skrapi i partisë, etj, etj.

Të dashur miq, 7 tetori fton gjeninë krijuese dhe të guximit të qytetarëve shqiptarë që ta bëjnë atë një ditë si asnjë tjetër në histori.

Një ditë të kthesës së madhe.

Një ditë të triumfit të madh.

Një ditë në të cilën shqiptarët në të katërt anët e Europës dhe botës do të shohin kombin e tyre vigan të triumfojë.

Miqtë e Shqipërisë do të shohin shqiptarët të dominojnë narkoshtetin, të çelin rrugën e zgjedhjeve të lira, qeveri teknike, zgjedhje të lira, fitore të opozitës.

Ndaj dhe ftesa ime është për çdo të re dhe të ri shqiptar, për çdo studente dhe student, çdo nxënëse dhe nxënës, çdo të ri kudo që ndodhet, ta shndërrojmë 7 tetorin në ditën e betejës fitimtare të rinisë shqiptare.

T’i japim protestës së 7 tetorit, fytyrën e rinisë, guximin e saj, vizionin e saj, fitoren e saj.

Qytetare dhe qytetarë, 7 tetori është prova jonë e madhe.

Edi Rama, pas 32 vitesh pluralizëm, pasi zbrazi Shqipërinë më shumë se çdo pushtues tjetër, pasi vodhi dhe plaçkiti këtë vend sa asnjë sundimtar i huaj apo vendas në histori dhe shekuj, u rikthye në origjinën e tij.

U rikthye tek etërit e tij mizorë.

Hapi burgjet politike, proceset gjyqësore me dëshmitarë të rremë.

Urrejtjen ndaj kundërshtarëve politikë e shpreh në mënyrat më primitive.

Asnjë shqiptar nuk duhet të harrojë se është bastardi i xhelatit Kristaq Rama, që në vitin 1988, më 10 gusht, firmosi për të varur në litar kolosin, disidentin, luftëtarin e lirisë, Havzi Nela.

Por sot është një ditë që ne e nderojmë kujtimin e pavdekshëm të deputetëve të opozitës, të cilët u ekzekutuan për fjalën e lirë, për vokacionin perëndimor të kombit shqiptar, për besimin tek Zoti, besimin tek Shqipëria nga diktatura hoxhiste.

Dhuna ndaj deputetëve të opozitës është dëshmi flagrante e asaj çfarë mund të bëjnë narkodeputetët, padrinoja i tyre kundër deputetëve të opozitës sot.

Por sot, deputetët e opozitës janë shembulli i frymëzimit për mbarë shqiptarët.

7 tetori po vjen, të gjithë marshim drejt Tiranës.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

Fitore, fitore, fitore!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale