FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË PARLAMENT
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta nga foltorja e parlamentit ndaj Damian Gjiknurit, duke e sfiduar publikisht të betohet në Bibël se nuk ka qenë pjesë e takimit të shumëpërfolur në Aruba, ndërsa akuzoi drejtues të drejtësisë se po mbrojnë njerëzit e afërt të Edi Ramës. Ai deklaroi se asnjë mohim nuk mund të zhbëjë dyshimet që rëndojnë mbi emrin e tij dhe i kërkoi të përballet publikisht me akuzat.
‘Damian, dil e bëj be këtu që nuk ke qenë. Dil betohu këtu që nuk ke qenë në Aruba. Vëre këtu Biblën dhe lahu para shqiptarëve’, sfidoi Berisha nga foltorja e Parlamentit. Lideri demokrat akuzoi gjithashtu prokurorin Altin Troplini se po mban të fshehura informacione që lidhen me figura të rëndësishme të qeverisë, duke pretenduar se drejtësia po vepron me standarde të dyfishta për të mbrojtur rrethin e ngushtë të kryeministrit.
‘Ty të fsheh ai, Olsi Ramën e fsheh ai, Engjëll Agaçin e fsheh ai. Nuk e fsheh për ty, nuk e fsheh për Engjëllin, e fsheh për Edi Ramën’, deklaroi kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës në parlament.
FJALA E PLOTE
Me asnjë shpifje nuk e lan dot veten tënde.
Damian, dil e bëj be këtu që nuk ke qenë.
Dil betohu këtu që nuk ke qenë në Aruba.
Kurse për sa i përket asaj, të garantoj që gjithçka është trillim dhe vetëm trillim.
Fatmirësisht dosjen e ka në dorë një armik i imi që quhet Troplini, Altin Troplini, Altin Gjoka.
Ai e ka dosjen.
Dhe ai mezi do priste të shihte.
Kurse ty të fsheh ai, Olsi Ramën e fsheh ai, Engjëll Agaçin e fsheh ai.
Nuk e fsheh për ty, nuk e fsheh për Engjëllin, e fsheh për Edi Ramën.
Tani, në qoftë se ti thua nuk kam qenë, dil bëj be këtu në Bibël, betohu, vëre këtu Biblën dhe lahu para shqiptarëve.
Laju para shqiptarëve, bëj be.
Po nuk bën dot be.
Dil, provoje.
Hajde, provoje.
Kërkoji atij që t’i publikojë për të vërtetuar që nuk je ti.
Kërkoni t’i publikojmë, nuk kërkoni dot, nuk u lejon Edi Rama.
Nuk u lë Edi Rama.
Ata hapin llafet. Për ty, llafet janë të tyret.
***
Edhe njëherë, ndryshoni axhendën, vendosni në axhendë ligjet, të cilat kërkojnë protestuesit dhe kanë mbështetje të plotë të Parlamentit Evropian.
Parlamenti Evropian dje ka vendosur në rezolutë kërkesën për moratorium të çdo lloj leje në zonat e mbrojtura, të çdo lloj ndërtimi, të çdo lloj zhvillimi në zonat e mbrojtura dhe anulimin e ligjit që ka kërkuar prej kohësh Komisioni Evropian.
Përputhuni me axhendën e madhe të protestuesve.
Natyrisht e kam thënë dhe e them, mister Arameros, opozita e opozitës është vegël e qeverisë dhe nuk më impresionon mua kurrë.


