PRONONCIM PËR MEDIA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SALI BERISHA
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një takim me deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin e tij në burgun e Fierit. Gjatë një prononcimi për media, Berisha kritikoi ndëshkimin e Ervin Salianjit, i cili denoncoi lidhjet e klanit mafioz të Agron Xhafës me trafikun nga Vlora drejt Italisë.
Ai akuzoi klanet Xhafa dhe Rama për sulmin ndaj Salianjit dhe thekson se ky i fundit po vuan për shërbimin ndaj Shqipërisë. Berisha sugjeroi se ata që duhej të ishin ndëshkuar janë Fatmir Xhafa, Olsi Rama, dhe Edi Rama.
Kreu i PD, Sali Berisha tha se çështja Salianji është ndërkombëtare dhe është sanksionuar në tre rezoluta që e dënojnë Shqipërinë si narkoshtet dhe shtet me burgosje politike. Berisha akuzoi drejtësinë shqiptare për varësi nga Edi Rama dhe e quan atë një “mashë” të pushtetit. Berisha gjithashtu theksoi mbështetjen ndërkombëtare për këtë çështje nga organizata të fuqishme, që e cilësojnë Shqipërinë si një shtet me drejtësi të kontrolluar nga ekzekutivi.
Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh para gazetarëve se përmbysja e “diktaturës së dytë” në Shqipëri është misioni për të cilin ai do të angazhohet deri në fund të jetës. Berisha kritikoi qeverinë për trajtimin e të burgosurve dhe akuzoi se ata po trajtohen keq, duke përmendur se disa ministra dhe individë të tjerë kanë privilegje. Berisha gjithashtu tha se Shqipëria ka një diktaturë të kontrolluar nga krimi, dhe e konsideron këtë një pengesë për rotacionin demokratik.
Kryedemokrati, Sali Berisha bëri publik një mesazh ku akuzoi qeverinë për mosdhënien e shpërblimit të vitit për policinë e burgjeve, duke theksuar se ata janë punonjës që e meritojnë këtë shpërblim për shkak të kushteve të vështira të punës nën tension. Berisha shtoi se ka marrë informacion nga punonjës të burgjeve që nuk kanë marrë shpërblimin. Berisha përfundoi fjalën e tij duke thënë se këto janë muajt e fundit të “narkodiktaturës” dhe shprehet se është koha për një ndryshim.
PRONONCIMI I PLOTË
Erdha këtu dhe takova deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, që dergjet, vuan dënimin vetëm e vetëm se i shërbeu vendit, iu shërbeu qytetarëve, kreu detyrën e tij, obligimet e tij duke denoncuar në atë kohë, klanin më të rrezikshëm e trafiqeve në Shqipëri, klanin e Geron Xhafës.
Ervin Salianji, siç dihet, bëri publike regjistrimin e një gazetari guximtar në të cilën faktohej se, Agron Xhafa, njeri dhe ai me tre emra, drejtonte trafiqet nga gjiri i Vlorës drejt Italisë.
Agron Xhafa kishte dy vëllezër. Një vëlla nga gjaku, Fatmir Xhafën, një vëlla tjetër nga morali, Olsi Ramën.
Kjo është e vërtëta.
Dhe, meqënëse, Salianji goditi me një të rënë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë dhe të Ballkanit, klanin Rama dhe klanin Xhafa, u vërsulën kundër tij me të gjitha mjetet e mafies dhe sot ai vuan dënimin për shërbimin e madh dhe të çmuar që i bëri Shqipërisë.
Në vend të tij, këtu duhet të ishtë Fatmir Xhafa dhe Olsi Rama, për të mos thënë absolutisht dhe Edi Rama vetë.
Pyetje: Cfarë biseduat dhe si ishte gjendja e tij?
Berisha: Gjendja e tij, natyrisht njeriu që kufizohet dhe që përballet me një padrejtësi ekstreme kufizimin e plotë të lirisë, nuk mund të mos jetë një situatë e papranueshme. Përndryshe, vendosmëria e tij në këtë betejë është e plotë edhe e palëkundur.
Biseduam për vazhdimin e betejës sonë dhe kjo betejë, i garantoj, do përfundojë vetëm kur Fatmir Xhafa dhe klani Rama të marrin dënimin e merituar edhe për këtë rast konkret, që është një rast i pashembullt në historinë e një shteti. Është triumfi i plotë i mafies mbi parlamentin, mbi Kushtetutën, mbi ligjin.
Pyetje: Z.Berisha, çështja Salianji tashmë i ka kaluar Drejtësisë?
Berisha: Çështja Salianji është një çështje ndërkombëtare tani.
Pyetje: Kur Drejtësia jep vendime pro është e pavarur dhe kur jep vendime kundër Drejtësia është e varur nga Edi Rama?
Berisha: Mos dëgjo papagajtë e diktaturës, të lutem zonjë e nderuar. Çështja Salianji, është sot çështje e ndërgjegjes të mbarë qytetarëve të lirë në botë. Çështja Salianji, është e sanksionuar në 3 rezoluta ndërkombëtare, më të fuqishmet, të votuara për një vend, në të cilën Shqipëria damkoset si narkoshtet, damkoset si shteti i burgosjeve politike, si shteti në të cilën krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët.
Vijmë te ajo tjetra.
Në mënyrë absolute Drejtësia, do të kishte mbështetjen më të fuqishme të PD, si parti e shtetit ligjor, në qoftë se kjo Drejtësi nuk do të bëhej një mashë e vërtetë politike.
A mund të ndryhet, marrim në rastin konkret Ervin Salianjin, me akuzën se ka bërë kallëzim të rremë, në një kohë kur, në jetën e tij ky nuk ka bërë kurrë kallëzim? Ky njeri nuk ka bërë kallëzim. Ky njeri, si deputet ka bërë denoncim publik në parlamentin shqiptar.
Drejtësia shqiptare është një mashë në duart e diktaturës. Dhe nuk jam unë që e them. Tani, janë 3 rezoluta bbotërore, të të gjitha partive politike të qendrës së djathtë të globit, përfshi partinë që vjen për 3 javë në pushtet në SHBA, Partinë Republikane, partitë e mëdha, Partinë Demokristiane gjermane, partitë e mëdha të Europës dhe botës.
Tani, është e sanksionuar që, Shqipëria ka një Drejtësi të kontrolluar totalisht nga ekzekutivi. Ka një Drejtësi, e cila me qendrimet ndaj krimit elektoral është palë në bllokimin e rotacionit. Ka një drejtësi pra, degë ekzekutivi.
Nuk është ky, vlerësim i Sali Berishës, është vlerësimi i Qendrës Ndërkombëtare Demokrate, është vlerësimit i Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar. Është vlerësimi i PPE.
Pra, 3 organizata që: njëra grupon 108 parti, tjetra 87 parti, tjetra 83 parti.
Pyetje: Do të hiqni dorë nga politika, nëse nuk arrihet rotacioni?
Berisha: Përmbysja e diktaturës është qëllimi, misioni për të cilin zotohem gjer në orën e fundit të jetës sime.
PD ka marrë mision të ri, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri që, është diktatura e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Shikoni, këto instalime janë ndërtuar me ndihmën e BE-së. Janë të standardeve optimale. Çfarë u bëjnë? U vjedhin ministria, Uluziu me me kompani, i lënë pa ngrohje, mund të them që një komision parlamentar do të krijohet vetëm pë të parë situatën e të burgosurve në të gjtihë Shqipërinë.
Se këta njerëz, pavarësisht se janë dënuar dhe kanë kryer vepra penale, përsëri janë në proces riedukimi dhe meritojnë të gjithë trajtimin ligjor. Po le Uluziu me Edi Ramën trajtim ligjor?
Këta janë viktima të vërteta të vjedhjeve në qendër. Po, ua them unë ju.
Kush tha që nuk do të realizohet rotacioni?
Aq sa mund t’i rezistojë bryma diellit, aq mund t’i rezistojë narkodiktatura vrullit popullor.
Nuk jam këtu për të komentuar. Unë jam një politikan shqiptar, nuk jam këtu për të komentuar urdhrat e presidentit në kalim, në përfundim të SHBA-ve dhe në rastin tim konkret, unë besoj se kam bërë të gjitha komentet. Jo tani që, ai po ikën po edhe atëherë kur ka qenë në kulmin e pushtetit.
Pyetje: Z.Berisha, për afro 60 minuta ndenjët në takim me Salianjin, si ishte morali i tij dhe çfarë libri i dhuruat atij?
Berisha: “I lartë”, Franz Kafkën. I solla dy libra. Njërin për, Obert, dhe të dytin, libër të Franz Kafkës.
Personeli i sjellshëm, natyrisht. Problemi është, nuk mjafton personeli, mjafton që, ata duhet të kenë ngrohje në çdo dhomë. Jo, Nuredinin e mbajnë me palestër dhe me tv dhe të tjera, kurse këta këtu dhe në burgje tjera nuk i japin para për të rregulluar ngrohjen.
Pavarësisht se si janë, këta meritojnë.
E morët vesh tjetrën ju, apo jo. Aty e kam mesazhin. S’ua kanë dhënë as lekët. Policia e burgjeve nuk ka marrë shpërblimin që i takon.
Kush ua mori shpërblimin këtyre, më thoni pak? Që në qoftë se ka njerëz që e meritojnë shpërblimin, për kushtet e punës që janë nën tension non stop, është policia e burgjeve.
Këtu nuk pyeta, por kam informacion nga policë të burgjeve që nuk u kanë dhënë shpërblimin e vitit. Ja, pra.
Ju falënderoj që jeni këtu dhe ju përshëndes. Këto janë, siç e konstatoni vet muajt e fundit të narkodiktaturës.
Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!
Mirupafshim!